Friday, October 19, 2007


Stema e Shoqates


Flamuri ne qender te fshatit



FSHATI IM, LAZERATI
Fshati im i ashpër shumë,
Gurë në male, gurë në udhë,
Gurë të forte, gurë të murmë .

Çdeshi bëri histori,
Veten ka për krenari,
Se ka njerëz si ai.

Sa bujar ,aq dhe I zoti ,
Ngritur në një këmbë Sopoti,
Me shpirt e zëmër tek Zoti.


Prehem kur në të vë kokën ,
Dhe një gur nga Lazarati ,
S’e ndërroj as me gjithë botën.


Iliaz Bobaj

Njerëz të shquar të Lazaratit

NJERIU I KONTRIBUTEVE TË SHQUARA
Emra dhe figura të shquara atdhetare të Lazaratit e kanë ushtruar aktivitetin e tyre patriotic edhe jasht vendit me angazhim diplomatic në mbrojtje të interesave kombëtare, me përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në diasporë. Nje prej këtyre personaliteteve ishte AGO RABI . Agua u lind në Lazarat në vitin 1888. Babai I tij Rakip Rabi ka qënë një nga luftëtarët e çetave të Lazaratit në luftrat për liri dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare. Ishte muhip bektashi I Baba Sulejmanit I Teqesë Hajderie të Gjirokastrës.Ambjenti atdhetar e fetar bektashi ndikoi tek personaliteti I tij dhe në shpirtin atdhetar, në urtësinë shpirtërore , pasurimin me virtute të mira njerëzore , në etjen për dituri, dhe pa veset e kohës, duke e bërë atë një personalitet me autoritet . Menjëherë mbas emigrimit në Amerikë u lidh me drejtuesit e e komunitetit shqiptar në Amerik si me Fan S Nolin, Sotir Pecin, Kristo Dakon, etj . Së bashku me mësueset Sevasti e Parashqevi Qiriazi u muar me hapjen e shkollave shqipe në radhët e komunitetit shqiptar atje. Mbas kompletimit me arsimim ju fut punës për hapjen e gazetave shqip si “Përparimi”, Imigranti” në Neë York ,Boston si dhe furnizonte me kronika nga aktivitetet e degëve të emigrantëve në shtete të ndryshme gazetën “Dielli” I shoqatës Vatra . Agua mbante dh lidhje ma atdheun dhe fshatin e tij Lazarat . U gëzua shumë kur mësoi së në Lazaret në 1915 mësuesi arbëresh Sinjore Tozeli kishte hapur shkollën shqipe . Në një lëtër që I dërgonte drejtorit të gazetës “Omonia “ që dilte në Gjirokastër greqisht më 1915-1916 , I shkruante: “ I nderuar , zoti Dilo ! Mora vesh se zotëria juaj botoni një gazetë në Gjirokastër greqisht. Meqënëse unë di greqishtë dhe jam nga Lazarati, ju lutem më dërgoni disa numra . Me këtë veprim ju I shërbeni vëllazërimit të krishterëve dhe muslimanëve , pamvarësisht kritikave të ish kajmekamit , e editorit të “Diellit “( Bahri Omarit )- ( Shënimi im ).


Pas luftës së parë botërore monarkitë fqinje dhe Italia mezi prisnin të zbatohej “traktati i fshehtë i Londrës” . Shqiptarët e Amerikës u organizuan në partitë politike Shqiptare. Drejtuesit dhe intelektualet patriot të këtyre partive përpiluan dhe I dërguan një “Promemorie” Presidentit të SH.B.A . Ëudro Ëillson 88 vjet më parë:
Boston Mas. U.S.A.4.5.1919
PROMEMORIE
Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Ëudro Ëillson.
I nderuari , zoti President! Duke qënë se së shpejti do të shkoni si përfaqësues I Amerikës fitimtare në konfrencën e Paqes ; duke q1ënëse Shqipëria është në rrezik nga një traktat për coptim nga fuqitë fqinje aleate ; duke qënë se ju kini dhënë deklarat që Vlora dhe krahinat për rreth mund ti mbeten Italisë : Kërkojmë nga Shkëlqesia Juaj që ta konsideroni edhe një herë këtë Deklaratë Tuajën , pasi pot ë marrë Vlorën dhe krahinat për rreth Italia atëherë Adriatiku bëhet liqen I mbyllur Italian dhe përsa I përket Vlorës sa mund të rrojë njeriu pa mushkri aq mund të jetojë Shqipëria pa Vlorën.
Kemi shpresë tek Shkëlqesia Juaj se do të mbrojë në atë konferencë të drejtën shqiptare .
Për Partitë Politike Shqiptare
K R Y E T A R I Kristo Dako.
F I N A N C I ER Rexhep Demi Filati
K O N T R O L L O R Ago Rakip Lazërati.
Presidenti Ë.Ëillson u deklaroi autoriteteve të emigracionit shqiptar me Fan S Nolin në krye ku bënte pjesë dhe Ago Rakip Lazërati se : “Shqiperia do të ketë një zë në këtë konferencë që ta mbrojë dhe ai zë jam unë”.
Pas formimit të qeverisë së Sulejman Delvinës , dalë nga kongresi I Lushnjës dhe pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Agua u kthye në atdhe më 1921. Ndjek me interes zhvillimet politike në vitet 1920-1924. Thirrjes së Nolit për pjesmarrje në administratë ju përgjegj : “ Rëndësi për mua ka që u bë
Shqipëria !”
Agua jetoi gjith kohën e Zogut në aktivitetin e tij privat jasht politikës . Përjetoi me dhëmbje pushtimin fashist të vendit dhe ishte për luftën çlirimtare. Ishte kundër politikës servile ndaj Titos që mbanin krerët e regjimit dhe këtë e shprehu haptas në popull me rastin e vizitës së Enverit në Beograd më 1946. Fjalëve të bukura për Titon të agjitatorit të Frontit ju përgjegj:-Po , mor po! I mirë është sërbi Tito , por për Shqipërinë është shejtan mulliri!.
Në vjashtë të vitit 1948 atdhetarin Ago Rabi e burgosin në burgun e Gjirokastrës se “nuk pagoi detyrimet dhe pas një viti lirohet I sëmurë në shtratin e vdekjes . Ai ato ditë ndroi jet në dhjetorin e vitit 1950 .Ky ishte shpërblimi që I dha regjimi këtij atdhetari të madh. Dhe më von regjimi nuk njohu apo nuk përmendi kurë kontributet e tj , vlerat e tij për atdheun në ato ditë të vështira të rezikut të shpërbëries.Agua u nda nga jeta duke marrë nderimet , respektin dhe vlerësimet e të gjithë bashkëfshatarëve ,po ashtu dhe të miqëvë dhe bashkëatdhetarëve të tij mes të cilëve punoi dhe jetoj.
Zia Basha


Eliaz Maliq Lazarati publicisti që s’pranoi të shkelte parimet për të bërë fituar ofiqe

Njeriu fisnik që s’bëri kompromise në jetë

Eliaz Maliq Lazarati, kështu e quajti veten kudo, për aq kohë sa jetoi e punoi. Kjo mjafton që ai të meritojë nderimin e brezave në Lazarat. Jeta e tij, megjithëse mjaft e shkurtër ishte intensive e produktive, sa nuk e teprojmë të deklarojmë se Iliaz Lazarati mbetet figura më e denjë dhe më e kompletuar ku përmblidhen virtytet më të mira të banorëve të fshatit tonë e më tej të zonës ku jetoi.

Historia e jetës
Ai u lind në vitin 1897 në familjen Bobi. I ati ishte luftëtar i çetave patriotike kundër andarteve greke në Lëkurës, anëtar i shoqërisë “Dora e zezë” që vepronte në atë kohë në Gjirokastër e që punonte për përhapjen e shkrimit shqip.
Çastet dramatike që kalonte vendi në fillim të viteve 1 900, por edhe edukimi në familje ndikuan fuqishëm në formimin e Iliazit. Mësoi të shkruajë dhe të lexojë shqip në familje, sepse në fshat kishte shkolle turke (Metepi). Në gjuhën e nënës lexoi Naimin dhe Çajupin. Mbas pushtimit të parë grek për arsye ekonomike si të gjithë largohen në Vlorë, ndërsa më vonë niset për në SHBA si emigrant.
Në Amerikë me gjithë se shumë i ri, bie në kontakt me figura të njohura të lëvizjes patriotike (në gjirin e shoqërisë “Vatra” dhe organizatave të tjera patriotike), që kishin anëtarë Fan Nolin, Sotir Peçin, Mihal Gramenon, mësueset Sevasti e Parashqevi Qiriazi, etj. I paisur me inteligjencë natyrale, mësoi në shkollat e atjeshme. Fitoi dije dhe kulturë që shumë shpejt do t’i vinin në shërbim të mëmëdheut me një aktivitet shumëplanësh Në prill1917 e mobilizojnë në ushtrinë amerikane (Lufta e Parë Botërore). Nga lufta doli i invalidizuar nga helmet që u përdoren pësoi infeksion kronik në mushkëri.


Me urrejtje për luften që nga fronti shkruan shkrimin e parë të tij për fitoren e shqiptarit Thoma Papa në një kampionat mundjeje në njësitë e ushtrise amerikane në Evropë. Nga Parisi bashkë me këtë publikim u bën thirie shqiptarëve që trimërinë, zgjuarsinë dhe forcën e tyre ta vënë në shërbim të Atdheut. Iliazi I shfaqi idetë e tij në shkrimet e shumta në revistat “ëerparimi”,”Imigranti”,etj.
Ai bëri përpjekie të mëdha që shoqëria “Vatra” të konsolidohej më shumë si organizatë patriotike. Ne seksionin e Vatrës, për pritjen dhe sistemimin e emigratëve shqiptarë luajti rol të madh në shtimin e antarësisë, lehtësimin e momentit të parë të emigrantëve që shkelnin për herë të parë Amerikën.
Në inisiativën që u morr në atë kohë “Jepni për nënën” priu me shembullin e tij dhe kontribuoi për mbledhjen e ndihmave të shumta që shërbenin për çështje të ndryshme në interes të Atdheut.

Publicistika
Ndërkohë që me shkrimet dhe punën e tij kërkonte bashkimin,unitetin, në gjirin e vatanit duke luftuar përçarjen dhe përçarësit.
Në një shkrim të tij kritikonte ashpër Faik Konicën për mendimet e shprehura në gazetën “Albania”. Në këtë shkrim thuhet “… Begu i Konicës në një nga numrat e “Albania” që botohet në Bruksel, për të cilën dhe për pak desh na u quajt “Hero i kombit”, deklaroi sheshit se: …që të bëhet Shqipëria një shtet më vete në gadishullin Ballkanik duhet që muhamedanët shqiptarë të bëhen të krishterë. Por duket sheshit se ja një akull për të mbajtur larg çështjes shqiptare disa muhamedanë fanatik e të pa djallëzuar. Po djallëzia i mbeti në valët e Adriatikut se Shqiptarët e mirë e kuptuan rrezikun dhe pa ndryshim feje u bashkuan dorë më dorë deri sa ngritën shqiponjën të valojë për gjithmonë, sa të jetë bota, gjer atje ku ka të drejtën të valojë…
- Jemi shumë të sigurtë që terë ata që u është mësuar goja edhe shpirti do t’i pergjigjen kthjelltazi. - Njeri në kishë tjetri në xhami, jemi vëllezer s’na ndajnë dot”.
Këto janë replikat e Iliaz Lazaratit ashtu si i ka menduar ai, shprehur me gjuhën e kulluar që përdorte në vitet e para të shekullit që lam pas. Shumë artikullshkrues të sotëm do ta admironin gjuhën, fjalorin, forcën artikuluese e zhbiruese të mendimit që pasqyrohet në çdo shkrim të tij.
…“Të mësojë shqiptari”, botuar në vitin 1916, Iliazi ju rikujton shqiptarëve se populli shqiptar s’e ka pushuar asnjëherë luftën për liri e flamur, por fqinjët lakmitar dhe të shiturit e brendshëm kanë futur “spicat e përçarjes”, fetare e krahinore. Shpëtimi i vendit s’vjen nga të huajt, por nga vet shqiptarët, thotë ai. Ne duhet të kemi miq, por jo ata që hiqen si miq, ai këshillon: “Në qoftëse neve do ta bëjmë punën në heshtje (humbje, vigjilence), “miqtë tanë” do të na marrin në dorë dhe përveç robërisë nuk ëndërrohet gjë tjetër. Atëherë druri i armikut do të lozë në kurrizin tonë gjer sa ne të zgjuhemi prej gjumit e të marrim frenat e Shqipërisë. Të jemi të bashkuar, duar me duar, duke u betuar se do të derdhim tërë fuqinë pasi intrigat e propagandat kundrejt nesh janë të panumurta. Të mos shohim ëndrra me sy hapet si në natën e madhe të Shëndreut” .
Shkrimet e Iliazit janë të shumta e më lart u përmendën disa nga thëniat më të spikatura.

Vlerësimi
Në sfondin e ndarjeve politike,shtresëzimeve politike ose pluralizmit të atyre viteve Iliaz Lazarati e gjen veten më të sigurtë në anën e shtresave të mesme dhe të varfra.
Në vitin 1921 kthehet në atdhe me disa patriotë të tjerë midis tyre dhe Veli Hashorva. Atë vit martohet dhe më vonë lind vajzën e tij të vetme, një fëmijë që lind bashkë me emrin Liri. Gjatë këtij qëndrimi njohu gjendjen ekonomike, shoqërore dhe politike të vendit. Ndërsa rradhit në anën e demokratëve. Në verën e 1923-it largohet përsëri nga vendi. Sëmundja nga e cila vuante kishte avancuar me shpejtësi, ishte kjo arsyeja që e mbajti larg lëvizjes së Fan Nolit në 1924, por ai e përcolli nga larg me urimin mirupafshim në Shqipërinë e lirë.
Me ardhjen e Zogut në pushtet edhe në emigracion u ndjenë përçarjet politike që depërtuan edhe tek vatranët. Duke dashur të kundërshtojë tendencën e një grupi të quajtur organizatorë për reformimin e degëve të Vatrës, me përkrahës të Zogut, debaton hapur me Konicën në 7 nëntorit 1925 me anë të një shkrimi, ku tregon se do të mbetet opozitar sikurse shumica e vatranëve.
Në qëndrimet e tij parimore, me karakterin e pastër e shumë të qëndrushëm kishte tërhequr admirimin e shqiptarëve jo vetëm të Amerikës, por edhe më gjerë. Këtë e trgon shtypi i kohës. Ja disa copëza nga gazetat e asaj periudhe:
“Besoj se të gjithë atdhetarët kanë dëgjuar emrin e atdhetarit të vërtetë z.Eliaz Maliq Lazarati. Zoti Eliaz është një djalë me ndjenja patriotike, me sjellie të mira dhe i urtë. Dimrin e shkuar pata fatin të jetoj me këtë zotëri një kohë të shkurtër po të lumtur, e cilla do të mbetet e paharruar. Fjalët e tij me gëzonin pa masë, se s’kish tjetër fjalë vetëm Shqipëri dhe tjetër jo. Çdo atdhetar që e njohu u hidhërua tepër me ikjen e zotrisë. Po hidhërimi më i madh për mua ishte se mu nda shoku i besës, që më thirri vëlla. Iliazi na la shëndenë. Ai zuri prap t’i shërbejë çështjes kombëtare duke qenë si mësonjës në klubin “Mali i Tomorit”
...E urojmë mikun tonë Eliaz Maliq Lazaratin ta shohim oficer në Shqipërinë e lirë duke i shërbyer flamurit madhështor të Skenderbeut…
Kështu e njihnin dhe e vlerësonin shqiptarët e vërtetë Iliazin tonë.
Pilot në ushtri, gazetar, mësonjeës, politikan, oficer i ushtrisë amerikane e mbi të gjitha një njeri human. Edhe shpirtin e falte për të tjerët. Janë të shumta urimet që mirrte dhe u dërgonte bashkatdhetarëve, në fund të çdo urimi përdorte shprehjen “në Shqipërinë e lirë”. Një djalë megjithëse në moshë të re kishte një formim të plotë, dashuri e vyrtyte duke bërë për vete këdo që e njohu dhe punoi me të.

Kthimi në vendlindje
“Shkoj pranë nënës Shqipëri dhe vajzës sime Liri”, kështu shkruan në pasaportën e tij në vjeshten e vitit1926 kur kthehet përgjithmonë në atdhe.
Me mbritjen në fshat, megjithëse i sëmurë ai përjetoi sikur lindi përsëri. Miqtë ngado e përshëndesnin ardhjen e tij. Presidenti i vendit Ahmet Zogu i kërkon shërbim për të kryer detyrën e prefektit të Gjirokastrës, që me mirësjellie dhe argumente shëndetësore e refuzoi. Vetëm kjo do të mjaftonte për të vlerësuar Iliaz Maliq Lazaratin. Një veprim i tillë zor se ndodh edhe sot, kërkesa që një opozitar të drejtojë si prefekt, por edhe refuzimi i postit nuk është më i pakët. Ishin vlerat, aftesitë, puna e bërë dhe qëndrimi patriotik i Iliazit që imponuan kërkesën.
Vitet që i mbetën i kaloi me njerëzit e tij duke ndjerë klimën dhe aromën jetëdhënëse të vendit të tij, duke vërtetuar rekomandimin e mjekut të tij në Amerike që i tha “nëse dëshiron të jetosh më shumë shko në Shqipëri se këtu i ke ditët të numuruara”. Shpirtin e tij fisnik e njohën përsa jetoi edhe bashkëfshatarët. Në defterët e tij lexohen ndihmat në të holla që jepte për të sëmurët, për të pastrehët që donin të ndërtonin diçka, për të varfërit, për jetimët, etj. Në një vend shkruan: ”Në Lazarat ka dhe jetimë, por këtë radhë ja bleva djalit të Bidos këtë kostum se ky është flori, ju do të rroni e do ta shikoni, Shqipëria po i lind trimat e saj”. Kështu tha ai kur ja dhuroi këtë veshje Muhamet Gjolleshës.
Lart në Malin e Sopotit duke pirë ujin e Picunarit nën erën e trëndelinës mbylli tepër i ri jetën e tij, pa ndarë nga dora krijime, shkrime e vjersha:
Vetullat e tua,/ hapur si piriri,/ Më lëndojnë mua,/ me hije vështrimi.
Faqet porsi mollë,/ buza trëndelinë / Dhe ti mes i hollë, / Që s’më le fuqi.
Lulet lot lëshojnë, / Jetën s’u harroj / Orët që shkuan, / do t’i adhuroj.
Kështu u shua njeriu më i mirë, më i formuar, atdhetari e kurajozi, i burrëruari që në fëmijëri. Eliazi dhe sot mbetet një shembull e model për brezat e rinj. U nda nga jeta vetëm 31 vjeç, por kujtimi që la pas, zemra e madhe dhe shpirti bujar kujtohen edhe sot me nderim nga të gjithë.
Sali Rabi
Mësues

Wednesday, October 17, 2007

Gazeta Lazerati Nr 16 Shtator 2007
Nga Njazi Mahmuti

Një vështim panoramik për dinamikën e fiseve të fshatit gjatë historisë shekullore

Lazarati dhe fiset në përbërje të tij
Lazarati është një trevë e banuar që në periudhën ilire. Kjo vërtetohet nga gjetjet arkeologjike si muret e vjetra ilire, monedha, varre të asaj periudhe dhe objekte të tjera. Familjet e fshatit e kanë origjinën nga fiset dhe janë krijuar si pasojë e ndarjes së këtyre fiseve. Fiset kanë patur edhe dinamikën e tyre gjatë historisë shekullore. Ato sipas vëzhgimit tonë janë rreth 49, duke filluar sipes rendit alfabetik nga: Alikaj, Bucaj, Koçiaj, Bashaj, Gabaj, Gërveshaj, Kazmaj, Prokaj, Birbilaj, Buzheraj, Totaj, Gjolleshaj, Kolaj, Brahimaj, Gjylaj, Bejkaj, Selimaj, Skëndaj, Mahmutaj, Hallaçaj, Derxhaj, Bobaj, Krishtaj, Tulaj, Pollaj, Skëndulaj, Bocaj, Mamaj, Meçaj, Jupaj, Nuraj, Çelaj, Kolaj, Shurdhaj, Gjinaj, Malaj (Çallëkaj), Aliaj, Shkurtaj, Doracaj, Hiraj, Trakaj, Difaj.





Fshati ynë, ashtu si gjithë trevat e Ballkanit, nën influencën e faktorëve të ndryshëm ekonomik, socialë, politik, si dhe pushtimet e ndyshme që nga romakët, sllavët, bizantinët, turqit e deri në pushtimet e Luftës së Dytë Botërore ka patur dinamikën e tij të lëvzjeve, qoftë individuale, qoftë të një fisi të tërë.Veç kësaj nën influencën e këtyre faktorëve ka ndryshuar edhe madhësia e fisit, si dhe shpërndarja e tij. Kështu disa fise që sot janë të mëdha, dikur kanë qenë të vogla dhe disa të tjerë që numërojnë pak familje, dikur kanë qenë të mëdhenj. Është interesant të theksojmë se disa fise me njeri tjetrin quhen të afërt (kanë dalë nga një zjarr, thoshin pleqtë tanë). Këto fise me njeri tjetrin quhen një gjak dhe nuk bëjnë martesa midis tyre, edhe në ditët tona. Kështu Koçiajt, Bucajt, Rabajt, Selimajt, Prokajt janë një gjak; Brahimajt me Skëndajt; Mahmutajt me Bejkajt; Alikajt me Kolajt e mjaft të tjerë. Kjo mosbërje martesash brenda një fisi e ndjekur sidomos në linjën mashkullore nga të parët tanë, ka rëndësi shkencore sepse sa më të afërt të jenë prindërit, aq më i madh është propabiliteti për të lindur fëmijë me difekte të rënda.
Prezenca historike qindra vjeçare e fiseve në Lazarat vërtetohet në shumicën e tyre edhe nga toponimet që gjenden, si brenda fshatit, ashtu dhe rreth tij. Kështu kemi Gropat Gabe, Arrët e Buce, Mërximat e Zalike, Mërximi i Krishte, Gropat e Trake, Arrët e Proke, etj.
Por në rrjedhën e histories, ashtu si u tha më lart veç fiseve që janë sot në Lazarat ka dhe një numër jo të vogël fisesh që kanë qënë, por që sot nuk janë më. Një pjesë e tyre janë larguar për hasmëri; si p.sh. Lezajt që banonin në Breg të Sinamate, aty ku janë shtëpitë e Alike (Osmënit) u larguan për shkak të hasmërisë me Bucajt që banonin përballë te shtëpitë e Aliut. Thuhet se Lezajt u vendosën në Leshnicë dhe njeri vëlla mbajti mbiemrin Lezo ndërsa tjetri e bëri Shekaj për nder të nënës së tyre Sheko. Nga ky fis janë nipër nga nëna Kalo e Zenel Brahimi. Një djalë i këtij fisi Thoma Lezo është doktor i dëgjuar në Athinë. Pak më vonë, po për hasmëri u shpërngul dhe u vendos në Hormovë fisi i Tenajve. Zalikajt dy djemtë e tyre, Mehmeti dhe Coli rreth viteve ‘30 po për hasmëri me Hiraj u larguan nga fshati për në Greqi, ku mund të jenë edhe sot. Qirkajt mendohet se u vendosen në Grapsh, Çufajt në Koshovicë. Shumë fise të tjera janë larguar për arsye ekonomike. Nnga këta përmendim Tushajt në Turqi, ku një djalë i Mirteza Tushes ishte jurist i dëgjuar në shekullin e kaluar, pinjolle e këtij fisi është Hiro Buci. Për në Turqi është shpërngulur edhe fisi i Naipajve, Eminajve e Hitajve. Pasardhës të të cilëve vazhdojne të jenë edhe sot.
Disa fise nuk janë larguar por janë shuar ose për shkak të mos lindjes së fëmijëve ose për shkak të mos lindjes së meshkujve në fis. Nga këta përmendim Serjanajt, të fundit Baçe Serjani, Çelo Serjani e Mine Serjani jetuan deri nga vitet ‘70 të shekullit të kaluar. Për të njëjtën arsye u shuan Dyrmishajt, e fundit ishte Bele Dyrmishi (Brahimi). Nga moslindja e djemëve u shuan Merkajt dhe Lulajt.
Për shkak të imigrimit brenda vendit nuk janë në fshat fisi i Rjepajve, Aliajve dhe Bobajve. Janë dhe një numër i madh fisesh të larguar shumë herët nga fshati, por që nuk u dihet shkaku i largimit dhe vendi ku janë vendosur. Për këto fise na kanë mbetur toponimet, të tilla janë: Fiku i Xhexhe për Xhexhajt, Lëmi i Kide për Kidajt, Meni i Lule për Lulajt, Lëmi i Meme për Memajt, Baçe e Kajmake për Kajmakaj, Biga e Shebeke për Shebekajt, Kulla e Përjele për Përjelajt. Janë dhe një numër fisesh si: Bahaj, Sadikaj, Nurçaj, Dukataj, Carulaj, Xhafaj, Ferataj e Muçaj për të cilët nuk kemi të dhëna të tjera.
Nga të dhënat e mbledhura deri tani rezultojnë rreth 24 fise të larguara ose të shuara të fshatit. Veç fiseve të larguara gjatë shekujve, ka edhe fise të ardhura megjithëse në numër jo të madh. Nga këto përmendim Doracajt (Islam Doraci plaku) i ardhur rreth 70 vjet më parë nga Progonati, Shkurtajt (Guçe Shkurti) i ardhur nga Golemi rreth 50 vjet më parë. Këto fise, si dhe të tjera të ardhura në Lazarat janë mirëpritur e ndihmuar për tu integruar dhe sot ata ndjehen plotësisht lazaratas.





Kërkesat për dituri gjithnjë e më pretenduese
Ka më tepër se tre vjet që një numër më i madh nxënësish të niveleve të ndryshme arsimore kanë kanë ndjekur studimet e larta në universitete të ndryshme të Tiranës. Prej kohësh Tirana është kthyer në një pikësynim gati ëndrërrimtar që here-herë shihej me frikë, kjo për arsye se ndjekja e një shkolle të lartë në kryeqytet është tepër e madhe për një nxënës të thjeshtë nga ky fshat.
Para tre viteve të fundit, natyrisht që ka patur studentë që kanë hedhur hapat drejt Tiranës dhe emri i tyre përsëritet mjaft herë me admirim, kjo për arsye se ishin jo vetëm studentë me rezultate shumë të mira, por për më tepër të rinj me synime dhe ambicje që ia dolën mbanë të zënë vend në një mjedis shoqëror, ku dhe universiteti “Eqrem Çabej” i Gjirokastrës nuk i kishte hapur ende mirë dyert për të rinjtë e Lazaratit.
Viti i vërshimit fatlum që përkon me një tranzicion shoqëror e psikologjik ishte viti 2000 ku më shumë se gjysma e maturantëve vazhduan universitetin e Gjirokastrës e mjaft prej tyre zgjodhën Tiranën. Më pas, pati ulje të numrit të maturantëve që ndoqën studimet e larta kryeisht për mungesë të besimit apo formimit të tyre, për të njohur sërish rritje jo të rastësishme në vitet 2004-2006. Këtë fakt e vërtetojnë edhe statistiat. Mjafton t’u hedhësh një sy listave të sivjetshme të maturës, për të parë bumin e madh që ka shkaktuar kjo ëndërr e bukur në zgjedhjet e tyre. Mjaft nxënës kanë preferuar që edhe arsimin e mesëm ta zhvillojnë në Tiranë, duke zgjedhur shkollat private me zë si kolegjin “Nxënësit e Mesdheut”, kolegjin “Kristal”, etj.

Në të vërtetë Tirana është një shans ëndrre apo shprese, por asnjëherë nuk ka përftuar përmasat e saj ideale, në të vërtetë ato është vështirë t’i gjesh, kjo është arsyeja pse ka studentë të tillë si Lulëzimi, Lubjana, Marsela e Mjafte Gërveshi që kanë pasur fatin dhe vullnetin të vazhdojnë fakultetin në Ferrara të Italisë. E po në këtë qytet vazhdojnë dhe Muedin Krishti, e Meri Bejko. Ndërsa kemi dhe studentë që kanë zgjedhur Maqedoninë si Arbër Meçi e Bruno Pollo.
Në një vështrim thelbësor të situatës sociale e ekonomike që bëhet shtrat për këta studentë dhe në një krahaasim mësimor e shoqëror me studentë e nxënës të rretheve të ndryshme, por edhe atyre kryeqytetas, vihen re ndryshime shumë të pakta që kanë të bëjnë jo me formimin e tyre mësimor sesa me mënyrën e përfshirjes dhe ballafaqimit të tyre në metropol.
Këto lloj ndryshimesh janë, jo vetëm jopenguese, jo vetëm interesante për ata që pëlqejnë varietetet, por më tepër janë ndryshime, që më shumë se asnjë lloj rrethane tjetër janë të kushtëzuara nga minikulturat që kanë mbrujtur njerëzit gjatë boshtit veri-jug.
Megjithatë cilado qofshin përfundimet e çdo llojë analize sociale është i rëndësishëm një fakt thelbësor: vetdija e njeriut po ndryshon dita ditës, duke pranuar pa përçapje një përfundim të pakundërshtueshëm: “Me arsim plotësohemi si humanitet, me arsim sigurojmë të ardhmen”.
Hatixhe Rabaj





Blektoria traditë e Lazaratasve
Fshati ynë tradicionalisht ka qënë i njohur si fshat blektorësh të mirë dhe kjo ka një bazë të vërtetë. Historikisht pavarësisht se fshati ka patur edhe bujqësi, baza kryesore ekonomike ka qënë blegtoria e kryesisht delja. Kjo ka arsyen e vet. Mendojmë se shkaku kryesor i zhvillimit të blektorisë ka qënë kullota shumë e mirë që ka fshati si në malet mbi fshat, ashtu dhe poshtë fshatit e përeth tij. Sot situata ka ndryshuar, megjithëse blektoria zë akoma një vend të rëndësishëm në ekonominë e lazaratasve, ata kanë
zhvilluar biznese të vogla e të mëdha që fillojnë nga 10-15 dyqanet e fshatit, lokalet e Kordhocës, bizneset e vendosura në Gjirokastër e deri në Tiranë.
Profesioni i bariut nuk është i lehtë. Ai ka sekretin e tij dhe nuk mësohet as në shkollë e as në kurse. Zakonisht ai trashëgohet e mësohet që në fëmijëri, në mënyrë graduale duke e dashur profesionin. Meqënëse është profesion i vështirë të rinjtë e sotëm nuk para e preferojnë, ndaj mosha mesatare e barinjëve të fshatit tonë është mbi 40vjeç por nuk mungojnë edhe më të rinjtë. Profesioni i ka bërë këta njerëz pak të ashpër; të ftohtit, bora, shiu e pasiguria e motit, lufta me egërsirat, etj, por ata kanë një bujari e një humor të veçantë dhe një solidaritet për ta patur zili. Kohët kanë qënë të vështira, ka patur luftra, kaçakë, hajdutë, kope egërsirash, por ata kanë ditur të jenë afër njeri tjetrit, të presin e të respektojnë mikun e nevojtarin dhe të luftojnë së bashku keqbërësin.


Që delja ka qënë burim i mirë jetese për Lazaratin këtë e vërtetojnë edhe shifrat. Statistikat tregojnë se në vitin 1938 fshati kishte rreth 1 5000 kokë dhën me pak dhi dhe fare pak lopë. Stanet ishin përhapur në gjithë Malin e Gjerë që nga Vajura e deri në malin e Dhuvjanit e Leftokaresë. Një pjesë e tyre dimrin e kalonin në pellgun e Delvinës e deri në Ksamil. Kjo gjendje vazhdoi edhe një periudhë gjatë komunizmit nga viti 1946 deri në vitin 1955-1956. Me bërjen e koperativës gjendja ndryshoi për keq. Nga 15-20 000 dhën që kishte fshati u reduktuan në rreth 7 000 kokë dhe në vitet më të mira 200-300 lopë. Në këtë situatë sigurisht nuk mund të plotësoheshin nevojat në rritje të fshatit për qumësht dhe mish. Të gjithë i kujtojmë me dhimbje vitet ‘80 kur u vendosën racionet e famshme të mishit dhe qumështit në fshat. Nënat tona të shumëvuajtura u detyruan tu vinin në gojë fëmijëve të vegjël, jo biberona me
Pelivan Gjini , Bajram Çelo 1956
qumësht, por garza me llokume. Çfarë tmerri dhe turpi për ata që propaganduan dhe drejtuan atë sistem! Por sot ku jemi?
As ka të krahasuar. Tradita është rikthyer duke bërë që numri i bagëtive të shtohet, malet janë mbushur përsëri me dhën dhe me barinj. Sa lë vathën e Rabe e ngjitesh grykës së Sopotit shikon stanin e Bejko Bashës e pak me lart xha Rashua që edhe pse i moshuar nuk ju ndahet dhënëve. Mbi krua është Zeqo Gjyli që e ka marrë zanatin që fëmijë dhe vazhdon të jetë bari i mirë dhe këngëtar i mirë. Një pjesë e madhe e barinjëve të sotëm janë vazhdim i familjeve tradicionale blektorale. Në mal të Alike është stani i Diftrit, biri i xha Aliut gjithë jetën me stan, stani i Mersin Gjolleshit, djali i xha Hysmetit që i vogël e deri sa vdiq bari i mirë. Në Avdullare Nexhmi Meçi, i xha Tatiut gjithë jetën çoban, në Makërxhimë, Novruz e Miro Meçi që s’janë ndarë asnjëherë nga dhëntë. Në Pllashnjë Mato Gjini e Qazo Llagatura, djali i xha Haskos që u plak pas dhënëve. Në Haur të Mahmute, Dinia me vëllezër, djemtë e xha Sejdiut që vdiq pas dhënëve e po kështu Raimi, djali i xha Lazes. Në Gropë të madhe Gjylajt e tjerë me Mato Kolin. Në Hije të Koçiut, Kapo Kazma. Në Gropa të Hysos, Kalo Kazma, nipi i xha Demos që në kohën e Zogut beharonte në Lenie të Korçës e dimëronte në Delvinë, bashkë me djemtë e xha Nafizit, Bastriun e Mahmutin. Në Mal të Gabe e në Lloiz, Hamza Balil e Hamit Gaba nipër të xha Magripit e të xha Dalipit, barinj të dëgjuar në Lazarat. Në Zgurë, Maliqi, nipi i Xhafo Bejkos që dorëzoi në brengën e tyre në zëmër. Por tani dhëntë mbahen edhe në fushë se ajo nuk mbillet me grurë e misër për shkak të kostos së lartë. Kështu në fushë kemi stanet e Bardho Mahmutit, Ramo Gjylit, Sulo Prokos, Bajo Mahmutit, Xhenet Brahimit e Lame Meçit. Në Bulo janë Avdulajt e Prokajt. Në Ravenjë, Qamil Çela me Kaçan Bucin e Ismail Bucin. Në malin e Dhuvjanit Hysen Brahimi e në malin e Bidos vëllezërit Ahmeti. Po kështu në malet e Dropullit janë shumë lazaratas me stanet e tyre ose me stane të përbashkëta me dropullitët. Disa të tjerë beharojnë në Poliçan si Mato Prokua e në Nemërçkë si Teno Buci e Asllan Hallaçi. Kopetë e barinjve të Lazaratit shkojnë nga 200 në 400 e 500 kokë seicila dhe të ardhurat që marrin nga qumështi dhe mishi i ndihmojnë për të jetuar mirë. Barinjtë stanet i kanë kanë bërë sipas ndërtimeve të kohës dhe i kanë pajisur për të jetuar sa më mirë.
Është e rëndësishme të theksojmë se barinjtë e fshatit tonë i vaksinojnë dhe i mjekojnë bagëtitë duke eliminuar sëmundjet sidomos ato që trasmetohen në njerëz, si melitenca. Është fakt që vitet e fundit në spitalin e Gjirokastrës nuk ka të shtruar me melitencë nga Lazarati. Veç rreth 15 000 dhën që ka sot fshati, në Lazarat ka dhe 2 000 dhi dhe afro
1 000 lopë. Shumica e lopëve janë 1 ose 2-3 për familje dhe fare pak janë në formë fermash të vogla me 10-15 krerë. Gjithë ky zhvillim i blektorisë në Lazarat është individual, spontan, i painkurajuar e mbështetur nga shteti. Kjo ecuri, jo e vogël e blektorisë që ka Lazarati, nuk është vetëm pasuri e tij, por është dhe pasuri kombëtare dhe normalisht duhet ndihmuar, stimuluar e mbështetur nga shteti, ashtu siç dhe veprohet në shtetet e tjera fqinjë në këtë fushë. Por këtu shteti, jo vetëm që nuk stimulon shtimin e blegtorisë, por nuk ndihmon as për të organizuar tërheqjen e prodhimit. Qumështi i lopëve, që nuk është pak, por rreth 20 kv në ditë vazhdon të shitet në mënyrë individuale në familjet e qytetit. E njëjta gjë ndodh edhe me mishin e viçave dhe të qengjave. Këto probleme të blegtorisë që nuk janë vetëm për Lazaratin, por për gjithë fshatrat e Labërisë duhet të sensibilizojnë organet e pushtetit lokal dhe qëndror e sidomos Ministrinë e Bujqësisë, të krijojnë mekanizma stimuluese dhe mbështetëse për ta zhvillluar më tej këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë kombëtare.
Zhvillimi i këtij sektori do të vlente, jo vetëm për të punësuar njerëz, por dhe për të shtuar të ardhurat individuale e kombëtare duke bërë që Shqipëria nga importuese e produkteve blegtorale që është sot, të kthehet në eksportuese të tyre, ashtu si ka qënë para Luftës së Dytë Botërore.
Bahir Basha
Mjek Veteriner.


Disa veçori të së folmes të Lazaratit.


Në të kaluarën e sot ka patur e ka mjaft hulumtime e studime mbi veçoritë e të folmeve krahinore. Këto dukuri janë trajtuar në planin historik e konkret. Në studimet e mirëfillta shkencore gjuhësore, nisur nga këto dukuri, është hedhur dritë e është pasuruar mendimi shkencor mbi ligjësitë dhe evolucionin e shqipes. Edhe vëzhgimet e hulumtimet mbi dukuri të veçanta gjuhësore kanë pasuruar ndjeshëm materialin gjuhësor mbi këto ligjësi.
Për shkak të kushteve të veçanta historike e gjeografike, edhe dukuritë e së folmes së Lazaratit pëbëjnë një material të pasur e me interes për gjuhësinë. Kjo e folme ruan forma të hershme të shqipes. Në vështrim krahasues ajo shfaq afëri jo aq me komunitetet fqinje rrethuese shqipfolëse, se sa me ato përtej kufirit të tyre. Kjo tendencë konservative edhe në fushën e gjuhës është rrjedhojë e faktorëve të lartpërmendur dhe e përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kulturor e historik të këtij komuniteti, brenda identitetit të përgjithshëm krahinor e kombëtar.
E folmja e Lazaratit është pjesë e së folmes së Toskërisë Jugore. Por brenda saj çdo krahinë e njësi krahinore ka veçoritë e veta. Kjo e folme në përgjithësi i përket dhe ka afëri me ato të krahinës së Kurveleshit e Bregdetit të Poshtëm. Afëritë vihen re në fonetikë, leksik, morfologji, sintaksë, sinonimi, etj.
Megjithatë kjo njësi krahinore në të folmen e vet ka edhe veçoritë e saj të dallueshme. Një vështrim i përgjithshëm mbi këto veçori paraqet interes për dy arsye. Së pari, Lazarati është njësi krahinore e pagjurmuar, hetuar e vrojtuar deri tani në fushën e veçorive të gjuhësisë së folur. Së dyti, kjo do të zgjojë interesin e intelektualëve të Lazaratit (dhe më gjërë), veçanërisht të mësuesve të gjuhës shqipe për vëzhgime, hulumtime, mbledhjen e materialeve gjuhësore e përpunimin e tyre sidomos në hetimet e kërkimet dialektore, fjalë të rralla, etj.
Për hershmërinë e të folmes së Lazaratit dëshmojnë edhe shprehje e frazologji që e kanë zanafillën në besimin pagan. Kështu shprehje të tilla si: “për atë diell”, “për këtë zjarr”, “për atë që vete lodhur”, “për këtë vatër”, “mi bëfsh hi”, etj., nuk komunikojnë me asnjë religjon, qoftë katolik, ortodoks apo musliman.
Në këtë shkrim do të trajtohen në mënyrë të përmbledhur disa veçori e dukuri të kësaj të folme, kryesisht në fushën e fonetikës e morfologjisë: Në të folmen e Lazaratit zanorja – Y– ruhet e pa prekur pothuajse në të gjithë leksikun aktiv, si: syri, pylli, ylli, qytet, dyer, njyej, (ngjyej), thyej, lyej, mbërthyer, etj. Ndërkohë që në komunitetet fqinje si qyteti i Gjirokastrës, e disa krahina e njësi krahinore të Labërisë, Bregut të Poshtëm e Çamërisë ajo zëvendësohet me –I, si: siri, illi, qitet, dier, ngjiej, thiej, liej, mbërthier, etj. Në përgjithësi zanorja - U, përdoret në huazimet turke si: burek për byrek, dufek për dyfek, gjuveç për gjyveç, musafir për mysafir, surgjun për syrgjyn, etj. Megjithatë kjo nuk përbën dukuri përgjithësuese. Kështu në këtë të folme përdoren format: dyshek e jo dushek, gjyle e jo gjule, qyp e jo qup, bylyk e jo buluk, që përdoren në të folmet e Kurveleshit të Sipërm apo të Bregut të Poshtëm. Por ka edhe fjalë të shqipes (jo turqizma) që preken nga kjo dukuri si rrjedhojë e trysnisë së huaj. Megjithatë në toponimi ajo nuk shfaqet në asnjë rast, gjë që flet për qëndresë gjuhësore, por edhe shpirtërore e vetëdije shoqërore vetënjohëse.
Në të kryerën e thjeshtë zanorja e patheksuar fundore – ë, bie në të folmen e përditshme si: ham, lam, qam, etj. Në këtë rast zanorja fiton një gjatësi të dukshme si plotësim i rënies së – ë-së. Disa herë në format pësore të foljes vihet re rënia e –h-së si: u prëva për u preha, u prëmë për u prehëm u fshemë për u fshehëm, u ngremë për u ngrehëm, etj.
Disa folje zgjerojnë tonin e shumësit duke zbërthyer zanoren e temës të së kryerës së thjeshtë në togun zanor – ua si: muarrëm për morëm, dualëm për dolëm, mbuallëm për mbollëm, vualëm për volëm, etj.
E kundërta ndodh në shumësin e së kryerës së thjeshtë në disa folje, ku togu zanor -ua rneduktohet në-o, si: blojtëm për bluam, lojtëm për luajtëm, krojtëm për kruam shkrojtëm për shkruam, shojtëm për shuam.
Disa folje si: gjej, vij, fle, mbetem, prehem, e bëjnë vetën e parë njëjës me aorist sigmatik, si: gjeç(ë), arç(ë), fleç(ë), mbeç(ë)? Kjo trajtë gramatikore është e vjetër dhe ndeshet edhe në disa fshatra të tjerë të Toskërisë Jugore, tek arbëreshët e Italisë e në disa të folme veriore.
Në disa treva të tjera të jugut kjo dukuri shtrihet në shkallë më të gjerë, si: thaç(ë), raç(ë), paç(ë), laç(ë), etj., për thashë, pashë, rashë, lashë, etj.
Pak folje që në të kryerën e thjeshtë dalin me temë në - t, asimilojnë bashkëtingëlloren – t dhe zanoren - ë , duke dhënë -I , si: brita për bërtita, krica për kërcita, duke qënë kështu më afër formës emërore fillestare, si: britmë, kricmë, (krismë) ose krisje.
Në të folmen e përditshme forma e paskajores ia lë vendin formës lidhore kur paraprihet nga foljet - vij, nis, shkoj, përgatit, si: vajta të punoja, nisa të them, shkova të lajmëroja, u përgatita, ta prisja, etj.
Në të folmen e Lazaratit, si në gjithë toskrishten jugor zanoret e theksuara - a, e, para tingujve hundorë - m, n, nj, errësohen në - ë. Këtu përfshihen edhe emërtimet toponimike dhe huazimet turke. Dalin kështu format: qën, dhën, dhëmb, fëmër, gjëndër, gjëmb e ënjte, e prëmte, nën, Osmën, azgën, etj.
Zanorja – e, errësohet edhe para bashkëtingëlloreve dridhëse: r, rr, dhe para - h, si: shërra, njërëzit, plëhu, prëhem. Kjo dukuri vërehet edhe tek arbëreshët e Italisë dhe në Kurvelesh. Në dallim nga gjithë toskërishtja jugore ku shprehja njëri dje, njëri të martën, në Lazarat kjo shprehje del me zanoren - e, si: njeri dje, njeri të martën.
Në të folmen e Lazaratit pothuaj nuk shfaqet dukuria e ruajtjes së zanores – ë, si para edhe pas theksit. Kjo dukuri shfaqet në Himarë e fshatrat e tjera si në të Labërisë e madje edhe në fjalët me theks parafundor e tejfundor , si gjarpër, të martënë, udhënë, djalinë, Maja e Çikësë, etj.
Edhe në Lazarat , ashtu si në Kurvelesh e Bregun e Poshtëm, zanoret e gjata vihen re në rrokjet e hapura fundore, si: be, rrrufe, nome, hobe, vëri, si, dhi, etj. Kjo dukuri shfaqet edhe në foljet e vetës së dytë njëjës në urdhërore. Kjo për shkak të shkrirjes së grupeve të zanoreve - ae, oe, si: ngarko- ngarkoe, qëllo- qëlloe, shiko- shikoe, ha- hae, la- lae, vre- vrae, etj. Në këtë rast zanorja është më e tejzgjatur.
Interes paraqet dukuria e disa foljeve njërrokëshe të të tre zgjedhimeve në vetën e dytë njëjës. Aty vihet re bjerrja e – j- së, së vetës së parë dhe e -h-së, karakteristike të kësaj forme foljore, duke dalë në togun - ie dhe ae. Zanorja në këtë rast nuk e mbart gjatësinë e vet si në shëmbujt e përmendur më sipër. Përkundrazi ajo shfaqet e prerë. Kështu dalin format fshij (fshie), grij (grie), rrah ( rrie), vras ( vrie), ha (hae), pi (pie)..
Ashtu si në shumë fshatra të Toskërisë Jugore dhe në të folmen e Lazaratit nuk ruhen togjet e bashkëtingëlloreve -mb, nd, ng, ngj, si: shkun (shkund), mase (mbase), mëne (mendje), na (nga), konjill(kongjill), etj.
E njëjtë është edhe dukuria e rënies së- n-së, në rastet: daj (ndaj), darje(ndarje), dava (ndava), dau (ndau). Në ndajfoljet - andej, këndej, vihet re asimilimi i grupit të vjetër - nt (më vonë -nd) në -n si : anej, këtej.
Retacizmi si dukuri e vjetër parasllave ka vepruar në gjithë Toskërinë Jugore, si ranë-rërë, bënë-bërë, gjalpër – gjarpër, etj. Por në të folmen e Lazaratit ende ruhet forma më e hershme: gjjalpër, e paprekur nga rotacizmi. Por si në shumë treva të jugut edhe në të folmen e Lazaratit rotacizmi jo vetëm ka vepruar, por edhe prapavepruar gjuhësisht. Kështu veta e dytë e urdhërores së disa foljeve del në format: biri (bini), ziri(zini), fliri(flini), viri(vini), etj.
Asimilimi i – n-së vihet re edhe në format e vetës së dytë shumës të urdhërores së disa foljeve del në format e vetës së dytë shumës të urdhërores, si: ngrihi (ngrihuni), brihi (brihuni), krihi (krihuni) .

Në fushën e morfologjisë përbëjnë interes trajtat e vjetra të së pakryerës në dëftoren shumës. Kështu folja mbaj del në format unë maj, flij, ecij, qaj, veta e parë njëjës dhe: ne majim, flijim, ecim, qajim, lajim, etj.
Përdorimi i – ç-së, në vend të –sh-së para bashkëtingëlloreve të shurdhëta është tjetër
dukuri në këtë të folme, si çpoj, çpengoj, çkatërroj, çpejt,etj.
Ende vihet re përdorimi i –ç-së në fund të përemrave vetorë njëjës në kallzore, si: muan, tyan, atian. Po kështu edhe zëvendësimi I ndajfoljes – ku, pas pjesëzës treguese –ja, përbën rast të veçantë në të folmen e Toskërishtes jugore, si: ja tuk jam, ja tuk më ke, në vend të: ja ku jam, ja tuk më ke.
Si në shumë fshatra të tjerë të trevës jugore, edhe në Lazarat veta e tretë njëjës e foljes –dua, përdoret e ngurosur në formën e foljes pavetore - duhet si: do menduar, do thënë, do ruajtur, do qëlluar, etj.
Këto dukuri gjuhësore e të tjera përbëjnë për sot e për të ardhmen një fushë të pasur vëzhgimesh , hulumtimesh, hetimesh, gjuhësore e studimesh. E folmja e Lazaratit me veçoritë e saj përbën një material të pasur për studime të thelluara me karakter historik e përgjithësues.
Glosari në formën e një fjalorthi që mendoj se do të botohet në numrat e ardhshëm të gazetës do të plotësojë më tepër tablonë e përgjithshme të së folmes së Lazaratit në veçoritë e saj dalluese. Duke paraqitur veçoritë dalluese të kësaj të folmeje natyrshëm do të dalin në pah edhe aferitë e saj më të spikatura me të folmet e trevave të tjera të Toskërisë Jugore. Kjo do të ndihmojë drejtpërdrejt edhe për të ndriçuar çështjet më thelbësore të historisë së komunitetit të Lazaratit.
Beqir Mamo


KUR FLASIM PËR SHQIPËRINË...
------------------------------------------------------
Nga ILIAZ BOBAJ


Dikush më ka rrëfyer se diku, në një shkollë të Selanikut, ka ndodhur një ngjarje, që më ka mbetur në kujtesë. Mësuesja kishte ngritur në dërrasë një vogëlushe shqiptare, emigrante këtu në Greqi dhe po e pyeste përpara hartës se ku ndodheshin qytete dhe shtete të ndryshëm të botës. Dhe vogëlushja ia tregonte në hartë.
Një çast mësuesja e pyeti se ku ndodhet Shqipëria. Vogëlushja shqiptare hoqi sytë nga harta dhe vuri dorën e saj të vogël mbi kraharor. ''Ku është?'' e pyeti përsëri mësuesja, duke parë se ajo nuk ia hodhi fare sytë hartës. ''Është këtu !'', shqiptoi vogëlushja, duke i mëshuar dorës mbi zemër. Ndërsa sytë iu mbushën me lot.

Vogëlushja shqiptare e kish futur imazhin e madh të atdheut të saj të dashur, në zemrën e saj të vogël. Kështu e kishte përherë me vete. Kjo është magjia e atdheut. Ai ''udhëton'' së bashku me njeriun. Dhe ''folenë'' e vet e ngre përherë në zemër. Ai mbetet edhe forca edhe dhimbja e njeriut. Por jo të gjithë e ndjejnë magjinë e tij me të njëjtën forcë. Tek disa ''qendra e gravitetit'' të tij, ndjehet e largët, e dobët.
* * *
Kohët e fundit, në njerin nga stacionet televizivë vendas, këtu në Greqi, në njerin nga emisionet e pasdites, ishin të ftuar edhe dy emigrantë shqiptarë. Njeri përfaqësues i shoqatave, tjetri aktor. Emisioni, që ishte një bisedë nga ato që nuk të bëjnë ''as për të qeshur e as për të qarë'', bënte fjalë për të huajt, mikpritjen dhe racizmin vendas, etj. Edhe pse biseda të tilla nuk më ngjallin asnjë interes, pasi nuk thonë asgjë për të qenë dhe kanë nivel veçanërisht të ulët, duke parë dy përfaqësuesit shqiptarë, e ndoqa atë deri në fund.
Përfaqësuesi i shoqatave shqiptare, mbajti një qëndrim të prerë, dinjitoz. Por me kulturë. Ndërsa aktori ''interpretoi'' me dredhi. Së pari ''shkarkoi'' nga supet e tij Shqipërinë duke e deklaruar veten grek. Me një qëndrim servil, duke u bërë qejfin të ftuarve, që pothuajse të gjithë i drejtuan shigjetat e diskutimeve të tyre kundër përfaqësuesit të shoqatave shqiptare, vazhdoi deri në fund. Ndërsa shqiptari tjetër vazhdoi deri në fund me qëndrimin e tij dinjitoz. E vërteta është se kjo bisedë antiracizmi u kthye në një bisedë racizmi antishqiptar, ku emri shqiptar lakohej hapur si sinonim i së keqes dhe Shqipëria, atdheu ynë, fyhej po hapur deri edhe në titrat elektronike në ekran. Përfaqësuesi i shoqatave (nuk ia mësova dot emrin), edhe pse i vetëm kundër të gjithëve, (edhe kundër aktorit servil e qesharak), u mundua me gjithëfuqinë e arsyetimit të tij, por...
Si mbaroi biseda, rashë në mendime. Krahasoja përfaqësuesin e shoqatave me aktorin. I pari i ri, (ndoshta as tridhjetë vjeç), i dyti rreth të gjashtëdhjetave. Njeri dinjitoz, tjetri servil. Njeri e mbronte emrin e Shqipërisë dhe të shqiptarit, tjetri e shiste. Krahasimi vazhdon edhe më tej. Djaloshi, përfaqësues i shoqatave, me siguri ka ikur i vogël
nga atdheu. Shqipëria, atdheu i tij i varfër, nuk mundi t'i ofrojë gjë tjetër në këtë periudhë të vështirë tranzicioni, veçse ta niste me dhimbje rrugëve të botës. Por me vete i dha emrin e nderuar ''shqiptar''. Dhe djaloshi diti ta mbante me dinjitet atë. Tjetrit, edhe pse ka qenë një aktor krejt i zakonshëm, ai, atdheu i varfër, Shqipëria, e mbajti dekada si aktor, me pagë dhe me kushte shumë më lehtësuese se të tjerët. Pra, atdheu, megjithë varfërinë e vet, i ofroi shumë me tepër sesa atij djaloshit të shoqatave. Po pikërisht ky që mori më tepër, e shiti më lehtë.
Atdheu u dha të dyve një emër. Por njeri diti ta mbante, tjetri diti ta hedhë. Edhe diçka
tjetër. Asnjëfarë nacionalizmi të ngushtë nuk kishte në diskutimin e djaloshit të
shoqatave. Ashtu siç kish një ''kozmopolitizëm'' qesharak tek diskutimi i aktorit.
* * *
Emigrantët shqiptarë këtu në Greqi, në vendet e tjera të BE, apo jashtë saj, jo vetëm që gëzojnë një emër të nderuar, jetojnë me punë dhe me dinjitet, por edhe e kanë për
nder që janë shqiptarë. Kjo është krejt e natyrshme dhe shprehet krejt natyrshëm, deri edhe në aktivitete të organizuara prej tyre apo nga të tjerët. Por është po kaq e natyrshme, që, herëpashere, qoftë në mënyrë individuale, qoftë të organizuar, të ngrejnë edhe probleme që lidhen me atdheun tonë, Shqipërinë. Këtë gjë e bëjnë edhe publicistët, shkrimtarët dhe intelektualët. Kjo ka arsyet e veta. Kjo lidhet edhe me problemet e emigrantëve, edhe me faktin se, duke jetuar në vende me një zhvillim më të përparuar, ata kanë dëshirën e mirë dhe kërkojnë që edhe atdheu ynë të riparojë sa më shpejt mangësitë e të shkuarës dhe të tranzicionit, për të arritur shtetet më të zhvilluara. Ngritja e këtyre problemeve është dëshirë e mirë. Domosdoshmëri. Bile edhe kulturë. Asnjë keqdashje nuk ka në këtë mes. E keqja vjen nga një kategori tjetër, (kryesisht me nivel të ulët kulturor), që gjithshka shqiptare e mohon, e nënvleftëson. Bile edhe e përçmon. Disa mjeranë arrijnë deri aty sa të mohojnë edhe historinë, kulturën, vlerat tona madhore kombëtare. Më së shumti janë ato vlera madhore, që kjo kategori nuk i njeh, falë nivelit të ulët apo keqdashjes së tyre. Është vendi të theksoj se Shqipëria ka një histori të madhe, po edhe faktin se nuk ka komb në Ballkan, ku shqiptarët të mos kenë dhënë kontribute madhore në historinë dhe përparimin e tyre. Shqiptarët kanë qenë vendimtarë edhe në historinë e perandorive të mëdha. Disa, edhe cilësitë tona të vyera, të cilat i njeh dhe i nderon e gjithë bota, i nënçmojnë deri në mohim.Të tjerë, me një arsyetim tejet të mangët, ngatërrojnë vuajtjet në sistemin totalitar me atdheun, i futin të dyja në një ''thes'', duke mos i dalluar njerën prej tjetrës. Ndonjë tjetër, (edhe me qesharak), ngatërron fenë me atdheun, duke rënë pre e propagandës fetare antishqiptare. Natyrisht këto janë gjykime të cekëta, të njëanshme. Dhe bëhen prej të cektëve, të njëanshmëve. Por e keqja është se e thonë fjalën e keqe. Keqdashja dhe injoranca e kësaj kategorie shkojnë paralel me njera-tjetrën. Është pikërisht kjo që të detyron t'i gjykosh me të drejtë si njerëz të dobët, pa karakter, pa dinjitet. Në këtë thes të vjetër futen edhe ca sportistë, (edhe të afirmuar, por edhe disa të rinj, të cilët nuk kanë dalë akoma nga bebelinot) por që, para lekut, deklaratën e parë e bëjnë për të mohuar fanellën e përfaqësueses shqiptare. Në fakt ata deklarojnë se nuk e meritojnë atë fanellë të shenjtë. Dikush deklaron se ''në Shqipëri kisha vetëm një frigorifer''. Por harron se kishte në dispozicion edhe palestrat dhe kushtet e stërvitjes, që i kushtonin jo pak Shqipërisë së varfër. Kish edhe nderin e madh të përfaqësonte Shqipërinë në arenën botërore. Një gjë nuk arrin të kuptojë kjo kategori njerëzish. Shqipëria nuk ka nevojë për bastardë. Asaj i mjaftojnë shqiptarët që e ndjejnë veten shqiptarë dhe ndjehen të nderuar me këtë emër. Me ta ajo ndjehet mjaft komode. Si një nënë e nderuar me fëmijë të dashur, të mbarë. Dhe të tillë Shqipëria ka shumë e shumë. Aq sa nuk numërohen. Vetëm bastardët numërohen me gishtat e dorës. Të gjithë së bashku nuk vlejnë as sa maja e thoit të asaj vogëlushes shqiptare emigrante në Selanik.
* *
*
Më ka bërë përshtypje edhe një fakt tjetër. Sa here media vendase fton ndonjë emigrant shqiptar për ta ''intervistuar'', pavarësisht se ai mund të jetë askushi, në përgjithësi vihet re që më tepër flasin për t'i bërë qejfin medias vendase, sesa për të thënë të vërtetën. Aq më tepër për të mbrojtur me dinjitet të vërtetën. Si, gjoja padashur, disa syresh, lënë t'i hidhet shumë baltë Shqipërisë dhe shqiptarëve, e cila nuk u takon aspak. Natyrisht media vendase di se çfarë malli të zgjedhë për ta shitur si mall të skaduar para shikuesve të vet. Disa flasin kundër shqiptarëve edhe kur tema nuk ka asnjë lidhje me të. Kështu vetbëhen edhe më qesharakë. Ndonjë tjetër, kur u hidhet baltë shqiptarëve, hesht. Natyrisht heshtja e tij nuk mund të jetë veçse një llamarinë e ndryshkur. Sidoqoftë kjo kategori ka një limit të përbashkët. Pre e kësaj medieje bëhet edhe ndonjë përfaqësues i ndonjë shoqate. Më rrallë edhe ndonjë shkrimtar apo publicist, me qëndrimin e tij nënështrues ndaj kulturës vendase. Një njeri me mend e kupton se ka vend të vlerësosh edhe tënden, edhe të huajën. Kjo është kulturë. Por të mohosh tënden, do të thotë të mohosh veten. Pra të mohosh
vlerat e tua. Mendo se sa mund ta vlerësojë një i huaj një njeri të tillë. Nga ana tjetër edhe këtu e kudo gjetkë ka njerëz të nderuar, të cilët dinë të na vlerësjnë drejt dhe të na çmojnë kontributin dhe vlerat tona, duke merituar kështu edhe ata nderimin dhe mirënjohjen tonë.
Nëntorin e kaluar patëm rastin të ndjekim një aktivitet të studentëve shqiptarë në Patra për festat tona kombëtare, ku ishte i ftuar edhe ambasadori ynë, zoti Vili Minarolli. Një
grup studentësh, të drejtuar nga një djalë me kulturë, që quhet Hergys Manaj, shfaqën para ambasadorit dhe shikuesve një aktivitet të thjeshtë, por tërheqës, ashtu siç u dilte nga
shpirti. Shqiptarizmi i tyre dilte krejt natyrshëm, ashtu siç ndjehej si një diell i artë, Shqipëria, në zemrat e tyre. Aq me seriozitet u përgatitën, sa, kur i kërkuan sallë Rektorit të Universitetit të Patrës, ai u vuri në dispozicion sallën qendrore të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës së Universitetit. Se i pa njerëz seriozë, me dinjitet. Njeriun me dinjitet njerëzor, e vlerësojnë të gjithë. Atë pa dinjitet, e kthejnë në një lolo qesharak.

* * *
Ditët e fundit, atdheu ynë, Shqipëria, u vu përsëri në qendër të medias botërore. Shkaku ishte vizita e presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri. Këtë herë vendi ynë u paraqit para medias botërore me imazhin e tij më të mirë. Besoj se, falë kësaj vizite tërësisht të suksesshme, Shqipëria përmirësoi veçanërisht imazhin e saj para botës. Aq u ndje kjo, sa
edhe media e huaj, (përjashto ndonjë këmbanë të ndryshkur ballkanike), arriti të theksojë se Shqipëria e vërtetë, ishte ajo që paraqitej direkt nga rreth 200 stacione televizivë në çdo cep të globit dhe jo ajo e paraqitur në ca raporte gjysmake të vëzhguesve ndërkombëtarë apo përfaqësuesve të Bashkimit Europian. Populli shqiptar, qeveria shqiptare, politikanët shqiptarë dhe gjithë opinioni mbarëshqiptar, i shpërfaqën botës Shqipërinë e vërtetë, dinjitetin tonë njerëzor e kombëtar. Ishte ky një potencial i madh mbarëshqiptar, që rrezatoi fuqishëm në botë. Shqiptarët, kudo që qenë, e ndjenë veten krenarë për vendin dhe kombin e tyre. Po edhe këtu nuk munguan ata që kërkuan qoftë edhe një ''vrimë të zezë'', ku të hidhnin katranin e tyre.
Kryesisht stacione të huaj. Por, si përherë, të ndihmuar edhe nga mercenarë të rëndomtë vendas. Dhe shpikën versionin e ''orës së humbur të presidentit Bush''. Një bllof televiziv, i cili pas disa ditësh u mbeti në dorë si një lajm i rremë që ishte. Por që u shit si ''bojë e zezë'' për t'u hedhur mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.
* * *
Pas rënies së sistemit totalitar, në përgjithësi shqiptarët kishin rënë mjaft shpirtërisht. Ata u gjendën në udhëkryq. E rinisnin jetën pothuajse nga niveli zero. Këtë gjendje shpirtërore e rëndoi edhe më viti 1997, ngjarjet e të cilit e shpunë vendin ndoshta edhe një dhjetvjeçar pas. Shqiptarët paguan një haraç të ri, të rëndë. Por, për fat, ngjarjet rrodhën për mbarë. Vet shqiptarët ditën të orientoheshin drejt në një gjendje të tillë. Mendja e kombit rishfaqi edhe një herë gjeninë e vet. Shqiptarët kishin nevojë ''për të ngritur pakëz moralin''. Dhe këtë e gjetën tek vetvetja. Geni shqiptar nuk e kish humbur aftësinë e ripërtëritjes. Gjendja në Shqipëri ka ndryshuar dhe po ndryshon me orë. Për mirë, natyrisht. Edhe morali i shqiptarëve, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është ngritur mjaft. Gjendja ekonomike, po ashtu. Problemet tona kombëtare po marrin hapësirën natyrale. E kam thënë edhe here tjetër e po e rithem përsëri. Me forcë. Me bindje të plotë. Po deshët më quani fantazist, por Shqipëria jonë, atdheu ynë i dashur, një ditë, me siguri, do të jetë ''Zonja e Ballkanit''. Ajo kërkon vetëm dashurinë dhe punën e gjithë shqiptarëve.
Patra,16.06.2007

Nis i mbarë viti i ri mësimor në të dy shkollat e komunës
( intervist me drejtorin e shkolles Z Sali Rabi)
Në bangat e dy shkollave të komunës së Lazaratit, në atë fillore “Baba Rexhep” dhe në atë të mesme të bashkuar “Muhamet Gjollesha”, janë ulur këtë vit të ri shkollor rreth 620 nxënës. Nga këta në klasë të parë janë regjistruar 42 fëmijë.
Drejtori i shkollës Sali Rabi thotë se “falë masave të marra në bashkëpunim me komunën, viti shkollor nisi pa probleme dhe shqetësime që mund të bëheshin pengesë për proçesin mësimor”. Sipas Rabit në të dy shkollat ka një staf të plotë pedagjik. 36 është numri i mësuesve nga të cilët 19 janë vendas , nga fshati dhe që të gjithë me arsimin përkatës. Ky fakt ndikon në një cilësi më të mirë të mësimdhënies, shton drejtori i shkollës.
Në lidhje me problemin e teksteve mësimorë gjendja paraqitet gati e njëjtë me shkollat e tjera në rajon. Krahasuar me vitet e tjera ka më pak mungesa në librin shkollor. Për nxënësit e shkollës së mesme nuk ka mbrritur ende libri i fizikës (problem ky për gjithë rrethin). Në disa klasa ka patur mungesa të pakta, pasi librat u porositën në varësi të numrit të nxënësve dhe në shkollë u regjistruan më shumë vetë nga sa ishte parashikuar, shot këtu lëvizjet e tyre nga një shkollë në tjetrën.
Përsa i takon investimeve ato kanë qenë më të pakta. Nga komuna janë çelur fonde për të kryer lyerje te pjesshme, meremtime, në klasat më të dëmtuara, punimë për rrethimin e shkollës, u vendos porta, si dhe u bë i mundur rregullimi i ambjentit të sekretarisë së shkollës.
Në këto momente është duke u punuar për të siguruar ujë të vazhdueshëm duke bërë të mundur vendosjen e një çisterne mbi shkollë. Të gjitha këto ndërhyrje po bëhen nga fondet e çelura nga komuna e fshatit, pasi këtë vit nuk janë çelur investime nga buxheti ishtetit. Një nga planet më të afërta është ai për ndërtimin e një kopshti të ri që do të jetë godinë dykatëshe me katër dhoma mësimi dhe ambjente të tjera. Kopshti i ri do të ndërtohet sipas të gjithë parametrave bashkëkohorë.
Ajo që të bie në sy në një ditë të zakonshme mësimi, në të dy shkollat e fshatit është fakti që nxënësit janë të veshur përditë me uniformë të rregullt shkollore.
E ndërsa gjithçka duket se ka nisur mbarë, nuk mungojnë problemet jashtë shkollës.
Dëmtimi i xhamave dhe mureve rrethues nga disa elementë është kthyer në një fenomen që duhet të marrë fund.
Dr. Hodo Çela





Letër

Në kujtim të dy grave të nderuara labe


Gazeta “Lazërati” ka botuar një sërë shkrimesh kushtuar njerëzve që janë gjallë ose jo, të cilët me punën, kontributet e qëndrimet e tyre e kanë nderuar dhe e nderojnë fshatin tonë. Megjithatë duket se asnjë shkrim i vetëm s’mund të ezaurojë deri në fund vlerat e të vërtetat e tyre. Kështu ndodh edhe me figurën njerëzore e burrërore të Hava Gërveshit (Mamo). Miku i respektuar i mëmë Havasë e i Lazaratit Çajup Shehu, na dërgoi këto kujtime, ku me ngrohtësi e sinqeritet skicon portretin e kësaj gruaje, të cilin po e botojmë pa redaktim.

“Ku ka subjekt, pena shkruan vetë, ku dhemb shpirti, shkrimet jetojnë përjetë. Dhe të gjitha këto, gazeta “Lazërati” i pasqyron me dinjitet, me profesionalizëm të lartë e patriotik, me temperament bashkëkohor. Mbetet një gazetë e vlerësuar për lexuesit e me një staf të kompletuar profesionalisht. Jam një lexues i rregullt dhe në gazetën “Lazërati” nr.14 – Mars 2007 lexova artikullin kushtuar Muhamet Gjolleshit, shkruar nga Pertef Gaba (pedagog). Muhametit i takojnë të gjitha nderimet, se asnjë djalë tjetër s’do ta turpëronte Lazaratin.
Ky shkrim më kujtoi Hava Gërveshin dhe dy djemtë e saj, njeri dëshmor e tjetri i arratisur. Miqtë dhe të afërmit i krijuan mundësinë Havasë të takojë djalin e vogël i arratisur në një moshë shumë të re. Havaja e gjeti në gjumë e të rraskapitur nga një udhëtim i gjatë. I erdhi keq ta zgjonte. U ul dhe e puthi. Pastaj thanë dy-tri fjalë dhe u ndanë për të mos u parë më.
Takimi, pas disa kohësh, u zbula dhe Havanë e burgosën në kalanë e Gjirokastrës e më vonë në burgun e Burrelit, së bashku me Hava Golemin (Shehun), e shoqja e Ismail Golemit, me Musine Kokalarin, Frida Lufin (hungareze), Drita Kosturin, Shega Këlcyrën, Xhemo Alimetin nga Mashkullora dhe shumë të tjera.
Në burgun e Burrelit, vajta i shoqëruar nga dy kushërinj, se edhe ata kishin pjestarë të familjeve të tyre në burg. Në takim me dolën të dyja Havatë, Golemi e Gërveshi. Si i vogël që isha, roja më la të lirë dhe u llafosëm gjatë. Kur u ndamë Hava Gërveshi më puthi dhe më dha një letër për djalin tjetër që kishte në Lazarat. – Kujdes se mos të shohin derman i mëmës, - më tha. Letrën ia dorëzova djalit besnikërisht, megjithë që s’i kisha kaluar të njëmbëdhjetë vjeçët.

Hava Gërveshi ishte një grua plakë, trupmadhe, me temperament të ashpër labe, patriote, e sinqertë dhe bujare, një besimtare që kur bënte be “për Baba Selim”, nuk ia zgjasin qoftë edhe rojet.
Një ditë në burgun e Burrelit bëri vizitë (inspektim), një nga xhahilët e diktaturës. Pasi pa gratë, Havaja i ra në sy dhe e pyeti: - Po ti plakë përse je? – Putha dermanin e mëmës që flinte në gjumë. Djali tjetër dëshmor për ju u vra. Putha djalin e vogël që qe arratisur që i vogël. – Diktatori nr.2 kthehu krahët e iku pa folur.
Pa dhjetë vjetësh të dy Havatë i liruan nga burgu. Por jashtë ishte edhe më e vështirë jeta, sidomos kur doje punë e pasaportizim.
Hava Gërveshi u kthye në Lazarat, kurse Hava Golemi tek unë në fshat.
Një ditë Hava Gërveshi më vjen mike në shtëpi. U taku me Havanë tjtër dhe bashkë me nënën time nuk fjetën fare atë natë. Gjithë nata muhabet, kujtime, lotë. Këto janë kujtimet e mia për dy Havatë labe. Ne respekt të tyre hodha këto kujtime.
Nga Çajup Shehu.



Rrëfimi dridhërues i Reit Gabës që vuajti 12 vjet në burgjet komuniste

Plagët që nuk harrohen kurrë

Ende pa u tharë lotët e tre të pushkatuarve nga sistemi komunist, në 1 mars të vitit 1957 arrestohet Reit Gaba. Në atë kohë ishte 32 vjeç babi i dy fëmijëve. Pas një qëndrimi 9 mujor në birucat e hetuesisë e dënuan më vdekje, me pushkatim.
Atëherë unë isha 10 vjeç dhe nga prindërit tanë në biseda intime dëgjoja që flisnin për qëndrimin tepër burrëror të Reitit në hetuesi, por më shumë mësova nga bashkëvuajtësit e tij të Zhulatit dhe të Lunxhërisë të cilët flisin më konsiderata për të.
Kur më ra në dorë libri i Neim Pashës “Jetë e pa jetuar”, ku autori vuajti 21 vjet në burgjet e ferrit komunist dhe në kampin burg të Elbasanit ishin bashkë me Reitin duke e përshkruar si një njeri fisnik e të ndershëm i cili nuk u shit e u ble, me lindi ideja që të shkruaja edhe për këtë njeri të shumëvuajtur.
E gjeta Reitin 85 vjeçar në ballkonin e shtëpisë së tij, duke përkëdhelur mbesat, sepse fati nuk e la të përkëdhelte fëmijët e tij. Kur e shikon ashtu në normalitetin e tij familjar, thua se ky njeri s’ka patur andralla në jetë dhe të rinjtë nuk e besojnë se ky njeri është dënuar me vdekje, me pushkatim dhe se 30 ditë ka qëndruar i lidhur me zinxhirë nga këmbët e nga duart duke pritur xhelatin ta egzekutonte.
I them - Pse u godite pikërisht ti xha Reit?

- Ne ishim një familje e mesme me 400 kokë dele, 7 lopë, 8 pela dhe 19 kokë dhi. Me arrestimin tim u sekuestruan të gjitha, bile edhe një pjesë e shtëpisë dhe na lanë vetëm 17 kokë dele dhe një dash. Në atë vit të gjitha strukturat e shtetit komunist ishin angazhuar në Lazarat, sepse kishte shumë kundërshtime, veçanërisht nga ata të cilët kapitalin e kishin vënë me djersën e tyre, prandaj duhej bërë terror që të futeshin në koperativë.
Akuzat më të cilat u përballa ishin: agjitacion e propagandë, takim me diversantët dhe krime gjatë luftës, (akuza që nuk u provuan kurrë).
Për një moment psherëtin kur kujton qëndrimin prej 9 muajsh në birucat e hetuesisë në Gjirokastër, nën hetimin e Niko Barxhos dhe të Nevzat Haznedarit. Atje provoi turturat më të mëdha fizike e psikologjike më qëllim që të pranonte ato akuza të monuara. - Por unë i hodha poshtë me neveri, - thotë xha Reiti.
- Në janar të 1958 më dënojnë më vdekje me pushkatim, vazhdon ai rrëfimin e tij, një dënim sa absurd aq edhe barbar nga kryetari i gjykatës së asaj kohe Sami Abazi.
Kur po prisja egzekutimin më vjen në birucë Shuaip Panariti së bashku me hetues Nikon dhe më pyet se sa isha dënuar dhe përse. - I them, me pushkatim për faje të luftës.
I drejtohet hetuesit duke i thënë: sot pas 14 vjetësh u kujtuat të dënoni njerëzit ju? Kthehet nga unë dhe më thotë: bën lutje more djalë të të falet jeta. Dhe familja kështu bëri, m’u fal jeta, por u dënova me 25 vjet burg, nga të cilat bëra 12 vjet sepse përfitova nga tre amnisti.
Pas hetuesisë filloi kalvari i vuajtjeve nëpër kampet burg të punës. Nga burgu i Gjirokastrës më çuan në Vlorë, prej andej në Tharjen e kënetës së Tërbufit në Lushnje. Më transferojnë në tharjen e kënetës së Thumanës. Mbasi mbarojmë andej më çojnë në ndërtimin e uzinës së Superfosfatit në Laç. Aty u njoha dhe u miqësova me Pjetër Arbnorin, Bardhyl Belishovën, Leka Toton, Tomor Dostin. Në këtë kamp gjeta dhe Veliko Brahimin me këmbët, nga gjunjët e poshtë të shkoqitura nga turturat, sa doktor Luigj Radoja ja priste me gërshërë, ku vende vende i dukej kocka, (doktor Luigji më pas u pushkatua).
Një tjetër kujtim të hidhur nga Laçi kam kur më erdhën prindërit, bashkë me Balilin 8 vjeçar. Ata bënë 6 ditë rrugë nga Memaliaj në Laç, dhe nuk më lanë të takohesha, qoftë dhe me djalë i cili pasi u kthye në shtëpi ndenji 10 ditë rarë nga këmbët. Bashkë me prindërit e mi ishte edhe Bele Dervishi, për të takuar vëlla Velikon.
Pasi mbaruam uzinën e Laçit na transferuan në ndërtimine fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, prej andej në Rubik, nga Rubiku në ndërtimin e pallateve në Tiranë dhe e përfundova në ndërtimin e fabrikës së çimentos në Elbasan.
Në shumë nga këto vepra nuk është hedhur vetëm djersa, por edhe gjaku i sa e sa të burgosurve. Nuk ka kanal, themele, tunele, oxhakë që të mos ketë gjak nga të burgosurit dhe sot u dridhet dora pushtetarëve, t’i japin dëmshpërbilimin e merituar.
Më tej ai vijon, me Neim Pashon u njoha në kampin burg të Elbasanit, një djalë i ri 20 vjeçar energjik, shumë i pjekur për moshën që kishte dhe tepër besnik. Kisha qejf ta takoja, të kujtonim makabritetin, kur vranë një djalë nga Dukati ose kur një të burgosur tjetër e lidhën prej një shtylle dhe me lente duke grumbulluar rrezet në një pikë e digjnin në pjesë të ndryshme të trupit.
A ke ndonjë merak që të ka mbetur? - i them.
- Të burgosurit kanë shumë meraqe, por unë do të veçoja dy prej tyre:
E para mos arsimi i Balilit, i cili mbaroi që nga klasa e parë gjer në të tetën me të gjitha dhjeta dhe nuk e lejua as në gjimnaz.
E dyta shqiptarët provuan diktaturën më të egër, por po provojnë edhe një demokraci të mbapshtë.
Nga Hito Brahimi.

Thursday, August 30, 2007

LAZARATI NE KOHEN E PUSHTIMIT
NAZIFASHIST TE VENDIT
Para pushtimit fashist , shteti Zogist duke futur ne
ligjet e veta kode ligjesh perendimore synonte
c’osmanizimin e pergjithshem te shoqerise shqiptare-
hap pas hapi. Deshira popullore per ndryshim te
shpejte solli dhe situate konfliktuale te tilla si
ajo e vitit 1932 ne Vlore, levizja e Fierit 1935 si
dhe ajo e majit 1937 ku ne te tre rastet lazaratasit
do te qene pjestar aktiv ,cka solli dhe merine e
qeverise dhe qe u pasua me burgosje dhe internime .
Faqet e gazetes “Demokratia” qe botoej nga Xhevat
Kallajxhi ne 15 vitet e Zogut, dhe materjalet arkivore
vertetojne se lazaratasit ishin per demokracine
kunder dhunes shtetrore politike.
Pushtimi fashist i vendit u ndje dhe nga
lazaratasit.Qe ne fillim ne radhet e para te
inteligjences shqiptare qe kerkonin organizimin e
rezistances u radhiten dhe inteligjenca e Lazaratit
si Muhamet Gjolleshi etj.Ne kete situate te zymte dhe
te rende pjesa me e madhe e lazaratasve u radhiten ne
krah te pjeses se djathte te rezistences shqiptare te
inicuar nga ajka e inteligjences shqiptare si Mitat
Frasheri, Vasil Andoni, Kole Tromara, Fishta etj
antifashist dhe antikomunist, promotoret e
pergatitjes se levizjes antifashiste.Lazarati ne ate
kohe ishte nen influencen e atdhetarit dhe
udheheqesit shpirteror te tij Baba Selimit.Ai ne
luften italo greke porosiste : « Kur vet jemi te
roberuar qysh do te clirojme te tjeret ,mos i besoni
fashizmit qe thote se do te cliroj Çamerine».
Lufta Italo-Greke do ta renonte plotesisht ekonomine
e Lazaratasve. Drithi bagetia rane ne duart e
pushtuesit te ri grek. Ne dimrin e eger 1940-1941
popullata do te strehohej ne shtepite e vellezerve
gjirokastrit. E vetmja gje qe fituan ishte armatosja
me maliher grek e mushqeta italiane dhe municionin
perkates qe do te duhej per fazen e clirimit qe
aspironin. Me riardhjen e italise pas ikjes se grekeve
me 6 prill 1941 banka italiane agrare dha kredi dhe
kafsh pune duke stimuluar nje ngritje te ekonomise..
Por si kudo edhe ne Lazarat aspiratat per liri nuk u
shuan.Ne fillim te vitit 1942 ne zonat fshatare ,pas
krijimit te Partis Komuniste , u cfaqen partizane me
yll te kuq ne kapele dhe ne qytet njesite me tre veta
qe organizonin atentate duke vrar “vegla te
fashizmit” midis tyre dhe atdhetar
antikomunist..Propaganda komuniste dhe ajo e djathte
afroheshin ne parullen e luftes – pa dallim feje
,krahine dhe ideje.Pas Muhamet Gjolleshit hidhet ne
radhet partizane te Çetes “Koto Hoxhi” Mufit Brahimi
ne veren e vitit 1942.Baba Selimi asokohe porosiste
:«Lufte clirimtare , po pa ngjyra te huaja , vetem
nen flamurin kuq e zi».
Intelektualet kombetar me Mitat Frasherin e Vasil
Andonin ne fund te vitit 1942 riorganizohen ne partine
europiane te Ballit Kombetar me nje program social
–demokrat me 12 pika . Lazaratasit e pranuan
plotesisht se kenaqte interesat e tyre kombetare dhe
ekonomike.U krijuan ceta dhe batalione te Ballit me
shenja kombetare dhe nje propaganda mobilizuese.Duke
afruar programet e te dy partive per luften e
clirimit linden dhe mundesi bashkepunimi ne
koalicion cka u reflektua ne konferencen e Pezes
shtator 1942 , qe me von u deformua dhe u pervehtesua
nga Partia Komuniste si veper e saj.Ballist e partisan
leviznin lirshem neper Lazarat.Kete e kane vertetuar
deshmite e antareve te qarkorit te Gjirokastres si
Seldi Haxhialiu,Sheri Baboci, Hulo Haderi,Bariam
Sinoimeri,Malo Konea , Sado Naipi etj.Mbanin fjalime
per luften ne leme te Skenere Mustafa Matohiti,
Xheladin Beqiri, Memo Meto.Djemt e fshatit si Muhammet
Gjolleshi, Sadik Boci, Isuf Bobi , Muhedin Krishti,
Bastri Gerveshi, (ne radhet e Partis Komuniste )
leviznin lirshem neper fshat.Ne mes te dites Hysni
Pollua , komisar i Ballit Kombetar ne Jug takohet me
Muhedin Krishtin tek Qafa e Pazarit ne
Gjirokaster.Njerzit u shtangen se te dy ishin me
shoqerues dhe mos kerciste pushke , ata u perqafuan si
vellezer. Ne stenet e lazaratit u jepej buk dhe
strehoeshin dhe partizanet si luftetar te liris, per
keto lideri komunist do te shkruante :«barinjt e
Sopotit qe dinin c’qe liria e maleve strehonin
partizanet ne stane». Kjo toleranc midis lazaratasve
ishte si brenda fshatit dhe jasht tij , gjat luftes
midis lazaratasve nuk pati ndasi e armiqesi .
Pas traktatit Dalmacio-Kelcyra ne maj 1943 meret
peng nga partizanet Ali Kelcyra , antar i Komitetit
Qendror te Ballit Kombetar. Ishte koha kur Italia po
kapitullonte dhe antagonizmat ne politiken shqiptare
dukeshin qart. Çeta Balliste e Lazaratit se bashku me
ate te Libohoves nisen nga Gjirokastra neper Malin
te Gjere drejt Cepos.Treshja partizane me ne krye
ish qarkorin Sejdi Haxhialiu kapen rob, por u liruan
se partizanet liruan Ali Kelcyren.Me 24 korik 1943
Musolini ra , partia e Ballit Kombetar dhe ajo
Komuniste ne mbledhjen e Mukjes dhe te Tapizes
filluan bashkepunimin,por nderhyrja e misjoneve
Jugosllave dhe ato te Amit Grek nxiten marjen e
pushtetit nga komunistet cka solli tragjikisht luften
e paster civile.
Çetat e Ballit dhe udheheqesit e tyre me Hysni
Lepenicen ne krye kerkonin ne shtator
1943carmatosjen paqesisht te garnizonit Grehotit.
Bedri Spahiu dhe gjenerali Italian Komino bene
marveshje te fshehte qe ushtria italiane te mos
carmatosej , por ti binte ushtris balliste qe
qendronte tek hyrja e Grehotit. Forcat partizane
qendronin ne kodrat e Valares. Italianet goditen
befasisht forcat balliste ku rane deshmor Hysni
Lepenica , Nano Gjoni me gjith djal etj, reth 36 veta
.Nga shtabi pergjithshem ne Labinot pas kesaj masakre
urdherohej “te trajtohen njelloj gjerman dhe
ballist.Qellimi yne eshte marja e pushtetit”.Ky urdher
u zbatua me se miri ne shume zone apo fshatra balliste
duke bere masakra te verteta si ajo e Libohoves etj.
Me 24 tetor 1943ne Lazarat, ne shtepine e Dalip
Bashes u mblodh komiteti Qendror i Ballit Kombetar
ku ishin Bahri Omari, Faslli Frasheri, Koco Muka ,
Kole Tromara, Xhevat Kallajxhi, Tare Kalo, Dervish
Rexhepi. Mbledhjen e drejtonte Bahri Omari dhe
sekretar Tare Kalo. Sipas nje kopjoje te
procesverbalit porosit e Mitat Frasherit ishin:
1)Te shmanget me cdo menyre lufta civile se asnje
shqiptar s’eshte i tepert. 2) Te mos ballafaqohemi ne
front me Gjermanet. 3)Asnje kontakt me pushtuesin e
ri e bashkepuntoret e tij. 4)Ne qytet puna te jete sa
me e fshehte .5)Te punojme ne popull qe te pergatitemi
per nje faze te re te luftes clirimtare.Tare Kalo
perpiloi traktin qe do te shperndahej ne popull.Koco
Muka dhe Faslli Frasheri pas kesaj u bllokuan nga
partizanet ne Polican. Çeta e Lazaratit ne bised
meBedri Spahiun dhe Shemsi Totozanin i liron pa
konflikt. Batalioni Shefqet Pecit dhe Islam Radovickes
,si beri reprezalje ne Gjirokaster , ku vrane
Muzafer Sheun me djalin e tij 15 vjecar, Hajro Laten,
Tare Kalon me te atin Boco Kalon, mbriti ne Lazarat.
Te 300 partizanet u strehuan ne familjet e
Lazaratit.Komanda Partizane per te treguar “drejtesi
e disipline” vrau nje djalosh partizan nga Kuci se
gjoja kish mar ne nje dyqan ne Gjirokaster 2 defter
leter. Efekti ne popull qe i kundert .Per
kunderpergjigje batalioni ballist qe ato dite mori
emrin «Tare Kalo». Arestoi ne Gjirokaster mbi 20 djem
si Gaqe Rebi, Zihni Hoxha ,Musa Xhiku, Sejdi Berberi
etj dhe i solli ne Lazarat per ti gjykuar, por ceta
e Lazaratit i liroi dhe i coi perseri ne qytet. Ne
situaten e krijuar Kryepleqesia dhe komanda e cetes
kerkuan nga prefekti Vehip Runa arme dhe municion per
mbrojtjen e fshatit per cdo eventualitet. Idriz Jazua
kishte raportuar tek Gjermanet ,si komandant i
policies qe ishte se Lazarati eshte fshat komunist
dhe ze rrugen nacionale. Vetem nderhyrja e prefektit
Vehip Runa ndaloi artilerine gjermane te shkateronte
fshatin tone . Tere dimrin 1943-44 e deri ne qershor
Lazarati do qe streh e forcave balliste e partizane
njekohesisht.Per kete bashkejetese Enveri do ta
kritikonte rende Bedriun.Ne qershor 1943 vriten ne
stane nga Gjermanet lazaratasit Azem Tuli e Neki
Doraci qe su permenden dhe su bene kur deshmor.Ne
naten e 18 korrikut 1944 nje battalion i brigades 8
te drejtuar nga Sotir Mero e Jorgo Selo godet
befasisht Lazaratin.A ishte ky nje urdher nga E A M
i? apo urdher nga Enver Hoxha ?Kjo enigma nuk u
zbardh kurre. Zevendes komisar i brigades Bajram
Sinoimeri deklaron:”Sulmi mbi Lazarat nuk qe ne planin
tone operativ” Pas disa ditesh u be pajtimi ne Sheper
ne komanden e qarkorit dhe pak kohe me vone Bedri
Spahiu me tone te qeta vjen ne Lazarat e kerkonte
bashkepunim nderkohe qe Gjon Banushi qe i rinte ne
krah kerkonte konflikt.Ai mori pergjigjen e merituar
nga Bido Latifi. Lazarati krenar edhe pse 45 vjet u
etiketua ballist , mbeshtetej ne rrenjet e
nacionalizmit e jo ne deget e politikes se ciles nuk
e ka ne traditen e vet ti neneshtrohet verberisht.

ZIA
BASHA

Historian.
LUFTA E LAZARATIT ASPEKT I LUFTES CIVILE NE SHQIPERI

Lufta e Lazaratit eshte perplasja me arme midis
banoreve civile t fshatit nga njera ane dhe e
formacioneve te organizuara Partizane nga ana tjeter
. U zhvillua naten e 18 dhe 19 korrikut 1944.Cili
ishte shkaku i kesaj beteje te pergjakshme?-Dihet qe
shumica e Lazaratit u reshtua ne anen e organizates
nacionaliste Balli Kombetar, dhe mori pjese ne
betejat e zhvilluara kunder pushtuesit Italian e atij
Gjerman. Ky rreshtim ishte ne mbeshtetje te programit
te Ballit Kombetar misheruar ne dekalogun e tij.Ishte
kunder nje pjese te programit te Partis Komuniste ,
prandaj dhe ne anene saj u afruan me pak element nga
Lazarati..
Te dy krahet i bashkonte lufta per clirimin e vendit
dhe kjo bente qe shumica balliste nuk e shifte si
armike pakicen komuniste ne fshat (fale dhe tradites
se fshetit). Pra edhe fillimi i kesaj perplasje e
kishte shkakun jasht fshatit dhe jo poshte ne baze por
larte ne udheheqien e e ushtrise partizane . Ne
kete perjudhe formacionet partizane ishin forcuar e
zgjeruar shume. Njekohesisht pushtuesi gjrman pesonte
perdite humbje ne lindje dhe nuk ishte e larget dita
e kapitullimit .Natyrisht Partia Komuniste ne keto
kushte kishte si objektiv kryesor marjen e pushtetit
pas lufte , te cilin nuk deshironte ta ndante me
askend. Ne sherbim te ketij qellimi tehun e luftes e
drejtoj kunder organizatave apo partive te tjera si
kunder Ballit Kombetar, dhe Legalitetit.Hapat e para i
hodhi me prishjen e njeanshme te marveshjes se Mukjes
dhe me pas shpallje lufte kunder Ballit Kombetar dhe
Legalitetit. Ne kete kuader u realizua masakra e
Libohoves dhe goditje te tjera ne te gjith vendin ne
zonat nacionaliste.Ne kete kuader u pergatit dhe sulmi
i 18 Korrikut kunder Lazaratit.Dihet qe nje nga armmet
kryesore te ushtris partizane ishte befasia , por ne
rastin e Lazaratit u perdor dhe pabesia.
Me kerkesen e komandes partizane u organizua nje
takim i shtabit partisan ne Lunxheri dhe
perfaqesuesve te fshatit ne te cilen u kerkua te mos
pengoheshin dhe sulmoheshin formacionet partizane
gjat kalimit ne teritorin e fshatit per te rethuar
formacionet gjermane ne Gjirokaster . Perfaqesuesit e
fshatit ishin dakort dhe se nuk do tu sillnin asnje
shqetesim ,por per te shmangur plotesisht cdo incident
qe mund te sillte nata u vendos qe kalimi neper
teritorin e fshatit te behej diten.
Ne te njejten kohe shtabi partisan kishte pergatitur
planin per te sulmuar Lazaratin, plan per te cilin
banoret apo perfaqesia e fshatit nuk kishin asnje
informacion. Por duke njohur mir komunistet , dhe
veprimet e ushtris partizane ne zonat qe goditen para
Lazaratit . Pas takimit fshataqret riten gadishmerine
per mbrojtje dhe pergatiten planet e mbrojtjes deri ne
detaje nga nje shtab mbrojtjeje qe u krijua enkas pas
takimit. Aq te bindur ishin sa qe u be bilanci i
njerzeve te armatosur, sasia e municioneve, pozicionet
e mbrojtjes , u caktuan patrulla naten,per te
kontolluar hyrjet e fshatit. etj. Dhe kishin te drejte
se ne urdherin luftarak te shtabit partizante 17
korrikut parashtrohej:
- Batalioni I pare te zinte pozicionin ne anen
jugore te fshatit ndermjet Lazaratit dhe Dervicanit,
dy batalionet e tjera te brigades se VIII te , i
dyti dhe i katerti si dhe batalioni i pare i grupit
te pare te zones operative do ta rethonin nga lindja
veriu dhe veri-perendimi pasi te kishin shpartalluar
forcat armike ne kalane e Gjirokastres. Ne
bashkeveprim te gjitha keto forca do te asgjesonin
armikun ne Lazarat te perbere nga 200 balliste . Kjo
ishte situate ne mbremjen e 18 korrikut ne Lazarat
dhe rreth tij.
- Bindja se do te sulmoheshin kishte rritur
maksimalisht shkallen e vendosmerise per tu
mbrojtur,nje mobilizim total per te mbrojtur femijte,
vehten dhe pronat e tyre. Parashikimi ndonse i hidhur
u be realitet ne oret e vona te 18 korrikut. Grupi i
patrulles te hyrja e shkolles i perbere nga Safet
Bejko, Hysen Brahimi, Dalan Dalani , ndjen levizjen
ne haliq dhe japin urdherin –Ndal!. _ Jemi fshatare
pergjigjen nga ana tjeter . Parullen ! theret
patrulla.. Ne vend te saj nje bresheri automatiku ne
drejtim te patrulles tone. Alarmi u perhaps ne te
gjitha pozicionet rreth fshatit.
- Lufta kishte filluar me pare kur partizanet
kishin therur ne gjume nje rojtar kafshesh ne bisht
te fshatit , Braho Rushiti.
- Mbrojtja ishte realizuar ne shume pozicione te
vendosura ne pikat me dominante te fshatit.
-Ne Shosholla ishte vendosur nje mitroloz
breda dhe disa arme nga Mato Basha, Hamet
Mahmuti Zenel Mahmuti etj.
Ne Bregun e Bashe luftonin Dalip Basha ,
Murat e Xhemal Basha ,Serjan Ahmeti, Rapo e Bilush
Kazma ., Shaban Gjini etj.
Ne avlline e Laze Xhaferit ishin vendosur dhe
qellonin ne drejtim te Buzes , Hamet Dalani, Kamo
Toti, Hyso Mati etj.
Ne mure ishin pozicionuar Abaz e Skeno Rabi,
Mahmut Aliko,Ferat Llagatura etj.
Nga shtepite e Alike luftonin Ali Aliko me
djemte Hetemin, Seitin , e nipin Laverin.
Ne avllite e Proke qellonin po ne drejtim
te buzes Idriz e Beshir Proko,Zenel e Kalo Brahimi,
Sulo Selimi etj.
Te Lemi Kide luftonin Skender Krishti,
Metat Pollo , Banush Pollo, Jace Meci, Sulo Hiri, etj.
Ne lera te Gjoke luftonte grupi i perbere
nga Tahir e Shuraip Çela, Rustem Mamo, Hyso Boci ,
Ago Gaba Ramiz Buci etj.
Pervec ketyre kishte dhe shume pozicione te
tjera qe luftonin individ te vecante..
Beteja vazhdoi e ashper gjat gjith nates .Ne funksion
te perqendrimit te zjarrit te partizaneve u bene
cvendosje dhe ndrim pozicionesh te kordinuara., duke
perqendruar zjerin mbrojtes ne zjarin e dendur te
armikut. , keshtu avllia e Majke, Sheshi Xhamise,
Kulla e Perjele , shtepite e Male e te Buzhere ,
Lerushku u bene pozicionne te dyta duke perqendruar
mbrojtjen ne drejtim te Ledheve dhe Buzes. Afer
mengjezit u konstatua se gjat eresires se nates
formacionet partizane kishi perparuar ne dy pika :
te shkolla dhe Qisha e Gjoke. Pikerisht ne kete
drejtim u perqendrua edhe goditja e fuqishme .U formua
nje grup nga Dalip Basha , Skender Krishti, Jaco Meci
, Abaz Rabi , Shaban Gjini ,Murat Basha etj dhe me
thirjen inkurajuse te antarit te shtabit te mbrojtjes
Dalip Basha “para djema “ duke realizuar nje sulm te
fuqishem me bomba e arme te tjera ne oborin e
shkolles dhe nen murin rrethus te saj , ku ishte
vendosur pozicioni avancuar partisan. Ne mes te tymit
e flakes grupi i rethusve u largua poshte rruges se
Ledheve nen mbrojtjen e nje zjarri te dendur qe vinte
nga Qivuret. Mbrojtsit vazhduan ndjekien por me qe
tereni qe i zbuluar ne nje kohe te shkurter u
plagosen njeri pas tjetrit Jaco Meci, rende , Dalip
Basha dhe Skendo Krishti me lehte.
E njejta taktik u ndoq dhe nga grupi qe luftonte ne
lagjen e Gjoke , kunder grupit te avencuar te qisha e
gjoke te cilet u thyen dhe u zvariten poshte rruges
drejt lisave te Manushes dhe gropes se Gogolit.
Nderkohe shtabi partisan sipas planit te bere me pare
futi ne veprim batalionin e katert duke filluar nga
qivuret e Gjoke . Por edhe keto perforcime nuk paten
sukses sepse u goditen nga mbrape nga fshataret qe
ishin ne Qivure te Gjoke ( ndodheshin ne mal ne punet
e tyre).Ky grup i perbere nga Reit e Karafil Gaba ,
Muho Bejko, Nelo Gjini , Lufti Gjyli ,Hysen Basha , H
Bega nga Golemi etj, te cilet i detyruan forcat e
batalionit te katert e te dyte te largohen poshte ne
drejtim te haliqit te Teqese dhe drejt fushes.
Grupi tjeter zbriti drejte Mushajadhes i perbere nga
Nele Shurdhi, Xhevdet Basha , Pelivan Gjini, Hekuran
Toti, Zeqo Aliko , Zilfo Basdha Surja Basha, Hasan
Proko, Tafil Gjini, Tafil e Sami Meci,Feim Gerveshi
etj, duke i detyruar forcat e batalionit te dyte te
braktisin perfundimisht pozicionet dhe te largohen
poshte ne drejtim te fushes.
Ndjekia ne te tre krahet vazhdoi deri ne Ledhe ,
jasht teritorit te fshatit. Ketu detyra quhej e
perfunduar.Sulmi partisan mbi banoret civil deshtoi.
Ne beteje mbeten 5 te vrare nga pala mbrojtese :
Brahim Rushiti, Bako Skendi, Haxho Bejko, Lalo Gaba e
me pas Murat Basha,si dhe tre te plagosur qe u
permenden me larte. Ndersa pala sulmuse pati te vrar e
te plagosur qe nuk u deklaruan kurre. U tha 9 vet,, u
tha 18 madje dhe shifra te tjera por c rendesi ka
kjo , rendesi ka qe ishin shqiptar dhe u vrane nga
paudhesite e atyre qe urdheruan kete lufte Per
lazaratasit asnje shqiptar nuk ishte i tepert por
femijte duheshin mbrojtur me cdo kusht.Per te mar
pushtetin Enver Hoxha njerzit qe vriteshin nuk kishin
rendesi.Per pushtet u imponua kjo lufte vellavrasese
,civile ku luftonin kunder njeri tjetrit Zenel, Kalo,
e Hysen Brahimi te detyruar per jeten e femijve, dhe
ne anen tjeter Mufit e Surja Brahimi te urdheruar.Nuk
mund te gjejme c kritere te tjera nuk ploteson kjo
lufte per te mos u quajtu civile.Por ndoshta nje dite
historia do te thote fjalen e saje qe jo vetem fundi
i luftes por dhe fillimi i saj ishin lufte civile ,
kur kokat te jene te ftohta dhe pena te ecij pa
ndrojtje.

Sali Rabi.

Bilo Birbili

LAZARATI PAS LUFTES SE DYTE BOTERORE
( Periudha e socializmit)

Mbarimi i luftes se dyte boterore e gjeti Shqiperine
te shkateruar me deme te theksuara ekonomike dhe me
humbje te medha ne njerez si pasoje e pushtimeve te
njepasnjeshme Italiane dhe Gjermane por edhe si pasoje
e luftes vella-vrasese ku degjeneroi lufta
clirimitare. Lazarati nuk i shpetoi ketyre pasojave.
Nga ana ekonomike u demtua ne blegtori ne te mbjella
kurse ne njerez, u vrane 11 vete prej te cileve,
Muhanet Gjolleshi Muhedin Krishti, Bastri gerveshi,
Hasan Skendi Cerciz rabi dhe Hurma Cela ne krahun e
forcave partizane, ndersa Haxho Bejko, Lale Gaba,
Murat Basha, Bako Skendi e ibrahim Rusho u vrane gjate
sulmit qe ju be fshatit nga forcat partizane ne 18
korrik 1944. Clirimi i vendit ne nentor 1944 u
shoqerua me propagande te madhe per te mirat qe do te
vinin nga pushteti i quajtur popullor por qe ne fakt
ishte pushteti i partise Komuniste i fshehur nen emrin
e frontit demokratik. U trumbetua se nuk do te kishte
hakmarje ndaj kundershtareve politik por vetem ndaj
atyre qe kishin lyer duart me gjak. Per kete arsye nga
Lazarati i cili verete ishte kundershtar ne ide me
regjimin komunist por nuk kishte shitur interesat
kombetare por perkundrazi i kishte mbrojtur ato dhe
ishte munduar te shmangte vella-vrasjen dhe nuk u
larguan
shume njerez.
Ne nje liber te Sadik Bejkos”Kur shteti vret poetet”
ku ben fjal per vrasjen e shkrimtareve midis te
tjerave shkruan…….tregonte se shteti komunist nuk
dota haronte kurre pren e vet te parapelqyer ,
klasen e permbysur.Me kete donte te tregonte se
meshir s’do te kishte kurre per askend,por meshire
s’do te kishte sidomos per te permbysurit. Ne librin
e tije Sadik Bejko sjell, midis shume deshmish, nje
refim trondites te nje prej shefave kryesore te
diktatures.«Ne nje takim ne rreth te ngushte ,ish
ministri brendshem ,Kadri Azbiu, me cinizem ka pranuar
se fshataret e pasur, tregetaret , pronaret na mbajten
me buke e me veshje gjate luftes sone partizane. Dhe
tani qe ne I shpallem te deklasuar dhe armiq ata prap
po na ndihmojne. I vume nden pranga dhe I mbyllem ne
kampe qe falas te na thajne kenetat, te nxjerrin
mineralin e nentokes , te ndertojne aeroporte ,
pallate banimi , kanale vaditese …… I keqtrajtojme ,
I burgosim , I vrasim, kot se koti dhe kur te duam.
Nga ky tmer e nga kjo llahtari , friksohet ne palce
e gjith pjesa tjeter e popullit dhe na bindet. Disa
prej tyre , me hir, por me shum me pahir, i kemi
kthyer ne spiune, ne bashkepuntoret tane . Keshtu ,
klasat e permbysurakane punuar dhe punojne per ne »
Keto radhe nuk kane nevoje per koment, Lazarati eshte
trajtuar i gjithi keshtu.
Me kete llogjik te atij pushteti te sapovendosur
menjehere filloi nga hakmarrja ne Lazarat duke
arrestuar, Hysni Pollon, Riza Skendin, Rustem
Skendin, Etem Alikon, Ismail Gaben etj e duke montuar
gjyqe popullore me akuza te pavertetuara e me denime
qe shkonin nga 10-15 vjet burg deri ne maksimal (me
vdekje). Nga ana tjeter ne zyrat e shtetit dhe ne
opinion filloi te perhapej nofka (Ballistet e
Lazaratit) na kane vrare dhe Lazaratasit te
shikoheshin me dyshim dhe te diskriminoheshin ne c’do
aspekt te jetes. Ne kete situate ne prill te 1945 disa
djem Lazaratas te mobilizuar ne ushtri duke ndjere
rrezikun e arestimeve qe kishin filluar ne mase u
detyruan te arratiseshin ne Greqi. Shteti komunist
gjeti rastin dhe reagoi ne manyre te ashper dhe ne
qershor 1945, arestoi dhe internoi ne kalane e Krujes
reth pesedhjet vete pleq gra dhe femije Lazaratas.
Midis tyre Dylbo Bobin, Sheko Basha, Zelo Llagatura,
Haxho Llagatura, Resul Gaba, Shero Gaba, Shefiko Gaba
me vajzen 1 vjece Adili Gaba, Rabi Gaba, Bajo Gaba,
Istref Mahmuti, Bame Mahmuti, Fadil Mahmuti, Osman
Aliko, Fati Aliko, Gjyllso Aliko, Sulltana Aliko me
djalin e saj 1 vjecar Shuaip Aliko, Pane dhe Lalo
Toti, Axhem Toti, Ali e Nexhip Toti, dhe vellai i tyre
i vogel i cili vdiq ne kruje nga kushtet miserable te
internimit dhe mjaft e mjaft te tjere. Lazarati
historikisht nuk kishte patur pronare te medhenj
agallare por secili ne pronen e vete, dikush blegtor
dikush bujk jetonin ne nje nivel mesatar, midis tyre
sigurisht kishte disa e cilet kishin me shume pasuri.
Pushteti qe po propagandonte barazine dhe qe bente
lufte politike kunder pronareve do te gjente edhe ne
Lazarat persona dhe ti cilesonte me nofken perbuzese
(kulak). Keshtu u cilesuan kulak, Bido Basha, Bako
Buzheri, Serjan Athmeti e Celo Gjolleshi megjithese
ketij te fundit dhente ja moren partizanet qe gjate
luftes.
Ne 1946 pushteti reklamoi me te madhe dhe beri
reformen agrare duke marre token e atyre qe kishin
shume e duke u a dhene atyre qe s’kishin ose kishin
pak. Lazaratasit si gjithe shqiptaret e ndershem nuk e
priten mire marrjen e prones se te tjereve por
megjithate nje pjese e tyre qe nuk kishin toke u
gezuan dhe shpresuan se do beheshin me mire. Por shume
shpejt u pa se kjo ishte nje farse sepse megjithese
mjetet e punes ishin shume te prapambetura (parmende
me qe) dhe rendimenti i prodhimit ishte minimal,
shteti vendosi taksa shume te larta, shume here
absurde
si psh : nuk kishe pula por do jepje veze, nuk kishe
dhen por do jepje mish dhe lesh etj. Keto taksa
(detyrime) gradualisht u bene tmerr per popullin duke
u shoqeruar me terror dhe burgime si ne rastin e
plakut 70 vjecar Ago Rabi, Mestan Kociu, Ramiz Buci e
shume Lazaratasve te tjere qe kaluan disa vjet neper
burgje me akuza absurde si agjitacion e propagande
etj. Ne vitin 1950 filloi vala e dyte e terrorit ne
Lazarat me arestimin e Jonuz Bocit, Veliko Selimit,
Omar Celes, Esat Celes, Nuri e Veliko Brahimit, Bari
Gjolleshit, Barjam Birbilit dhe plakes Hava Gerveshi
me akuze tradhti ndaj atdheut. Nga keta, Jonuzi, Omari
dhe Veliuka u denuan me pushkatim dhe u ekzekutuan
papritur pergjigjen e plote te procedurave gjyqesore.
Te tjeret u denuan nga dhjete der ne njezete vjet
burg. Ne fakt nuk kishin tradhetuar atdheun por
urrenin regjimin dhe shpresonin te permbysej diktatura
komuniste qe po o bente cdo dite e me shume deme
vendit. Ne vitet e mevonshme arestimet dhe internimet
vazhduan ne menyre ritmike. Keshtu ne vitet 1955-1956
u arestuan Kajtaz Gaba e Serjan Ahmeti dhe internohet
ne Burrel, Resul Gaba dhe Shefiko Gaba me familjen
deri ne 1969. Arestohet dhe cmendet nga torturat ne
hetuesine komuniste djaloshi Novruz Dalani, arestohet
dhe lirohet Kalo Derxho i cili per te mos rene prape
ne duart e hetuesise aratiset jashte shtetit sebashku
me nipin e tij Veliko Kociu. Ne 1957 arestohen Rehit
Gaba dhe Karafil Gaba dhe vritet ne menyre te dyshimte
i rethuar nga forcat e policise Nelo Gjini. Ne1973
arestohen dhe denohen me akuza fallco tre adoleshente,
Cajup Bejko, Xheladin Boci dhe Bilal Rabi. Ne 1982
burgoset Shukri Basha me akuzen agjitacion e
propagande ne 1982 riburgoset me akuza te sajuara
Kajtaz Gaba e duke e mbyllur kete varg arestimesh me
arestimin e veterinerit te fshatit Memo Kazma ne 1986.
Ne drejtimin ekonomik mbasi fshataret u torturuan vite
te tera nga presioni per detyrimet ne 1956 toka qe iu
dha me aq buje, ju mor perseri nga shteti per te
formuar kooperativat bujqesore. Shteti perseri
Lazaratin vazhdoi te shikonte me syrin e njerkes.
Ndersa kooperativat fqinje si, Dropulli, Asim Zeneli
etj ndihmoeshin nga shteti si ne lehtesimin e tatimeve
ashtu dhe ne kreditimin e tyre Lazarati sulmohej duke
i quajtur dembele e duke ju vene ne krye drejtues te
pashkolluar por militante te partise komuniste. E
ndersa kooperativat pereth mirnin 100 deri me 150 lek
per dite pune kooperativa e Lazaratit merte 40 deri ne
70 lek duke e katandisur fshatin ne nje varferi
ekstreme. Kur ne fshatrat e tjere ishin ndertuar
ujesjelles me vite Lazarati vetem ne 1959 duke i
paguar vete tubacionet (c’do shtepi) e duke punuar per
hapjen e kanalit me pune vullnetare mundi qe te sillte
nga sopoti pak uje ne fshat. I njejti diskriminim u be
dhe ne drejtim te elektrifikimit. Ne 1968 fshatrat e
Shqiperise dhe ato te Gjirokastres u elektrifikuan
ndersa Lazarati fare afer qytetit nxinte deri sa ne
rrugen nacionale kaloi nje udheheqes politik i kohes
qe
urdheroi berjen urgjente te elektrifikimit. Ne
punesimin ne administrate ishte po e njejta gjendje
diskriminuese, me perjashtim te djalit Lazaratas Sadik
Boci i cili si partizan i oreve te para dhe besnik i
bindjeve te tij komuniste,por qe punonte me ndershmeri
e zotesi, vazhdoi te qendroje ne
administraten partiake dhe shteterore si dhe 2-3
oficereve qe kishin merita lufte, ne pjesen civile te
administrates nuk u punesua njeri. Aq i madh ishte
mosbesimi ndaj Lazaratasve sa qe mjafton te themi se
nga 1950 e deri ne 1990 nuk u vesh asnje polic e jo me
te dilte oficer policie dhe te punesohej ne organet e
puneve te brendshme. Ashtu sic u tha me lart edhe
kryetaret e kooperatives dhe sekretaret e partise
megjithese te pashkolluar i sillnin nga qyteti ose nga
fshatra te tjera. Ne drejtim te arsimimit me
perjashtim te kurseve kunder anafalbetizmit te viteve
te para te pasluftes te cilat ishin masive ne vitet e
mevonshme dhenja e te drejtave te studimit ishte shume
e kufizuar. Ndersa ne disa fshatra te rethit tone me
dy- treqind banore jepeshin 10 deri ne 15 bursa te
larta ne vit, ne Lazarat me mbi 2000 banore jepeshin
vetem 2-3 te mesme dhe rralle ndonje e larte. Kjo
solli qe numri i djemve me shkolle te larte para
viteve 90 te ishte i paket, vetem disa mjeke dhe disa
arsimtare te shperndare ne te katert
anet e shqiperise. Pushteti me keqdashje komentonte se
gjoja Lazaratasit nuk ishin arsimdashes, gje e cila u
hodh poshte pas viteve 90 ku Lazaratasit vershuan
neper shkolla te mesme e te larta ne Gjirokaster dhe
Tirane dhe per te ilustruar kete, sot ne universitetin
‘Eqerem Cabej’ studiojne mbi 90 djem e vajza
Lazaratas. Po ashtu u hodh poshte akuza e
ish-sekretareve te pare se Lazaratasit jane dembele
kur mbas viteve 90 me dhjetra Lazaratas krijuan
biznese te suksesshme ne Gjirokaster e deri ne Tirane
dhe brenda 10-12 vjetesh ndertuan vec mjaft vilave nje
fshat te ri ‘Kordhocen’ me mbi 120 shtepi.
Per te gjithe kete diskriminim Lazaratasit kur ishin
mundesi e ngrinin zerin por filosofia e partise ne
pushtet permblidhet ne pergjigjen qe ish-sekretari i
pare Rapo Dervishi ne vitet 60 ju dha kerkesave te
fshatareve me fjalet :-‘ C’kerkoni ju, mos kujtoni se
jeni Kuci ?’. Megjithese edhe fshatrat e tjere te
Shqiperise vuajten po ashtu si Lazarati ne regjimin
komunist. Megjithate Lazarati i mbijetoi diktatures
50-vjecare komuniste dhe sot ecen ne rrugen e
demokracise.


Njazi Mahmuti & Bahir Basha.Hodo Çelo


__________________________________________________

18 korriku i vitit 1944, apel vllazërimi për të gjitha
kohrat


Gjatë rrjedhave të historisë së një populli, ka
momente dhe pika të errta prej të cilave, nxirren
mësime të vlefshme, pa eksperimentuar të shkuarën. Në
historinë e luftës që shqiptarët bënë kundër
fashizmit dhe nazizmi(1939-1944), ka disa momente të
tilla që shumë kush i ka etiketuar si luftë civile a
vëllavrasëse. Nuk besoj se, nxitohemi të arrijmë në
konkluzionin e sipërthën, po as përfitojmë në se nuk e
shohim me objektivitet, ngjarjet e 18 korrikut të
vitit 1944 në fshatin Lazarat. Deri më sot, janë
botuar me mijra faqe për historinë e luftë, por
ngjarjes së Lazaratit, nuk i është kushtuar asnjë
rresht prej historiografisë shqiptare.
Historia që nga momenti i mbarimit të luftës e deri
në ditët tona, është trajtuar sipas parimit, historinë
e bëjnë historianët por nënë diktatin e pushtetarëve.
Cilido mund të arrinte në këtë konkluzion, në se do të
shihte, se gjatë viteve 1945-’90, edhe për shkak të
kësaj ngjarje, Lazarati u etiketua si fshat
“ballistësh”. Ndërsa pas viti 1990 ka ndonjë shkrim e
dëshirë për hiperbolizimin e saj. Historiografia e
djeshme, i trembej trajtimit të kësaj ngjarje, si
“delja gërshërës”, ndërsa sot, institucionet shkencore
dhe punonjësit e tyre, i tremben trajtimit të gjithë
historisë së luftës.
.
Për gjykimin e problemeve historike të një kombi, ka
një peshore permanente, peshorja e vlerave kombëtare.
Çdo njgjarje a fenomen historik, duhet të vendoset në
këtë balancë që të mund të marrë vlerësimin e duhur.
Po qe se do të të vendosim këtë ngjarje në këtë
konteks dhe në konteksin e momentit në të cilin
ndodhej, zhvillimi i luftës antifashiste në Shqipëri e
në aranën ndërkombëtare, do të vemë re se, nuk kemi të
bëjmë me një veprim të rastësishëm. FANÇL dhe PK e
kishin të qartë së së shpejti lufta do të mbaronte.
Qarqe brenda lëvizjes antifashiste, për të arritur
edhe synime të tjera, zbatuan parimin; forcimi i
pozitave politike në luftë për të siguruar të ardhmen,
bëhet me luftë. Lidershipi i kësaj lufte i E.
Hoxha(Tarasi) në letrën e tij datë 29 shtator 1943 i
shkruante N. Spirut. “S’duhet humbur kohë, por zjarr
për zjarr, t’i vëmë zjarrin Ballit dhe zogistëve dhe
në këtë përpjekje ne mendojmë se do të fitojmë shumë
dhe do të humbasim hiç”.(AQSH/AP, F. 14, viti 1943,
dos. 20).
Ndaj Lazaratit, si një fshat prezent me kontributin e
tij në të gjitha etapat e zhvilimit të historisë dhe
me një natyrë heroike, e karakter kombëtar, veprimet e
armatosura i kapërcenin kufijtë e veprimeve thjeshtë
të një politike të ditës, për llogari të qarqeve
politike të brendshme që synonin pushtetin e pas
luftës.
Ti japim Çezarit atë që i takon Çezarit. Bijët e
Lazaratit si gjithë shqiptarët e tjerë u rreshtuan në
frontin kundër pushtuesit, jo për ideale komuniste të
anançuara prej PK, as për ideale republikane a
monarkiste të anançuara prej BK e Legalitetit, por për
ndjenjat atdhetare e liridashëse. Ngjyrat politike u
përvijuan dhe thelluan më vonë,pas Marrveshjes së
Mukjes, veçanrisht, në fund dhe pas luftës ato u
theksuan dhe morën karakter penalizues.
Njgjarja e 18 korrikut të vitit 1944 në fshsatin
Lazarat, është një nga episodet dekonspiruese të
veprimeve vëllavrasëse. Cilido shtron pyetjet:
Përse, ky fshat u sulmua nga batalioi i II i Brigatës
së VIII?
- Mos ndofta, kërkohej të ngrihej KANÇL i fshatit? Ky
problem ishte i zgjidhur.
- Mos kërkohej rrugëkalim? Edhe ky problem kishte
marrë zgjidhje, me marrëveshjen për kalim të lirë të
forcave partizane, nëpër rugën që të çonte nga
Kordhoca nden Lazarat dhe te delej mbi Gjirokastër.
- Ka zëra që konfirmojnë se kërkohej të eleminohej
çeta e Ballit që funksiononte në fshat nënë komandën e
Hysni Pollos. Si argumenta pro kësaj teze rreshtohen:
Denoncimi i Marrëveshjes së Mukjes. Lufta e Grehotit
shtator 1943. Ngjarja e Libohovës 1944 etj.,
Në AQSH, gjendet një dokument, i cili pasqyron
urdhërin e sulmit, por jo motivacionin. Kryerja e
këtij sulmi, natën dhe në fshehtësi,duke shkel
marveshjen, dëshmon për ndërgjrgjësimin dhe
vendosmërin e FANÇL, për ta goditur me armë këtë
fshat. Është jashtë çdo llogjike të luftës, sulmi mbi
gjithë fshatin prej forcave partizane shqiptare, me
përjashtim të qëllimit për larjen e hesapeve me
kundërshtarët politik.(Përkrahësit e BK) Në këtë
konkluzion arrijmë po të kemi parasysh se :
- Rrugët midis FANÇL dhe BK, tashmë ishin të ndara.
Koha e gjuhës së përbashkët veçanrisht në nivelet
lokale ishte harruar. Bedri Spahiu njeri prei
figiurave kryesore të PKSH në Gjirokastër, më 23 maj
të vitit 1943 e vlerësonte pozitivisht bashkpunimin me
ballin dhe vijën politike të tij ndaj luftës. Ai nuk
shihte ndonjë ndryshim midis BK dhe Frontit. “Ismail
Golemi,-shkruante ai-interpreton mirë vijën politike
të Ballit Kombëtar, Konformë me vijën politike të
luftës nacional çlirimtare”.(M.D. Shqip....AQSH, F.
17, v. 1943, dos. 12) Madje paradoksi qëndron në
faktin se: Me forcat partizane, ishin prezent edhe dy
djem të Lazaratit, njeri prej të cilëve edhe u plagos.
Se në Radhët e FANÇL, ishin rreshtuar disa bijë të
fshatit Lazarat, si Sadik Boci, Myfyt Brahimi, Isuf
Bobi, Muedin Krishtin, i cili ishte shok me Qemal
Stafën dhe e kishte shoqëruar atë për në Gjirokastër
etj., Se në këtë periudhë Lazarati kishte dy dëshmor;
Muhamet Gjonlleshin,varur në shkurt të vitit 1943 në
Tiranë dhe Muhedin Krishtin, vrarë në Polis dhjetor
1943.
-Pas marrveshjes së Mukjes drejtuesit të Lartë të
Frontit Nacionalçlirimtar dhe të PKSh, udhëzonin se
“duhet ta pastrojmë popullin nga gjëmbat”, nënkupto
nga Balli Kombëtar. U harruan lufta e Gjormit,
Selenicës, Mallakastrës, Kolonjës, Skraparit etj., në
të cilat focat e çtave të BK luajtën një rol të
rëndësishëm për fitoren mbi fashistët. Fronit kishte
kryer disa aksione me armë kundër BK dhe përkrahësve
të tyre, si në Libohovë gusht 1943, 14 shtator 1943 në
Grehit, në fshatrat e Lushnjes tetor 1943, Vlorë,
Peqin, Dumre tetor 1943, Pogradec tetor 1943, në
Dukagjinë më 30 nëntor 1943. Gjatë vitit 1944 u kryen
disa veprime luftarake për të eleminuar kundërshtarët
politik; si në Martanesh mars 1944, masakra e Dunicës
së Korçës mars 1944, në Buzëmadh të Kuksit shtator
1944, në Kuç të Vlorës pas vrasjes së Memo Metos etj.,
e vetmja përpjekje ku forcat e Frontit
Naçionalçlirimtar dështuan kundër BK dhe përkrahësve
të tyre ishte; Lufta e Lazaratit 18 korrik 1944.
- Edhe kushtet ndërkombëtare ishin më se të favorshme
për FANÇL.Tashma shqiperia ishte lene ne lindje .
Të gjitha këto rrethana të mara së bashku, në gjykimin
e protagonistëve të luftës deshifroheshin si moment i
marrjes së masave për sigurimin e pushtetit, i cili u
deklarua një domosdoshëri dhe se: “Të gjitha partitë e
tjera reaksionare....synonin vetëm marrjen e
pushtetit,-kjo sipas liderëve të PK-ishte
antipopullore”.
Përpjekja për të nënështruar Lazaratin, dështoi në saj
të vendosmërisë te burrave dhe grave te fshatit per te
mbrojtur jeten e femijeve te tyre . Por gjithësesi kjo
ngjarje e erret mbetet në kujesën popullore,si nje
moment i dhembshem ku shqiptaret luftuan kunder
shqiptareve per arsye bindjeje , si një moment prej të
cilit brezat duhet të nxjerin përfundime të vlefshme
kombtarisht. Kjo ngjarje, është një apel permanent për
bashkim, vllazërim, mirkuptim. Ky konkluzin interferon
me sentencën e Lumo Skëndos: “Asnjë shqiptar nuk
është i tepërt”. Ndaj lypset ti bashkojmë forcat në
interes të zhvillimit e përparimit kombëtar.


GJIROKASTËR: 10 SHTATOR 2006.

Dr. SHYQYRI HYSI.

Historian, pedagog ne Universitetin

E .Çabej

Gjirokaster
SHKRIME TE NDRYSHME

KOMUNITETI I BIZNESIT LAZARATAS NË METROPOL
Ndryshimet demokratike që ndodhën në fillimin e viteve 1990 në Shqiperi u pasqyruan me ndryshime edhe në komunitetin e Lazaratit, që ishte nga komunitetet e para që i përkrahu këto ndryshime. Të etur për një ekonomi tregu që e kishin ëndërruar me kohë, por që sistemi i kishte privuar nga kjo e drejtë, banorët lazaratas në fillimin e atyre viteve u bënë pjesë direkte e liberalizimit të ekonomisë.
Një pjeseë djemve të këtij komuniteti të cilët kishin emigruar në Greqi u kthyen dhe hapën bizneset e tyre private. Disa prej firmave që hapën të parët aktivitetin në jug janë “Basha” e “Sopoti” e pas tyre “Buzheri”, “Aliko”, “Koçiu”, “Boci”, “Brahimi”, “Bejko - Buci”, “Mahmutaj”, “Majko”, “Mamo”, “Koli” e mjaft firma të tjera që kanë veprimtari në të gjitha drejtimet. I gjithë komuniteti i Lazaratit u përfshi në bumin e madh të zhvillimit të ekonomisë në atë periudhëe.Te gjithe punonin ne aktivitete te ndryshme tregtare .Komuniteti i ketij fshati pesoj ndryshime te medha ekonomike .Njerzit u punesuan paten investime te medha ne familjet e tyre.Ne kete komune nga njerez te cilet mezi mbanin ekonomine e tyre ku jetonin ne fukarallek te madh u kthyen ne tregtar te fuqishem ; nga 4 gropa sillazhi dhe stallat e lopeve ,tani me nje zone te prodhimit dhe biznesit(pa haruar shtrirjen e prodhimeve dhe bizneseve tona ne te kater rrethet e jugut) qe shtrihet nga kodra e Dervicanit ne jug , deri te ura e N SH N ne portat e qytetitGjirokastres,dhe me thellesi nga rruga nacionale ne lindje deri ne Lenxat ne jug perendim .Ata u bene administrator te zote te investimeve te tyre.Pas ngjarjeve te vitit 1997 biznesi lazaratas per shkak te kushteve te keqia te atij viti pesoj nje rrenie te menjehershme.shume biznese u mbyllen te tjeret pesuan nje atrofizim te madh.ekonomia pesoj rrenie dhe per shkak te ndryshimeve politiko.-ekonomike te asaj kohe.Ne shqiperi si ne te gjitha vendet e tjera biznesi mori nje hov te madh ne metropolin e saj .Zhvillimit te madh ekonomik ne Tirane ju be pjese dhe biznesi lazaratas te cilet kishin filluar ta spostonin aktivitetin e tyre nga jugu ne metropol.Te gjitha firmat ekzistuese ne Gjirokaster hapen filjalet e tyre ne Tirane . Ne te gjitha fushat e ekonomise kishte biznese te Lazaratit .Ne tregetine ushqimore ku ishin dhe pjesa me e madhe e eskluziviteteve hapen filjalete tyre ne Tirane si firmat “BASHA “ “SOPOTI” “MAHMUTAJ” “KOCIU” “BEJKO-BUCI”etj.Ne fushen e ndertimeve ku ne Tirane kishte nje bum te madh investimi, komuniteti I Lazaratit bente investime te medha dhe njeri nga keta investitor eshte Jaho Skendi , i cili ka investuar ne ndertimin e pallateve te medha ne Tirane Vore etj.Pallatet qe ndertohen ne Tirane ngjyrosen bukur me bojen “VITEX” te bizesmenit Delo Ahmeti. Nje tjeter investim i rendesishem i biznesit lazaratas eshte dhe ndertimi i linjes se prodhimit te rrjetave te telit te vellezerve Refik&Hektor Brahimi ne autostraden Vore – Tirane.Lazaratasit e ardhur ne Tirane qe e verteta nuk jane pak por rreth 40 familje e pine kafen ne lokalin e mrekullueshem “KONTINENTAL” me pronar vellezerit Dritan&Hysni Pollo .Shume te tjere kane hapur biznese te vogla me te cilet po punojne dhe jane bere pjese e ketij tregu te madh ne metropol si Tafil Meci Gafur Brahimi(qe tani eshte menaxheri kryesor i universitetit KRISTAL), Petref Brahimi, Revin Gerveshi, Berti Meci e shume te tjere .Nje pjese tjeter kane blere dyqane dhe po bejne investime .Te tjere qe jane kthyer nga emigracioni mendojne te ivestojne ne metropol kjo per shkak te zhvillimit te madh ekonomik qe ka ne Tirane. Kjo eshte nje gje shume e mire per komunitetin lazaratas ku duhet te dalim nga “guaska” tradicionale e jona .Ashtu si ne vitet e para te ekonomise se tregut ku ne treguam se kishim aftesi te investonim dhe te administronim biznese.Ti pershtateshim zhvillimit ekonomik te asaj kohe .Tani eshte momenti qe te tregohemi investitor dhe administrator te zote.Te gjitha ato kapitale financiare te cilat jane grumbulluar kete periudhe te veshtire tranzicioni te mos shperdorohen pa kriter por te kthehen ne kapitale investuese. Ndofta nje pjese e jona kane “merak”Lazaratin por ta leme ate “merak “ dhe te behemi te gjithe pjese ekonomike e metropolit ekonomik.NE METROPOL KA VEND PER TE GJITHE.


SHERIF BUCI


Pjese nga intervista e Luan Kondit mar pinjollit te Karagjozateve Flamur Karagjozi.

Jeni arrestuar disa herë apo jo?
Po. Për herë të parë u arrestova në vitin 1942. Ndënja rreth tre muaj në burg dhe më pas më liruan, falë ndërhyrjes së disa miqve të babait, që në atë kohë kishin detyra dhe funksione në Gjirokastër. Do të vijonin dhe tre arrestime të tjera, ku ndodhi si edhe në rastin e parë. Herën e pestë, ndërsa më mbanin në xhandarmëri dhe më pas, kolonel Murgja, oficer i zbulimit italian, më njohu që isha arrestuar dhe herë të tjera vendosën të më çojnë diku. Ndërkohë kishte ndodhur që Petrit Gega, ish- farmacist në Gjirokastër, ishte arrestuar dhe ekzekutuar nga fashistët në Libohovë. Mendova se të njëjtën gjë do të bënin edhe me mua dhe kështu vendosa të arratisesha. Shfrytëzova neglizhencëne e shërbimit të xhandarmërisë dhe shpërqëndrimin e vëmendjes së dy xhandarëve, që do të me shoqëronin, dhe lashë xhupin në dhomën e ndalimit, hoqa dhe syzet dhe u largova pa një pa dy nga xhandarmëria. Në këtë kohë u dha alarmi dhe kur ndodhesha rrugës në drejtim të Lazaratit, në lagjen Pllakë dhe më pas në atë Cfakë, një mitroloz italian nga kalaja shtinte me breshëri të zgjatura mbi mua. Shpëtova falë vetëm fatit tim. Më pas, i lodhur dola në teqenë e Baba Selimit dhe aty një dervish i asaj teqeje më orientoi të dilja në Lazarat. Në afërsi të atij fshati, i raskapitur, rashë pa ndjenja. Ashtu më gjetën dy çobenë të Lazaratit, që ishin djemtë e Bido Bashës, më shpunë në shtëpinë e këtij të fundit. Më përmendën dhe ushqyen dhe më pas, për arsye sigurie, pasi në fshat kishte ballistë që bënin mbledhje në teqenë e fshatit, Bido Basha më dha koburen dhe gjerdanin e tij dhe më tha të nisesha për në stanin e Xhafo Kullës. Atje ndenja derisa kapitulloi Italia fashiste.


SHTETI DHE KOMUNITETI


Ka me shume se dy jave qe ne mediat shqiptare dhe opinionin publik vazhdon te lakohet emri i nje fshati te njohur shqiptar Lazaratit.Kane folur per te shume gazetare e politikane, te afte e te paafte me dashamiresi por edhe ne mjaft raste me paragjykime dashakeqe.
Te thenat e tyre shume here kane qene jo te sakta dhe pergjithesisht te amplifikuara per interesa komerciale gazetareske ose interesa qarqesh te caktuara politike.Nje gje eshte e qarte : te gjithe kane qene jo lazaratas me perjashtim te deklaratave zyrtare te kryetarit te komunes.Kjo na obligon qe si intelektuale te ketij fshati dhe sigurisht njohes me te mire te problemeve historike ,ekonomike dhe sociale te ketij komuniteti; mbasi pritem te qetesohej zhurma ,po shprehim disa mendime per komunitetin dhe ngjarje qe lidhen me te.
Kushdo qe e njeh sado pak fshatin e di se pozicioni gjeografik i tij eshte pak i vecante.Ai vendoset ne nje shpat te thate te Malit te Gjere,midis qytetit te Gjirokastres dhe zones se minoritetit grek me te cilin pamvaresisht nga ndryshimet etnike dhe fetare ka jetuar ne harmoni te admirueshme duke ndare me te hallet ekonomike dhe sociale.Po per arsye te ketij pozicioni gjegrafik ky fshat ka qene me solid ne ndjenjen nacionale dhe ruajtjen e njefare kompaktesie e tolerance brenda fshatit si dhe me komunitetet fqinje.Periudha e socializmit per shkak te pozicionit antikomunist gjate Luftes se Dyte Boterore beri qe ky fshat te ishte i paragjykuar nga administrata e asaj kohe.Keshtu numri i te shkolluarve ishte me i paket ne krahasim me fshatrat e tjera si dhe numri i te punesuarve ne administraten e shtetit dhe i te shperngulurve nga fshati te ishte me i paket.Mjafton te permendim se,qe prej vitit 1950 deri ne 1990 asnje lazaratas nuk u punesua ne organet e rendit dhe vetem 4-5 veta ishin punesuar ne organet e Ministrise se Mbrojtjes, si oficera te thjeshte.Si rrjedhim i qendrimit te mesiperm vitet e demokracise e gjeten fshatin me nje popullsi shume te dendur rreth 3.500 banore , ne nje teritor shume te ngushte dhe teren mjaft te varfer.Mjafton te themi se nga ligji per ndarjen e tokes cdo fryme ne Lazarat perfitoi rreth 1500 m2, qe eshte me pak se 50% e mesatares se rrethit dhe 3 here me pak se e fqinjeve te tyre jugore.Pas vitit 1992 me fitoren e demokracise lazaratasit si popull i vuajtur dhe punetor iu futen punes me aktivitete private si blektorine,qe e kishin tradite,muratore dhe biznese te ndryshme si gjithe shqipetaret e atyre viteve.Nga ana tjeter ata filluan te ndertonin shtepi me hapesira te mjaftueshme dhe qe atehere e deri tani jane ndertuar me shume se 100 shtepi ose pothuaj nje fshat I ri.
Ngjarjet e vitit 1997 demtuan rrende dhe aspektet ekonomike dhe sociale te Lazaratit.Megjithate marezia totale e kohes, nuk i verboi lazaratasit ,dhe ndersa ne fshatrat e tjera te Shqiperise u dogjen shkolla dhe objekte te tjera sociale ,ne Lazarat te dy shkollat u mbrojten nga komuniteti .Jo vetem kaq por aty u zhvillua mesimi,normalisht. Por sic u tha edhe me lart per shkak te qendrimit nacionalist e antikomunist gjate Luftes se Dyte Boterore ,dhe diskriminimit te periudhes se socializmit ; ne vitin 1991 -1992-1996 dhe zgjedhejt e tjera te pergjithshme dhe locale te bera me pas ,ky komunitet ka votuar gjithmone djathtas ne menyre massive duke bere qe partia e majte Socialiste ,e ardhur ne pushtet ne 1997 ta shikoje Lazaratin si pjese ta PD-se e si rrjedhim armike te PS-se . Ky kendveshtrim jo miqesor i bere nga partia ne pushtet u duk qarte qe ne deklaratat e bera nga disa drejtues te PS-se gjate vitit 1997 te cilet deklaronin: “ na,nuk do te lejojme qe ta bejne tregetine cobanet e Lazaratit..” Deklarata keto qe u bene realitet ne menyre graduale duke u krijuar pengesa te vazhdueshme firmave tregetare te Lazaratit,jo vetem kaq por ish drejtues te doganes se Kakavies ne vitet 1998-99 deklaronin se qeveria nuk ka nevoje per taksat doganore te trgetareve te Lazaratit.E gjithe kjo solli si rrjedhim rrudhjen e bisneseve ku nga rreth 150 biznese ne vitin 1996 , ne rreth 30 biznese ne vitin 2004 .Natyrisht keto sollen veshtiresi te medha ekonomike per kete komunitet tashme prej nje populate rreth 4.000 banoresh ,shumica e te cileve te rrinj.Keta te rrinj tashme iu drejtuan emigracionit ne Greqi ku kishin veshtiresi per viza,por edhe veshtiresi psikologjike per shkak te mospajtimit me fenomenin e nderimit te emrave.Emigracioni u shtri edhe ne Itali ,Angli e Amerike ,deri ne Afriken e Jugut ,por sic e dim te gjithe ne shifra te pakta ,per shkak te veshtiresiveper tu paisur me viza.
Ne vitet e para te demokracise ne shkollat e vendit u rregjistruan te etur per dije shume te rinj te fshatit te cilet para viteve -90 per shkak te luftes se klasave dhe paragjykimit qe i behej ne total si fshat,s’ kishin mundesi te shkolloheshin.Keshtu vazhduan dhe mbaruan shkollat brenda dhe jashte vendit me dhjetera djem te fshatit .
Ne administraten dhe organet eRendit te shtetit te viteve 1992-96 u punesuan mjaft lazratas.Kjo perfshirje ne administraten e shtetit pati efekte jo vetem ekonomike por edhe psikologjike .Tashti ky komunitet qe per 50 vjet ishte i denigruar dhe i perjashtuar nga shteti i tij .tashme ndihej per here te pare,pjese e shtetit te tij.Por pas viti 1997 rifilloi serisht diferencimi politik.Keshtu ne menyre graduale u larguan nga administrata djem te Lazaratit qe punonin mjaft mire por kishin qene anetare te partise kundreshtare te asaj qe erdhi ne pushtet.U larguan nga puna pa shkak veterinere,juriste,arsimtare dhe nga rreth 30 te punesuar ne organet e rrendit,sot ka 1 ose 2 police te thjeshte.Eshte e dhimbshme te konstatosh qe oficere policie te rrinj lazaratas qe kane mbaruar akademine e rendit Brenda dhe jasht shtetit pas viteve ‘90 ,sot punojne shofere taksie ose kane emigruar ne Amerike apo vende te tjera sepse nuk u punesuan nga qe ishin nga Lazarati.Po keshtu intelektuale nga Lazarati te afte, qe ishin te punesuar ne administraten shteterore deri ne 1998-en u hoqen nga puna sepse kishin bindje te djathta dhe tani punojne pedagoge ne Universitetet Amerikane ,ne pune te tjera ne emigracion ose nje pjes jane pa pune.
Te gjitha keto,si dhe nderhyrjet ne menyre joprofesionale te segmenteve te caktuara te shtetit e manipulimeve te bera nga partite e medha ne vitet 1998-99 ,bene qe midis komunitetit te Lazaratit dhe shtetit te tij te krijohen raporte paragjykimi e mosbesimi.
Po kush eshte Lazarati?
Ai eshte toke shqiptare,popull shqiptar dhe ashtu sic ka thene shkrimtari yne i madh I.Kadare ne takimin qe beri ne Lazarat ne vitin 1998 :” Ata jane njerez te zakonshem por krenare si gjithe shqiptaret…”
Nuk eshte mire te perdoret gjuha e forces dhe te paragjykohet nje komunitet i tere per shkak te disa elementeve keqberes qe ekzistojne aty si ne cdo komunitet tjeter shqiptar e joshqiptare.Pra ai eshte pjese e shtetit Shqiptar e atij shteti te asaj partie qe eshte sot dhe atij shteti e te asaj partie qe do te jete ne pushtet neser.Ky komunitet eshte i detyruar ti bindet kushtetutes dhe ligjeve te ketij shteti si gjithe teritori i vendi.Por nga ana tjeter shteti pamvaresisht se kujt partie i perket eshte ne kulturen e demokracise qe qytetaret e tij t’i trajtoje ne menyre te barabarte si nga ana ekonomike ,edhe nga ana psikologjike,ne menyre qe te mos lindin raporte antagoniste,jo te kendshme dhe mjaft te demshme si per komunitetin ashtu edhe per shtetin. Ky trajtim nga shteti ne 7 vitet e qeverisjes socialiste po ta analizosh ka mjaft difekte. Keshtu po te marresh fondet e dhena komunes se Lazaratit me rreth 4.000 banore ,deri ne vitin 2004,jane shume me te pakta se te ndonje fshati me 200-300 banore qe voton vazhdimisht majtas,megjithese Lazarati edhe me ato biznese te rrudhura arketon ne shtet cdo muaj tatim-taksa rreth 400 milion leke (te vjetra).Nga ana tjeter ne mjaft raste shume medja te shkruara dhe vizive qe njihen si mercenare te qeverise apo qarqeve te caktuara fillojne rubrikat me lajme sensacionale te paverteta per Lazaratin ,duke ushtruar presion psikologjik e duke armiqesuar padrejtesisht komunitetin e Lazaratit me shtetin e tij.Lazarati eshte pjese e realitetit te sotem shqiptar ku njerezit perpiqen te mbijetojne.Shumica e grave te ketij fshati mbledhin bime medicinale ne malin e gjere duke iu thare buza nga vapa si ne kohen e kooperativave,nje pjese jo e vogel nxjerr dhe eksporton gure ne Greqi nga guroret e fshatit,shume te tjere shkojne me bageti ose punojne muratore e punetore krahu.Pa dyshim ne kopshtet e vogla te fshatit dikush ka mbjelle edhe cannabis sic ndodh shpesh edhe ne rrajone te tjera te Shqiperise.Ata qe e shperndane faren e cannabis ne Vlore,Fier,Vore e gjetke , e sollen edhe ne Lazarat.Por kjo nuk eshte menyra kryesore e jeteses se fshatit.Dhe shprehjet : “platancione” e “ kolumbi” per koshtrat e Lazaratit i bene qesharak ata qe i perdorin ne syte e cdo njeriu qe e njeh Lazaratin e thare per uje. Por dhe aq sa eshte kultivuar ai duhet luftuar nga vete komuniteti si nje burim shume i demshem per shendetin e njerezve e sidomos te femijeve.Nga ana tjeter si nje dem i madh psikologjik per te rinjte tek te cilet krijohet mendimi per pasurine me mjete e rruge antiligjore.Grupe te caktuara te ketij komuniteti duhet te jene te pergjegjshem dhe te ndergjegjshem se arma nuk eshte loder .Ajo gjithmone eshte rezik potencial per ate qe e ka por edhe per njerzit per rreth.Cdo individ i nje komuniteti duhet te dij se ka detyrim moral dhe ligjor si ndaj ligjeve te shtetit edhe ndaj komunitetit ku banon.Askush nuk ka te drejt te prish qetesin dhe aq me keq te rezikoj jeten e anetareve te komunitetit me veprimet e pa ndergjegjeshme.
Nga ana tjeter nderhyrjet e shtetit duhet te jene te studiuara mire e me metoda profesionale dhe jo provokative qe rrezikojne jeten e shtetasve si dhe te policeve qe jane bije po te Shqiperise. Shteti eshte edhe i Lazaratit dhe askujt s’ duhet t’i shkoje ne mendje te pengoje funksionimin e tij normalisht edhe ne Lazarat,por gjithmone ne raporte mirekuptimi e mirebesimi reciprok si kudo ne vendet demokratike Europiane ku synojme te integrohemi.


ISLAM BUCI

Gjirokaster me 10.09.2004


Si është ruajtuar, kultivuar dhe trasmetuar nga brezi në brez kultura fetare

Tradita fetare në Lazarat, pasuri e çmuar

Në ambjente të ndryshme në jug të Shqipërisë ,por edhe më gjerë shumë herë dëgjohet shprehja “ Lazaratasit janë besimtarë”. Ky mendim i shprehur nga të tjerët për ne, në fakt ka një të vërtetë sa historike, po aq dhe aktuale.
Mjaft të hedhim një vështrim historik dhe gjeografik për të vërtetuar këtë thënie. Fshati është i rrethuar nga objekte fetare e nga këta me i vjetri është Selgjikja në malin e Sopotit. Ky objekt kulti mendohet se është besuar që në lashtësi dhe vazhdon të besohet deri në ditët tona. Djemtë e fshatit me gjithëse të rritur në një periudhe ku feja ishte e ndaluar dhe bëhej propaganda ateiste shumë e egër, në fillim të viteve ’90 nuk e kishin humbur ndjenjën e besimit dhe para se të niseshin për në emigracion shkonin në Selgjike, ndiznin qirinj ose hidhnin monedha. Në periudhen romake, kur në Ballkan u përhap krishtërimi dhe Shqipëria ishte nga të parat që pranoi fenë e krishterë, edhe Lazarati u përfshi Brenda kësaj feje. Këtë e tregojnë toponimet me emrin kishë që gjenden brenda fshatit dhe përrreth tij. Kështu kemi vendet e quajtura Qisha e Gjoke, në lagjen e Gjoke, Qisha e Meme, aty ku është shkolla e vjetër e fshatit, Qisha e Tene, Qisha e Kurunës dhe Qisha e Sopotit, në Sopot. Të dhënat gojore flasin gjithashtu për ekzistencën e një manastiri në bahçene e Serjane.
Me pushtimim e Ballkanit nga turqit në Lazarat, ashtu si në pjesën më të madhe të Shqipërisë, filloi islamizimi i fshatit. Sigurisht ky fshat me disa kisha u mundua t’i rezistojë këtij islamizimi dhe dëshmohet se në shekullin e XVI një pjesë e fshatit, si pasojë e këtij presioni u largua për në Greqi, ku edhe sot ekziston një fshat me emrin Lazarat. Aty ka akoma të moshuar që ende flasin shqip. Pjesa tjetër që mbeti, si shumë fshatra të jugut, u muslimanizua, në shumicë dërmuese në ektin Bektashi, si dega më tolerante e Myslimanizmit. Por edhe më pas për të mbajtur sado pak traditëm në mjaft raste u arritën të ruheshin mbiemra të fesë së krishtere, si Gjokaj, Gjinaj, Lekgjonaj, Gjiknuraj, Krishtaj, Gjolleshaj, Kolaj, etj.
Sipas të thënave të pleqve aty nga viti 1740 në fshat është ndërtuar xhamia e parë, e cila vazhdoi të fuksionojë deri në periudhën e komunizmit, kur u shkatërrua nga regjimi. Po rreth viteve 1750-1760 në Lazarat ka ardhur i pari klerik bektashian, Baba Zeneli i cili strehoej here pas here në Brahimaj që e kanë shtëpinë në qendër të fshatit. Kur ky klerik ndërroi jetë fshati ndërtoi Tyrbenë e Baba Zenelit, e cila është besuar dhe vazhdon të besohet ende si objekt kulti shumë i shenjtë i fshatit. Në këtë Tyrbe prej qindra vjetësh nga fisi i Brahime brez pas brezi është ndezur dhe vazhdon të ndizet çdo natë çirak (qiri). Veç këtij në fund të fshatit ndodhet dhe një varr i madh i rrethuar me mure që quhet Varri i Dervishit, të cilin lazaratasit e besojnë dhe e mbrojnë nga dëmtimet, ndezin qirinj dhe hedhin monedha. Në kultivimin e besimit bektashian tek lazaratasit, veç klerikut të parë që thamë më lart një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur Teqja e Zallit, afër Gjirokastrës dhe Teqja e Melanit, afër Nepravishtës. Shumica e lazaratasve ishin muhibë të këtyre dy teqeve dhe kryenin në mënyrë rigoroze ritet e bektashizmit. Bektashizmi dhe Klerikët e tij siç dihet kanë qenë mbështetës të lëvizjes patriotike për pavarësi kombëtare dhe për përhapjen e gjuhës shqipe. Për këtë arsye pushtuesit grek gjatë evazionit të tyre, të parën shkatërruan Teqen e Zallit, si bazë e shqiptarizmit në Jug. Por patriotet dhe besimtarët gjirokastritë së bashku me besimtarët e Lazaratit menjeherë pas ikjes së grekëve e rindërtuan dhe e pajisën Teqenë e Zallit ashtu si e kemi në ditët tona. Bektashizmi e në veçanti Teqja e Zallit kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në kultivimin e edukatës morale dhe fetare në Lazarat.
Prindërit tanë na mësonin që jo vetëm të respektonim Klerikët dhe institucionet fetare muslimane, por edhe atotë krishtere. Afër nesh është fshati ortodoks i Dervicianit si dhe krahina e Dropullit me institucionet e tyre fetare, kasha, manastire e konizma, por asnjë lazaratas nuk ka vënë dorë mbi to, përkundrazi hidhnin monedha dhe ndiznin qirinj sipas rastit. Një shembull i kësaj edukate janë dy djem lazaratas që duke qenë barinj në manastirin e Dervicianit u kujdesën disa vjet për dy murgesha (kallogre) të moshuara që kishin mbetur në manastir pas prishjes së tij nga diktatura komuniste. Institucionet fetare e veçanërisht Teqja e Zallit dhe ajo e Melanit me Klerikët e tyre si Baba Aliu, Baba Selimi, Baba Qamili, e me vonë Dervish Rexhepi kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në pajtimin e familjeve me hasmëri si dhe konflikte të tjera që lindnin midis banorëve të Lazaratit. Janë me dhjetra fiset e Lazaratit që janë pajtuar nga Teqja dhe Baballarët e saj.
Është fakt se në periudhën para ardhjes së komunizmit kur kultura fetare ishte shumë e përhapur në fshatin tonë, hajdutët dhe keqbërësit ishin shumë të pakët. Në 1967 diktatori Enver Hoxha duke dashur të mbetej vetëm kulti i tij filloi fushatën kundër gjithë feve në Shqipëri dhe kulteve fetare. Në këtë fushatë edhe në Lazarat u shkatërrua ndërtesa e xhamisë dhe ndërtesa e tyrbesë së fshatit, por rezistenca e fshatarëve dhe sidomos e grave të fshatit pengoi shkatërrimin e varit të shenjtorit të fshatit, Baba Zenelit. Komunizmi shkatërroi muret e ndërtesave fetare, por nuk mundi asnjëherë të çrëjosë besimin e njerëzve. Lazaratasit fshehurazi festonin, festat fetare Barjamin, Novruzin, etj., e asnjë natë nuk e lanë pa ndezur çirakun në vendin e shenjtë të fshatit. Në vitin 1990 kur u lejua feja menjëherë lazaratasit ndërtuan tyrbenë e fshatit, Varrin e Dervishit dhe dhanë një kontribut shumë të madh në rindërtimin dhe riorganizimin e Teqeve të Zallit, të Melanit dhe të objekteve të tjerë fetare. Në Lazarat veç bektashizmit me klerike si Baba Muharemi, Dervish Hyseni, Dervish Esati ka pasur edhe hoxhë si Sabri Gabën që kishte mbaruar medresenë dhe ishte mjaft i ditur për kohën. Hoxha merte pjesë në ceremoninë e synetllëkut, në martesë dhe në ceremoninë e varimit. Në vitin 1999 me ndihmën e Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe interesimin e një grupi të rinjsh të fshatit u ndërtua xhamia e re e fshatit, ku besimtarët kryejnë ritet e tyre fetare.
Sot në fshat ka një grup djemsh dhe vajza, bile disa me shkolla fetare të cilët përhapin mësimet e ndritura të Kuranit në brezat e rinj dhe luajnë një rol shumë pozitiv në edukimin e të rinjve. Fshati feston Bajramin e Madh, Kurban Bajramin, Sulltan Novruzin, Festën e Hashures, agjëron e mban matem e respekton rregullat e fesë së vet. E gjithë kjo traditë kulturore fetere që ka luajtur dhe luan rol të rëndësishëm në edukimin e njerëzve e sidomos të të rinjeve me dashuri për njeri tjetrin, dashurinë për vendin, ndjenjen e mirësisë, tolerancës, respektin për njeriun, luftën kundër veseve e mëkateve. Kjo traditë meriton të cilësohet si pasuri e këtij komuniteti që duhet ruajtur dhe zhvilluar më tej.
Niazi Mahmuti


Mjeshtrit lazaratas nëpër Europë

Shefqet Pollo si ringjalli mjeshtërinë e përpunimit të gurit në ishujt e Portugalisë

Lazaratasi që çuditi portugezët

*Shefqet Pollo, jo vetëm bashkëfshatarët, por dhe miqtë e shokët e tij, atje ku ka punuar e njihnin për një elektricist e mekanik të zotin, por jo për një gurgdhendës të talentuar që me punën e tij në restaurimin e shtëpive karakteristike portugeze do t’i çudiste vendasit. Ja c’shkruante revista portugeze “A quinta viagem” e dates 07-11-2004 me titull: Shefqet Pollo Esculpir a pedra;

Befasia
Si të gjithë njerëzit fatkeq gjatë gjithë historisë braktisën tokën e tyre të origjinës, dhe Shefqet Pollo e la Shqipërinë për një jetë më të mirë dhe kërkoi ishujt oksidentale të Azoreve të Portogalisë. Ishte i specializuar për elektricist dhe agrokulturë, u specializua për mekanik dhe gjeologji për studimin e puseve. Filloi punë në ishujt Azore pikërisht në ishullin Tersero prej katër vjetësh. Për një vit e gjysëm punoi si suvaxhi, pastaj iu fut punës për ndërtime me gurë e gdhendje. Dy djemtë e tij vazhdojnë shkollën dhe janë integruar shumë mirë në shoqërinë portugeze. Azorasit i pritën mirë, jetonin në paqe dhe prosperitet, por Shefqetit nuk iu shua asnjëherë dashuria për vendin e tij.

Mjeshtëria: Shefqeti mbasi la punën e suvaxhiut filloi të merret me ristrukturimin e ndërtesave të vjetra. Punët e tij ishin në përputhje me arkitekturën e vjetër portugeze. Ka punuar në shumë ndërtesa, por më ideale është porta dekorative në rrugën “Dirita”, rrugë e vjetër e Lisbonës. Është duke restauruar një nga shtëpitë më të vjetra në lagjen Tirsero, plotësisht e ndërtuar dhe mbuluar me gur, e cila është puna më e mirë e tij. Kontakti me gurët vjen nga origjina e tij, Lazarati. Guri në ishujt Azore është me origjinë vullkanike, kjo e bën më të lehtë për tu punuar. Arkitektura -Ramo Grande është një eksploror që ka jetuar nëpër shekuj të punuar nga mjeshtra profesionistë, por që sot kjo traditë ka humbur dhe ringjallje i dha shqiptari (Lazaratas) Shefqet Pollo. Është një lloj pune që kërkon durim, saktësi dhe fantazi. Në punën e tij ndihmë i ka dhënë dhe familja. Veglat e tij të punës janë adoptuar nga vet Shefqeti. Gjatë punimit restaurues ai ruan formën dhe idenë e ndërtimit origjinal të tyre, karakteristikë portugeze dhe nuk i pëlqejnë punimet me çimento në to.

E ardhmja: Dëshiron të vazhdojë këtë lloj pune dhe t’i përkushtohet krijimit të statujave dhe relievit. Dëshiron që fëmijtë e tij të vazhdojnë studimet dhe të mbajnë lart emrin e Shqipërisë.

*Marë nga revista portogeze “A quinta viagem” e datës 07-11-2004
Intervistë nga Andreia Fernandes, fotografia nga Antonio Arunjo
Përshtati Hito Brahimi.