Wednesday, July 11, 2007

Ndal mos i vrisni femijt tane

Kompleksi i Axhem Koçiut

Fusha e minifutbollit e Axhem Koçiut

Bocajt

Fabrikave e inerteve te Qazim Brahimit





CURRICULUM VITAE
ILIAZ ARIF BOBAJ
U lind në fshatin Lazarat të Gjirokastrës më27-07-1950 në një familje me tradita atdhetare dhe kulturore.Shkollën fillore e filloj në Lazarat,por e përfundoi në qytetin e Delvinës , ku u shpërngul familjarisht. Në Delvinë përfundoi edhe shkollën e mesme me rezultate të larta . Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër si student i rregullt në degën matematikë-fizikë dhe më vonë edhe Universitetin “E.Çabej” në Gjirokastër po në këtë degë.(me korespodencë).
Punoi mësues në Delvinë, Pukë, drejtues shkolle dhe i shtëpisë së pionierit në Delvinë.Në vitet 1992-1997 ka qënë sekretar i Këshillit të Rrethit Delvinës detyrë të cilën e kreu me dinjitet.Në vitin 1997 , e zëvendësojnë për motive politike dhe mbetet pa punë .I mbetur pa punë u detyrua të marrë rrugën e emigracionit në Greqi së bashku me familjen e tij dhe sot jeton e punon në Patra të Greqisë..Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Punon si gjithë emigrantët e tjerë por letërsinë nuk e ka braktisur asnjëherë, duke qënë ambassador i fjalës shqipe përtej kufijve të atdheut të cilit aq shumë i është përkushtuar.
Ka një veprimtari të ngjeshur letrare, është shkrimtar i njohur , autor i shumë librave letrare, ndërkohë që krijimet e tij janë përfshirë edhe në antologji të ndryshme letrare.Shkruan në disa organe letrare , brënda dhe jasht vendit duke qënë ndër publicistët më aktivë dhe më të fuqishëm të shtypit shqiptar në emigracion..Është fitues i disa çmimeve letrare , antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artitëve të Shqipërisë dhe i Klubit të Shkrimtarëve Emigrantë Shqiptarë në Greqi “Drita”
Njeh mirë gjuhët greke dhe ruse.Vëllimet poetike të tij janë vlerësuar me çmime të ndryshme,kurse në gjininë e humorit me tregimin “Mjekra e kryeministrit” fitoi në konkursin e vitit 2004 - çmimin e parë.Midis të tjerash vlen të përmendet libri “Jetën e pres si të më vijë”ku shfaqet fuqishëm talenti poetik i tij gërshetuar me ndjenjat e atdhedashurisë( karakteristik edhe familjare e tij).Midis të tjerash nga lexuesit dhe kritikët janë pritur mir librat “Ezopi”, “Molla e sherrit”, “501 fjalë të urta “,”Dora dhe fuqia”,’Dhelpra dhe gjygjtari” etj.
Vlenë të theksohet pjesëmarria e tij aktive në jetën gazetareske sidomos në shtypin shqiptar në Greqi si dhe është redaktor i gazetës “Lazërati”
Megjithse jasht atdheut me shkrimet dhe debatet e tij tregon se jeton brënda tij me detajet,me gëzimet,krenarinë dhe brengat e tij.

Monday, July 9, 2007





THEMELUESIT E SHOQATES

TEQE E ZALLIT