Sunday, April 22, 2007


Gazeta “LAZERATI” Nr 18 .Prill 2008
Sulltanët e mëdhenj të këtij vendi të vogël
Nga Balil Gjini
Jo shumë larg Tiranës (i gjithë vendi ynë është aq i vogël, sa mund të paloset e të futet në xhep si një kartëpecetë dore), gjenden ca vende të tjera që tironasit i quajnë me një përbuzje të lezetshme “provinca”. Rrugët që nisen drejt tyre nuk janë kapilarë apo enë gjaku, që përcjellin qytetërimin dhe kulturën, por janë ca gypa të ngushtë, nëpër të cilët filtron lëngu i kulturës dhe në fund të hinkës mbetet një shtresë e trashë prej balte e pluhuri. Bash këto vende, jashtë vëmendjes së qeverisë, mediave dhe organizatave të tjera, i qeverisin për shtatë palë qejfe “katallanët”, ca kryetarë bashkish e komunash allasoj, të mbrapshtë, injorantë e zullumqarë.
Mënyra e qeverisjes së tyre është “dolce stil nuova”, medemek sipas filozofisë së rrathëve të pellgut, kur mbi të hidhet “bulldum” një gurë apo më mirë sipas rrathëve të lisit, meqë ky i fundit është dhe druri mitik: te rrethi i parë bën pjesë vetë ai, tek i dyti të afërmit, tek i treti, shokët e miqtë, e varg e vastër. Kurse të tjerët, ata që rëndom quhen popull, janë në periferitë e largëta të vëmendjes së tyre, thjesht si ato manaferat gjembaçjerrëse me shami pluhuri në kokë apo fantazma që bezdisin me hallet e tyre prej njerëzish të gjallë.
E, pra, ky vend kaq i vogël ka më shumë se 300 e ca komuna dhe çdo komunë ka KRT e saj (Këshilli i Rregullimit të Territorit ), me 10-15 njerëz secili, me një pagë mujore që shkon 7 000-8 000 lek. Në buxhetin e tyre duhen llogaritur dhe shpenzimet e administratës për dieta e karburante. Por, sikur të mos mjaftonin këto, mor, aman, bir aman, janë dhe nja 12 qarqe me nga 30-35 këshilltarë, pagesa e të cilëve është mbi 8 000 lek. Kryetari një komune në rrethin e Skraparit është zgjedhur i tillë vetëm me 70 vota.. Fiks 70 veta, asnjë më shumë. Janë miliona e miliona lekë të vajtura dëm, pa rendiment, pa hajër. Punonjësit e administratave të këtyre bashkive dhe komunave më së shumti janë bolshevikë shëndetlinj, që, ani pse shumë herë grasatohen nëpër doganat e qyteteve perëndimore, zdruku i qytetërimit të tyre nuk arrin të zhdrivillojë viaska dhe hulli kulturore; nuk arrin, sepse, duke qënë të nasqirisur me qelq të trashë prej atyre shisheve të aranxhatave të kohës së Rahmetliut, ata assesi nuk mund të riciklohen përsëri nëpër kazanët e vaskat e demokracisë. Por, pavarësisht kësaj, faqet e tyre, si një lëndinë paparunash ku qëllojnë prej një zjarri të brendshëm që ata e mbajnë në thellësi të shpirtit të tyre, zjarr beditur ndaj shefit perëndi.
E ndërsa ndaj shefit, faqet i kuqëlojnë prej një flake mistike e fetare, ndaj vartësve sillen me një harbutëri të pa parë.Thelbi i marrëdhënieve me të tjerët është mosqasja pranë (mbajtja një shkop larg), sepse, eheheeee, s¢janë aq budallenj sa të tjerët t¢iu shikojnë cenet e t¢i marrin nëpër gojë, t¢iu shikojnë honet e zbrazëta kulturore, me një fjalë thelbin e tyre të mbrujtur me filozofinë anadollake. Instikti prej qëniesh inferiore iu thotë se që të mbijetojnë vetë duhet të depersonalizojnë vartësit, t¢iu thithin me trompën prej merimange lëngun e valë të mirësjellies, t¢i ngurtësojne dhe t¢i fringëllijnë pastaj në rrjetën e endjes të endur më parë. Pamja e tyre prej mizash asgjëmosthënëse iu jep një këndellje të paparë.
Autorit të këtyre radhëve i ka rënë rasti që në një nga ato ziafetet allaturka, ziafete që ky vend i ka me mushtulli, të shikojë një goxha burrë, një nga ata që iu thonë dyzet derhemë, tek merte një legen me ujë të ngrohtë, tek kridhte këmbët në të dhe
vartësi, me zellin e një lavatriçeje joelektronike, ia lante dhe shplante me një përkujdesje perverse.
Sulltanët e mëdhenj lëvizin tutje-tu me shpurra bodyguard-ësh, me fuoristrada të blera nga 50 000 gjer më 80 000 euro, dhe kam parë me sytë e mi sesi njeri prej tyre hashonte të hipte në një “Benz 2400”, sepse gjasme ky mjet s¢bënte për sërën e klasin e tij. Por në thelb, janë krejt qesharakë dhe lëvizin me vula në xhep, firmosin akte juridike në restorante duke e lyer sipërfaqen e vulës me pështymë ose me majën e gjuhës, jo më larg tyre janë edhe kryetarët e disa bashkive, të cilët mezi e kanë pritur reformën e decentralizimit, me qëllimin e vetëm që të vendosin në krye të institucioneve njerëz të klanit të tyre. Njeri prej kësaj rodine propozonte që drejtorët të rrinë të tillë vetëm një vit, sepse kësisoj do t¢iu jepej mundësia “të hanin” të gjithë. Vini re hatanë: buxheti i shtetit përfytyrohet si një mullar me kashtë, kurse, drejtuesit, si kuaj të kuq që turren të babëzitur për të marrë një gojë bar që ta hanë mënjanë.
Tashmë, falë kësaj filozofie babëzitëse, akcili prej nesh mund të shohë fare të llagar se jo më larg se 50 metra prej qendrës, godinat e bjerrin pamjen, bjerrin pamjen arkitekturore “qytetëse”, shkërmoqen në ajër dhe shndërrohen në ca ahure, ku të mbyt pluhuri dhe lluca.
Sulltanët e mëdhenj të këtij vendi të vogël kanë brenda vetes gjithë mistikën dhe metamorfozat e një kokrre patateje. Ashtu si patatja që zhardhokët e shëmtuar i fsheh poshtë në tokë, kurse përsipër nxjerr ca lule të kaltra, edhe ata, poshtë, nën tokë, fshehin zhardhokët e veseve, kurse përsipër gjërojnë ca lule të kaltra propagande “demokracie”, të mësuara bediava nëpër seminare njëditore. Ashtu si patatja që ka nevojë për pleh dhe baltë për t¢u rritur, sulltanëve tanë iu duhen eskavatorë me kova të hatashme për t¢iu hequr plehun e korrupsionit e pisllëqeve. Dhe, po ashtu si patatja që nesër do të merret me gishtërinjtë elegantë dhe, pasi të hapet gryka e një thesi, do të kallet brenda ngjashmarakeve të tjerë anonime, ashtu edhe sulltanët tanë, kur t¢iu mbarojë mandati ose (në dashtë parlamenti), kur të bëhet një reformë e vërtetë elektorale, do të kallen mes turmave anonime. E vetmja gjë që do të kujtohet është fshirja e gjishtave elegantë prej baltës së tyre.


Për debat.
Lazarati një vendbanim i hershëm e autokton
Debati i filluar në gazetën “Lazërati” në numrin e kaluar, mbi origjinën e emërtimit të fshatit, është një obligim i të gjithë lazaratasve e në mënyrë të veçantë i intelektualëve të tij. Ata me forcën e mendimit, duke marrë pjesë në këtë debat do të japin, grumbullojnë e sistemojnë të dhëna e fakte historike mbi origjinën, lashtësinë e autoktoninë e tij.
Ky grumbullim apo sistemim mbi lashtësinë, emrin apo autoktoninë do të hedhë baza mbi përpilimin e historikut të fshatit me të dhëna të mbështetura e argumentuara, me të dhëna arkivale, të shkruara e të botuara, por edhe me të dhëna gojore bindëse. Detyrë parësore mbetet hulumtimi e grumbullimi i të dhënave historike, shfrytëzimi i materialeve të botuara e publikuara duke iu nënshtruar një diskutimi të gjerë
në faqet e gazetës “Lazërati”, si dhe një diskutimi e debati me njëri tjetrin, por edhe me historianë të universitetit “Eqerem Çabej”.
Cilat janë të dhënat mbi hershmërinë dhe autoktoninë?
Nga të dhënat e deritanishme rezulton, se Lazarati është një nga vendbanimet e hershme ose në një kohë me disa qendra të banuara në trevat e jugut të Shqipërisë. Qendër e banuar fillimisht nuk ka patur emrin Derven, emri Derbend (Derven) është vënë, në shekullin e XV nga sundimi otoman nga administrata osmane, dhe në turqisht ka kuptimin, rrugë dhe gryka. Kjo qendër të bën të mendosh se vetë Lazarati i vendosur fillimisht në Derven, tregon se ka qënë një vend sa më afër zonës së Sopotit, ku veç kullotave të bagëtive, ka qënë edhe një nyje lidhëse me Finiqin e Delvinën, ndërsa në krahun veri-perëndimor ka qënë më afër kullotave të Gjorkanës, etj. Kjo ndoshta përkon edhe me kohën, kur në vitin 1419 qyteti dhe Kalaja e Gjirokastrës, si shumë pika të jugut të Shqipërisë ranë nën pushtimin osman, në vitin 1431 fillon edhe regjistri osman i taksave, fillimisht për 121 banesat brenda kalasë.
Sot në këtë vend-banim (Dervene) janë gjurmët e 33 ndërtesave, 25 hapa larg njera tjetrës. Madhësia e gurëve deri 2 ton flet për hershmërinë e vend-banimit. Për herë të parë këtë vend-banim e ka vizituar dhe përshkruar në vitin 1932 arkeologu Hasan Ceka.
Nga burimet historike ky vend-banim përmendet nga Polibi që shoqëronte ushtrinë romake gjatë Luftës së Dytë Iliro-Romake në vitin 218 p.e.r. Në historinë e Shqipërisë vëllimi i parë 1961 shkruhet: “Në grykën pranë Antigonesë e përballë saj, romakëve iu bë pritë e fortë ku epirotët lëshonin gurë nga mali e ushtrisë romake iu shkaktua një dëm i madh”. Me identifikimin e qytetit të Antigonesë në vitin 1967 prej arkeologut Dhimosten Budina doli qartë se nuk ka grykë tjetër përballë veç Grykës së Sopotit dhe vendbanimit të Dervenit në pikën më të ngushtë. Madje deri në 1972 në “Rrath” ndodheshin gurët 2 tonsh. Pas thyerjes së rezistencës romakët u hakmorrën duke e djegur vendbanimin. Në përgjithësi arkeologët janë të mendimit se ky vendbanim është i shekullit V p.e.r. Ka pamjen e një qyteti të fortifikuar tipik ilir. Vëllimet e mureve të ndërtuara me blloqe mesatare deri të mëdha guri në Derven, të bëjnë të mendosh për praninë e ndërtimeve dhe për fortifikime të periudhës pararomake. Kjo hedh dritë se në Derven, mund të kenë egzistuar ndërtimet e para të fshatit, të cilat pas djegies nga romakët janë zhvendosur, në Shurdhaj dhe duke u zgjeruar gradualisht në burimet e Gjone deri në Guri Kuq, në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Sipas historianit Zija Basha, në këtë zonë janë gjetur vegla pune, pjesë të një kovaçane, etj. Midis të tjerash një flakadam i rrethuar më fjalën “epirus”(shek IV-V) p.e r ., ose në një topogërmadhë në Gjone një monedhë argjendi me mbishkrimin latin “DAELMA ALBAN” e shumë objekte të tjera (shih shkrimin në Gazetën “Lazërati” Nr 1. të Z. Bashës).
Hershmëria dhe autoktonia e këtij fshati, mbështetet në gjurmët e 5 kishave dhe një manastiri. Ndër to mund të përmendim: Kisha e Meme (e Madhe) në të cilën ishin
vendosur edhe varrezat e fshatit, Kisha e Gjoke, Kisha e Bashe, Kisha e Sopotit, Kisha e Tene, ndërsa në Baçen e Serjane, nën Dukataj, ka qënë një manastir.
Kjo tregon se lazaratasit dallohen në jetën fetare me 5 kisha dhe një manastir, me sa duket dhe me shumë priftërinj katolik. Nuk dimë saktësisht nëse do të jenë të një kohëshme me manastirin e Shën Thanasit (Muzinë) i cili është ndërtuar apo rikonstruktuar në vitin 1251. Më vonë, viti 1623, në të gjithë krahinën jug- perëndimore të Gjirokastrës fillon një gjallërim i jetës fetare e cila duket me pronat dhe investimet e manastireve. Manastiri i Frashtanit, ngriti sipas legjendës të ikonës kishën e Shën Mëhillit, manastiri i Drianos ndërtoi kishën e Shën Maries (ose Shën Mërisë), është ndërtuar e rikonstruktuar kisha e Shën Triadhës etj. (Sipas Th. Dedes, në historikun e Muzinës).
Gjetja në oborrin e shkollës (por fatkeqësisht nuk u ruajtën) e varreve në formë sënduqi të mbyllur, me kryq në gojë, e me ornamente, flet më shumë për varre katolike dhe për një fshat të zhvilluar. Gjatë gërmimeve për ujësjellësin e fshatit, aty afër, për në kishën e Meme, janë gjetur qyngje të ujësjellësit të lashtë të kishës apo të fshatit. Prania e 5 kishave dhe 1 manastiri, flet për një vendbanim relativisht jo të vogël dhe të zhvilluar për kohën.
Elementi tjetër i lashtësisë, janë prania e Kullave; si Kulla e Përjele, Kulla e Braçke,
Kullë e XhafKullës, Kulla e Boce, Kulla e Dervishe, Kulla e Alike, Kulla e Isme, Kulla e Shebeke, etj. Është për tu theksuar se kulla kaq shumë në një fshat në jug (Labëri) ka pasur vetëm në Lazarat.
Toponimet si Gjonaj, Lekgjonaj, Gjoleshaj (Gjon Lleshi), Gjiknikaj, etj., të mbledhura dhe publikuara me mënçuri nga gjuhëtari Beqir Mamo, janë dëshmitarë të kulturës, zgjuarsisë së banorëve dhe të një veprimtarie dinamike të tyre. Këto së bashku me të
folurën, përbëjnë një pasuri e krenari për ne lazaratasit, por edhe për trevën për rreth. Këto janë dëshmi e hershmërisë etnike dhe të një përpunimi të gjatë deri në ditët e sotme. Argumentimi nga B.Mamo në shkrimin për toponimet: “Emërtimet me burim latinishten, që i janë nënështruar në shekuj ndryshimeve strukturore sipas ligjeve të shqipes, flasin për një trashëgimi tepër të lashtë të tyre. Gjithashtu ato, të ruajtura deri në kohën tonë, flasin për një jetë intensive e të pandërprerë në asnjë periudhë të historisë”.
Cilat janë të dhënat mbi emrin e Lazaratit?
Një komision i ngritur nga Prefektura Gjirokastër me shkresën nr. 366, datë 25 shkurt 927, rishikon prejardhjen e emrave të disa fshatrave të këtij rrethi dhe vetë qytetit të Gjirokastrës. Komisioni përbëhej prej 7 vetëve, ndër ta, përmendim Jani Minga, inspektor i arsimit, Husni Babameto, drejtor i liceut, etj. Komisioni filloi nga puna me 8.03.1927 dhe paraqiti raportin më 14.04.1927. Në raportin e paraqitur thuhet se; “Lazarat, është emër që nuk ka të përpjekur me ndonjë gjuhë të huaj dhe sipas gojëdhënave katundi ka marrë emrin e një të pari të katundit i cili emërohej Llazar. Për këtë komisioni nuk gjen arsye ndryshimi”.
Në këtë studim flitet edhe për shumë fshatra të tjerë, ndër ta mund të përmendim; Paleokastër, është pagëzuar me emrin “Kastricë”; Kardhiqi me emrin “Gardhiq”; Dervicjan me emrin “Kukul”; Haskovë me emrin “Dragua”, emër ky i bazuar nga një lagje e hershme në këtë fshat me emrin Dragua; Dhoksati, pagëzuar me emrin “Dushk”; etj. Në këtë studim janë trajtuar edhe shumë fshatra të tjerë, të cilët janë pagëzuar me emrat përkatës, për një pjesë të të cilëve nuk gjen zbatim edhe në ditët tona. Mendim tjetër mbi marrjen e emrit Lazërat është nga priftërinjtë, thuhet se priftërinjtë ishin ajkë e fshatit dhe në atë kohë drejtues i fshatit ka qënë një prift - At Lazër dhe nga ai mori dhe emrin fshati Lazër-at. Ndoshta kjo duhet të përkojë me kohën para emërtimit Derven, emër që u mbart kur fshati u zhvendos në zonën mbi Shurdhaj, në Gjone e deri te Guri i Kuq, deri në ndërtimet në fshatin e sotëm.
Thëniet dhe shkrimet në historinë e Progonatit, se janë zhvendosur nga Lazarati pranë Çorrajve, ky argumentat është disi i zbehtë. Fshatra me të njëjtin emër ka edhe të tjerë, por nuk do të thotë se kanë lidhje me njëri tjetrin. Po ashtu e zbehtë është edhe ideja, në këtë libër se Lazarati, rrjedh nga fisi i Lazajve në Progonat, i cili është ndodhur aty gjatë pashallëkut të Janinës nga Aliu. Ky argument nuk është bindës dhe pa forcë argumentuese, nga trajtimi, edhe në këtë artikull, Lazarati (dhe vetë emri) është shumë më i hershëm. Për kujtesë, gjatë një periudhe 38 vjeçare Ali Tepelena mori titullin “Pasha” më 1784, Mytesarif i sanxhakut të Delvinës dhe më pas i Tërhallës. Më 1788 vuri nën sundimin e vet Pashallëkun e Janinës që e forcoi dhe arriti nga Preveza në lumin Shkumbin.
Lazarati aty nga viti 1733 u godit nga Kapllan Pasha, kur një pjesë e fshatarëve emigruan në Thrak dhe në Lefkadhë. “Kur u kthyen ditën e Pashkës së Madhe i
gjetën shtëpitë e tyre të shkatërruara” (kjo përmendet në shumë dokumenta të asaj kohe, ndoshta në këtë kohë janë shkatërruar kishat dhe manastiri, sidoqoftë kjo kërkon të dhëna të tjera më të plota mbështetur në arkivat tona).
Lazarati është një vendbanim i hershëm dhe autokton, mund të jetë një nyje interesante e studiuesve gjuhëtarë e historianë si dhe atyre të apasionuar për pasurimin e historisë së fshatit. Intelektualët e fshatit, duke vazhduar punën e tyre hulumtuese do ta ndriçojnë e saktësojnë më tej autoktoninë dhe origjinën e emrit të fshatit, historinë e tij. Kështu do t¢i shërbejmë më së miri Lazaratit, fshatit tonë të dashur.
Halil Hallaçi
Hodo Çela


Karakteri përfaqësues i të folmes së Lazaratit
Në këtë shkrim brenda hapësirave që mundëson gazeta, do të japim një numër fare të vogël fjalësh karakteristike të së folmes së Lazaratit. Në pasurinë e larminë e vet ato përbëjnë dëshmi të rëndësishme gjuhësore.
Karakteri konservativ i diktuar nga kushtet e veçanta historiko-gjeografike të kësaj bashkësie shprehet e spikat dukshëm veçanërisht në fushën e gjuhës, duke zëvendësuar në shkallë jo të vogël kronikat e të dhënat e tjera historike të munguara.
Hartimi i këtij glosari në formë fjalorthi synon jo vetëm njohjen e kësaj pasurie gjuhësore, por edhe plotësimin tij nga bartësit e kësaj të folmeje. Aq më tepër që deri më sot kanë munguar ekspeditat shkencore për mbledhjen e studimin e saj të mirëfilltë shkencor, gjë që do të bëhet me siguri në të ardhmen nga specialsitët përkatës të kësaj fushe.
Fjalorthi përmbledh fjalë të hershme të Shqipes, të rralla, dialektikore e pak huazime.
Nisur nga veçoritë dalluese të leksikut (fjalëve), por edhe ato fonetike e morfologjike të tij, kjo e folme është pjesë e së folmes së Labërisë. Si e tillë ajo përbën në vetvete veçori karakterisike të kësaj të folmeje, por jo një ishull gjuhësor të izoluar. Shumë fjalë e shprehje të saj hasen të afërta apo të njëjtja edhe në treva të tjera të Labërisë e në veçanti në Kurveleshin e Sipërm. Në këtë të folme vihen re trajta të shqipes së hershme, të asaj arbëreshe dhe trajta fonetike të asaj të Shqipërisë së Veriut. Në të njëjtën kohë ajo nuk mund të mos dëshmojë edhe përkatësinë etnike të bartësve të saj.
Janë mbledhur e sistemuar në formë glosari (fjalorthi) qindra fjalë e dhjetra shprehje karakteristike. Ato do t¢i nënshtohen proçesit të gjallë të verifikimit e plotësimit të kuptimit apo kuptimeve që bartin. Nga fondi i tyre po japim për ilustrim vetëm një numër mjaft të kufizuar. Ato mund të tregojnë sadopak karakterin përgjithësues të së folmes së Lazaratit si në fjalët karakteristike ashtu edhe në veçoritë dialektore të saj.

- anameso, nd. midis, ndërmjet
- arç, jok. erdha
- bazhulin/ë-a, f. mbeturinë
- blanj/ë-a, f. copë e madhe mishi
- bobozhin/ë-a, f. gur për të goditur
- bujan-i, m. pellg me pak ujë
- cacarrosem, jok. nxehem, kërcënoj
- cakos, kal. rrethoj keq, kap, zë dikë
- carb/ë-a, f. leckë
- cing, kal. prek
- coq/e-ia, f. – trastë e vogël
- cpërfën, kal. fekondon gjeli pulën
- cuks, jok. dhemb
- çafk/ë-a, f. teneqe e vogël e ndryshkur
- çaul/e-ja, f. nofull
- çikënoj, kal. ndez zjarrin
- çkomoleps, kal. zgjidh fije e diçka të mpleksur keq
- dej, nd. pasnesër
- des, jak. vdes
- diem, jok. gdhihem
- dërdash/i-i, (f-e). biseksual-e
- dheks, jok. pëlqen
- dhri-a, f. hardhi
- ezhdërh/a-ja, f. i fortë, i shkathët, etj.
- ëckël/a-ja, f. mallkim
- ën/ë-a, f. ëndë
- faroj, kal. mallkoj, nëm
- fic, kal. ngre
- flexhg/ë-a, f. lëvozhgë, lëkurë
- furros, kal. ngarkoj rëndë, mbush plot
- guful/e-ja, f. zgavërr
- guxhuvër/ë-a, f. vrimë e fshehur
- gjëgj/ë-a, f. mumuligë lugë-lugë
- gjokuni, nd. askund, kurkund
- hamulit, jok. leh (qeni)
- istikam-i, m. llogore
- juf, nd. shuhen të gjithë
- kaçe, nd. mbaj në shpinë
- kalazi, nd. eci këmbë e duar
- kalipazari, nd. mbaj në zverk
- kokodashe-ja, f. bukë e përzier fort me shëllirë, lëng gjelle, etj
- kukule-ja, f. feste
- lavos, kal. plagos
- lëmishte, sh. drurë të vegjël për të ndezur zjarrin
- lëvon, jok. vlon
- lomanis, jok. marr frymë shpejt e me vështirësi
- llëck/ë-a, f. 1.frut shumë i pjekur
2.femër tërheqëse
- llomk/ë-a, f. copë e madhe mishi, buke, etj
- llozh/ra, sh. papastërtira
- marturi, nd. i plagosur keq
- marramënçe, nd. flas pa kuptim
- motrun/a, sh. gjëmba e ferrishte të vogla
- murjel/ë-a, f. insekt
- nëhem, jok. mekem duke qeshur ose duke qarë
- norme(e), mb. lloj buke misri
- njeroj, kal. shijoj, ve në gojë
- njurrem, jok. ngjurrem
- o, pj. do të
- osh, nd. zvarrë
- paçet, sh. munxa (shpreh mallkim)
- paidhe-ja, f. grackë
- përshënetem, jok. flas përçart
- pënëhem, jok. sulem me shpejtësi
- pikërrim/ë-a, f. i ftohtë therrës
- pulqer-i, m. mollëza e gishtit
- punjishte-ja, f. goditje me gishtin tregues
- qers/ë-a, f. lëndinë
- qetherras, kal. rrethoj plotësisht
- ququk/ë-a, f. mënjëllë(zog)
- ravok-u, sh. shkul i vogël leshi
- riz-i, m. oriz
- ro-ja, f. re
- rukukuku, nd. rrokullisem tatëpjetë
- rukulletë, sh. mrekullitë, të çmuara
- rruz/ë-a, f. dele nga 6-12 muaj
- sejs/ë-a, f. lojë popullore djemsh
- sëlli-a, f. ha mëngjes
- sënreli-a, f. gjëmë, hata
- spithar-i, m. gropë e vogël me ujë në gur
- stërkal/ë-a, f. gjemb i madh
- shallafan/ë-a, f. goditje e fortë me pëllëmbë
- shëmitër-ri, m. tetor
- shtëmëng, kal. shmang
- shtëng, mb. me sy të shtrembër
- tajfo, nd. bosh, asgjë, hiç, fare
- trëm/ë-a, f. rroba që dërgohen në dërstilë
- thakëm-ma, f. s¢le asgjë (bëri thakëm)
- therme(të) . reumatizëm
- thirropull/ë-a, f. deriçkë
- u, për. unë
- uxhut-i, m. trup, shtat
- val/ë-a, f. pjesë loje
- vësht-i, m. vreshti
- voth-i, m. vath
- xbërdhylët(i), mb. ngjyrë e shplarë
- xivosem, jok. çakërrit sytë, kërcënoj
- xugurvis, kal. ngacmoj, bie në qafë
- xhallavosem, jok. nxehem shumë, bëj veprime të pamatura
- xhikokokmir/ë-a, f. lloj zogu me ngjyra tërheqëse
- yçkala-ja, f. mendja
- zangal-i, m. insekt që pickon lopët
- zok-gu, m. zog
- zhashkë/ë-a, f. këpucë e vjetër, vjetërsirë
- zhol-i, m. zhul
- zhumk/ë-a, f. grusht
- zhuzhak-u, m. harabel



Nacionalisti lazaratas Hysni Pollo
Në një libër të shkruar për nacionalistin Ismail Golemi më bëri përshtypje përmendja e Hysni Pollo Lazaratit, në shumë faqe të librit, por jo vetëm kaq. Figura e tij ishte trajtuar me respekt. Ky fakt më ngacmoi të shkruaj shumë pak rreshta nga aktiviteti që ka patur dhe madhështia e Hysni Pollos. Mendoj se me këtë shkrim do t¢iu rikujtoj diçka bashkëkohësve të tij dhe do të përcillet veprimtaria tek ai brez që nuk e ka njohur atë. Mendoj se shkrimet për këta njerëz na rrisin krenarinë, jo vetëm se kanë luftuar e milituar, në emër të krenarisë kombëtare, por mbartin dhe karakteristikat më të mira të fshatit tonë si ato të burrërisë, trimërisë, zgjuarsisë natyrale, besnikërisë, bujarisë, tolerancës dhe faktit shumë domethënës se në fshatin tonë nuk vrasin njeri. Për këtë të fundit shkon shumë thënia e Mit¢hat Frashërit, “asnjë shqiptar nuk është i tepërt”, thënie që është zbatuar me përpikmëri apo ka qënë në karakterin e Hysniut tonë.
Hysniu lindi në Lazarat më 1898, në një familje patriote e të pasur. Babai i tij Isufi kishte çiflik edhe në Greshicë, e bënte pjesë në kryepleqësinë e asaj zone. Aty ka varrin e vet që vendasit edhe sot i thonë varri i Isuf Agajt.
Mbasi mbaroi shkollën tregëtare në Vlorë, Hysniu vazhdoi studimet në Itali në të njëjtin profil. Vjen në Gjirokastër dhe zhvillon aktivitet tregëtar duke u lidhur me tregëtarët gjirokastritë. Në vitet 1936-1940 ka qënë kryeplak në Lazarat. Në vitin 1940 internohet nga ushtria greke në ishullin Medilinë në Greqi. Me kapitullimin e ushtrisë greke nga Gjermania ikën nga burgu dhe rikthehet në fshat. Në mbledhjene mbajtur në Teqe ku ishte dhe Baba Selimi, caktohet në drejtim të çetës balliste të Lazaratit. Pas kësaj zgjidhet anëtar i Shtabit Ushtarak të Qarkut të Forcave të Ballit Kombëtar. Hysni Pollo ishte miku dhe krahu i djathtë i Ismail Golemit, bashkëpunëtor për idealet nacionaliste kombëtare me Ali Këlcyrën, Baba Rexhepin, Vasil Andonin, Nano Gjonin dhe figura të tjera të dëgjuara nacionaliste të Jugut. Hysni Pollo punoi shumë për forcimin e Ballit Kombëtar dhe për fitoren e forcave nacionaliste kundër pushtuesve. Me Çetën e Lazaratit ai ka marrë pjesë aktive në shumë luftime si: për lirimin e Ali Këlcyrës në Cepo (organizimi i rrëmbimit të Ali Këlcyrës ishte bërë nga Bedri Spahiu për të provokuar Ballin dhe si prelud i fillimit të luftës civile); =ë Ujin e Ftohtë në Tepelenë kundër italianëve; në luftën e Grehotit pas vrasjes së Nano Gjonit e Hysni Lepenicës nga Italianët (nga një provokim i bërë nga Bedri Spahiu) ku bashkë me çetat e Golemit dhe Zhulatit zbrapsën italianët; në Qafën e Muzinës po kundër italianëve, etj. Njihet akti i tij (sëbashku me Dervish Rexhepin e Ismail Golemin) për frenim të mbi 200 luftëtarëve të Lazaratit për të sulmuar komunistët në Libohovë pas masakrës komuniste në lagjen Marinë. Ata i bindën se nuk duhet përligjur lufta vëlla vrasëse që provokuan komunistët.
Nga veprimtaria e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore spikatin disa veprime që tregojnë qëndrimin e tij njerëzor, tolerant dhe të zgjuar.
Në arkivin qëndror dosja 39, në vitin 1944 mbi kalanë e Shëndriadhës u detyrua të ulej një aeroplan sportiv, ku ndodheshin dy anglezë vëlla e motër. Aty ranë në dorë të ballistëve të cilët ia dorëzuan Hysni Pollos që i trajtoi njerëzishëm duke iu ardhur në ndihmë me çfarë mundi. Anglezët u lidhën me Londrën dhe njoftuan prindërit se ndodheshin shëndoshë e mirë në duart e nacionalistëve të Gjirokastrës. Hysniu i shoqëroi të dy deri në Kakome të Sarandës për t¢ia dorëzuar babait të tyre. Ai ishte një politikan anglez shumë i pasur dhe erdhi nëpërmjet detit për të marrë bijtë e tij. Lordi anglez pasi u informua se Hysni Pollo ishte një nacionalist me pozitë, për t¢ia shpërblyer të mirën që i bëri, i propozoi që ta merrte bashkë me familjen e tij në Angli, “sepse ju nacionalistët e keni të humbur luftën”, -i tha. “Pasi në bisedimet midis të mëdhenjëve Shqipëria i është aneksuar Rusisë”. Hysniu e falenderoi, por nuk pranoi të largohej nga Shqipëria. Dhe në fakt kështu ndodhi, komunistët sa morrën pushtetin ndër të parët nacionalistë dënuan patriotin me virtyte të larta Hysni Pollo.
Hysni Pollua udhëhiqej nga mendimi se asnjë shqiptar nuk është i tepërt (shprehje e thënë nga Mit¢hat Frashëri në një mbledhje në Lazarat). Janë me dhjetra djemtë dhe vajzat që ka shpëtuar Hysniu nga pushkatimi, qofshin njerëz të thjeshtë apo partizanë.
-Në Gjirokastër nën kala takohet ballpërballë me Muhedin Krishtin të dy të shoqëruar nga rojet përkatës. Sa panë Hysniun, rojet e Muhedinit u frikësuan se do plaste dufeku, por në fakt ata (Hysniu dhe Muhedini ecën ball njeri tjetrit dhe u përqafuan, kujtojmë se qe hapur lufta vëlla-vrasëse). Njeri nga rojet shoqërues të Muhedinit thotë pas shumë vitesh se kjo mund të ndodhte siç ndodhi vetëm midis lazaratasve.
Hysniu ishte jo vetëm i zgjuar, por me kulturë dhe dituri. Midis shumë faktesh po përmend njerin: krerë të Ballit dhe Partisë Komuniste ishin në një mbledhje debat në Zhulat. Atje debatuan krerë të Ballit dhe të Nacional-Çlirimtares. Në diskutim Hysniu midis të tjerash u tha komunistëve: “me programin tuaj ju do na katandisni të rrimë në radhë me një copë letër në dorë para një sporteli për të marr bukë”. Ai njihte mirë dhe
kishte informacion.
Me marrjen e pushtetit (siç e përmendëm më lart) Hysniun e arrestojnë ndër të parët. Akuzat ishin të ndryshme deri për vrasje (gjë që s¢kishte ndodhur nga Hysniu) dhe për bashkëpunim me Ali Këlcyrën, Mit¢hat Frashërin, Dervish Rexhepin etj. Jo për çudi, por për realitetin që kishte ndodhur gjatë luftës erdhën në gjyq 384 deklarata në mbrojtje të Hysniut. Midis të tjerëve dhe njerëz të liderëve komunist si të Haki Toskës, Sado Naipit, etj. Kuptimplotë ishte paraqitja në gjyq e dy partizanëve që Hysniu u kishte shpëtuar jetën. “Përse ju doni të mbroni këtë armik të popullit? I pyetën. - Po shqiptari ka një traditë që e kthen borxhin. Neve ky njeri na ka shpëtuar jetën dhe ne duam t¢ia kthejmë, pra t¢i shpëtojmë jetën”. Megjithë këto dëshmi, dënimi ishte paravendosur. Pretenca i dha me 101 dhe në fund u dënua 25 vjet burg. Dënimin e vuajti në burgun e shfarrosjes në Burrel bashkë me shumë shokë të tij si Rexhep Gugën, Avdulla Ramin, Kundret Kokoshin, Ëngjëll Kokoshin, etj. Në vitin 1956 e zuri amnistia dhe del nga burgu.
Pas daljes nga burgu u kthye në fshat në shtëpi, por gjithmonë ai e dinte se ata e vëzhgonin pa ndërprerë. Duke ditur këtë dhe për të mos u hapur telashe të tjerëve ai nuk shkonte as në vaki, as në urime, dhe në muhabete ishte i kufizuar dhe i
kujdeshëm. Mbaj mend njëherë ishte i shtruar me një gangrenë në këmbë (nuk ishte vizituar për të mos u rënë në qafë të tjerëve), ditët e fundit që ishte mirë gati për të dalë u shtrua atje urgjent një oficer me pozitë. Oficeri e pyet: nga je ti xhaxha? Nga Lazarati.- Oo nga vendi i Hysni Pollos.- Po.- Ai ishte armik, tradhëtar, kriminel. - Po ashtu ishte, - iu përgjigj Hysniu.
Të nesërmen (oficeri kishte një libër) Hysniu i thotë ta lexoj pak atë librin? -E o xhaxha merre lexoje, po nuk është për ty, ti nuk e kupton. Pasi e lexoi një orë oficeri e pyeti: e ç¢kuptove? - Hysniu i përgjigjet. - Një gjeneral gjerman ka thënë se arti ushtarak nuk ka fund. Ne shkuam ta lëviznim nga dhoma Hysnin, por oficeri nuk na la. Të nesërmen vjen një mësues që punonte në shkollën e Lazaratit, për të parë oficerin. Pasi e takoi i thotë: po e di ti me kë je këtu, je me Hysni Pollon, eksponent i Ballit. Oficeri u habit dhe ngeli si me faj se e kishte sharë. Kur iku mësuesi oficeri i thotë: ty të kanë sharë, do të më falësh, çudi, ti kriminel, s¢vret dot një pulë dhe je i ditur .
Ky ishte Hysni Pollo i cili me qëndrimet e tij, sjelljen, humanizmin dhe zgjuarsinë përfaqësonte karakteristikat bazë të lazaratasve. Ai mbylli sytë në vendlindje në vitin 1981.
Hodo Çelo



Në të thënshin
(Sipas një kënge popullore)

Në të thënshin ç¢pata,
ku vajti, ku humbi,
mos e ka marrtë nata,
mos e ka marrë lumi?

Vallë e kanë parë,
mos e ka zënë gjumi,
apo mos është vrarë,
mos e ka marrë plumbi?

Det ka kapërcyer,
ka ikur në male,
mos e kanë rrëmbyer
xhinet nëpër varre?

Në të thënshin ku,
ku vallë ta kërkojmë.
Në dy sytë e tu
Aty të shikojnë.

Aty do kem fjetur,
aty thellë mbetur,
ndaj s¢më kanë gjetur
se aty jam tretur.

Në dy sytë e tua
mbytur unë i shkreti,
thuaj s¢u pendua,
jetën aty gjeti.

Luli Kresho Gërveshi.


DY SKICA

Nga ILIAZ BOBAJ
NË DITËN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
17 shkurt 2008. Sapo kishte ndodhur akti madhor historik. Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj. Në çdo cep të rruzullit, agjensitë e ndryshme të lajmeve, përcillnin lajmin e tyre të parë: Kosova shpallet shtet i pavarur. Sytë e botës ishin përqëndruar të gjithë aty. Por, ndërsa bota e ndiqte me sy, shqiptarët e ndiqnin me zemër. Në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Greqi, në Itali, Francë, Angli, SHBA, Kanada, Zvicër, Gjermani, Hollandë, Belgjikë. Kudo. Deri edhe në Australi dhe Zelandën e Re. Në këtë festë madhore, donin ta ndjenin veten sa më pranë njeri-tjetrit. Ta ndanin gëzimin e madh midis tyre. Telefonata të shumta urimi kryqëzohen në të gjitha linjat telefonike.Brenda dhe jashtë vendit. Edhe telefoni im atë ditë pati shumë punë.
-Alo !-filloi i pari im vëlla, Qazimi.-Ta gëzojmë pavarësinë e Kosovës sonë!
-Tu lumtë goja! Iu përgjigja, pa e fshehur emocionin. Nuk pata kohë ta zgjatja shumë me tim vëlla. Ishte Musa Ferko, (ish futbollisti i njohur i ''Flamurtarit'' të Vlorës), që më uronte nga ana tjetër e telefonit: -Ta gëzojnë pavarësinë vëllezërit tanë
kosovarë!
-Alo! Ju flet Hodo Çelo, (Dr. i shkencave mjekësore, nga Lazarati). -Ta gëzojmë pavarësinë e Kosovës sonë!
Pa i kthyer mirë përgjigje dr.Hodos, telefoni ra sërish.
-Jam Dashnor Selimi, (poet shqiptar, emigrant në Selanik). -Gëzuar, njëmijë herë gëzuar!
-Fatmiri jam. Fatmir Myrtaj, (mësues nga Berati, emigrant shqiptar në Larisa, Greqi).-Gëzuar pavarësinë e Kosovës!
-Alo! Jam Pëllumb Harizaj, (miku im nga Memaliaj, emigrant në Patra, Greqi). -Jemi në festë.Gëzuar !
E ndërsa mundohesha edhe unë të telefonoja, zilja e telefonit ra përsëri. Këtë herë nga SHBA. Ishte miku im, poeti qeparotas Petraq Pali.-Gëzuar! Uron edhe ai që nga larg.
Ja edhe telefonata tjetër. Nga Kanadaja. Këtë herë ishte nipi im, Alton Brinja. Me urimin e tij. E prapë telefoni nuk ka të pushuar. Janë miqtë e mi kosovarë, që urojnë njeri pas tjetrit: -Gëzuar, vëllezër, gëzuar!
Nuk kaluan veçse pak çaste, kur, me anë të mikut tim, studentit Ergys Manaj, më njoftuan se studentët shqiptarë në Universitetin e Patrës, ishin mbledhur të gjithë së bashku dhe festonin me mënyrën e tyre. Kishin vendosur flamurin tonë kombëtar mbi një tryezë, në të cilën ishte shtruar një gosti e thjeshtë, e hijshme. Natyrisht nuk mungonte as muzika shqiptare. Në një mjedis të tillë festiv uronin njeri-tjetrin:
-Ta gëzojë pavarësinë Kosova jonë!
Telefonatat vazhduan gjatë gjithë mbrëmjes. Kaq shumë urime nuk kishim shkëmbyer kurrë. Dhe vetëm brenda pak orëve. Shkoja ndërmend telefonatat e shumta dhe mendoja urimet që prisja e përcillja. Nuk e mohoj aspak. Ndjeja një emocion të thellë. Emocionet s kane te sosur, para ekranit që ndënji tërë natën hapur pash dhe dëgjova vlonjatët që këndonin labçe në mes të Prishtinës, ku pash dhe lazaratasit e mi. Ashtu siç isha, shkova në tryezën time të shkrimit. Mora flamurin tonë kombëtar, të cilin e mbaj përherë aty dhe e putha. E ndjeva se në këtë mënyrë kisha uruar të gjithë shqiptarët. Kudo që janë: Gëzuar, vëllezër shqiptarë, gëzuar pavarësinë e Kosovës!
Vonë, shumë vonë, më zuri gjumi.
Patra, Shkurt 2008.

LIBRAT E POETIT ODHISE GORO
-------------------------------------------------------
Para pak ditësh, poeti i mirënjohur himariot Odhise Goro, më dërgoi dy librat e tij të fundit: ''Të bijtë e Himarës'' (shënime letrare) dhe ''Do pimë në botën tjetër'', (poezi). E vërteta është se këtë poet të sinqertë e kam patur përherë për zemër. Ai shkruan një poezi të pastër, elegante, pa mbingarkesë.
Vargjet e tij kanë një muzikalitet të ngrohtë, të rrjedhshëm.T ë duket sikur je duke dëgjuar muzikën e dallgëve lozonjare të detit, që të ledhatojnë deri në shlodhje. Është kjo arsyeja që librat e tij i prita me një kënaqësi të veçantë. E dija që poeti dhe njeriu i nderuar Odhise Goro, nuk hedh në tregun e letrave mall dosido. E fillova me librin me poezi: ''Do pimë në botën tjetër''.
''E thirra vdekjen në shtëpi,/të kthenim nga një gotë./Ma preu shkurt:nuk pi me ty,/se ti në këtë botë.../
Nga pijet ke qëndruar larg,/si murg i manastirit.../Edhe kur shishet vinin varg,/s'i pe me bisht të syrit./
Akoma ndër të gjallët je?/o miku im i vjetër,/të pimë tok,merak e ke?/Do pimë në botën tjetër.../
U kënaqa me poezinë e tij. Shijen e saj e kam ende në buzë. Të faleminderit, miku im! thashë me vete. Kënaqësi të tilla nuk shijojmë përditë. Dhe hapa librin e dytë: ''Të bijtë e Himarës''. Këtë herë befasimi më priste në hyrje, nën ballinën e librit, në kushtimin e poetit: ''Z. I.Bobaj. Me respektin dhe përzemërsinë time, duke i treguar shkurtimisht diçka që më ndodhi në gusht të vitit 1983...Duke shkuar për në malin e Çajupit me një veteriner himariot, rastësisht kalova nga Lazarati, ku mbeta i befasuar prej një bukurie të rrallë, së cilës i kushtova këta vargje të thjeshtë:
''Lazarat shkova një ditë...
Aty pashë një syzezë!
Vesës sa ia nguli sytë,
barin e udhës e ndezi...''
Sinqerisht. Autori, 24.02.2008''.
Më erdhi mirë, miku im i nderuar, që edhe fshati im, Lazarati, (i njohur për bukurinë femërore dhe trimërinë burrërore), ka kontribuar në frymëzimin tuaj poetik me anë të asaj syzezës së bukur, që iu doli rastësisht përpara. Herën tjetër do të jetë radha ime për të shkruar për bukurinë fine të himarioteve krenare.
Patra, 27.02.2008.




PËR NËNË TEREZËN


Çmimi Nobël

Në tribunë merrte çmin Nobël,
Nënë Tereza,
gruaja zemërmadhe,
shtatvogël.

Ardhja e Nënë Terezës në Shqipëri

Avioni ulej dalngadalë,
mesazh qiellor, nisur drejt tokës,
i sillte truallit amtar ,
bijën e tij, nënën e botës.

Paspak ajo u shfaq tek dera,
Me trup të brisht, imcak, të pakët,
Shamia dalë pakëz mbi ballë,
Si strehëzë për varfanjakët.

Si dritë të shenjtë përmbi fytyrë,
çeli buzëqeshjen ëngjëllore
dhe një bekim si zog mbi buzë,
atdheut po ia sillte prore:

-Bekuar ti, o tokë e shenjtë,
Vëllezër, bekim gjithashtu,
gjithshka që njerëzve u fal,
e kam nga gjaku im,nga ju.

Të gjithë sytë mbi të mbërthyer,
mbi të mbërthyer të gjithë sytë,
ku vinte këmbë vështrimi i saj,
zbrisnin në çast krejt yjësitë.

Përpara saj të gjithë të vegjël,
të vegjël gjer në vogëlsi,
ajo e madhe dritëplotë,
magjike si një perëndi.

Ajo kish shumë mall për atdhenë,
atdheu kish shumë mall për të,
prandaj të dy tek njeri tjetri,
u shkrinë së bashku, u bënë një.

Kryeengjëlli

Gjithë popujt kanë nxjerrë engjëj
dhe prap do nxjerrin, engjëj,
të shenjtë për besimtarët,
Kryeengjëllin,
Nënë Terezën,
e kemi nxjerrë ne, shqiptarët.


Klintoni para varrit të Nënë Terezës

Para varrit të saj,
Ai ndenji gjatë,
i foli me fjalëheshtjen e vet,
Aq sa koha harroi kohën.

E pyetën gazetarët:
-Për çfarë biseduat ?
-Për amanetin e saj,
Kosovën.


Potret tipik i gruas lazaratase
I nderuar lexues dhe ju zotërinj të redaksisë së gazetës “Lazërati”! Promovimi i vlerave, tipareve, zakoneve, trashëgimisë, figurave të njohura, arritjeve, ndryshimeve e dëshimve historike të fshatit tonë, është një mision fisnik e me tepër domethënie. Por veç këtyre temave të prekura gjerësisht në numrat e gazetës, mund të hapet një rubrikë ku të shkruhet për të nxjerrë në pah tiparet, të veçantat e karakteristikat e gruas lazaratase. Gjyshet dhe nënat tona, kush më pak e kush më shumë, janë mbartëse të këtyre tipareve në shekuj. Ato na kanë brumosur, mësuar e edukuar si të duam fshatin e njeri-tjetin, duke mbajtur gjallë traditat e pasura e me mjaft vlerë.
Nisur nga ky mendim vendosa të hedh pak rreshta në kujtim të gjyshes time Mahmude Mahmuti me rastin e 97 vjetorit të lindjes. E kush nuk e mban mend këtë grua që pasqyronte në çdo aspekt të saj, figurën e gruas tipike lazaratase. Pesha e vuajtjeve dhe viteve mbi shpinë, binte në sy që në pamjen e jashtme. Një grua e dobët, e gjatë, pak e kërrusur,(më tepër nga vuajtjet sesa nga vitet). Me fytyrë të thatë gjithë rrudha, një fytyrë që fliste vetë për të kaluarën. Ashtu si gratë e tjera në moshë të fshatit, ajo e kishte zakon të vishej gjithmonë me çitjane, lidhte shaminë nën gushë, duke u njehsuar me atë të gruave të tjera të fshatit. E zgjuar dhe shumë punëtore, kokëulur, shumë humane dhe tolerante. Edhe pse ishte e paarsimuar, gjatë bisedës të jepte përshtypjen e një njeriu që ishte shkolluar.
U martua e vogël me Ali Mahmutin, lindi 11 fëmijë dhe rriti vetëm pesë, 6 të tjerët vdiqën. Mbaj mend që edhe nga mënyra si i drejtoheshim lidhej me një tipar të veçantë të fshatit. Fëmijët e thërrisnin “nuse”, ndërsa ne, nipërit e mbesat “dade”.
Kujtoj jetën dhe punët e vështira që bënte, ajo bashkë me pjesën tjetër të grave. Shkonte çdo ditë në fushë duke u marrë me bimët bujqësore apo bagëtitë. Kur ikte në mëngjes herët për në fushë, merrte me vete edhe bucielën për të prurë ujë nga Spilua, ndërsa furkën nuk e ndante nga vetja, por punonte edhe rrugës, zakon që ka mbetur edhe sot tek një pjesë e grave në fshat. Kushtet dhe koha në të cilën jetoi ishin të vështira. I duhej të shkonte që pa gdhirë në punë, gatuante me zjarr dhe ndriçohej me kanile me vajguri, rrallë me qiri apo me llastika, të cilat i vinte mbi buari.
I kam të freskëta në kujtesë shprehitë tipike të saj, sidomos kur betohej në biseda me gratë e tjera si: “për atë diell që vete lodhur”, “për këtë bukë”, “për këtë zjarr”etj. Për të dielli, zjarri, buka kanë qënë të shtrenjta mbi çdo gjë.
Duke lexuar këto kujtime të hedhura thjesht, por me shumë dashuri në letër jam e bindur se pjesa më e madhe do të gjejnë një pjesëz nga jeta e seicilës nënë a gjyshe, pasi jeta ka qenë sa e veçantë aq dhe e ngjashme për to.
Gjer në ditët e fundit të jetës dadja, kishte memorje mjaft të mirë. Shumë njerëz i vinin në shtëpi e pyesnin për moshën e tyre dhe ajo i mbante mend me përpikmëri, duke i thënë; ti ke lindur p.sh. në 14 të allonarit dhe ke fërsnik filanin e filanen. Fliste gjithmonë me fjalorin e vjetër tipik të fshatit, madje edhe fjalë që në atë kohë nuk përdoreshin shpesh.
Shpesh ne nipërve e mbesave na vinte t¢i lexonim diçka dhe kënaqej. Ishte arsimdashëse dhe na nxiste në çdo kohë të mësonim. Kujtimi i saj na ndjek pas dhe për ne, ajo ka mbetur një figurë e dashur, gjyshja që fliste avash, që na gëzonte, na mësonte dhe që kur gabonim na qortonte vetëm me shikim. Në kujtesën tonë ajo jeton si personifikim i së mirës, i krenares, i gruas së zgjuar, pamjes dhe sjelljes karakteristike lazaratase.
Shqiponja Koçiu (Mahmuti)


Sherif Krishti, mësuesi model i përkushtuar ndaj profesionit të tij
40 vjet në shërbim të arsimit
Në 17 Mars të këtij viti, një javë pas festës së Mësuesit, në shkollën fillore “Baba Rexhepi”, u organizua nje ceremoni e thjeshtë, por shumë domethënëse. Mësuesi më i vjetër i kësaj shkolle u largua nga klasat, bangat dhe nxënësit e tij. Pasi përmbushi misionin e tij për 40 vjet, si edukator i brezit të ri, tani do t¢i gëzohet pensionit. Një ngjarje kjo që e përjeton çdo mësues që plotëson moshën dhe është natyrshme shkëputja nga puna, nga ditari e kolegët.
Sherifi ishte 18 vjeç, kur doli për herë të parë para nxnësve për tu mësuar atyre abetaren, për t¢ju dhënë dije e edukatë, punë të cilën e filloi me dëshirë. Ishte ëndrra e tij të mësonte fëmijët e komunitetit ku lindi e u rrit, ëndërr të cilën e realizoi me përkushtim e dashuri gjatë gjithë kohës që punoi në arsim. 10-12 breza fëmijësh mori e mësoi për 4 vjet derisa u dha atyre jo vetëm njohuri, por edhe veti e vyrtyte nga karakteri dhe sjellja e tij.
Mbi 250 nxënës do të mbajnë mend mësuesin fjalëpak e punëshumë, që nuk u lodh për asnjë çast duke ndihmuar një për një çdo fëmijë, duke u ndalur bangë më bangë, minutë për minutë.
Me përkushtimin që tregoi, fitoi besimin e palëkundur të komunitetit, formoi reputacionin e tij prej mësuesi shumë të mirë, duke u bërë një nga mësuesit më të kërkuar prej prindërve. Çdo shtator, të gjithë e kemi parë vetë se sa prindër kërkonin e luteshin që fëmijën e tyre të merrte mësues Sherifi. - Ta marrë ai, se ai i mëson fëmijët -, shpreheshin ata. Model në punë, zbatues i përpiktë i ligjeve e rregulloreve, model për nxënësit. Çdo ditë e çdo orë i përgatitur seriozisht për të arritur objektivat e parashikuara, përfaqësues e zbatues i formave dhe metodave bashkëkohore, ai është shembull për të gjithë kolegët. I tillë e filloi profesionin dhe po ashtu e mbylli detyrën e mësuesit Sherif Krishti. Nuk mund të lë pa përmendur një fakt tepër domethënës. Kontrolli i fundit i Drejtorisë Rajonale Arsimore zhvilluar në fundin e muajit Shkurt e vlerësoi shumë mirë, duke u befasuar nga mënyra si organizon, si realizon format e reja të mësimdhënies, pavarësisht moshës së tij, (vetëm 15 ditë larg pensionit).
Ishte betimi i tij i heshtur që deri ditën e fundit në detyrën e shenjtë të mësuesit ai nuk do ta ulte tempin e punës, nuk do të zbehte përkushtimin për arsimin.
Atë ditë mori lulet e fundit nga nxënësit e tij, përgëzimet e kolegëve të tij (pasi ishte i vetmi mësues midis mësuesve) dhe me lot në sy u shpreh: Më vjen keq që largohem nga puna ime që ka qenë edhe jeta ime, por më vjen mirë që e mbylla me nder dhe që lë pas një staf të përkushtuar ndaj fëmijëve tanë.
Sherifi do të mbetet për shumë breza një ndër mësuesit më të mirë që nxorri ky komunitet. Vështirë të harrohet investimi i tij 40 vjeçar në fushën e arsimit, të edukimit dhe dhënies së dijeve brezit të ri, investim që përbën edhe kapitalin e tij të vetëm, por të paçmuar.
Me këtë rast stafi pedagogjik, drejtoria e shkollës dhe gjithë nxënësit i urojnë shëndet, jetë të gjatë dhe premtimin se do ta kemi përherë mes nesh në festa e gëzime.
Sali Rabi




Në vend të editorialit
GZETA LAZERATI NR 17 Janar 2008
Koha për të reflektuar



Përpara dy vjetësh në një shkrim në gazetën “Lazërati” shtrova shqetësimin se studentët tanë duhet të preferojnë Tiranën. Tani vërejmë me kënaqësi se rreth 25 studentë vazhdojnë universitetin e Tiranës, me shpresë se në vitet në vazhdim ky numër do të rritet. Pas 3-4 vjetësh do të kemi juristët, stomatologët, arkitektët, inxhinierët, veterinerët, laburantët tanë. Përfshij këtu edhe studentët që ndjekin universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, numri të cilëve është më i konsiderueshëm.
Etja e madhe për dije vërehet edhe nga nxënësit e shkollave të mesme fshat e qytet, pjesa më e madhe e të cilëve pretendojnë vazhdimin e shkollës së lartë. Interesimi për të shkolluar fëmijtë vihet re edhe tek prindërit të cilët s’kursejnë asgjë vetëm e vetëm që fëmijët e tyre të çajnë në jetë. Mjafton të përmendim ndjekjen e kurseve të kompjuterit , gjuhëve të huaja, etj.
Kthimi i vëmendjes drejt shkollës, tregon për karakterin arsimdashës të komunitetit tonë, për rëndësinë që ka shkolla sot në ekonominë e tregut. Por shpesh qarkullon edhe mendimi “të kemi një shkollë të lartë”. Në kushtet e reja të ekonomisë së tregut ky lloj arsimimi është një investim i kotë, pasi konkurenca të lë jashtë tregut të punës. Shteti apo sektori privat, nga moria e të diplomuarve do të përzgjedhë më të mirët. Duke gjykuar nga niveli intelektual, shkalla e zgjuarsisë së lindur e të fituar

Temperamenti, etj., nuk ka arsye pse fëmijët tanë mos të jenë më të mirët. Më ka rënë rasti të punoj me nxënës të shkollave të mesme nga të gjithë rrethet e Shqipërisë, por konstatoj me kënaqësi se cilësitë e lartpërmëndura janë pjesë e personalitetit të nxënësve lazaratas. Për ne lazaratasit, shkolla nuk duhet parë vetëm si një vend pune ku burojnë të mirat materiale. Jo, ne kemi nevojë më tepër për një ngritje morale, për të zënë vendin që na takon në këtë sistem shoqëror që jetojmë. Në këtë sistem shoqëror për të cilin kemi sakrifikuar. Ne na duhet shkolla, jo thjesht, për të fituar, por për të sfiduar.
Prandaj kërkojmë nga Hatixheja, Agimi, Arbeni, Ermali, Albani, Taulanti, Gerando, Aleksandri, Shpati, Ramizi, Dajti, Salikua, Murati, etj,etj. të ndjekin shembullin e Doktorit të Shkencave Hodos, Dr Islamit, Dr Prof. Halilit, Dr Abazit, Dr
Eduartit. Ne duhet të na hapen portat, por jo duke tundur flamujt përpara liderve të partive në fushata zgjedhore, por të kërkojnë të marrin përgjegjësi në administratën shtetërore duke shfrytëzuar nivelin profesional, shkallën e inteligjencës, personalitetin. Për të arritur këtë, ne duhet të krijojmë një lob të fuqishëm. Para se të pretendojmë për çka thamë duhet të shtrojmë rrugën drejt këtij suksesi, duhet të shfrytëzojmë edhe ato çfarë bën komuna për shkollën, dëshirën e kryetarit të komunës Dashnor Aliko për ta kthyer shkollën në një institucion model mësimi dhe eksperimentimi, ku laboratoret, salla e bibliotekës, një palestër dhe orendi të tjera mësimore t’i japin asaj fizonominë e një institucioni bashkohor, parauniversitar, sikundër me të njëjtin interesim duhet parë gjithë sistemi arsimor.
Lazarati po fiton fizonominë e një qyteti me ndërtesa, rrugë e infrastrukturë gjithnjë e më ambicioze. Por në qendër të vëmendjes për të rinjtë duhet të mbetet shkolla, arsimimi dhe kultura, nuk miaftojnë as makina luksoze, as celulari i shtrenjtë, as kostumi i modës së fundit, as të qethurit amerikançe, për të fshehur shkallën e ulët të inteligjencës, nivelin mjeran të kulturës aq më tepër të pretendosh për të ngjitur shkallët e vështira të karierrës.
Brezi i vjetër i intelektualëve lazaratas bëri aq sa mundi në kushtet që dihen dhe u takon të rinjve të meritojnë një shkallë më të lartë qytetarie.
Petref Gaba

Profil për Arben Gabën, që mbylli studimet shkëlqyeshëm pranë universitetit të Gjirokastrës

Gaba nderohet me medaljen e artë

Në faqet e gazetës “Lazërati” jemi munduar të evidentojmë vlerat më të mira të bashkëfshatarëve tanë. Janë dhënë mesazhe kulture, qytetarie, dije e vllazërimi.
Vlerat patriotike dhe njerëzit e ditur kanë merituar nderin e veçantë në faqet e kësaj gazete. Kemi shkruar për Iliaz Bobin(I) dhe Ago Rabin, kontributi i të cilëve për çështjen kombëtare zinte një vend të veçantë në gazetat shqiptare të Amerikës si
në “Përparimi”, “Imigranti”, etj, në NeëYork e Boston. Një fjalë e urtë popullore thotë: “Dardha nën dardhë bie”. E për kujtesë Iliaz Bobi (i riu) është poet e fabulist i talentuar në ndjekie të gjurmëve të të parit; apo Hatixheja dhe Delfina Rabi, poetesha


të reja stërmbesa të Ago Rakip Lazëratit.
Në përgjithësi lazaratasit janë shquar për aftësinë e thithjes së dijes dhe gjithmonë nëpër shkolla të çfardo rangu madje edhe gjatë punës në profesione të ndryshme. Rastet janë të shumta, por në qendër të shkrimit tim këtë herë është Arben Gaba, një nga studentët më të mirë të universitetit “Eqerem Çabej” në të gjithë historinë e tij. Dhe qëllimi është t’i sjell opinionit një shembull të tillë në kohën kur ka rënë interesi i studentëve për librin dhe për studimin.
Arben Gaba mbaroi në vitin akademik 2006-2007 degën e gjuhës angleze me medalje të artë. Në librezën e tij të studentit figuron vetëm nota 10. Rjedh nga një familje arsimdashëse, shtëpi që ka akoma nga librat e Mullait. Nga kjo familje është Enver Gaba lexues i madh me një bibliotekë të madhe. Po me rezultate të shkëlqyera mbaroi kushëriri i tij, Genti, informatikën ekonomike në universitetin e Tiranës, të cilin dekanati e mbajti si pedagog të jashtëm në informatikën e aplikuar, krahas punës së tij në Drejtorinë e Përgjithshme të Taimeve në Tiranë.
Arbeni është fjalëpak, tip studiues dhe kërkues ndaj vetes dhe të tjerëve. Unë e kam pasur nxënës dhe krahas lëndëve të tjera i pëlqente gjimnastika. Ushtrohej vazhdimisht në hekur dhe paralele, mbante një regjim strikt dhe vraponte çdo ditë Lazarat - Kordhocë. Ishte nxënës i mirë në të gjitha lëndët. Mbasi mbaroi gjimnazin “Asim Zeneli” dhe pas një periudhe të shkurtër emigrimi, në vitin 2003 konkuron në anglisht dhe fiton. Vazhdoi fakultetin me dinjitet, duke marrë, jo vetëm më shumë njohuri se të tjerët, por dhe duke regjistruar në librezën e tij vetëm notën 10 dhe mbaron pas 4 vjetësh studimi me medalje të artë.
Duke pirë një kafe me ish-nxënsin tim, më bëri përshtypje se ka një nivel të lartë inteligjence dhe kulture, mbi të gjitha një botë të gjerë shpirtërore. Shefja e katedrës së anglishtes znj. Irena Shehu shprehet me superlativa për Benin si një ndër studentët më të mirë që ka kaluar në duart e saj. Figurë me personalitet, përçmues ndaj së keqes, përbuzës ndaj injorancës.
Në planet e së ardhmes ai ka vazhdimin e studimit për grada shkencore për të plotësuar obligimin si pedagog i jashtëm në universitet. Këtë shkrim e bëj në respekt të përkushtimit të tij për arsimim e dije, duke dashur që Arbeni të bëhet nxitës për dhjetra studentë që janë aktualisht në universitete brenda dhe jashtë vendit.
Hito Brahimi


Festa e Kurban Bajramit në Lazarat

Festa e Kurban Bajramit është dita në të cilën përkujtohet sprova e madhe që profeti Ibrahim A S (paqia e Zotit qoftë mbi të) pati nga Zoti i madhërushëm. Ibrahimi A.S ishte në krye të tetëdhjetë e gjashtë vjetëve kur iu lut Zotit të vet që t’ja dhuronte një djalë. Ai e përgëzoi njëmend atë me një djalë, me Ismailin A.S.
Kur ai u rrit, Ibrahimi pa në ëndërr se urdhërohej që të flijonte birin e tij të vetëm. Pa më të voglin ngurim vendosi t’i bindej shenjës që Zoti i kish dërguar. Më parë ja kumtoi atë edhe Ismailit, në mënyrë që të dy në bindje të plotë të vendosnin ta çonin gjer në fund urdhërin e Zotit. E taksa i biri dëshmonte njëshmërinë e Zotit si të pashok e Ibrahimi me thikë në dorë bëhej gati që ta flijonte, Zoti thiri nga qielli: - O Ibrahim, ti e realizove ëndrrën.
Pasandaj zbriti nga qielli një dash dh ai u flijua në vend të djalit. Ky ishte dhe qëllimi i Zotit, që të vinte në sprovë bindjen dhe devotshmërinë e Ibrahmit ndaj tij. Ndaj dhe në përkujtim të kësaj dite therret përvit kurban, ashtu sikundër dhe Zoti thotë në Kuran: “Dhe ne e shpaguam atë me një kurban dhe kujtimin e tij ua lamë brezave të mëvonshëm”.


Kjo festë e madhe kremtohet në mbarë botën islame si përkujtim i kësaj ngjarje. Kurbani duhet të jetë prej kafshëve shtëpijake si; lopë, dele, dhi, deve. Të kenë mbushur moshën e caktuar, lopa dy vjet, delet dhe dhitë të kenë mbushur një vit, kurse qengjat dhe kecat të kenë mbushur gjashtë muaj. Të jenë pa të meta, si e verbër, e dobët, e sëmurë, sakate, etj. Të pritet në kohën e caktuar, pas faljes së Kurban Bajramit. Gjithashtu duhet treguar kujdes ndaj kafshës që bëjmë kurban, si dhe mos bëhet qëllim therrja e saj për dikë tjetër, veçse për hir të Zotit.
Në Lazarat kjo festë është e kahershme, madje edhe në vitet e socializmit festohej fshehas, për të dhe kalendaret fetarë edhe janë penalizuar për këto probleme. Më parë falja për Kurban Bajramin bëhej në xhaminë e vjetër në të cilën ata falnin përveç tij edhe namazet e tjera që i ka për detyrë çdo musliman (tani bëhen në xhaminë e re). Këtë e kanë në kujtesën e tyre të moshuarit që e kanë jetuar atë kohë. Fatkeqësisht xhamia e vjetër nga regjimi komunist u kthye në vatër kulture. Këtë vit falja e Kurban Bajramit u bë në xhaminë e re të fshatit Lazarat, ashtu sikundër është festuar përvit kjo ditë e madhe. Falja u krye në orën tetë të mëngjezit ku morrën pjesë muslimanë të grupmoshave të ndryshme më shumë të moshave të reja.




E tanishmia do të dukej e pathemeltë dhe e pakuptimtë, pa mësuar të kaluarën

Të njohim jetën e bashkëfshatarëve tanë

Jeton në Tiranë, por mendjen dhe zemrën e ka në Lazarat. Këtë dashuri ua ka transmetuar edhe fëmijëve të tij, të cilët me krenari e quajnë veten lazaratas, megjithëse Bilali u martua me një vajzë tiranase, qytetare nga një familje shumë e nderuar.
Pa historinë do të duket sikur ne nuk kemi rrënjë, sikur ne nuk kemi një të kaluar. Me këtë vlerësoj gazetën “Lazërati”, që për një periudhë 4-vjeçare, ka arritur të shkruajë, të grumbullojë dhe sistemojë, të dhëna mbi bashkëfshatarët tanë, jetën dhe historinë e tyre.
Në këtë shkrim e ndiej për detyrim moral, të hedh mendimet e mia për gjeologun, hidrogjeologun e kolegun tim, Bilal Nuri. Ai gëzon respektin dhe vlerësmin tim, pasi e kam njohur dhe takuar për herë të parë, jo në Lazarat, por në një vend verior, në Mirditë, ku Bilali kishte punuar më parë dhe ishte transferuar në Tiranë. Ai vinte me shërbim, kurse unë, pa mbushur ende 18 vjeç, do të filloja punë në një vend që tani njihet në histori, në Minierën e Bakrit të Spaçit. Më vonë jemi njohur në punë të përbashkët, por në detyra të ndryshme.
Por cili është Bilal Nuri?
Tek të rinjtë këto rreshta mund të tingëllojnë të rëndomtë. Dikur udhëtimet më të gjata ishin deri në Tepelenë, Këlcyrë, Delvinë apo Sarandë. Largimi deri në Tiranë e sidomos në Mirditë, ishte si mërgim. I tillë quhej edhe Bilali në periudhën e viteve 50-të. Kurbet, Lazarati, ka patur edhe më parë e të gjithë kanë historinë e tyre. Disa prej tyre kanë bërë mjaft për historinë. Mendoj se në faqet e gazetës “Lazërati”, duhet shkruar, jo vetëm për “mërgimtarët”, por edhe për gratë e pjesën tjetër të familjes, të cilat i kanë përjetuar ato vite në dritare apo derë, duke pritur e pritur njerëzit e tyre të zemrës.

Unë po shkruaj disa rreshta për njerin, i cili nuk më ka munduar shumë për të paraqitur jetën e tij. Bilali është djali më i vogël i Nazifit dhe i mëmë Haxhos. Atë e quanin djalin e pleqërisë, sepse kishte një diferencë 10 vjet me vëllan e tretë, Dalipin. Ishte djali më i përkëdhelur i familjes. Megjithatë nuk përfitoi nga kjo. Ai ishte një djalë i urtë, shumë i lidhur me mëmën, e cila me gjithë varfërinë e madhe, ja plotësonte kërkesat. Një djalë i sjellshëm, i vëmendshëm dhe i shkëlqyer në mësime. Mbaroi katër vitet e shkollës në fshat. Ai edhe sot e kujton me respektin më të madh, mësuesin e tij Ahmet Idrizin nga Libohova. Vëmë ne dukje se Ahmet Idrizi ka qënë një nga mësuesit e parë në Lazarat. Sipas të dhënave arkivore rezulton se ai ka dhënë mësim në shkollën fillore në vitin 1923, 1928 dhe më mbrapa.
Pasi mbaroi filloren vendosi të vazhdonte shtatëvjeçaren në lagjen Manalat, Gjirokastër, në fshat nuk kishte shkollë 7-vjeçare. Ai vazhdoi të mësojë me të njëjtin ritëm, bashkë me shokët e tij, Njazi Mahmutin, Bardho Pollon, Nelo Brahimin, Maliq Bashën. Bilali nuk harron asnjëherë mësuesit Vehap Muço, Hatixhe Muço, Hadër Bozgo, etj. Shtatëvjeçaren e mbaroi me nota të shkëlqyera. Në vitin 1949 si nxënës i shkëlqyer, Komiteti i Rinisë, në bashkëpunim me Seksionin e Arsimit, tetë nxënësit më të mirë i dërgon në Tiranë (të ftuar nga udhëheqësit e Partisë), ku qëndruan një javë dhe më vonë shkuan në kampin e pionierëve Vlorë, ku qëndruan 25 ditë.
Duke parë cilësitë e tij në mësimdhënie, në periudhën kur filloi lufta kundër analfabetizmit, u caktua për të mësuar (sidomos grave) shkrim e këndim. Më vonë këtë mision, ia dorëzoi mësuesit Et’hem Aliko. Mbas mbarimit të shkollës shtatëvjeçare, filloi gjimnazin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, në kushte ekonomike shumë të vështira. Çdo ditë duhej bërë me këmbë 10 km rrugë, vajtje e ardhje. Me gjithatë e mbaroi gjimnazin dhe ishte i pari që nisi rrugën për në Tiranë. Mbaroi shkollën e gjeologjisë dhe u emërua në Ndërmarjen Gjeologjike Rubik, ku punoi në ekipin e rilevimit, në ekspeditën gjeologjike të Spaçit, më vonë në laborator, etj. Unë pata fatin që në vitet e mëvonshme të punoja, aty, ku kishte punuar Bilali (i cili ishte transferuar në Tiranë). Të gjithë ruanin vlerësim të veçantë për pasionin e madh që ai kishte për punën, dashurinë dhe respektin që kishte për shokët, e për humorin e hollë të tij.





Më vonë, Bilali u emërua në Ndërmarjen Hidrogjeologjike, Tiranë. Një nga ndërmarrjet që ka kryer studime të rëndësishme hidrogjeologjike në të gjithë territorin shqiptar, të cilat janë të pasqyruara në Hartën Hidrogjeologjike në shkallë 1: 200 000, ku edhe hidrogjeologu ynë ka kontributin e tij modest. Në Ndërmarrjen Hidrogjeologjike, Tiranë (e vetmja ndërmarrje e specializuar në këtë fushë në Shqipëri), punoi 26 vjet me detyra të ndryshme. Kolegët dhe drejtuesit e ndërmarrjes ruajnë konsideratat më të mira për kolegun e tyre. Ndonëse është në moshën 72 vjeçare. Ish drejtori i tij, Ing. Ibrahim Tafilaj edhe sot e kujton me respekt, shprehet se kur mungonte Bilali, ndërmarrja ishte si e shurdhër.
Bilali u martua me një vajze tiranase Minën, qytetare nga një familje shumë e nderuar. Ajo përballoi dhe mbajti mbi supe shumë vështirësi të jetës së gjeologut, duhet thënë se ky profesion të detyronte që për 20-25 ditë rresht të ishe me shërbim në ekipe dhe ekspedita hidrogjeologjike. Mund të themi se i zoti i shtëpisë ishte “mysafir” në shtëpinë e tij. Ky është gjeologu.
Bilali ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Të gjithë e kemi parë në ekranin e Televizionit Shqiptar për 30 vjet rresht, prezantuesen simpatike Eva Nuri (Hoxha).
Bilali jeton në Tiranë, por mendjen dhe zemrën e ka në Lazarat. Këtë dashuri ua ka transmetuar dhe fëmijëve të tij, të cilët me krenari e quajnë veten lazaratas. Le ta njohim jetën e bashkëfshatarëve tanë “të mërguar” dikur brenda vendit, sepse e tashmja do të dukej e pathemeltë dhe krejt pa kuptim, pa mësuar të kaluarën.
Halil Hallaçi



Mall për shtëpi.

Dy vjet u bënë që jam larg,
Në vend të huaj, pa shtëpi,
tani për njerëzit kam mall,
si janë, ç’bëjnë nuk e di.

Im at, vallë sa është plakur?
Gjyshërit a kanë qënë mirë?
Po nëna që vuan në heshtje,
ngrihet ende që pa gdhirë.

Mbi shtëpi është vënë dorë?
Çatia a pikon ende?
Muret e gardhit i kanë bërë ?
Pemët janë pjekur në bahçe?

Dy vjet u bënë që jam larg
dhe malli shpirtin ma ka mbuluar,
për një shtëpi në një këmbë mali
në një cep bote të harruar.
Luli Kresho Gërveshi


*Lazarat

Maja eBuretos u ndez trandafil,
nga anë e Drinos fryn një erë e lehtë,
në qiellin e kthjelltë ndrin tek-tuk një yll,
shpirtrat etrazuar tani flenë te qetë.
Si një zemre heshtja e përshpëritshme,
nga fllad’i lehtë tundet një dritare,
një portë përplaset, dëgjohen përshpëritje,
pastaj troki kalit në rrugën e madhe.
Puth majat e malit agim i praruar,
një dritë e argjentë mbi luginë bie,
bulkthi, gjoni, tani janë qetua,
edhe dita ndizet fij’ e nga një fije.
Shuhet yll i fundit, u fsheh edhe hëna,
me ngjyra ylberi mbushet pak së paku,
dhe fshati zgjohet, dëgjohen zëra ,
në rrugë troket bastun’i një plaku.
*(lasgushiane)
Luli Kresho Gërveshi



Shpresa për demokraci

Para disa javësh në rubrikën “Opinion”, në TV KLAN, gazetari Blendi Fevziu trajtoi një nga ngjarjet e rëndësishme të historisë së Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Botërore; përpjekjen e Amerikës dhe Anglisë për ta shkëputur Shqipërinë nga kthetrat e diktaturës sllavo-komuniste në vitet 50-të. Duke ndjekur këtë emision mu kujtuan ngjarjet e vitit 1950, sepse në këtë përpjekje u përfshi edhe fshati ynë, Lazarati. Unë megjithëse fëmijë mbaj mend ato ditë terrori në fshat pas dështimit të këtij misioni.


Çfarë kishte ndodhur? Në grupet e përgatitura nga anglo-amerikanët për të krijuar
trazira në Shqipëri, në mënyrë që pastaj ata të ndërhynin për të përmbysur komunizmin ishin dhe dy djem lazaratas, Bardho Gërveshi dhe Haki Gaba. Në grupin e tyre kishte edhe burra të tjerë nga Rëzoma e Kurveleshi. Midis zonave të Shqipërisë që nuk ishin pajtuar me komunizmin ishte edhe Lazarati, edhe disa
fshatra të krahinës së Rëzomës në Delvinë. Për këtë arsye këto grupe u
drejtuan kryesisht në këto fshatra për të gjetur mbështetje. Ata shkonin nëpër miqtë, të afërmit e tyre, sidomos në stane dhe në konakët e fushës. Lazaratasit që e urrenin komunizmin, që gjatë luftës dhe e shtuan atë pas luftës nga presioni politik dhe ekonomik që bëhej ndaj fshatit i mbështetën në mënyrë masive këto
grupe.


Fshati ziente, atij ju zgjuan shpresat për një përmbysje të mundshme të sistemit. Pjesa më e madhe e burrave të fshatit ishin në dijeni dhe i ndihmonin grupet. Kaq e madhe ishte shpresa për përmbysje, sa Jonuz Boci, i lidhur me këta persona, një ditë, i tha xha Osmënit (që e kish djalin të arratisur: -Mos u lodh xha Osmën se shumë shpejt do të gjezdisësh me veturë.
Aktiviteti i këtyre grupeve zgjati për një kohë të gjatë nëpër Mal të Gjerë, nga Sopoti deri në Pillua. Por për fat të keq të këtyre djemeve trima të Lazaratit dhe gjithë Shqipërisë kjo lëvizje antikomuniste ishte tradhëtuar. Të dhënat e arkivave angleze dhe amerikane të hapura më vonë, treguan se tradhëtia e tyre bëhej jo nga populli, si ka pretenduar propaganda komuniste, por nga oficerë spiunë të futur nga KGB në Shërbimet Inteligjente Angleze, siç ishte Kim Flibi.
Sigurimi ishtetit megjithëse e dinte për veprimtarinë e këtyre grupeve kishin qëllim që të zbulonin edhe të tjerë antikoministë, ndaj i la të vepronin disa muaj. Në nëntor 1950 filloi terrori duke bërë arrestime të shumta në Lazarat dhe në fshatrat e Rezomës. Në Lazarat u arrestuan në të njëjtën kohë në mal dhe në fushën e fshatit shumë burra. Midis tyre Omar Çela në Gjokanë, Veliko e Nuri Brahimi dhe Bari Gjolleshi në mal, Jonuz Boci e Veliko Selimi në fushë, Nënë Havaja dhe Esat Çela në fshat e shumë të tjerë. Arrestime të shumta u bënë edhe në fshatra të tjera. Të ardhurit nuk u kapën. Ata të njoftuar nga fshatarët duke e njohur mirë terrenin u shpëtuan kthetrave të sigurimit. Të arrestuarit ju nënshtruan
torturave çnjerëzore. Velikos i thyen këmbën, Havasë i lëshuan macen në çitjane, e po kështu dhe të tjerëve, por ata nuk treguan as për ata që kishin ardhur, dhe as për fshatarët e tjerë që kishin dijeni.
Dënimet ishin të rënda, 15 vjet Veliko Brahimi e deri në pushkatim në mënyrë demostrative në 15 Dhjetor 1950 të Veliko Selimit, Jonuz Bocit, Omar Çelës nga
Lazarati dhe Memo Rakos nga Golemi. Por edhe pas kësaj shpresat për të përmbysur komunizmin nuk u shuan, as nga anglo-amerikanët e as nga shqiptarët.
Në vitin 1951 Haki Gaba së bashku me 3-4 shokë nga Kurveleshi e Vlora tentuan përsëri dhe hynë në territorin e Lazaratit. Sigurimi i shtetit duke e ditur ardhjen e tyre i ndiqte këmba-këmbës. Im atë Barjami, i strehoi dhe i ushqeu për trë ditë, në kasollen që kishim në fushe e pastaj i përcolli në destinacionin e tyre. Pas ikjes së tyre sigurimi i shtetit e arrestoi dhe e dënoi me 12 vjet burg si strehues të diversantëve. Në hetuesi dhe në gjyq ai mbajti qëndrim burrëror dhe dinjitoz. Kur gjykatësi e pyeti: - Mirë i takove, por pse nuk lajmërove? Ai ju përgjigj: - Fshati ynë nuk e ke zakon tradhëtinë, më mirë në burg e me nder, se sa i lirë dhe spiun.
B.Birbili


Reflektim

10 vjet më pas…

Ndoshta ’97 ka qenë një nga vitet më të mbrapshtë të historisë sonë kombëtare. Revolta e ligjshme e qytetarëve të zhgënjyer u kthye në një luftë absurde vetshkatërruese. Përveç shumë pasojave që solli, shkaktoi dhe një valë të dytë emigracioni pas atij të viteve ’90. Por, nuk dua të ndalem në këtë fenomen që e njohin jo vetëm bashëkfshatarët e mi, po gjithë shqiptarët.
Rikthimi në vendin tim, ishte një nga synimet kryesore dhe u realizua 10 vjet pas largimit tim, në pranverën e 2007-ës. Jam vendosur në qytetin e Sarandës ku hapa dhe zhvilloj një biznes të vogël. Ajo që vihet re në këtë qytet bregdetar, është bumi i madh i ndërtimeve që ka kohë që vazhdon. Duke pyetur se kush janë pronarët e këtyre ndërtimeve, përgjigjja është befasuese; veç sarandiotëve, ata janë nga Tirana, Fieri, Tepelena e Gjirokastra.
E ndërsa dëgjoj këtë fakt, më vjen keq që bashkëfshatarët tanë biznesmenë nuk investojnë në këtë zonë turistike. Edhe ata që kanë marrë inisiativën për tu shtrirë në Sarandë, numërohen më gishta. Diçka e ngjashme ndodh edhe në qytetin e Gjirokastrës. Lokalet, njësitë e ndryshme të tregëtimit dhe bizneset nga fshatarët tanë janë të pakta.
Kjo dukuri bie ndesh me faktin, që në fshatin tonë çdo ditë e më shumë shtohen vilat dy e trekatëshe. Nisur nga kjo, është e thjeshtë të kuptohet se mirëqënia sa vjen e rritet dhe natyrisht kjo gjë të gëzon. Por nëse ndalesh e analizon pak më me kujdes faktet, shikon edhe anën negative të këtyre ndërtimeve.
Mania për të ngritur kate njeri pas tjetrit, tejkalon nevojat e një jetese normale. Një shumë e madhe të hollash bllokohet dhe shkon për të kënaqur egozimin tonë. Jeta e përditshme ka treguar se ata që kanë ngritur vilat e para në fshat, tani vijnë dhe i vizitojnë vetëm të shtunën e të dielën, ose kthehen për disa ditë pushime në verë. Në disa prej tyre që kanë nga 5-6 dhoma, banojnë vetëm pleqtë. Koha na ka dhënë mësime të vyera. Të mos shkojmë larg. Në vitet ’93-’96 shumë nga bashkëfshatarët tanë u kthyen nga emigracioni me mjaft para, investimet që bënë ishin të papërfillshme dhe të gjithë e dimë si përfunduan ato të holla.
Fati sot është treguar zemërgjerë me fshatin tonë. Është koha të refelekotjmë dhe të bëhemi largpamës. Të hollat e mbledhura me mund e djersë të mos shkojnë për pasurimin e bankave dhe ndërtimin e banesave shumëkatëshe, por atje ku sigurohet e ardhmja e fëmijëve: arsimim dhe biznes.
Investimet në biznes në fshat, Gjirokastër, Sarandë, Tiranë e kudo gjetkë do të jenë shtylla të forta zhvillimi për një të nesërme të sigurtë dhe në kohë të vështira. Mësimet që morrëm në të shkuarën të na hapin rrugën për të ardhmen.
Aurel Rabi


Festa që nuk mund te mungonte

Nuk mund të mungonte festa tradicionale për të përkujtuar ditën e ngritjes së flamurit, në fshatin Lazarat. Ashtu siç është bërë traditë, komuna në bashkëpunim me shkollën e bashkuar “Muhamet Gjollesha”, përgatitën një aktivitet historiko-letrar që u shfaq në sheshin kryesor. Kjo veprimtari ishte përgatitur nga mësueset e letërsisë, Mira Gaba, Rubo Basha, Liza Gaba, Lubiana Shehu. Programi i përgatitur u prezantua nga dy nxënëse Mjafte Gjollesha dhe Lule Hallaçi. Nuk ishin vetëm nxënësit e shkollës 9-vjeçare e të mesme ata që sollën materiale në skenë, por në aktivitet u përfshinë edhe fëmijët e kopshtit.
Ky ishte viti i pesë i organizimit të një programi të tillë me rastin e ditës së flamurit që veç përkujtimit të kësaj dite, vjen edhe si shenjë nderimi e respekti për të gjithë dëshmorët e fshatit.
Për të nxitur nxënësit t’i kushtohen dijes, komuna ka vlerësuar 5 më të mirët e shkollës duke iu dhënë një shpërblim monetary në vlerën e 3 000 lekëve. Këtë vit nxënësit më të mirë u shpallën: Vesa Bejkaj, Dhionis Basha, Nisli Gjini, Persila Hiri dhe Lule Hallaçi. Ndërsa 15 nxënës të tjerë; Kozeta Llagatura, Klejda Hallaçi, Shqiponja Mahmuti, Hygerta Gërveshaj, Mikela Hallaçi, Kristina Rabaj, Elsa Krishti, Jonida Trako, Isola Mahmuti, Elisian Basha, Anxhela Doraci, Rudina Boci, Erlinda Gaba, Çuman Rabaj dhe Amarilda Koli morrën nga një libër dhuratë. Aktiviteti u prit me inters dhe u ndoq jo vetëm nga nxënësit e dy shkollave, por edhe nga shumë bashkëfshatarë të mbledhur në shesh.
Lule Hallaçi

NË STAMBOLL
-------------------------
Shënime udhëtimi nga ILIAZ BOBAJ

Ndërsa autobuzi ynë i afrohej Stambollit, mua më vinin ndërmend të gjitha ato që kisha dëgjuar dhe lexuar për këtë qytet të madh me histori të madhe. Nga prindërit, nga të afërmit dhe të njohurit, që e kishin parë nga afër. Por më shumë nga historia jonë, e lidhur në shekuj me Portën e Lartë. Falë atij pushtimi të rreptë pesëqindvjeçar, të cilin Shqipëria jonë e ka paguar shumë shtrenjtë dhe ka humbur sa asnjë vend tjetër në Ballkan. Jetë të panumurta njerëzish, shkatërrime barbare dhe dy të tretat e truallit të saj, që mbetën jashtë kufijve të 1913-tës. Një humbje katastrofike, me pasoja fatale për ne, por edhe për Ballkanin. Ndërsa vërtitem nëpër skutat e së shkuarës, natyrisht me dhimbje për historinë e vuajtëshme të popullit dhe kombit tim e teksa pamjet ia lënë vendin njera-tjetrës, përpara më shfaqen me gjithë madhështinë e tyre, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali, që ngriti flamurin e pavarësisë në Vlorë, më 1912, rilindasit tanë të mëdhenj, frashërllinjtë e ndritur, Samiu, Abdyli, Naimi, rektori i universitetit të parë të Stambollit, Hasan Tahsini,Vaso Pasha, etj. Ata që tronditën Stambollin dhe gjithë Perandorinë Osmane me dituritë e tyre madhore, por që në radhë të parë rilindën kombin e tyre, e shpallën atë të pavarur, rilindën gjuhën, traditat, historinë. Prandaj edhe mbetën Nderi i Kombit Shqiptar. Në ekranin e kujtesës më kalojnë njeri pas tjetrit, me pamje hijerëndë, me uniforma të mbushura me grada dhe dekorata, (për të cilat, për fat të keq, jo pak shqiptarë kanë qenë të etur), ku nuk ke ku të ngulësh as gjilpërën, ata njëzetedy perandorë të Perandorisë Osmane me origjinë shqiptare, që komanduan perandorinë e paanë turke, e cila niste prej dyerve të Persisë e mbërrinte tek portat e Vienës, nga rërat e nxehta të Jemenit, deri në Gjiblartar. Edhe Shqipëria jonë ishte aty, brenda perandorisë së paanë. E shtypur më rëndë dhe më egër se të tjerët.
Perandorët turq me origjinë shqiptare, menduan vetëm për lavdinë e tyre. Po kurrë për atë të kombit të vet. Të atij kombi, që u kish dhënë cilësitë e genit të vet, për t'u ngritur në majë të një perandorie të madhe. Asnjeri prej tyre,jo vetëm nuk hapi qoftë edhe një shkollë shqipe, por, sapo zinte postin e lartë, e ndalonte rreptësisht gjuhën e të parëve të tij. Historikisht gjuha shqipe ka qenë gjuha më e ndaluar në gjithë Perandorinë Turke. ''Perandoria Turke mund të mbahet në këmbë ose të shkatërrohet vetëm prej shqiptarëve'', është një thënie e njohur, që i dedikohet njerit prej sulltanëve të perandorisë së madhe. Pra shqiptarët kanë qenë ''thembra e Akilit'' të Perandorisë Osmane. Kjo, falë cilësive dhe virtyteve të larta të tyre: trimërisë, mënçurisë, besës, qëndrueshmërisë, burrërisë. Në Perandorinë Bizantine, shqiptarët ishin të vetmit që
nuk vrisnin robërit e luftës, nuk preknin gratë dhe fëmijtë dhe nuk merrnin skllevër lufte.


Teksa mendoja këto, e lë për një çast Stambollin dhe shkoj në Romë. Në vitin 1700, në Vatikan, u bë Papë Kelmendi Xl Albani, i cili ishte me origjinë shqiptare. Në atë kohë, në sajë të mbështetjes së tij, përhapja e letërsisë fetare në Shqipëri, mori një vrrull të ndjeshëm. Qoftë edhe për kaq, ai meriton nderim. Ndaj edhe emri i tij mbeti në histori. Se bëri diçka për atdheun e vet. Por...për çudi, asnjë institucion, asnjë rrugë në Shkodër nuk mban emrin e tij ?!. Kurse perandorët turq me origjinë shqiptare, mbetën vetëm në regjistrat e vjetër të perandorisë, që ata komanduan. Jo si Papë Albani, me emër të përveçëm. Si Skënderbeu, Ismaili, Samiu, Abdyli, Naimi, Hasan Tahsini,Vaso Pasha e të tjerë, jo e jo. Mbetën thjesht, në mënyrë të përgjithshme: 22 perandorë me origjinë shqiptare. Pa emra të përveçëm.
Pamjet, që më kalojnë tej dritares së autobuzit, ndërrohen paprerë. Deti Marmara është i butë, aq sa duket sikur fle në një nanurisje të ëmbël. Komplekse të pafund vilash, mbeten pas, për t'jua lënë vendin të tjerëve, që nuk vonojnë të shfaqen. Janë ndërtime të grupuara, që i ngjajnë fshatrave turistikë buzë detit. Por të gjithë me system ndërtimi, me mjedise të sistemuara dhe gjelbërim. Kudo gjelbërim. Pushues të shumtë, vendas dhe të huaj, lahen dhe shlodhen në plazhet e shumtë buzë detit Marmara. Gjithandej të zë syri flamujt e kuq kombëtarë turq, me gjysmëhënëzën dhe yllin e bardhë në mes. Duke i parë këta flamuj, që valviteshin deri edhe në shtëpitë e qytetarëve turq, diçka kërkoj në kujtesën time. Diku kam lexuar se himnin kombëtar turk, e ka shkruar një shqiptar. Më në fund e kujtoj edhe emrin e tij: Mehmet Akif Ersoj. Me origjinë nga Tepelena. Ka qenë poet. Pak e dinë emrin e tij në Shqipëri. Domosdo, ai nuk mund të krahasohet me emrin e Asdrenit të pavdekshëm,që ka shkruar Himnin Kombëtar Shqiptar. Sa shumë kanë kontribuar shqiptarët në historinë e Turqisë së vjetër dhe të re. Sa asnjë komb tjetër. Aq sa është e vështirë të bësh një bilanc të saktë. Me siguri, kujtdo që do të mundohej ta bënte një gjë të tillë, do t'i mbeteshin shumë gjëra jashtë këtij bilanci.
Përsëri komplekse vilash, pallatesh. Autostrada e gjerë, në të dy anët e saj, i ngjan dy lumenjve, që rrjedhin në drejtime të kundërt. Tabela, vijëzime të pafundme. Anërruga përherë me blerim, pastërti. Të rrëmbejnë vështrimin ndërtimet moderne të anërrugës, deri tej në horizont, nga njera anë e deri në brigjet e detit Marmara, në krahun tjetër. Tashmë kemi hyrë në Stamboll. Kufi të saktë nuk ka askund, por sidoqoftë tashmë ndodhemi në rrethinat e tij. Pallatet shumëkatëshe, të ndërtuar kryesisht prej bankave të mëdha turke, kanë një bukuri jo të zakontë. Po aq të bukur edhe mjediset e tyre. Çdo pallat ka mjedisin e gjelbëruar, vendparkimin e makinave. Në anën e majtë të rrugës, në një shpatije kodre, të befason lagjia e ndërtuar nga ish kryeministrja turke Tansu Ηiller, (lagjja ku ka edhe shtëpinë e vet). Këtu bukuria ngjitet disa shkallë më lart. Kombinimi i shumëkatësheve me vilat trikatëshe, është i mrekullueshëm. Tani Stambolli të parakalon me shpejtësi në të dyja anët e rrugës. Nuk ke mundësi t'i shohësh të gjitha ato që të shpërfaq ai. Ndoshta do të ishte më e udhës të përqëndrohemi në gjërat më të rëndësishme të tij, për t'i dhënë edhe lexuesit diçka nga vlerat më majore të këtij qyteti të lashtë, të pafund.

Nga Beqir Mamo

Hulumtim mbi origjinën e emërtimit të fshatit Lazarat

Gjurmime të emrit “Lazarat” në dokumente historike

Një nga objektivat kryesore të shoqatës “Lazërati” ka qënë e mbetet hartimi i historikut të fshatit. Një nga çështjet më themelore të saj mbetet origjina e këtij komuniteti shqipfolës të vendosur në pjesën më jugore të shpatit lindor të Malit të Gjerë, midis qytetit të Gjirokastrës dhe minoritetit grek të Dropullit.
Nisur nga kjo mendoj se dëshmitë historike, jo vetëm duan mbledhur, por edhe duhet të bëhen të njohura në faqet e gazetës së shoqatës sonë. Kjo do t’i shërbente grupit të hartimit të historikut e nga ana tjetër do të zgjonte interesin e do të tërhiqte mendimin e vlerësimin në vazhdimësi të intelektualëve dhe mbarë komunitetit të fshatit.


Mund të bëhen edhe interpretime e objeksione për to, por këto s’mund të jenë kurrë përfundimtare në këtë fazë. Pa u shfrytëzuar arshivat e burimet e tjera historike ende këto përbëjnë një pjesë fare të vogël e fillim të punës së madhe që do bërë në këtë drejtim. Në rend të ditës tani mbetet identifikimi, hulumtimi e grumbullimi i materialit të duhur historik, analiza, debati e shoshitja e këtyre të dhënave, apo dhe tregimeve gojore etj.Gjithashtu edhe vetë dokumentacioni historik në formën që paraqitet deri sot s’mund të thotë përfundimisht fjalën e vet (edhe nga shtrëmbërimet e qëllimshme). Ai duhet shoqëruar e mbështetur nga studime gjuhësore, të pasurisë shpirtërorë, dokore, traditave e zakoneve, pronësisë, etj,etj. Në vështrim krahasues me fshatra e krahina të tjera, veçoritë, dallimet apo afëritë në këto fusha do të luajnë rol të pazëvendësueshëm për të arritur në përfundime sa më të sakta e të pranueshme.
Emri i Lazaratit është ndeshur në shkrimet e disa studiuesve vendas e të huaj. Megjithatë është e pamjaftueshme për të identifikuar qartë prejardhjen e këtij komuniteti në territorin e sotëm. Këtu nuk është fjala për vazhdimësinë e jetës në këtë truall, pasi ajo është e provuar dhe argumentuar nga të dhënat arkeologjike, etj. Në favor të saj, por në atë që thamë më lart, identifikimi i prejardhjes së emrit Lazarat, si fshat në territorin e sotëm, nuk përmendet as në Defterin e Sanxhakut të Vlorës të vitit 1519-20. Në to janë regjistruar jo vetëm shumë fshatra të luginës së Drinos, por edhe familjet që i përbëjnë, numrin e shtëpive, etj, deri tek fshatrat vllahe në këtë luginë. Ato përbënin nahije që vareshin nga kazaja e Gjirokastrës. Lindin disa pyetje: Pse është harrur nga administrata turke? S’është përkthyer? Është përkthyer dhe nuk është botuar? Nuk ka qenë qendër e rëndësishme banimi? Ishte hequr nga listat për detyrime e taksa apo ne nuk kemi kërkuar sa duhet nëpër arshiva? etj., pyetje si këto.
Koha dhe kërkimet e mëtejshme duhet t’u japn përgjigje këtyre pyetjeve.
Në volumin e I të Historisë së Kurveleshit të studiuesit të njohur R. Memushaj, emri Lazarat, si fshat dhe Lazër si fis, ndeshet disa herë, pa interpretime të hollësishme. Lidhur me këto të dhëna që u referohen dëshmive historike dalin pyetje që duke i lidhur me këto të dhëna i hapin rrugë edhe parashtrimeve të ndonjë teze apo interpretimi të mundshëm. Megjithatë konkluzioni përfundimtar rrezikon të jetë i nxituar dhe i gabuar në këtë fazë kërkimesh e hulumtimesh. Në faqen 24 thuhet “Në krahun e djathtë të luginës mbi Çorraj ka qënë Lazarati”.
Në defterin turk të vitit 1431-1432 shkruhet: “Ftera, Borshi, Sopoti, Lazarati, Çorraj, Vakaj, Istariçja, Luzati,………, si dhe fshatrat e Bregut nga Piluri në Lukovë, u përfshinë në nahijen e Sopotit, që varej nga vilajeti i Gjirokastrës”. (fq . 25 H.K.)
Ndërsa në Historinë e Shqipërisë vol.II, Tiranë 1967, (fq. 324) lexojmë: “Në shekullin e 15-të me mijra fshatarë u shpërngulën nga Bregdeti i Himarës dhe u vendosën në malësitë e Kurveleshit”. Pra kjo shpërngulje ka ndodhur pikërisht nga ajo krahinë ku ka qënë fshati Lazarat sipas defterit të sipërpërmendur turk .
Në fq 32 të H.K theksohet: “Elementi i ardhur në Kurvelesh është tretur shpejt nga popullsia vendase”. Pyetja që shtrohet në këtë rast është se a u shpërngul “fshati Lazarat mbi Çorraj” në malësitë e Kurveleshit. Në se po, atëherë mund të pohojmë se patjetër që janë “tretur” nga popullsia vendase në dialekt, tradita, zakone, etj., të cilat në fakt i kanë patur edhe më parë shumë të afërta. Dihet se në krahinën me emrin Himarë, në atë periudhë historike para islamizimit të Labërisë nënkuptohej edhe krahina e Kurveleshit e deri në Dragot e Lekël. Ndërsa emri Labëri është më i vonshëm, pas islamizimit të një
pjese të krahinës së Himarës. Po emrin “Lazarat”, a e morën me vete? Një gjë është e vërtetuar, që me vete morën e ruajtën të paprekur emrin e fisit të tyre Lazër. Edhe sot në vol. II të {Progonatit gjenden toponimet: “sheshi i Lazërve”, “Varreza e Lazërve” (kodër në veri të fshatit Progonat), “Lugu i Lazrës”, etj. Gjithashtu në faqen 24 të H.K
shkruhet: “ka patur edhe fshatra të tjera në Kurveleshin e Sipërm që përmenden në legjenda ose dhe në dokumenta, por nuk lokalizohen”. Edhe islamizimi i fisit “Lazër” natyrisht që është bërë në vendbanimin e ri në Kurvelesh, si gjithë fshatrat e kësaj krahine.
Inters paraqet edhe një dëshmi tjetër historike ku thuhet: “Lëvizjet masive nga Kurveleshi vijuan edhe gjatë shekullit 18-të nga shkaku i epidemisë së kolerës që preku më 1720 krahinën. Shumë familje u vendosën në pellgun e Delvinës etj”. (fq 36 H.K).
Edhe njëherë dëshmohet se sa shumë lëvizje e shpërngulje të pjesshme e masive të popullsisë kanë ndodhur për shkaqe nga më të ndryshmet gjatë historisë. Në historinë e Progonatit mbështetur në dokumente e të dhëna historike shkruhet: “Në fillim të shekullit të 19-të, Ali Pashë Tepelena sulmon Progonatin dhe e dogji, kurse pjesën më të madhe të banorëve të tij e internoi në rrethet e Janinës. Për të mos i patur kundërshtarë, Aliu vendosi shumë nga këto familje në vise të tjera. Kështu bëri ai me fisin e Lazërve që i kanë patur trojet në Dermele. (vol 2 të Progonatit) Nga ky fis e ka zanafillin Lazarati i sotëm edhe se në të dy fshatrat ka fise me emra të njëjtë (H.P. f . 38) Siç vë në dukje Z.R Memushaj (që i referohet prof .E Çabejt), ky shpjegim mbështetet gjuhësisht, pasi Lazarat vjen nga emri Lazër, me prapashtesën – at, dhe do të thotë “të fisit të Lazrit”. Në fakt ende thuhet në gjuhën e folur: - të Lazërat, - për Lazaratasit. Emra të tillë, sipas E. Çabejt , nuk janë tjetër veçse shumësa kolektivë. Sipas kësaj gjedheje Lazarat vjen nga Lazër dhe sot ajo nuk është vetëm bashkësi fisnore, por edhe teritoriale. Nisur nga këto argumenta gjuhësore autori nënvizon: “Megjithë dokumentacionin relativisht të vonë mosha e disa fshatrave si Nivica, Progonati, Kallarati, Lazarati, Vishati, etj., me siguri që mund të shtyhen shumë më thellë pragut të sipërpërmendur, pra vitit 1432, sipas Defterit
turk (H.K.fq 38).
Lidhur me gjithçka u parashtrua më lart, lind pyetja që do përgjigje: A e ka zanafillën e hershme Lazarati i sotëm nga “Lazarati” mbi Çorraj, që më vonë u shpërngul në V-L të Progonatit në vendin e quajtur Dermele me emrin e fisit Lazar e pas islamizimit atje, për arsyet që u thanë u shpërngul pjesë-pjesë apo njëherësh aty ku është sot, duke “ngarkuar e marrë me vete emrin e fisist të vet Lazar”. Është tepër herët të përgjigjemi. Vetëm mbledhja e analiza e dokumenteve dhe dëshmive historike, të mbështetura fort nga studimet në fusha të veçanta, e e jo legjendat, paragjykimet e “krenaria” folklorike mund të çojnë në një përgjigje e përfundim të argumentuar, të drejtë e sa më pak të qortueshëm.
Një ndër synimet themelore të këtij shkrimi ka qënë edhe nxitja e secilit anëtar të komunitetit, intelektualëve, mësuesve të historisë, letërsisë, gjuhës, etj, për të dhënë ndihmesën e tyre të pazëvendësueshme si në mbledhjen e materialit e studimeve të veçanta edhe në analiza e debate të frytëshme për to.
Megjithëse me tepër vonesë, kështu do t’ua “lajmë” borxhin edhe anëtarëve të shoqatës dhe çdo pjestari të këtij komuniteti për të njohur e ditur historinë e vet të shkruar …se të ardhmen s’mund ta dimë.



Qyteti i Stambollit

As më shumë e as më pak, Stambolli është një qytet i barabartë me një shtet jo dokudo. Të 15 milionë banorët e tij, e rendition atë ndër qytetet më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të botës. Por nuk është vetëm numri i banorëve, që e rendit midis
më të mëdhenjve. Është historia e tij ajo që ia jep këtë vend nderi. Ai ka qenë qendër e përhershme e Perandorisë Turke.
Dhe jo vetëm e asaj. Ai zë fill shumë më herët, qysh në shekullin e shtatë para erës së re. Falë pozicionit të tij strategjik, ai u rrit shpejt. Por u bë edhe arenë luftrash e pushtimesh të pafundme, duke kaluar sa nga duart e athinasve, në ato të Spartës,
Romës, persëve, mongolëve, etj. Të gjithë dëmtuan. Njeri më shumë se tjetri. Shkatërruan, vodhën, dëmtuan, dogjën. Veçanërisht kryqëzatat aty nga shekulli i Xll, ishin më barbarët, që kanë kaluar aty. Ato gati e rrafshuan qytetin. Por nuk ke kohë të rrëmosh nëpër labirinthet e historisë së tij. Ke aq shumë gjëra për të parë, sa duhet jo vetëm të rendësh, por të kesh edhe një vëmëndje të veçantë tek gjithshka, edhe tek ciceroni, që të rrëfen për historinë e atyre që ke para syve. Në fund të fundit, ato që sheh aty, janë edhe reliket edhe faktet më qenësore të historisë së tij. Pjesë të historisë së vjetër ndërthurren me ato të së sotmes, në mënyrë të tillë që nuk ke si t'i ndash nga njera tjetra. Ato formojnë të njëjtën histori. Sapo kemi kaluar nën këmbët e harkuara të ujësjellësit dykatësh,tepër të lartë, me emrin Ujësjellësi i Aliut, një vepër e mrekullueshme arkitekturore e shekullit të XlV, që furnizonte me ujë qytetin, paspak mbërrin në sheshin Taksim, ku veçohen qendra kulturore Ataturk, shtatorja
madhore, që simbolizon krijimin e Republikës Turke, Hotel Marmara, etj, një qendër moderne, me dyqane të shumtë dhe vizitorë të pafund, të ardhur nga të gjitha anët e botës. Veçanërisht gjatë periudhës së verës, numri i turistëve është tejet i madh. Stambollin e vizitojnë rreth 15 milionë turistë në vit. Aq sa është popullsia e tij. Në Stamboll dëgjon të gjitha gjuhët e botës. Shikon të gjitha racat e njerëzve. Është për t'u theksuar se shërbimi ndaj turistëve dhe përkujdesja ndaj tyre, është i asaj shkalle që meriton nderim. Po le ta lëmë këtë temë, për t'u njohur më mirë me Stambollin. Muri i vjetër rrethues i pjesës së vjetër të qytetit, me kulla të mëdha, do gati një orë të përshkohet me autobuz. Ai është 19,5 km i gjatë dhe zbret deri në afërsi të detit. Objekte të panumurta kulti gjenden gjithandej. Njera më e mbajtur se tjetra. Të paprekura. Qendra e vjetër e Stambollit është ashtu siç ka qenë. Askush nuk ka hequr qoftë edhe një gur prej saj. Nëse objektet e vjetra përgjithësisht nderohen, ato të kultit nderohen deri në shenjtëri. Një projekt i madh mirëmbajtjeje dhe restaurimi për qendrën e vjetër të qytetit, është gati. Por pa ndryshuar asgjë nga pamja origjinale. Domosdo, që të ruhen vlerat e mirëfillta. Mirëmbajtja e monumenteve të kulturës ka
ligje të rreptë. Qyteti i Stambollit ka 7 universitete shtetërorë dhe 12 universitete
privatë, pa përmendur shkollat e shumta të larta private dhe shtetërore. Numrin e
objekteve të vjetra, kryesisht të kultit, xhami, faltore, kisha, nuk e di askush. Ashtu siç
nuk dinë as numrin e muzeve të artit, të kultit, të traditës. Gjithkush ka ndërtuar sipas stilit dhe shijes së vet.Veçanërisht objekte kulti, ku çdo kombësi ka pjesën e vet.
Në zona të veçanta gjen lagjen e grekëve, bullgarëve, armenëve, persëve, rumunëve, shqiptarëve. Por shqiptarët janë më të shpërndarë. E ka arsyen e vet edhe kjo. Sipas të thënave, Stambolli ka rreth një milionë e gjysmë qytetarë me origjinë shqiptare, (së bashku pasardhësit e tyre). Po të jetonin së bashku, atëhere do t'u duhej jo një lagje, por një qytet i tërë. Duke parë objektet e kultit, të ndërtuar nga popuj me kombësi të ndryshme, nuk ke si të mos adhurosh kontributin e gjithkujt për ta bërë Stambollin, Stamboll.
Kisha bullgare pranë detit, më pëlqeu veçanërisht për arkitekturën e saj. Në zonat e pasura Bahçe Sehir, Ulus, Etiler etj, luksi bie në sy që nga larg. Nëse xhamitë janë veçanërisht të shumta,në Stamboll ka 155 kisha, nga të cilat funksionojnë 55, të të
gjitha besimeve. Me sa pashë, toleranca dhe bashkëjetesa fetare, por edhe ajo qytetare, ishte e pranishme kudo. Nuk ka si të ndodhë ndryshe. Turqia e sotme moderne, nuk është më ajo e 1500-ës. Në këtë pikë mendoj se nuk ia vlen të ankohet kush. Vërtet qyteti ka hallet e veta, ashtu si e gjithë Turqia, që përballon problemet e zhvillimit, ku
papunësia është relativisht e lartë, rreth 11% dhe pagat më të ulëta janë 200 euro, ndërsa ato më të lartat vërtiten nga 350 deri në 500 euro, por ai njeh edhe një zhvillim të madh.Veçanërisht tregtia, turizmi dhe industria. Në Stamboll kanë filialet e tyre pothuajse të gjitha firmat e mëdha perëndimore të prodhimit të automobilëve. Mbi 70% të automjeteve që qarkullojnë aty, prodhohen në vend. Shifër kjo, që do ta kishte
zili gjithkush. Në agjensinë e udhëtimeve të Stambollit çdo ditë nisen mbi tremijë autobuzë për në çdo skaj të vendit. Veç autobuzëve të panumurt të turistëve të huaj
dhe atyre vendas. Kalojmë sa nga pjesa europiane, në atë aziatike. Urat e mëdha, që lidhin dy kontinentet, me urën e Gallatës në krye, tregojnë edhe ato madhështinë
e tyre. Teksa shkojmë për të vizituar qendrën më të vjetër kulturore të qytetit, oratori na tregon se, në zonën ku jemi, e cila quhet Kasëm Pasha, në lagjen nën këmbët tona, lindi dhe u rrit kryeministri i sotëm turk,Taip Erdogan. Është një lagje e zakonshme e Stambollit. Edhe Erdogan nuk ishte i pasur. Por kjo lagje, natyrisht, duhet të krenohet me politikanin e suksesshëm të shtetit turk, që drejton Turqinë e sotme drejt Europës.





NJE JETE E PAJETUAR.

(Në kujtim të babait tim të dashur Kajtas Gaba që e
pagoi shtrenjtë diktaturën komuniste)


Po shfletoja një libër të vjetër në frëngjisht dhe në fletën e parë të tij, pashë të shkruar bukur emrin dhe firmën e tim eti. Sa kujtime! Sa dhimbje! Sa mall! Të kalosh vitet më të bukura të rinisë brenda qelisë
së një burgu, pa bërë asnjë lloj krimi, është një ndër mizoritë më të mëdha që mund t’i bëhet një njeriu. Pikërisht kjo i ndodhi Kajtas Gabës. I larguar që në moshë të vogël nga vendlindja e tij, Lazarat, ai
jetonte dhe punonte në Tiranë. Në vitin 1953, kur u arrestua dhe u Dënua, me 18 vjet burg, për propagandë kundër shtetit, ishte vetëm 26 vjeç! Burgu u bë për të, e vetmja shkollë, ku ai do të mësonte dhe bashkëvuajtsit, të vetmit njerëz ku do të gjente ngushëllim dhe Ngrohtësi. Aty u njoh me shumë të burgosur të tjerë që ishin nga Familje të mëdha, nga krahina të ndryshme të vendit, të cilët të vetmin‚ “krim”, që kishin kryer ishte se i përkisnin familjeve
të cilësuara, kundërshtare të regjimit komunist. Në qeli, do të përballej me torturat çnjerëzore të sistemit diktatorial, por që nuk do ta thyenin shpirtin e tij të bukur dhe dëshirën e madhe për të jetuar. Librat u bënë për Kajton, shokët dhe miqtë më të mirë. Bashkë me disa miq të tjerë të dënuar për të njëjtin motiv, do të organizonin kurse të gjuhës frënge. Librat në frëngjisht i vinin nga vëllezërit e tij, Haki dhe Rasho Gaba, të cilët i kishin shpëtuar persekucionit dhe terrorit komunist duke u arratisur në Amerikë.
Shokët e tij të vuajtjeve e kujtonin Kajtas Gabën, atë djalë të ri, me humor dhe natyrë të gjallë, që i bënte të harronin, qoftë edhe për pak kohë, ku ndodheshin dhe të zezat që kalonin. Mundohej t’i gjendej pranë
çdo njerit që vuante dhe t’ja lehtësonte sadopak dhimbjen. Miku i tij i ngushtë, Besim Latifi (tashmë edhe ai nuk jeton më), do ta kujtonte vazhdimisht, kur e hodhën policët gjysëm të vdekur nga torturat, në
qelinë ku ndodhej Kajto. Ai ngrihej dhe i bënte shërbim, si një njeriu të shtrenjtë për ta sjellë në jetë. Besimi që në atë kohë ishte 17 vjeç më vonë do ta kujtonte gjithmonë Kajtasin si shpëtimtarin e tij.

Por, nuk do të mbaronte me kaq! Siç duket kishte akoma vite nga jeta e tij, për t’ia “dhuruar” burgjeve komuniste. Këtë herë do të ishte më e vështirë. Pasi del nga burgu në vitin 1964, krijoi familjen e tij dhe
nisi një jetë të re. Jo në Tiranë pasi regjimi nuk lejonte që, ky njeri, ish i burgosur politik të jetonte në kryeqytet. Shkoi të jetojë në Burrel, aty ku kishin qenë të internuar edhe familja e tij, nëna,
vëllai, motra. Për Kajton rifillon jeta bashkë me gruan dhe dy vajzat. Do të punonte me orë të zgjatura, ditë dhe natë për t’i siguruar familjes kushte sa më të mira jetese. Por sigurimi i shtetit nuk do t’i ndahej. E ruante kudo që shkonte dhe çfarëdo që bënte. E megjithatë ky njeri me një vullnet të fortë, ishte i kënaqur me atë jetë që kishte ndërtuar me duart e tij. Deri sa në Gusht të vitit 1981, tek sa udhëtonte në tren me gruan dhe fëmijët për të shkuar në Gjirokastër
tek nëna dhe njerëzit e vet, Kajtas Gabës i bëhet një arrestim që nuk është parë ndonjëherë. Këtë arrestim do të preferoja ta përshkruaja me detaje, pasi sigurimi i shtetit e arrestoi në tren, në sy të gruas
dhe dy vajzave (10 dhe 7 vjeç), të cilat nuk po kuptonin ç‘po ndodhte me njeriun e tyre të shtrenjtë. Çfarë kishte bërë ky njeri që e arrestonin në këtë mënyrë!!??
Pikërisht këtë donte të merrte vesh bashkëshortja, Fazileti, e cila ngrihet dhe në trenin që ecte ndjek nga mbrapa, vagon më vagon, eskortën që po largohej duke marrë me vete Kajton. E gjen teksa policët po i vinin prangat dhe po i hiqnin sendet personale. Bashkëshortja e tronditur i kërkon shpjegime oficerëve të sigurimit; çfarë krimi paska bërë ky njeri që arrestohet në këtë mënyrë. Nga oficeri vjen një përgjigje standarte: do ta mësoni kur të dalë në gjyq. Një nga oficerët e sigurimit i heq orën e dorës, (një orë e veçantë dhe shumë elegante e markës Bulova, ia kishin sjellë vëllezërit nga Amerika), dhe e vë në
dorën e tij të djathtë, duke thënë që kjo është një orë që do të studiohet nga ekspertiza. Fazileti, me gjak të prishur përpara një skene të tillë, gjen forcën që t’i kërkojë oficerit orën e të shoqit, duke iu përgjigjur që ora ishte e vjetër dhe nuk ka çfarë të studiohet. Aq i fortë dhe i vendosur ishte zëri i saj në ato momente traumatike, sa oficeri ia dorëzon orën menjëherë gruas së tronditur. Kur Fazileti i kujton këto momente më vonë, nuk di as vetë ta shpjegojë nga i erdhi forca për të kundërshtuar njerëzit e Sigurimit të Shtetit që po i
arrestonin burrin dhe po e linin vetëm me dy vajza të vogla në tren.
Kjo familje e tronditur, tashmë e përbërë vetëm nga tre femra, u kthye nga rruga për të shkuar në shtëpinë e tyre në Burrel. Aty vazhduam punën, shkollën dhe takimet e përmuajshme me babanë në burgun e Burrelit. Këtë herë ai dënohet me 10 vjet burg, me të njëjtën akuzë si herën e parë, propagandë kundër shtetit. Dhimbja dhe vuajtja e këtij njeriu të lindur për halle, ishte shumë herë më e madhe, në këtë rast sepse linte në mes të një qyteti të vogël verior, pa asnjë mbështetje, gruan dhe dy vajzat e tij të vogla. Qëndroi sërish 8 vjet në burgjet – ferr të komunizmit, duke e transferuar nga njeri burg në tjetrin. Provoi burgun e tmerrshëm të Ballshit, ku të dënuarit rrinin nëpër kasolle si skllevërit, burgun e Zejmenit në Lezhë e më pas burgun e Lukovës në Sarandë. Edhe kësaj herë tregoi në çdo moment shpirtin e tij të madh, bujar dhe të sakrificës për miqtë dhe shokët e vuajtjeve.
Miku i tij i burgut, shkrimtari i njohur Kasem Trebeshina, tregonte vazhdimisht se si Kajtas Gaba, nga Lazarati i Gjirokastrës, do ta detyronte të hante ushqim, kur Trebeshina donte të bënte greve urie në
burg, në shenjë proteste ndaj regjimit totalitar.
Të gjithë e kishin të qartë që një grevë urie e shkrimtarit, nuk do të ishte gjë tjetër veçse përfundim fatal për të, përballë indiferencës
çnjerëzore të zyrtarëve të pashpirt komunistë. Sa e sa ngjarje të tilla, do të tregoheshin më vonë për të, nga shokët e tij, më të cilët kaloi momentet e merreve. Me njeri-tjetrin ngushëlloheshin, me
njeri-tjetrin gëzoheshin, kur u vinin lajme të mira nga familja, me njeri-tjetrin ndanin dhe ushqimin e pakët që u jepej. Kajto qëndroi në burg deri në vitin 1989, kur në Shqipëri filluan të fryjnë erërat e ndryshimeve politike, si në gjithë vendet e lindjes. Në Nëntor 1989, lirohet nga burgu bashkë me shumë shokë të tjerë dhe niset drejt Burrelit, ku kishte gruan dhe dy vajzat, tashmë të rritura, gjimnaziste, që prisnin me padurim tu trokiste dera dhe në të, të
shfaqej njeriu i tyre më i dashur që e pagoi shtrenjtë diktaturën e egër komuniste.
Të shkruash historinë e jetës së Kajtas Gabës nuk do të mjaftonte një libër i tërë, por unë mendova që këtë herë të bëja një përmbledhje të shkurtër për të sjellë në dritë pjesët më të rëndësishme në jetën e tij.
Dezdemona dhe Linda Gaba



MIKU IM KAJTUA

Duke lexuar artikullin që më dërguan për gazetën, vajzat e bashkëfshatarit dhe mikut tim Kajtos, menjëherë më erdhi në mend viti 1968. Atë vit unë isha student në Tiranë. Një ditë, të premte në darkë, më erdhi në konvikt kushëriri i parë i babait, Skëndua. Pasi u takuam dhe pimë kafe me tha: - Si do bësh do vish të shkojmë në Burrel sepse të dielën martohet vajza e Shefikos, Adilia e cila ishte njëkohësisht dhe mbesa e Kajtos.



-Mirë, - i thashë, - do të vij, sepse mua nuk më merr vesh njeri që vajta në dasmën e Adilisë, në Burrel nuk më njohin.
Dasma u bë të shtunën. Një darkë fare e vogël, (ata ishin të internuar), njerëzit e shtëpisë, Skëndua si dajkua i vajzës, unë si kushëri i tyre dhe pak komshinj të pallatit ku banonin. Aty u njoha me
Kajton, njeriun e zgjuar dhe të ndershëm. Biseduam shumë gjëra, por me kufizimet e kohës. Gjatë bisedës më kërkoi t’i jepja disa emra librash mjekësorë për të cilat do porosiste vëllezërit në Amerikë që t’mi
dërgonin mua. Gjithashtu me fali një fjalor enciklopedik, frëngjisht-frëngjisht i cili më ka ndihmuar shumë gjatë përkthimeve të literaturës
mjekësore nga gjuha frënge. Sa herë që hap këtë fjalor kujtoj me respekt mikun tim, Kajton. Kur vinte në Tiranë, por rrallë, pinim donjë kafe. Më vonë u gëzova shumë që u martua. E pyeta atëherë se nga e mori gruan dhe më tha: “nga Vlora, nga fis i mirë, por i persekutuar”. Në një nga këto takime të rralla më tregoi: -Librat mjekësorë që u kërkova vëllezërve erdhën, por unë i kisha porositur në adresen time që të mos dëmtoja ty Islam, dhe sigurimi i shtetit nuk m’i dha.
-S’ka gjë – i thashë - ty të faleminderit se e bërë punën.
Më vonë duke qenë mjek në Krujë mora vesh arrestimin e dytë të Kajtos dhe më erdhi shumë keq, sepse tashmë ai kishte krijuar edhe familje. Për qëndrimin e tij të ndershëm dhe krenar në burg ka shume fakte, por unë do të veçoja fjalët e doktor Drago Vojusheviç, mjekut malazes, thënë Hito Brahimit : “ju lazaratasit duhet të krenoheni me njerëz trima dhe të ndershem si Kajtas Gaba”.
Kur doli nga burgu u takuam sërish rastësisht në Tiranë dhe e pyeta:
-More Kajto, mirë herën e parë se ishe djalë i ri, po herën e dytë që kishe dhe familjen, nuk u tregove pak më i kujdesshëm.
-Jo,- me tha - kam qenë shumë i kujdesshëm, por sigurimi më kishte planifikuar për të më burgosur.
Tani që Kajtua nuk është më, ai kujtohet me respekt si një viktimë e pafajshme e diktaturës komuniste nga të gjithë ata që e kanë njohur. Ne që e njohëm Kajton, ndiejmë kënaqësi të veçantë që ka lënë pas dy vajza
inteligjente, të shkolluara, të dashura me njerëzit e babait, me bashkëfshatarët e tij dhe miqtë e shumtë të Kajtos.

Dr Islam BUCI
SHKRIME TE NDRYSHME NEPER GAZETA

BASTRI LAZERATI 1922-1945


Qendroi i heshtur para pllakes me emrat e deshmoreve te Brigades se 3-te partizane ne Arbane te Tiranes .Ne numrin 3 eshte emri i Bastri Lazeratit e sipas rendit alfabetikedhe i Muhedin Sherifit, dajes tim deshmor . Syte e mi qendronin disa caste te emri i Bastriut e lotet me rrodhen per ate lule djali qe iu keput jeta ne moshen 23 vjecare. Ai ato caste m’u shfaq ashtu sic e kasha njohur , i qeshur , i dashur , i holle e i gjate, me floket e verdhe kacurrela me kostumin boje kafe , me gravaten kuq e zi si flamuri yne. Kete riperjetim ma nderpreu nje shoku im qe me pyetjen qeme beri pa te keq me shqetesoi:
“ Pse ka deshmore Lazerati?”
Edhe Lazerati eshte pjese e jetes shqiptare, per ceshtjen kombetare Lazerati ka pasur ne te gjitha koherat deshmoret e tij- iu ktheva shokut dhe perseri i rikthehem jetes se Bastriut qe ia dija te gjitha hallet e tij e te drames se asaj familieje te thjeshte lazeratase me te cilen me lidh edhe afersia e gjakut.
Po kush ishte Bastri Lazerati?


Bastriu u lind ne Lazerat me 1922. Ishte djali i Leskos dhe i Havas, vellai me i madh i Myftarit dhe i Bardhylit. Mbaroi shkollen fillore te fshatit me 1933 , por mbeti jetim se i vdes babai. Qe i vogel per hallet e families shkon bari deri sa Muhedin Sherifi e mori ne Tirane se bashku edhe me Bardhon e vogel. Bastriu u fut ne shtypshkronjen “Lume Skendo” si radhites. Muhedini u siguroi shtepi ku jetonin te dy vellezerit. Muhedini dhe Bastriu u lidhen me luften ne krahun e komunisteve duke besuar ne parrullen: pa dallim feje, krahine dhe ideje ne lufte per lirine e Atdheut. Ne qershor te vitit 1942 se bashku me Muhedinin sollen Bardhylin ne fshat dhe largohen per ne Tirane . Ne janar 1943 Bastriu lidhet me ceten e Pezes. Ne 3 tetor 1943 Bastriu zgjidhet komandant i kompanise se pare te batalionit te dyte te komandant Muhedin Sherifit ne brigaden e 3 partizane qe u formua ne Arbane. Shoket e tregojne se ishte energjik e guximtar, trim qe s’e njihte friken.vrasja e komandant Muhedinit te cilin Bastriu e kishte kusheri te pare te nenes e hidheroi pa mase. Pasi shkon me brigaden ne sanxhak te Jugosllavise , Bastriu semuret nga tifua si shume partizane te tjere shqiptare. Nga spitali partizan doli i sheruar pjeserisht. Ai mori nje leter nga nene Havaja ku e njoftonte se Bardhua qe larguar jashte atdheut me nacionalistet si antikomunist. Nderkohe komanda e brigades e pajis me nje zarf dhe 2 shoqerues e nje kale per ne Tirane ku do te punonte ne administrate por nuk arriti. Ne gjendje depressive vret veten. Versioni tjeter eshte se ai nuk i besonte zarfit se ate do ta trajtonin edhe si vellai i nje ballisti te arratisur dhe se ka pasur shume partizane te vrare nga partia dhe jane shpallur me vone deshmore. Vdekja e Bastriut ka ndodhur ne 15prill 1945. Por nenen trime Hava Gerveshi qe humbi Bastriun deshmor ne nentor 1950 e arrestojne dhe e torturojne ne burgun famekeq te Gjirokastres per takimin illegal me djalin tjeter Bardhylin. Asaj i hiqet pensioni si nene deshmori duke bere 5 vjet burg te rende. Bastriut iu hoq pllaka sideshmor i LANC per disa vjet , sa me perpjekjen e shokeve dhe te afermve te tij Keshilli i Rrethit Gjirokaster e “rehabilitoi” deshmorin lazeratas Bastri Lazerati. Megjitheketo peripeci populli i Lazeratit ne cdo pervjetor e ka perkujtuar,dhe tek pllaka prane portes se shtepise ku lindi ka merituar gjithmone tufa me lule te fresketa duke mbetur ne breza gjithmone 23 vjecar.


NJAZI MAHMUTI


Simboli i besimit, lashtësisë dhe krenarisë për banorët lazaratas

Selegjikja e Lazaratit

Shyqyri Hysi
Doktor i shkencave historik

Për çdo fshat, krahinë e komb është e rëndësishme të vërtetohet lashtësia e tij. Për Lazaratin ekzistojnë disa të dhëna që e vërtetojnë lashtësinë e cila i kalon kufijtë e erës sonë, madje edhe të mijëvjeçarit të parë p.e.s. Në funksion të kësaj teze janë: Vendet me mbeturina arkeologjike, rrënojat e lashta, toponimet (emërvendet), prezenca e kalave, mbiemrat që gjenden sot në fshat etj. Në se një studiues i fushës së linguistikës do të trajtonte me kujdes përdorimin e disa fjalëve të vjetra nga banorët e këtij fshati, do të arrinte në këtë përfundim: Se bartësit e tyre janë banorë shumë të lashtë. Në këtë kontekst mund të përmendim; Hora - që do të thotë fshat, mesohora – që do të thotë mes fshati, Selgjike - që do të thotë fatëthënsi i Gjike, etj.

Selgjikja sikurse Kurora e Malit në malin e Kudhësit, Sari Sëlltikut në Krujë dhe vendit të Abaz Aliut në Tomorr, gjendet në shpatin e malit mbi Lazarat. Është shumë domethënës fakti, që të gjitha pikat shohin nga lindja (andej nga ka ardhur dielli, kryeperëndia pellazgjike) dhe komunikojnë me malin e Tomorrit.
Selgjikja është një vend i shenjtë bektashian dhe respektohet për shkak se këtu u strehua në shekullin e XIV Sari Sëlltiku, misioneri i Haxhi Bektashit themeluesi i tarikatit bektashian (1249), së bashku me dy dervishët e tij që e shoqëronin.
Emri Selgjike vjn nga thellësia e shekujve. Ky është një emër i përbërë nga; Sel dhe Gjikë. Emrin Sel e kemi ndeshur në Dodonën e lashtë Pellazgjike, Sel quheshin fatëthënsit që shërbenin në Orakullin e lashtë të Dodonës, krye selisë pellazgjike të fisit të mollosëve.
Pjesa e dytë e emrit Selgjike – Gjikë, është mbiemri i krishterë i ritit katolik dhe është dëshmi e prezencës së ritit perëndimor në të cilin bënin pjesë gjatë kësaj kohe (shek.XIV) edhe disa feudalë të trevës jugore, si sunduesi i Gjirokastrës Dep Zenebishi.(sipas dokumentave veneciane). Për ta kuptuar më thjesht problemin mjafton të kujtojmë se edhe sot gjenden në këtë fshat disa mbiemra si; Gjini, Gjolleshi, etj.
Nga sa u përmend më sipër rezulton se Selgjike do të thotë, vendi ku rrinte fatëthënsi i Gjike, i fisit që kishte nën administrim këtë vend dhe që e mbështeti shënjtorin bektashian. Pranë Selgjikes gjenden edhe dy vendet e shenjta, të dy dervishëve të Sari Sëlltikut, Resa dhe Mërzimi.
Për këtë vend të shenjtë kënga popullore thekson:
Sari në Selgjike dolli,
Hodhi sytë nga Tomorri,
Me Abaz Aliun foli,
Një diell të bukur e nxori.


Ky komunikim nuk është vetëm fantazi e folklorit popullor por edhe një realitet për vendin nga mund të komunikonin midis tyre shënjtorët bektashianë. Nga biseda e tyre siç shihet dolli një diell i bukur i cili shpërndau retë, mjegullën dhe qiell të pastër, që i mundësoi Sarit të shihte Tomorrin.
Për popullin e Lazaratit është fat, që ka një vend të tillë, si Selgjikja e cila shërben si, ylli mnbrojtës i fshatit, si simbol i bashkimit e krenarisë për lashtësinë dhe rëndësinë e saj. Me këtë rast i propozoj popullit dhe Komunës së Lazaratit të caktojnë një datë peligrinazhi në këtë vend të shenjtë, ku mund të mblidhet për çdo vit, çdo individ e fis me origjinë nga Lazarati. Pra le të shërbej Selgjikja si një faktor permanent i bashkimit dhe vllazërimit të brezave lazaratase pavarsisht se ku ndodhen.



Këto janë kostumet e vendit tim, Lazaratit dhe kombit tim

Në vitin 1977 një ansambël shqiptar jepte koncerte në Turqi, në qytetet e Stambollit dhe në atë të Izmirit. Lajmi për koncertet u përhap në gjithë Turqinë ku jetonte një numër i madh shqiptarësh. Midis tyre këtë lajm e mësoi dhe bashkëfshatari ynë Ali Gjini. Ai shkon menjëherë në koncert për të nxjerrë mallin e për të kujtuar me nostalgji vendin e tyre. Koncerti kishte filluar, vendi ishte mbushur plot me njerëz. Aliu mbi të pesëdhjetat, në atë kohë, i thinjur dhe i rudhosur nga vështirësitë e jetës, çan turmën. Hipën në skenë. Puthi me radhë kostumet popullorë të valltarëve shqiptarë, i mallëngjyer e i përlotur përqafon dhe puth duart e valltarëve. Çdo veprim qe prekës dhe befasues. Publiku shikonte me habi! Aliu shkon në mes të skenës dhe me gjuhën e nënës flet me zë të lartë duke thënë: këto janë kostumet e fshatit tim dhe të kombit tim. Zbret nga skena me ngadalë duke sharë regjimin në Shqipëri që kish mbyllur kufijtë. Qëndroi sa mbaroj koncerti. Takoi përsëri artistët shqiptar dhe përgjegjësin e tyre publicistin dhe kritikun e mirënjohur gjirokastritin Dalan Shapllo. Ndenji disa minuta duke biseduar dhe i thotë: unë jam nga Lazarati. Në këtë moment përqafohen me njeri tjetrin të emocionuar dhe të përlotur. Përshendeten dhe ndahen duke i dhënë të fala Shqipërisë dhe Lazaratit.
Njeriu i letrave Dalan Shapllo, si kthehet në atdhe e kujton me dashamirësi e respekt lazaratasin Ali Gjini. Pas kthimit në Shqipëri e përshkruan ngjarjen në gazetën e asaj kohe “Drita”. Ai tha të vërtetën për Ali Gjinin dhe Lazaratin sepse e njihte mirë këtë fshat dhe ndjenjat e veçanta të atdhetarisë. Kjo ndjenjë është mëkuar që me qumështin e gjirit të nënave tona dhe si te thuash është bërë gjenetike.
Ali Gjini ishte djali i xhaxhajt të Çelo e Pelivan Gjinit.
Si kaluan ca kohe nga botimi në gazetë i kësaj ngjarjes që bëri bujë në turqi, Ali Gjini u gjet i vrarë afër një stacioni treni. Vrasja e tij mbeti enigmë dhe e dyshimtë. E morën vesh në fshat, mbetën të shtangur, por njerzit trembeshin nga regjimi i kohës dhe nuk diskutonin. Rrufe në ditë me diell, ishte vrasje ordinere apo nga duar të specializuara meqë shau regjimin në Shqipëri.
Muzafer Aliko
Mësues


Emra, fakte, dëshmi historike dhe folklorike që tregojnë praninë e lazaratasve në luftrat për liri

Lazarati dhe kontributi i tij në historinë e vendit

* Dita e 28 nëntorit të vitit 1912 është e shënuar për kombin shqiptar. Është dita kur ëndrra dhe përpjekjet shekullore të popullit shqiptar për liri u kurorëzuan me shpalljen e pamvarësisë nga intelektuali patriot Ismail Qemali. Për të arritur këtë ditë u desh luftë dhe u derdh gjak nga bijtë trima, patriotët dhe gjithë kombi shqiptar. E në këtë luftë dhe përpjekje mbarëkombëtare fshati ynë Lazërati ka një vend të nderuar të cilin ne duhet ta njohim e të krenohemi me të.
Shoqata kulturore atdhetare “Lazërati” dhe intelektualët e fshatit vazhdojnë të kërkojnë dhe të evidentojnë me dokumenta arkivore këtë kontribut të Lazaratit në momentet kyçe të historisë së Kombit. Shumë të dhëna janë akoma në studim por sidoqoftë disa momente të pjesëmarjes së Lazaratit në luftën për liri dhe pavarësi janë të dokumentuara sidomos në folklorin e fshatit dhe të krahinës së Labërisë.
Folklori ashtu si thotë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare në veprën e tij “Autobiografia e popullit në vargje”; është arkivi me i saktë, i historisë së Kombit. Me anë të folklorit populli ka ruajtur dhe disa herë ka korrigjuar biografinë e tij kur atë ia kanë shkruar keq të tjerët.
Mbështetur në të dhënat dokumentare dhe folklorike Lazarati ka marrë pjesë në kryengritjen e Jugut e sidomos të Himarës në vitin1680 kundër pushtuesve osmane. E për këtë arsye Mustafa Pasha i Janinës bëri reprezalje në fshat duke e detyruar një pjesë të fshatit të emigrojë në Greqi.


Shpirti i tyre liridashës dhe dëshira për të qenë të lirë i bëri lazaratasit që rreth vitit 1800 të jenë pjesmarrës aktivë në ushtrinë e Ali Pashë Tepelenës. Dëshira e tyre për liri dhe për flamur del qartë tek kënga e vjetër e kënduar në Lazarat që thotë:
Pse Ali se bëre mirë
Su lidhe me gegërinë,
Ngrehu sot pa qenë plak
Qepu lart ni lisirak,
Për mbi të ngre një bajrak
Se do na i lesh merak.
Ali Pasha për shkak të marrëdhënieve të mira që kishte me Lazaratin dhe trimat e tij, i ndërtoi fshatit rreth vitit 1812 ujësjellesin dhe kroin e Xhamisë që ekziston edhe sot, si dhe kullën e Birbile.
Mesi i shekullit të 19 viti 1847 shënon një ngjarje tjetër, kryengritjen e Labërisë me në krye Zenel Gjolekën kundër pushtueseve turq. Lazarati si pjesë e Labërisë nuk mund të mos merrte pjesë në këtë kryengritje. Çeta e Lazaratit e komanduar nga trimi Brahim Hyseni kaloi Qafën e Sopotit dhe së bashku me çetat e Lumit të Vlorës dhe të Delvinës luftuan në Pellgun e Delvinës. Këtë ngjarje opulli e ka fiksuar me vargjet:
Brahim Hysen Lazërati,
Doli në Sopot e foli,
Një dyfek hisharet hodhi
Primë e Sulo Kallapolli
O Sulo Kallapollati
Mbahu se të vjen indati(ndihma).
Në betejën e zhvilluar në Delvinë ku me çetën e Lazaratit luftonte dhe çeta e Gjirokastrës e komanduar nga Damo Lengua, turqit u thyen, por u vranë dhe shumë shqiptarë e midis tyre biri i Lazëratit Lato Jupi: Ra topi në Palavli/ Fushë e Delvinës u nxi/ Trim ore Lato Jupi/ U vrave për Shqipëri.
Qe trimi Lato Jupi dhe çeta e Lazaratit luftuan për Shqipëri vërtetohet veç të tjerash dhe nga fakti që kur Sulo Kallapolli i ofroi komandatit të çetës Brahim Hysenit 10 pendë qe tokë: 5 për vete dhe 5 për familjen e Latos, ky e refuzoi dhe mori vetëm një armë si kujtim.
Në vitin 1878 patriotët u mblodhën në Prizeren dhe kërkuan autonominë e Shqipërisë. Fqinjët tanë të jugut dhe të veriut duke parë dobësinë e perandorisë turke u sulën drejt tokave shqiptare. Forcat greke zbarkuan në Sarandë pushtuan Kalanë e Lëkurësit me drejtim për në Gjirokastër. Patriotët shqiptarë i bënë thirje çetave vullnetare të Labërisë për të mbrojtur trojet shqiptare. Kështu çetat e Gjirokastrës, Kurveleshit, Zhulatit e Lazaratit u drejtuan për në Lëkurs. Edhe përë këtë luftë u ngritën vargje: Viti treqind e shtatë (fetar)/ Erdhi Mediu në fshat/ Ngrehuni o Lazërat/ Na erdhi greku në prak/ U ngritën djemtë me vrap/ Trima qenë njëzet e shtatë/ Bajrami mori bajrak/ Sorqedhe pa zorrë në bark.
Çeta e fshatit në këtë luftë komandohej nga trimi Daut Dervishi. Ata kishin flamur të kuq dhe mbanin brez të kuq. Çeta kaloi në Sopot dhe së bashku me çobanet e maleve u drejtua për në Lëkurs ku së bashku me çetën e Zhulatit luajti rol të madh në shpartallimin e forcave greke në kalanë e Lëkurësit. Për trimërinë e treguar zhuletët kënduan; Trima qenë të Lazërat / Që i kthyen grekërit prapë…
Në këtë lufte u plagos rëndë komandanti i çetës Daut Dervishi. Ai shquhej si trim dhe organizator e vazhdoi të mbante lidhje me Namik Delvinën dhe më vonë me Çerçiz dhe Bajo Topullin.
Fillimi i shekullit të XX shtoi shpresat e shqiptarëve për pamvarësinë e kombit. Në Jug u formua çeta kryengritëse e Çerçiz Topullit, e cila jo vetëm strehohej dhe ndihmohej në stanet eLazaratit, por në të morrën pjesë edhe djem të fshatit. Një nga këta ishte Balil Krishti që luftoi dhe u vra në 1908 në Berat. Ai vdiq në duart e vëllait të tij, Mediut e të kushëririt Sherifit. Thënia e Çerçizit ishte: Fli i qetë Balil o djalë/ Hakën nuk ta lëmë pa marrë/ Tre veta do shkoj në kamë…
Lufta e paprerë e popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi më së fundi u kurrorëzua me ditën e shenjtë të 28 Nëntorit të vitit 1912 kur u shpall pamvarësinë. Lazarati që kishte kontribuar për arritjen e kësaj dite nuk mund të mos merrte pjesë në këtë gëzim mbarëkombëtar. Megjithëse çeta e fshatit ishte e angazhuar në mbrojtjen e trojeve të Jugut nga pushtues të tjerë, u bë çmos dhe u dërguan në Vlorë 12 burra përfaqësues të fshatit midis të cilëve: Dule Hazisi, Bido Latifi, Ramo Hiri, Cane Boci, etj, që i kujtojmë me respekt në këtë ditë të shënuar. Por hallet e vendit nuk mbaruan. Shtetit të ri të sapo shpallur iu sulën fqinjët lakmitarë për të shkëputur pjesë të tij. Për këtë arsye plaku Ismail Qemali, pa arritur në Vlorë kishte udhëzuar që çetat e Jugut: Vlorës, Tepelenës, Kurveleshit, e Gjirokastrës të mbronin trojet nga sulmet e ushtrisë greke. Në këtë situatë çeta e Lazaratit prej 74 vetash së bashku me çetat e Tepelenës së Selam Musait, të Kurveleshit e Gjirokastrës u vendosën në rrethinat e Janinës për të përballuar sulmin e ushtrisë greke. Lufta ishte shumë e vështirë sepse këta ishin vullnetarë pa baza furnizimi, por ata nuk u tërhoqën dhe këtë ngjaarje populli e ka fiksuar me këto vargje: Kush luftoi në Kosmir/ Fejzua me Dule Idrizë/ Luftë me Jorgo jezinë / Se na kërkon Shqipërinë/ Kërkon ta bëjë të tijnë / Por Shqiptarët se lijnë
Në këtë luftë që filloi nga tetori i 1912-ës dhe vazhdoi deri në mars të 1913-ës, për mbrojtjen e trojeve të Jugut të vendit, nga çeta e fshatit u vranë 7 djem: Fejzo Basha, Dule Idrizi, Demo Buci, Mehmet Gaba, Selfo Gjyli, Mahmut Malo e Delo Dervishi, si dhe u plagosën shumë të tjerë e midis tyre Zeqo Jupi, Ago Mahmuti etj..
Fshati i përjetësoi trimat që ranë për mbrojtjen e Shqipërisë me këngën që këndohet edhe sot në fshat: Fshati me uratë të madhe / Këtë rradhë shumë qave/ Të qarët derë më derë/ Për Fejzo Bashën e mjerë/ Për Demon e për Dulenë/ Për Mehmet Gabën levenë/ Shehit në Bezhan mbenë.
Megjithë luftën e vullnetarëve shqiptarë, forcat ushtarake greke vazhduan të pushtonin tokat shqiptare, por edhe rezistenca e shqiptarëve nuk pushoi.
Në 1914 lufta u zhvillua në Kardhiq (në Cepo) dhe lazaratasit ishin së bashku me çetat e tjera të Labërisë: Në Cepo, te manastiri/ Dyfek bënte Ramo Hiri/ Më përposh Sulo Beqiri/ Dhe Dino Cico fakiri/ Ç’ kërkon greku, ç’do qafiri…
Në 1920-ën pushtuesit italianë nuk e lëshonin Vlorën. Përsëri çetat vullnetare të Labërisë u mblodhën në Beun dhe vendosën t’a çlirojnë qytetin e tyre të flamurit, Vlorën. Çeta e Lazaratit me 37 burra trima vullnetarë të komanduar në fillim nga Ramo Hiri e Isuf Pollua dhe më vonë kur ritmi i luftimeve u shtua nga dy më të rinjtë: Sherif Krishti e Bido Gjolleshi luftuan me trimëri për çlirimin e Vlorës.
Edhe në Luftën e Dytë Botërore kur Shqipëria u pushtua nga fashistët italianë e me vonë nga nazistët gjermanë, shpirti liridashës i lazaratasve nuk mund të heshte. Djemtë e fshatit tonë me krijimin e çetave nacionaliste dhe të forcave partizane u rrjeshtuan në rradhët e tyre. Ata luftuan me trimëri dhe disa prej tyre si trimi Muhamet Gjolleshi, e komandanti Muhedin Krishti, Bastri Gërveshi, Hasan Skëndi e Çerçiz Rabi, dhanë dhe gjakun e tyre për liri. Ata luftuan për çlirimin e vendit e demokracinë dhe jo për vendosjen e diktaturës komuniste.
Në këtë ditë të shënuar të 92 vjetorit të shpalljes së pamvarësisë dhe të 60 vjetorit të çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë ne kujtojmë me respekt luftën dhe gjakun e derdhur nga gjithë trimat e fshatit tonë për çështjen kombëtare.

*Fjala e mbajtur nga Dr.Islam Buci, Kryetari i Shoqatës “Lazërati”
Njazi Mahmuti & Bilo Birbili
P.S. Vargjet janë marrë nga libri i Fatos Mero Rrapaj:“Këngë popullore të Labërisë“ si dhe nga pleq të fshatit.


Muhamet Gjollesha , Trimi i rralle qe nuk dinte ne se “pushka kishte plumb”.
Ne 4 Mars 2004 Organizata Kombetare per Deshmoret e LANC dhe Deshmoret e tjere te Atdheut dhe Dega e Tiranes, organizuan ne nje nga sallat e Muzeut Historik Kombetar Tirane, perkujtimin e 60-te vjetorit te renies se deshmorit te atdheut, Muhamet Gjollesha.
Ne kete takim morren pjese, veterane te luftes nacional-clirimtare, motra e te aferm,bashkefshatar te deshmorit si dhe te ftuar te tjere.
Ne sfondin kryesor te salles ishte vendosur portreti i deshmorit Muhamet Gjollesha me mbi shkrimin “Lavdi deshmorit Muhamet Gjollesha”.

Mbledhjen jubilare e hapi Z. Dajlan Buxheli, Sekretar i Pergjithshem i Organizates Kombetare te Familjeve te Deshmoreve te LANC-it dhe deshmoreve te tjere te atdheut.Pasi foli mbi kontributin e Muhamet Gjolleshes ne luften nacinal clirimtare
i dha fjalen historianit dhe stidiuesit te njohur Z. Apostol KOTANI, i cili shprehet:” Muhametin e pashe per here te pare te varur ne 29 Shkurt te vitit 1944. Qe ateherre mu fiksua nje respekt i vecante per kete njeri, ndonese nuk dija asgje per aktivitetin e tij.Duke punuar per historikun e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare te krahines se Matit krahas figurave te tjera u njoha edhe me figuren e Muhamet Gjolleshes”.Sic del nga dokumentat historike veprimtaria e tij eshte shume e gjere ,duke filluar ne Berat, Shkoder , Mat e Tirane ku dallohet per trimerine e besnikerine e rralle, dashurine dhe patriotizmin e larte per atdheun.
Ne kete takim foli edhe studiuese e gazetari i njohur Ymer Minxhozi, ku nder te tjera tha se njoha trimin Muhamet Gjollesha ne vitet 1942 –1943 kur une isha ende i vogel si shok e mik i familjes Minxhozi .Ai dallohej per trimerine e tij ”nuk dinte ne se pushka kishte plumb apo jo”. Te tille e njohu ate edhe popopulli i rrethit te Matit si nje trim te paepur, besnik, i dashur dhe i sjellshem qe fitoi shume shpejt zemrat e te gjitheve.
Ne emer te bashkefshatareve foli mesuesi i merituar Gafur Brahimi , ndersa ne emer te familjes e te afermeve foli e motra Paqyze Demi(Gjollesha).
Ne fund u dha nje program me kenge partizane nga grupi vokal i veteraneve.
Kush eshte Muhamet Gjollesha.
Ka lindur ne Lazarat ….. ne vitin 1914, nga nje famlije fshatare me gjendje ekonomike te meseme ,me tradita patriotike.Pasi mbaroi shkollen fillore me rezultate shume te mira, ne vitin shkollor 1929-1930 me perpjekje shume te medha arriti te siguroi nje te drejte studimi per ne Institutin Teknik Superior ne Tirane ne degen e Inxhinierise Civile. Edhe pse u largua i vogel nga vendlindja, ne fillim u vendos ne Delvine, Tirane e me pas ne Berat, Shkoder e Mat , Muhameti nuk e haroi kurre fshatin e tij dhe here pas here kthehej me mall.
Ne jeten shkollore sic tregojne ish bashkenxenesit e tij , Muhameti shquhej si nje nder te rrinjte me aktiv ne Institutin Teknik. I disiplinuar , i rregullt e kembegules per studime , ndiqte me vemendje leksionet e petagogeve dhe perpiqej te perfitonte sa me shume .
Ai, nuk ishte vetem nje nxenes i mire, por edhe nje shok i mire. I thjeshte, i sinqerte dhe i dashur me shoket, veti keto qe e bene te fitonte dashurine dhe simpatine e gjithe klases dhe studenteve te tjere.
Si kudo, edhe ne shkolle, Muhameti u ndesh shpesh me veprime te pa drejta te drejtueseve te Institutit ndaj studenteve, duke mos i duruar ato, ai shpesh ngrinte fuqishem zerin e tij te protestes. Dalluar per kurajon dhe vendosmerine e tij ai kundershtonte cdo veprim te padrejte. Dallohej per shprehjet e tij te qarta , me nje oratori qe shpesh te bente per vete, prandaj edhe shoket e donin dhe e pasonin para turmave te studenteve duke folur me forcen e fjales per te drejtat dhe lirite demokratike te studenteve.
Dalluar per vullnetin dhe kembenguljen e tij arriti te mesoje disa gjuhe te huaja si anglishten, frengjishten, italishten, kurse greqishten e mesoi vetem per te folur .
Me mbarimin me rezultate shume te mira te Institutit Teknik , me 14 Korrik 1937 u emerua z/inxhinier ne Bashkine e Beratit duke punuar si stazhier deri ne 5 Tetor te vitit 1938, pasi kreu nje konkurs diplomash me 6 Tetor te ketij viti u emerrua gjeometer ne Ministrine e Puneve te Brendeshme , me vone u trasferua ne vartesi te Ministrise se Puneve Botore.
Si gjithe te rrinjte me ide perparimtare e revolucionare jetoi aktivisht me situatat politike te kohes.
Muhameti ka bashkepunuar me Vojo Kushin , Hajdar Dushin e Jordan Misjen ne frymezimin e organizimin e greves se punetoreve te Rubikut ne vitin 1939.
Pushtimi fashist i Shqiperise e preku thelle, por nuk i humbi shpresat.“Do te vije koha kur njerezit do ta flakin tej edhe zgjedhen e rroberise fashiste dhe te rrojne te lire e te barabarte”. Keshtu shprehej Muhameti ato dite me shoket e tij.
Ne kuadrin e ndryshimeve qe u bene si ne gjithe aparatin shteteror edhe ne Ministrine e Puneve Botore , Muhameti , me 1939 u transferua ne zyren e Puneve Botore Shkoder, aty u lidh me Perlat Rexhepin dhe me shoke te tjere te grupit Komunist te Shkodres.
Duke qene i dashur dhe i afert me njerezit ai e beri per vete gjithe personelin e zyres se Puneve Botore te Shkodres. Sic del nga pohimi i Drejtorit te Kuestures se Shkodres Dr. Antonio Sojeva ne nje informacion qe i dergonte Drejtorise se Pergjitheshme te Policise nder te tjera shkruan” Rezulton nder te tjera qe ne kete zyre ushtron influencen e tij gati te pakontestuesheme gjeometri Muhamet Gjollesha i cili ka shfaqur gjithnje antipatine per Italine dhe rregjimin fashist ne Shqiperi “.
Pikerisht keto qendrime te Muhametit dhe dyshimet e organeve fashiste u bene shkak per heqjen e tij nga Shkodra dhe transferimin ne Zyren e Puneve Botore ne Mat.
Ne veren e vitit 1941 Muhameti u transferua ne Mat. Transferimin ne Mat e priti pa qejf pasi nuk njihte as nje njeri, por tek populli i Matit, Muhameti gjeti shpirtin e patriotizmit dhe dashurine e ngrohtesine qe kerkonte.
Qenia me pune ne zyren e Puneve Botore i dha mundesi Muhametit te njihej nga afer me kategori te ndrysheme njerezish, me fshatare, punetore, nepunes e deri edhe me njerez te sferave te larta civile e ushtarake te krahines. Ketu u njoh edhe me vyrtytet e larta e morale te popullit te thjeshte Matjan , besen, mikepritjen, thjeshtesine, shpirtin patriotik e liridashes. Me keta njerez u be shume i afert e i dashur,njeri qe u kuptonte dhimbjet, u qante hallet i ndihmonte te kuptonin te verteten.
Ne veren e vitit 1942 ai krijon lidhje me Celulen e Partise dhe me ceten e Matit i cili u be jo vetem baze por edhe nje mbeshtetje e fuqisheme per celulen, ceten dhe gjithe levizjen ne qytetin e Burrelit dhe ne krahine.
Koha trevjecare 1941-1943 qe punoi e jetoi ne rrethin e Matit, u be per Muhametin periudhe e nje veprimtarie te dendur revolucionare, me propagande e agjitacion, me organizim dhe me veprimtari te armatosur.
Ne fund te vitit 1942 e sidomos nga pranvera e vitit 1943 veprimtaria antifashiste e Muhametit u ngrit ne nje shkalle te tille sa qe nuk mund te mos binte ne sy te opinionit dhe te autoriteteve te vendit. Si rrjedhoje filluan edhe ndjekjet . Cdo levizje e tij brenda dhe jashte rrethit kontrollohej imtesisht nga Kuestura dhe Xhandermaria. Levizjet e tij qe nga vera e vitit 1942 por ne 1943 u bene me te theksuara deri sa arriten ne urdherat per arestimin e tij. Ne prag te kryngritjes popullore te 31 Korrikut te vitit 1943 te popullit te Matit, Muhameti u hodh ne rradhet e Cetes Partizane dhe qendroi ne rradhet e saj deri ne fund te jetes se tij.
Nga fundi i vitit 1943 dhe fillimi i vitit 1944,filloi te vizitonte shpesh Tiranen per punet e levizjes dhe cetes se Matit . Mbante lidhje me shoket e levizjes duke u takuar me Alqi Kondin, Telat Nogen, Lym Keten etj.
Spiunet e xhandermarise e ndiqnin kemba –kembes, ne daten 28 shkurt ne oren 15.00 shkon per tu qethur dhe sa po del, ne afersi te Bashkise, ku ishte duke shkuar per ne Hotel Adriatik e kane kapur e arestuar.
Me njehere pas arrestimit xhelatet e Xhelal Staraveckes, qe i njihte mire personalisht Muhameti e kapen dhe e shpune ne komanden e xhandermarise ne rrugen e Durresit .
Xhelatet perdoren kunder Muhametit te gjitha llojet e torturave, kamxhikun, vezet e ziera, citat e drunjta ne thonjte e duarve e te kembeve deri ne shkuljen e dhembeve.
Qendrimi i Muhamet Gjolleshes ne keto tortura tregoi edhe njehere shembellin e larte te heroizmit qe nuk i trembet vdekjes por sakrifikon edhe jeten per idealet e larta te luftes se shenjte per liri, pavarsi dhe te drejtat shoqerore. Ata, edhe pse e shikonin qe Muhameti ra pa ndjenja deri ne te dhene te shpirtit, ne mengjezin e29 shkurtit xhelatet kishin ngritur trekembeshin e vdekjes edhe per djaloshin Muhamet Gjollesha trupi i itij ishte i varur tek Pazari i Ri, ne sheshin para Xhamise , aty ku kishin varur 17 muaj me pare edhe te riun Shyqyri Ishmi. Nga majat e gishtrinjeve te tij ende pikonin pika gjaku, pasoje e tortuirave makabere e cnjerezore.
Varrja e Muhametit, pikelloi thelle gjithe opinionin antifashist te Kryeqytetit, shoket e cetes se Matit, bashkefshataret, te cilet ne personin e Muhametit kishin njohur nje luftetar te vendosur, te paepur e te guximshem te luftes nacional- clirimtare.Sot e kujtojne me respect te madh e motra , vellai, te afermit veteranet e luftes nacional Clirimtare , ai eshte bere symbol i trimerise e prandaj te gjithe krenohen , krenohen Lazaratasit per birin e tyre qe dha jeten per clirimihn e atdheut.
Lazaratasit, te dalluar per ndjenja atdhetare kane dhene kontributin e tyre ne te gjitha ngjarjet dhe levizjet patriotike si ne shpalljen e pavarsise Kombetare, ne luften kunder shovinisteve greke ne vitin 1913-1914, ne luften e Vlores me 1920 etj. Nisur nga te dhenat historike , ndihmesa e Lazaratit ne luften nacional –clirimtare ka qene e kosideruesheme.
Lazarati i dha luftes antifashiste nacional clirimtare Heroin Muhamet Gjollesha, deshmorin Muhedin Sherifi, ish komandant i batalioni ne Brigaden e III-te, deshmorin Basri Gerveshi ish partizan i brigades se III-te. Partizanet e oreve te para Sadik Bocaj , Isuf Bobaj, Myfit Ibrahimi si dhe nje numer partizane te tjere te rreshtuar ne formacionet luftarake deri ne clirimin e vendit.
Lazaratasit ishin nder te paret qe perqafuan trasformimet demokratike ne vend dhe ne fillimet e saj si gjithe Shqiptaret morren rrugen e emigracionit. Sot nje pjese e mire e tyre jane kthyer ne vendlindje duke krijuar bizneset e tyre modeste e kontribuar per ngritjen e mirqenies ne Lazarat , Gjirokaster,Tirane e me gjere.
Krijimi i Shoqates Kulturore –Atdhetare “Lazerati”ne Shtatorin e vitit te kaluar do te zbuloj, evidentoj dhe do te ruaj vlerat me te mira te komunitetit Lazaratas shpesh here te neper kembura.


Prof.as.Dr.Halil HALLACI
Tirane me 1.04.2004
MUHAMET GJOLLESHI LAOKONTI LAZARATAS
Ai rri aty midis shokësh i braktisur . Emra të shuar . Disa shkronja të mbetura në një pllakë mermeri . Pranë ka Muhedinin, Hasanin , Bastriun, Çerçizin. Qendra e fshatit e ripërtrirë dhe e ndriçuar. Ajo pjesë e errët ku askush s ‘është kujtuar për të . Pse?.........
…. Më shihni të mbytur me lakun e litarit në qafë .Kam dhjetra vjet që nuk flas dot. Një të fshehtë të madhe ndrydh brënda vehtes .Mirë zërin nuk ma dëgjuat, po sytë , sytë pse nuk mi lexuat një herë .Tek më vinin rrotull fëmijë shkollash me shollë me rrypa , anemik, të pa ushqyer, me tufa lulesh , unë gati sa s’ plasja nga marazi , oh, sikur të mundja gjithçka tu tregoja ju do të ngrinit para meje si gur . Mendoni vëllezër , se unë student i Fullcit , i një cope Amerike në Tiranë fala gjakun për tu bërë dëshmitar i tragjedisë sonë kombëtare 50 vjeçare .Ç’ përalla kalamajsh, ç’ trillium për budallenjtë. Njëmijë herë do të bija për idealin tim të të qënit i lirë , njëmijë herë do të ngrihesha e do të denoncoja tradhëtinë . Më vinte turp kur motrat e mia me dy kokra qepë në fund të torbës mëngjezeve të ftohta shkonin në fushën e çaftë e ktheheshin të mardhura praën oxhakut të tymtë . Kur më hidhnit sytë dukej sikur më thoshnit “ E , Muhamet , kjo është liria që na solle , liri skllevrish bukë e muzikë .I shikoja ish shokët e mi fytyrlyrtë që kafshonin çdo ditë nga dinjiteti juaj tamam si gjarpërinjt.
Jo vëllezër afroni kokat të dëgjoni të vërtetën . Unë e shokët e mi jemi të tradhëtuar , të përbaltur e të mashtruar . Idealin tonë shokët tane e vranë.Ishin ata që u betuan në 41 : “O e bëjmë Shqipërinë gërmadhë e skëtrrë; o s’ mbetet nga ne as hi e as zë”.Tok e braktisur , hi i ftohtë dhe poshtë ne të vdekurit shtrirë rresht. E vinin spiunët , servilët , hipokritët….e pastaj shtroheshin në darka tradhëtish.Mijra herë në mijra ditë e netë të vërtetën e frikshme përsëris pa pushim , kaq të verbër të jeni sa të mos kuptoni këtë që ne mijra djem shqiptarë luftuam për tjetër gjë?Kur kali i Trojës hyri në Tiranë luajtën pllakat e varreve tanë.Të gjallët e mbetur në emër të gjakut tonë ,rrëmbyen pronën , lirinë, dinjitetin. Tradhëti e fshehur në gërdheshje buzësh . Ne luftuam të sillnim liri , unë një copë Amerikë , Muhedini një copë Itali.Por jo .Të qara fëmijsh më përplaseshin në vesh , uri e skamje , vrasje ….Mpirje ,shantazhe , letra anonime plot helm , në rresht për një , për një në rresht.E kush dilte nga rreshti për të thither pak ajër të lirë vinte tek ne me plagë gjaku hapur .Ç’ pate , vëlla , të lash të gjallë ,e nëpër dhëmbë shqiptonte ca fjalë . Vumë veshin . Kuptuam , Muhamet, vëlla , u tradhëtuam …..

▬ Ju shohim të lumtur tek punoni e ndërtoni ëndrën tonë të përbashkët .Na bëni vend , vëllezër ! Ne jemi pjesë e historisë suaj , ju jeni shpresë e së ardmes sonë , qëndruat stoik me jetën e varur tek degë e rigonit . Mos harroni . Brënda vehtes konservuat lirinë dhe identitetin tuaj e ashtu të mbërthyer si krahë shqiponje në atë vendshkëmb që quhet Lazërat rigjeneroni paqe , vëllazërim , dashuri . Më bëhet zemra mal kur shoh djem e vajza elegante që mbushin sheshin para meje e më vjen të zbres tu përqafoj të gjithëve e të ulemi - këmbë kryq - të gjithë bashke .
Petref Gaba


Nga arkivat .
A G I D E B A
Sunday February 5 , 2006
Nje leterkembim I dy shqiptaro-amerikaneve Back to Full Blog.


Agim Bacelli

Letra e me poshtme eshte e shkruar nga Eliaz M Lazarati , nje ushtar shqiptaro-amerikan ne ushtrine amerikane , derguar shkrimtarit Kopi Tushemishti. Letra mban daten 26 Prill te vitit 1917. Letra eshte plot ndjenje patriotike shqiptare prandaj mendova qe ta dergoj per lexusit e gazettes simpatike shqiptaro-amerikane Illyria ne New York.

Sipas fjaleve te Barik Sait , Eliasi mbaroi akademine ushtarake per officer ne Amerike dhe vertet sic pati premtuar ne kete leter , ai shkoi ne Shqiperi qe ti sherbente vendit te tij ne kohen e qeverise demokratike te Fan S. Nolit. Se cfar u be me tej me Eliasin nuk dihet. Ne se dikush nga pasardhesit e tij lexon kete shkrim , do ti lutesha te kontaktoje me mua ne via email Agideba @aol. Com ose ne nr. Tim te telefonit 646-280-9287.
Shkrimtari Kopi Tushemishti ka qene nje nga shkrimtaret shqiptare me te pare dhe me active ne Amerike .Veprimtaria e tije patriotike eshte shume e madhe dhe e lavderushme gje qe bie ne sy edhe nga letra e Eliasit. Kopi ka qene nga Tushemishti i Pogradecit. Bashkekohes tetij kane qene edhe shume burra te tjere patriote te medhenj si Mihal Grameno, Vangjel Nase , Refo Capari, Zisi Strotoberdha ,Liko Dovorani,nga Jamestown i NewYork-ut, po ashtu Refael Dhimitri, KasemDaut,Vaso Pepo, Spiro Naska , Kost Hotova, Nexhip Backa, Hysen Belortaja , Qemal Frasheri , Thimi Gusho,Dhori Kristo, nga Rodwijng i Minn. Nga Ware ,Mass, dhe nga Tawton po iMass,Jmestown dhe New York I N > Y , Trebickat kane qene nga Concord I N>H., Lazaratet nga Fichburg i Mass
Miss., Frasherllinjte nga te gjitha shtetet ne veri- lindje te SHBA , etj.
Ju kerkoj ndjese per heqien e disa shprehjeve qe kane te bejne me problemet e tyre familjare dhe per disa ndryshime gjuhesore.

LETER e Elias LAZARATIT

I nderuar zoti Kopi Tushemishti ne Kliveland , OH.

Une te deshiroj shendet dhe prosperitet ty dhe familjes tende te respektuar. Kemi kohe pa u takuare dhe tere kohe kam menduare per ty dhe punet e tua te shumta ne drejtim te shqiptarizmes . Shkrimet e tua une i lexoj gjithmone dhe i komentoj me dy shqiptare qe kam ketu ne ushtri.Meso i dashur vella ,se une jam ushtar ne nje repart artilerie ketu ne Fitchburg te Miss.
…………………………………………………………………….
Meso vella se une jam graduar tetar dhe se shpejti do te shkoj ne shkolle per tu bere officer i ushtrise se Xhorxh Uashingetonit dhe nen flamurin e madherishem te Amerikes mua me jepet rasti qe te behem dicka per ti sherbyer me mire vendit tone te dashur qe mezi pres te mbaroj shkollen dhe te shkoj te punoj ne ushtrine shqiptare dhe nen flamurin e Skenderbeut te luftojme qe Shqiperia te jete Shqiperi kudo ku flitet shqip.
Meso se ketu kam edhe dy shqiptare te tjere ushtare , njeri eshte nga ata te klubit tone , “Malli i Tomorrit” dhe qe quhet Xhevat Poloska dhe tjetri eshte nje burre shume i mire nga Mesmali qe quhet Pasho Krushova dhe eshte mik i Themistokli e Nasi Germmenjit nga Xhejmstauni.
…………………………………………………………….
Po e mbyll kete leter duke shpresuar t’ju gjeje mire. Shume te fala Tanes dhe te gjithe vellezerve dhe motrave te Klubit Tone.
Vellai jot , Elias M.Lazarati. Fitchburg,Mass,26Prill 1917

Shenim:Letra eshte mare nga volume i dyte i“Perparimit”i vitit 1917. Botimi i New York City, nga Vangjel D . Nasse, Editor & Manager.

Në promovimin e librave të shkrimtarit lazaratas Iliaz Bobaj

Një ditë në Lazarat

Reportazh nga Dashnor SELIMI

Në Lazarat arritëm në mesditën e të shtunës së 7 majit. Lodhja e rrugës së gjatë na u shua menjëherë sapo vumë këmbë në atë mjedis të pazakontë që gjetëm aty. Kisha dëgjuar për mikpritjen lazaratase, bujarinë dhe burrërinë e tyre të njohur, po ku e dëgjuara dhe ku e para me sytë e tu. Nuk ka asnjë krahasim. Mjedisi pranë shkollës së mesme të fshatit ishte mbushur si rrallëherë me vendas e të ftuar nga Gjirokastra, Tepelena e Tirana. Ne, më të largëtit, mbërritëm në çastin e duhur. Mjaftoi t'ju themi se jemi miq të Iliaz Bobajt, birit të tyre të dashur dhe gjithkush të na presë e të na përqafojë me dashuri e me respekt të veçantë. Miku në Lazarat është i shenjtë. Ndërsa shkëmbejmë fjalët e para të njohjes, mbërrin nga Patra edhe shkrimtari i njohur lazaratas Iliaz Bobaj, tashmë emigrant në Greqi, por që me mendje e me zemër është përherë aty në Lazaratin e tij. Po edhe Lazarati e ka pranë. Është një lidhje shembullore ajo që e lidh Iliazin me fshatin e tij, Lazaratin. Atë vetëm se e ndjen kur je pranë tyre. Së bashku me të ka ardhur posaçërisht edhe miku i tij nga Memaliaj, Pëllumb Harizaj, një dashamirës dhe përkrahës bujar i letërsisë, lexues i rregullt i GA dhe i shtypit shqiptar në Greqi, por hera-herës edhe një vjershëtor popullor. Ka aktivitet ekonomik në Shqipëri dhe Greqi dhe ka punësuar disa vetë.
Iliazit nuk i mjaftojnë ato pak minuta për tu takuar me pjesmarrësit në aktivitet. I takon të gjithë një për një, i pyet, i falënderon. Të gjithë kanë ardhur për të. Shoqata kulturore atdhetare “LAZËRATI”, në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve të rrethit të Gjirokastrës, Tepelenës, Fakultetin e Letërsisë së Universitetit ''E.Çabej'' Gjirokastër, komunën dhe shkollën e mesme të Lazaratit, organizojnë promovimin dhe diskutimin e dy librave të tij të fundit ''501 fjalë të urta'' dhe ''Molla e sherrit''(fabula).
Ndërsa po përgatitet fillimi i aktivitetit, gjej çastin e duhur të pyes për shoqatën kulturore atdhetare “LAZËRATI”, për të cilën diçka kisha dëgjuar dhe lexuar. Ajo është formuar në Lazarat para një viti e gjysmë dhe merret me aktivitete kulturore dhe atdhetare. Boton edhe gazetën''LAZËRATI'', një gazetë me nivel mjaft të mirë profesional, që nuk i ngjan një gazete fshati, por një gazete qendrore. Shoqata drejtohet me pjekuri nga Dr.Islam Buci, Dr. Hodo Çelo dhe intelektualët e mirënjohur lazaratas, Axhem Koçiu, Zija Basha, Melaize Gaba, Abaz Aliko, Bernard Aliko, Fatmir Birbili, Vait Brahimi, Muharrem Pollo, Rubo Basha, Beqo Mamo, Sirmade Bejko,Dashnor Aliko etj. Në gjirin e saj ka dhjetra e dhjetra intelektualë, biznesmenë, mësues, gazetarë, piktorë, skulptorë, shkrimtarë e publicistë brenda dhe jashtë vendit deri në SHBA. Koha ikën pa e kuptuar. Tani gjithshka është përqëndruar tek aktiviteti. Dr. Islam Buci, kryetar i shoqatës, pasi
falënderon të pranishmit dhe uron autorin e librave, ia jep fjalën Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit të Gjirokastrës, shkrimtarit të njohur Kristaq Shabani, i cili, me fjalë të zgjedhura, i bën një vlerësim të veçantë librit “501 fjalë të urta'”, duke e cilësuar një botim të mirëfilltë në llojin e vet dhe me vlera kombëtare dhe duke e ngritur autorin në nivelet e një mendimtari të mirëfilltë. -Me një autor të tillë, tha ai, vendlindja e tij, Lazarati, duhet të krenohet. Dhe jo vetëm Lazarati. Pas tij i vjen radha studiuesit dhe përkthyesit lazaratas Beqo Mamo, për të analizuar librin e fundit me fabula ''Molla e sherrit''. Është një analizë e mirëfilltë, sipas specifikës së fabulës. Folësi ndalet gjatë në vlerat e librit, nivelin e fabulës së autorit, të cilin e ngriti në majat e fabulës së sotme shqiptare dhe i uron që ai të njohë vlera të reja të krijimtarisë së tij letrare. Aktiviteti ka dinamikën e tij. Janë nxënësit e shkollës së mesme të Lazaratit, që me interpretimet e tyre nga dy librat e mësipërm, i japin freski sallës dhe fitojnë duartrokitjet e të pranishmëve të shumtë. Edhe mjetet e Medias bëjnë punën e tyre. TV Publik Shqiptar, TV Kanali 7, Klan dhe Radio Gjirokastra, filmojnë dhe regjistrojnë çdo sekuencë. Edhe dorën e autorit, që shpërndan libra të shumtë me autografin e tij. Shkrimtari Iliaz Bobaj jep intervista në stacionet televizivë e Radio Gjirokastrën. Nuk ka kohë as të marrë frymë. Kanë filluar diskutimet e shumta. Fabulisti i njohur Dino Çiço flet për vlerat e librave, kryesisht të librit me fabula. Pasojnë skulptori Stefan Papamihali, përkthyesi i njohur,ish pedagog në Universitetin “E.Çabej”, zoti Kosta Gaxhoni. Dy të fundit janë minoritarë, por miq të lazaratasve. Duke i parë në vendin e nderit, më vete mendja tek ndonjë shkrim i pacipë i ndonjë autori, që miqësisë së lazaratasve me fqinjët e tij minoritarë, i hedh padrejtësisht hi, ndërsa e vërteta është krejtësisht ndryshe. Miqësia e tyre është e hershme, e pastër. Ajo i ka qëndruar dhe do t'i qëndrojë kohës. Le të bien këmborët e prishura...
Të gjithë vlerësojnë librat për nivelin e tyre artistik. Mësuesi i letërsisë, Petref Gaba, As.Prof.Dr.Halil Hallaçi, Rrahman Boci, skulptori Emin Bejko, Mehmet Mamo, kryetari i komunës Dashnor Aliko, Bilbil Bilbili, Pëllumb Harizaj, mjeku Xhelo Brahimi, etj. Të gjithë kanë nga një fjalë vlerësimi të veçantë, një urim për autorin, por edhe një krenari për shkrimtarin lazaratas, Iliazin,të cilin e respektojnë veçanërisht. Emri i tij gëzon popullaritet të madh aty. Edhe botuesi e studiuesi Mehmet Gëzhilli foli dhe vlerësoi librat e mësipërm, duke bërë një përmbledhje të vlerave të autorit dhe kontributit që ai sjell në letërsinë shqipe. Më në fund e merr fjalën vet shkrimtari. Është i emocionuar. Por nuk është emocionuar vetëm ai. E gjithë salla. Edhe ne, miqtë e tij.
-Ika i vogël nga fshati im, tha ai,si një pemë që e shkulin me gjithë rrënjë e baltë, për ta mbjellë në një vend tjetër, këtu pas malit,në Delvinë. Po edhe rrënjët, edhe baltën, i kam këtej, nga fshati im. Fjala e tij ndërpritet nga duartrokitjet e ngrohta e të fuqishme të të pranishmëve. Ai falënderon bashkëfshatarët, miqtë e të ftuarit për këtë aktivitet të mrekullueshëm e mbresëlënës, u uron atyre shëndet e punë të mbarë dhe u premton se së shpejti do të jetë përsëri pranë tyre. Vijojnë filmimet dhe fotografitë e shumta. Janë kujtime të vyera. Nxënësit e shkollës së mesme presin në oborr. Kërkojnë të dalin një fotografi me shkrimtarin. Iliazi, pasi bën fotografitë e çastit, i përqafon një për një, i pyet të kujt janë dhe ju uron shëndet e suksese në mësime. Interesohet edhe për krijimtarinë e tyre letrare. Por asgjë nuk ka mbaruar. Koktejli që lamë pas, pasohet nga kafja e më pas nga dreka lazaratase. Një drekë traditase, bujare, si midis vëllezërish. Edhe ne e ndjejmë veten vendas, bile më të nderuar. Se dinë të na nderojnë siç duhet lazaratasit. Aty mësoj edhe mjaft gjëra të tjera për historinë dhe traditën e këtij fshati të njohur edhe jashtë kufijve të vendit. Lazarati ka një traditë të hershme patriotike dhe kulturore. Historia e lazaratasve është e mbushur me luftra e përpjekje në të mirë të atdheut e fshatit të tyre. Ata kanë nxjerrë nga gjiri i tyre luftëtarë trima, po edhe njerëz të penës. Iliazi rrjedh nga një familje e tillë. Në shekuj lazaratasit janë shquar për trimëri, guxim, besë. Lazarati ishte fole e rilindasve, ashtu siç ishte edhe limer i Çerçiz Topullit. Ata kanë marrë pjesë me armë në dorë dhe kanë qenë pjesmarrës aktivë në luftën për pavarësi, duke qenë në krah të Ismail Qemalit, kanë treguar trimëri të pashoqe në luftën e Vlorës në 1920-ën dhe në mbrojtje të truallit shqiptar në 1913-1914. Fan Noli i madh ka patur përkrahësit t tij të shumtë në Lazarat. Pas 1990-ës Lazarati mori një vrull të ri. Sot aty veprojnë rreth 60 aktivitete të ndryshme bujqësore dhe industriale, të cilat e kanë gjallëruar atë mjaft. Por ka një rënie në krahasim me para 1997. Shkaku është se biznesmenët janë përkrahur pak nga ana e shtetit. Më shumë Lazarati është përdorur për shkarkimin e mllefeve politike, sesa si një mundësi, si një realitet për tu marrë si shembull e për tu nxitur në disa tregues. Edhe disa intelektualë janë larguar jashtë shtetit, kryesisht në SHBA. Ndonjë rast i rrallë është fryrë deri në butafori. Pushtetarët kanë kërkuar që pazotësinë e tyre ta shkarkojnë tek lazaratasit punëtorë. Lazaratasit nuk mund të njihen nga disa shkrime e lajme qesharake. Këtë e ndjen kur je aty midis tyre. Edhe vizitat që bëmë na i forcuan këtë mendim. Rreth 5500 banorët e tij përpiqen për të mbijetuar me djersën e ballit. Askush nuk i ndihmon. As kredi nuk u jep kush. Por është zotësia e tyre që fshatin e kanë mbushur me shtëpi të bukura e moderne. Edhe komuna e fshatit, me kryetar djalin e papërtuar lazaratas Dashnor Aliko, punon duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë. Rruga e fshatit deri në qendër është asfaltuar, pjesa tjetër është përmirësuar e mirëmbajtur. Komuna investon për ujë e drita, shqetësohet e punon për fshatin e saj. Edhe biseda me kryeredaktoren e gazetës ''LAZËRATI'', Gentiana Brahimi, që është njëkohësisht edhe redaktore në gazetën ''Dita jug'', ishte shumë miqësore. Iliazi, si bir i atij fshati e falënderon atë për punën e saj me këtë gazetë, ku ai bashkëpunon rregullisht që në hapat e saj të parë.
E lëmë pas Lazaratin. Lëmë pas një ditë të lodhshme, por plot me mbresa të paharruara, që të mbeten thellë në kujtesë. Në mbrëmje jemi në Virua, në këtë pikë të bukur turistike në një nga lokalet e hijshme që janë ngritur atje. Bën freskët. Nipi i Iliazit, pedagog në Universitetin ''E.Çabej'', Abaz Aliko, na flet për problemet e ditës. Me mendim intelektual, me shqetësim qytetar. Biseda vazhdon deri vonë. Lodhja sikur na mpihet.
Të nesërmen, miku yne, shkrimtari Iliaz Bobaj, kishte një takim me shkrimtarët e mirënjohur tepelenas, Izet Çulli dhe Çerçiz Myftari. Dreka në Ujin e Ftohtë, kalon në biseda, fotografi, shkëmbim librash. Letërsia zë vendin e nderit. Izet Çulli është një shkrimtar i mirënjohur. Me njëzet librat e tij, ai ka sjellë kontributin e tij në letërsinë shqipe. Edhe Çerçiz Myftari, autor i shtatë librave, ai njeri i ngrohtë e fjalëëmbël, meriton vlerësim e vend të nderuar. Të dy bëjnë një letërsi të pastër. Pasi kanë shëruar mijra e mijra vetë në detyrën humane të mjekut, vazhdojnë të ngrohin e të shërojnë shpirtrat e njerëzve me vlerat e fjalës së shkruar. Japin vlera intelektuale. Përshëndesim miqtë dhe marrim përsëri rrugën e kthimit.
Por mendjen e kam tek Lazarati, tek aktiviteti krejt i veçantë, tek ata njerëz me botë të madhe e shpirt të gjerë, që dinë të vlerësojnë siç duhet birin e tyre dhe të nderojnë mikun.
Me siguri që një ditë do të jem përsëri atje.

Lazarat,e shtunë, 7 maj 2005.



Normalisti i parë i Lazaratit
Para disa vjetësh në një takim të rastësishëm jasht shtetit me një shkodran duke biseduar , kur i thash se jam nga Lazarati më tha : pse o burr nga vendi Sadik Boces je ti? Po i thash . Shiko unë kam qënë i persekutuar dhe sigurisht familja ime ka vuajtur diktaturën , por Z Sadik Bocaj që ka qënë sekretar i parë i Shkodrës ka qënë burr i besës , në Shkodër e donin të gjith, por dhe ai i donte të gjith, i ndihmonte sa mundej , ishte burr i drejt.
Në një bised tavoline më avokat Ngjelën muhabeti u vërtit rreth Lazaratit për të cilin ai fliste me simpati . Midis muhabetit më thotë : më ka bërë përshtypje një ditë kur po kaloja në lagjen 8 në Tiranë – përball më del Sadik Boci i qeshur dhe më zgjat dorën duke më thënë : më ke bër qejfin për fjalët që the për Lazaratin tim, dhe për respektin që ke. Faleminderit shumë. Pra më thot Ngjela ju për fshatin tuaj jeni krenar kudo që jeni, dhe këtë kurrë nuk u a ka mjegulluar politika . Gjë e veçantë.


Duke pasur parasysh se çdo njeri duhet ta vlerësosh në kohën dhe në shoqërinë kur dhe ku ka jetuar jetën active, mendova të shkruaj këto pak rjeshta për të treguar diçka nga ai kurikulum i pasur dhe dinjitoz i tij. Z Sadik Bocaj lindi më 28 shkurt 1922 në,. Lazarat duke u ritur jetim pas vrasjes së të atit për hasmëri. U rrit nga nënë Xhemua e ashpër por e drejtë .Mbas mbarimit të shkollës fillore në Lazarat , vazhdoi liceun në Gjirokastër katër vjet dhe e mbaroi në vitin 1939 , pas së cilës vazhdoi normalen një vit në Skodër dhe 3 vjet në Normalen e Elbasaënit , e mbaroi atë në vitin 1943 ,duke qënë i pari Lazaratas që mbaroi për mësuesi.Në vitin 1943 u hodh në radhët e ushtrisë NÇL pas të cilës fal aftësive të tij vazhdon tjetër karier.Gjithmon ka qënë student i mirë dhë dinjitoz , çka përmëndet dhe në stypin e kohës me titullim “studenti me rroba të leshta”.Gjat luftës(Fillimisht në Brig Irë) fal zgjuarsissë dhe trimërisë së tijë pati një karjer ngjitje nga partizan i thjeshtë deri në komisar brigade në fund të luftës ., dhe fill pas lufte shef i seksionit politik të divizjonit të VII, pastaj komisar divizioni , dhe më von poste të larta në ushtri. Në vitet 1946-47 emrohet atashe ushtarak në ambasadën tonë në Moskë (vend ku kërkoheshin të ditur , diplomat dhe bsnik).Mbas kthimit nga Moska pati poste të ndryshme në ushtri, deri në vitin 1952 kur kalon në strukturat e KQëndror të Partisë dhe më von kryeredaktor i gazetës Zëri i Popullit.Mbas vitit 1954 më të spikatura dhe mbreslënëse kan qënë postet si sekretar i parë i qarkut Skodër dhe më von i qarkut të Durrësit ku njerzit në këto dy qarqe ruajnë kujtesen dhe respektin më të mirë , si njeri i aftë dhe i pa përfolur , si një drejtus që bëri diçka në këto vende.E mbaj mend kur isha ushtar në Durres sesi vuri rregull, disiplinë dhe qytetërim.Më ka mbetur në kujtes se si po vinte në praktik mënyra dhe paraqitje që kishte parë në vendet më të zhvilluara.Mbaj mend që brënda 20 ditëvë u vendos për herë të parë në Shqipëri tregëtimi me qeska .
Tani ky lazaratas në gene e në shpirt ,shëtit darkave në lagjen e tijë në Tiranë , me flok të bardha, me fytyr të qeshur,dhe që të tjerët që e njohin apo kanë dëgjuar, e shikojnë më respekt pa pasur asnjë mllef , por përkundrazi e shohin si njeri dinjitoz.

Hodo Çelo
( Doktor i shkencave mjeksore)

KODI ETIK I GAZETES “LAZERATI”


Ne mbledhjen e kryesise se shoqates sot me 21 03 2004 u vendos qe kolegjumi i redaksise i gazetes ‘Lazerati’ krahas zbatimit te ligjeve per gazetarine te zbatoje edhe kodin etik si me poshte:
1. Te jete e dobishme per Lazaratin dhe kombin ne pergjithesi.
2. Te perfaqesoj mendimin e te gjitha shtresave shoqerore te Lazaratit , te intelektualeve , te biznesmeneve , studenteve , nxenesve dhe bashkefshatareve ne pergjithesi brenda dhe jashte tij.
3. Nuk duhet te sherbeje per qellime personale te askujt..
4. Nuk duhet tu sherbeje qellimeve partiake dhe korenteve apo klaneve.
5. Nuk duhet tu sherbeje ndarjeve fetare dhe krahinore .
6. Gjuha e gazetes te jete sa me e paster(drejtshkrimore) duke u shmangur nga fjalet e huaja.
7. Te jete e lire , e hapur per cdo te vertete historike qe lidhet me fshatin duke u shmangur nga hamendjet e panevojshme.
8. Mund te kritikohen veprime apo ngjarje te caktuara por gjithmone me paanesi , me dashamiresi duke argumentuar rreziqet dhe te keqiat qe kane ardhur nga veprimet, me qellim qe kritika te jete bindese dhe jo poshteruese.
9. Gjuha e gazetes te jete e kulturuar , jo fyese , pa epitete , e thjeshte dhe e rrjedhshme qe te kuptohet nga te gjithe.
10. Te mos lejohet botimi i artikujve qe nxisin percarje te komunitetit.
11. Informacioni te jete i gjere , te perfshije historine , gjeografine, problemet sociale , kulturore, sportive , ekonomike dhe kronika ngjarjesh te ndodhura midis dy botimeve.
12. Vec pergjegjesise se botuesve mbajne pergjegjesi morale dhe ligjore edhe cdo autor shkrimi per artikujt qe ka botuar.


KRYETARI SHOQATES ‘LAZERATI’

Dr. Islam BUCI

Lazarat me 21 03 2004

Vlerësimi për komandantin 28 vjeçar Muhedin Sherifi (Krishti) na nderon të gjithëve

Homazh në 61 vjetorin e rënies

Nga Agim Shehu
Çet’ e Pezës, - ajkë trimi,
E di ç’trim qe Muhedini.
Shtigje malesh që s’harroni
Ç’komandant kish batalioni,
Shokët, gjithë bilbil të dinë
Tek u zgjoje trimërinë.

Është kthyer në traditë që Shoqata Kulturore-Atdhetare “Lazërati” kujton me respekt bijtë dhe bijat e tij, që me vyrtytet e tyre më të mira ruajtën atdhetarizmin, besnikërinë e trimërinë, karakteristika të këtij fshati në jug të Labërisë.
Këto vyrtyte u mëshiruan më së miri edhe tek komandanti i batalionit të dytë të Brigadës së III-të Sulmuese, djaloshi 28 vjeçar Muhedin Sherifi (Krishti).
Muhedini pasi mbaroi shkollën fillore në fshatin e tij të lindjes si dhe disa vjet në liceun e Gjirokastrës, bëri përpjekje për të nxjerrë ndonjë bursë, por pa dobi. Në nëtor të 1928 Liceu i Gjirokastrës mbyllet. Nxënësit u shpërndanë në shkollat e tjera, brenda ose jashtë vendit. Me ndihmën e miqve Muhedini mundi të regjistrohej në kursin 2-vjeçar që kishte hapur qeveria e Zogut në Burrel dhe që quhej Akademia e Nënoficerëve në vitin 1931. Meqënëse edhe në këtë kurs u shqua për rezultate shumë të mira, u emërua sekretar në komandën e përgjithshmë të xhandarmërisë në Tiranë. Më vonë Muhedini vazhdoi dhe përfundoi edhe një kurs tjetër special në Itali.
Me urrejtje e priti pushtimin fashist të vendit. Në shkurt 1942, me uniformën e xhandarit shoqëron në autobuz me linjën Tiranë-Gjirokastër, Qemal Stafën, i cili do të punonte në këtë qytet 4-5 ditë, për të organizuar luftën kundër pushtuesve. Këto ditë Muhedini qëndroi në fshat pasi Qemali mbaroi punë e shoqëroi përsëri për në Tiranë.
Dëshira e madhe për të lexuar, shpirti i tij i pastër, shikimi i qetë e i kthejellët, zgjuarsia, karakteri i fortë i tij, tërhoqën vëmendjen e Asim Vokshit, Memo Metos e Muhamet Gjolleshës, që ishin ndër militantet e parë. Pas formimit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare ai përqafoi pa rezerva vijën e saj. Mbështeti dhe morri pjesë në disa aksione të njësiteve guerilë. Ndër më të rëndësishmit ishte aksioni për rrëmbimin e arkivit të Ministrisë së Brendshme fashiste. Në nëntor të vitit 1942 ai u inkuadrua në çeten e Pezës, emërohet z/komandant e me vonë komandant çete. Ishte njeri i sakrificës, i dashur, i qeshur e gjithmonë optimist. Me krijimin e Brigadës së III-Sulmuese, në tetor të vitit 1943 ngarkohet me detyrën e komandantit të batalionit të dytë, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të jetës së tij duke e udhëhequr me zotësi, guxim e aftësi të rrallë.
Në këtë shkrim, për të kujtuar dhe respektuar aktin dhe vetmohimin e tij, si dhe korrektësinë e shkrimit i jemi referuar të dhënave të shkruara nga veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare Adnand Qatipi, Qamil Poda, Sadik Bocaj, si dhe të dhënave të grumbulluara dhe sistemuara me kujdes nga Z.Seit, Alikaj në Librin “Kuçi i Labërisë në shekuj”.
Në operacionin e dimrit 1943-1944, Brigada e III-të Sulmuse ishte instaluar në zonën e Tiranës, deri në kufi me rrethin e Elbasanit.
Në këtë kohë Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë-Nacional Çlirimtare ndodhej në zonën e Çermenikës dhe i jep urdhërin Brigadës së III-të të niseshin nga Tirana për në Çermenikë. Në Elbasan, hartojnë planin e kalimit të lumit dhe nisjes për në Polis Mal. Ky plan u hartua me 10 Dhjetor së bashku me komandantin dhe komisarin e Brigadës së III-të Ulusi Spahiu e Shahin Rukaj. Komandanti ishte nga Gjirokastra, një artilier tepër i përgatitur, pjesëmarrës i luftës së Spanjës dhe komisari nga Ramica me një përvojë ushtarake, pjesëmarrës e komandant i njësive guerile të Tiranës.
Plani i hartuar, pasi u diskutua dhe miratua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare iu ngarkua Batalionit të II-të e më pas atij të III-të, do të kalonin lumin Shkumbin në vaun e tij, në datën 11 dhjetor në darkë, për të mos u dalluar nga forcat armike. Batalioni i II-të, këtë detyrë e realizoi duke kaluar lumin me litar e me një herë u ngjit për në Polis Mal. Vlen të përmendet, se ata u pritën nga banorët e fshatit me një dashamirësi dhe mikëpritje siç e ka traditë zona e Librazhdit e në veçanti ajo e Polisit, duke u shpërndarë me grupe nëpër shtëpitë e tyre për të kaluar natën. Ndërsa Batalioni i III-të nuk arriti të kalonte lumin Shkumbin, pasi shirat e shumtë e bënë tepër të vështirë kalimin e tij.
Forcat gjermane të shumta në numër të lajmëruar nga spiunët e tyre kishin ardhur nga Elbasani dhe kishin bërë rrethimin e fshatit Polis Mal. Ky rrethim u diktua herët në mëngjes nga Muhedini dhe partizanët e tjerë, të cilët të ndodhur përballë një situate të re duhet të vepronin me mençuri e shkathtësi.
Kodra që sundonte tërë luginën ku luftonte batalioni, ishte e zënë nga armiku. Komandanti mblodhi forcat dhe me zë të lartë u shpjegoi gjendjen e krijuar duke thënë: ”Jemi të rrethuar nga të gjitha anët prej forcave të shumta. E vetmja rrugë dalje është të çajmë me sulm. Sulmin do ta udhëheq unë. Ka ndonjeri ndonjë mendim të kundërt?”
Duke u vendosur në krye, cakton 7-8 partizanë me përvojë e fillojnë operacionin në terrenin me shkurre, afrohen në vendin e caktuar pa u diktuar dhe në befasi hapin zjarr mbi gjermanët. Me këtë aksion arritën të çajnë rrethimin dhe tu krijojnë mundësi shokëve për të kaluar. Skuadra e pararojës qëndroi në pozicione deri sa kaluan të gjithë shokët të cilët ndiqeshin nga forcat gjermane dhe bashkëpunëtorët e tyre. Në momentin kur vijnë në zonën e pozicioneve, fillon një luftë e ashpër trup me trup dhe në këtë përleshje vritet komandanti i batalionit Muhedin Sherif Krishti, intendenti i Batalionit të II-të Qani Mato Alikaj, dhe disa partizanë të tjerë.
E kujtojmë me respekt në 61 vjetorin e rënies atë dhe shokët e tjerë të cilët dhanë jetën për lirinë e Shqipërisë.
Emri i Muhedinit është gdhendur në lapidarin e Polisit në rrethin e Librazhdit, në lapidarin e Arbanës, në vendin ku u krijua Brigada e III-të Sulmuse. Po kështu emri i tij është vendosur edhe në lapidarin në qendrën e fshatit të tij të lindjes, Lazarat.
E ndiej për detyrim moral dhe atdhetar ndaj vendlindjes time për të dhënë kontributin modest, për të kujtuar e pasuruar sado pak historinë e fshatit. Ky shkrim, le tu vlejë sa të jetë e mundur bshkëfshatarëve të mi për të kujtuar dhe nderuar të rënët që aspironin për një ëndërr të madhe, për një Shqipëri të lirë e demokratike.
Le të na vërë në lëvizje kujtesën sa të jetë e mundur këshillit të komunës për t’i vendosur emrin ndonjë shkolle, rruge, sheshi, apo ku ta gjykohet, për të kujtuar e nderuar veprën e këtij luftëtari, i cili në moshën më të re dha jetën e tij pë lirinë e atdheut.
Halil Hallaçi

Psë është lënë në harresë, dëshmori i parë i fshatit, luftëtari i çetës së Çerçizit Balil Krishti

Asnjë pllakë a lapidar për të kujtuar emrin e tij

Balil Krishti ka qenë një ndër anëtarët e çetës së Çerçiz Topullit. Ishte periudha kur populli shqiptar po vuante nën pushtimin turk dhe kur patriotët shqiptarë po luftonin për të arritur çlirimin e vendit. Kudo në vend kishte dalë si kushtrim kënga; Për Mëmëdhenë, për Mëmëdhenë/ Ngrihuni burra se s’ka me prit. Kjo këngë i tingëlloi fort edhe Balilit të vogël. Një ditë kur Çerçizi shkoi nga stanet e Lazaratit Balili i qepet pas dhe kapedani e merr me vete. I ati i tij i uroi rrugë të mbarë duke i thënë: Mbarë të vaftë o Kapedan e u kthefshi me lirinë!
Çeta e Çerçizit kishte kryer shumë luftime. Ata sulmonin karakolle (posta e xhandarmërisë turke), u zinin prita nëpunësve madhorë të portës së lartë, etj.
Kështu ndodhi edhe në maj 1908, çeta e Çerçizit sulmoi karakollin turk në lagjen “Caric” të Beratit. Në kohën që luftëtarët kishin rrethuar postën, forca të shumta turke rrethojnë çetën pas shpine. Lufta u ndez e ashpër. Një luftëtari i binte të përballej me një numër të madh ushtarësh turq të pajisur me armatime të rënda. Në momentin kur çeta çau rrethimin Balili vritet.
Balil Mezin Krishti kishte lindur në një shtëpi të vogël përdhese në përroin e Krishte, në vitin 1890. U rrit në varfëri të plotë, por me dëshira dhe ëndrra për një jetë më të mirë. E humbi jetën në një moshë shumë te re, vetëm kur ishte 18 vjeç, një djalë i pashëm e i bëshëm. Vdekja e tij u prit me hidhërim nga gjithë fshati që e qau me ligje siç qahen trimat, por fatkeqësisht asnjëherë nuk iu gjet varri dhe eshtrat ku të afërmit të ndiznin një qiri. Ky ishte edhe meraku i nënës së tij Gjylbos që e morri me vete në varr kur vdiq. Balil Krishti është një nga dëshomrët e parë të lirisë së këtij fshati. Ai kujtohet e nderohet brez pas brezi nga lazaratasit. Por për shkak të kushteve dhe rrethanave të fshatit Lazarat asnjëherë emri dhe vepra e tij nuk u vlerësua nga regjimi komunist. Për Balilin nuk u bë asnjë varr qoftë edhe sombolik, nuk u vendos asnjë pllakë përkujtimore e nuk u ngrit asnjë lapidar. Por ai mbetet një copë staralli nga i Sopotit në themel të pavarësisë.
Njazi Mahmuti


U mbushwn plot 54 vjet nga vrasja mizore e katwr martirwve tw demokracisw. Ata ishin tw gjithw burra guximtarw e trima:Veliko Selimi, Jonuz Boci dhe Omar Çela nga Lazarati, si dhe Memo Rakua nga Golemi qw jetonte nw Kopaçwz tw Delvinws.
Si shumw nacionalistw tw tjerw edhe kwta tw katwr e pritwn çlirimin e vendit (28 nwntorin e 1944-ws) si robwrim nga komunizmi. Pushteti i asaj kohe morri tokwn dhe e shpwrndau nwn parullwn:Toka I takon atij qw e punon. Por pas dy vjetesh niswn taksat dhe detyrimet pwr tokwn. E veç prodhimeve bujqwsore duhej tw jepje edhe prodhime rtw tjera si mish, lesh vezw, etj. Nw fshat nw kwtw kohw u caktuan shumw kulakw si Bido Basha, Çelo .. Bako Buzherin dhe Serjan Ahmetin. Po tw mos shlyeje detyrimet tw merrnin edhe kaun e parmendws, ndwrkohw qw çdo dy muaj kwrkoheshin vullnetarw pwr veprat e ndryshme. Nw shtator tw 1950-ws nga Lazarati u niswn 70 vullnetarw pwr hekurudhwn Peqin-Elbasan.
Tw gjitha kwto veprime rritwn edhe mw teper urrejtjen tek bashkwfshatarwt pwr regjimin komunist. Kjo ishte situata e brendshme nw vend, ndwrkohw qw edhe anglo amerikanwt bwnin thirrje pwr pwrmbysjen e kwtij regjimi. U hartua plani Valiabler qw kishte si synim rrwzimin e regjimit komunist nw Shqipwri. Drejtuesit e misioni hidhin pwrmes ajrit fletushka ku kwrkohej qw popullit tw ngrihej pwr tw pwrmbysur pushtetin. Misioni morri pwrsipwr edhe sjelljen e shqiptarwve tw arratisur, tw cilwt do tw organizonin njw lwvizje pwr rrezimin e shtetit. Ata I hodhwn nw zona tw ndryshme tw vendit. Edhe nw zonwn tonw erdhi njw grup orej 3 vetash dy bashjkwfshatarwt tanw dhe Haki Gaba e Bardho gwrveshi si dhe Ago Daoti nga Kopaçwza e Delvinws. Ata u strehuan nw stanet e lazaratasve, nw Cirop tw Madhe dhe nw vjeshtw nw burimet e Braçe.nwpwrmjet njerwzve tw besuar ata iu bwnin thirrje masave tw popullit tw ngriheshin pwr tw pwrmbysur pushtetin, pasi nw ndihmw do t.iu bvinte kualicioni anglo-amerikan.
Shumw njerwz I pwrkrahwn e I strehonin nw stanet e tyre, ndwr ta ishte sekretari I kwshillit tw fshati Veliko Selimi, anwtari I kwshillit tw lokalitetit Jonuz Buci, barinjtw Omar Çela, vwllai I Omarit ish-polic Esat Çela, vwllezwrit bNuri e Veliko Brahimi, bari Gjollesha, dhe nwna e misionarit “dervisant” Bardho Gwrveshi, Havaja qw fshatarwt I thwrrisnin teto Hava.
Por ky misio0n nuk mundi t ia arrijw qwllimit tw vet pasi nw shtabin qwndror tw palnit Valiabler vepronte edhe njw pjestar I KGB-sw (Rrjeti I Sigurimit Sovjetik). Ai informonte pwr çdo grup dhe ato kapeshin menjwherw .
Nw 31 tetor 1950 grupi i diversantwve tw Labwrisw qw nuk ishin lazaratas vranw nw piks tw Zhulatit Alush Alikon ish-kryetar i shit blerjes dhe Destan Noren, ish-sekretar I organizatws bazw tw fshatit Fushw-Bardhw. Nw 1 nwntor arrestuan nw konakun e tij nw fushw Pllavlli Veliko Selimin, nw fshat nw shtwpi Jonuz Bocin, rrethuan Omarin, mpor ky doli nga rrethimi dhe lajmwroi ata qw qwndronin nw stanin e tij tw largoheshin. Por atw natw forca tws shumta policie, sigurimi forca tw suhtrisw dhe vullnetarw tw armatosur kishin rrethuar Lazaratin, fushw e mal. Esatin e arrestuan nw fushw tw Stojanit, (libohovw), nw Gropw tw Madhe e Burima arrestuan Nurinw, velikon, Barinw, dhe Omarin, ndwrsa Havanw e morrwn natwn nw shtwpi.
Pasi I rrahwn mirw I lidhwn me tela djhe me pompozoitetin e “triumfatorit” I shpunw nw birucat e degws te Mulliri (fabrika e vjetwr e miellit).
Nga torturat çnjerwzore Veliko Selimi I kishin thyer kwmbwn por nuk I nxorrwn asnjw fjalw. Edhe teto Havanw nuk e kusryen, por kjo qwndroi si burrneshw. Gjygji I tyre u zhvillua nw mwnyrw tw pwrshpejtuar. Kuptohet qw trorturat dhe replezaljet e nxorrwn tw vwrtetwn, si dhe punonjwsit vullnetarw, sytw dhe veshwt e sigurimit.
Ndwr tw tjera ja njw fragment nga salla e gjyqit
-I pandehur Çela, pasi I mori gjeneralitetet gjykatwsi I thotw: -mirw kwta tw pandehurit e tjerw qw nw qeveritw qw dwshirojnw mund tw zwnw ndonjw vedn nw administratw. Ju me njw dorw ç’mund tw bwni?
-Unw, I pwrgjigjet Omari mirw I kam dhitw e mia, por kam frikw se shteti mund tw mw marrw dhitw.
Kwtu del jo vetwm guximi burrwror I birit tw Lazaratit,, por edhe zgjuarsia e largpamwsia e tij, pasi njw ditw fshati do tw proletarizohej.
Brenda 15 ditwve u dha vendimi. Veliko Selimi, Jonuz Boci, Omer Çela dhe Memo Rakua, u dwnuan me pushkatim. Bari Gjollesha, Veliko Brahimi dhe Esat Çela me 15 vjet burg, Nuri Brahimi dhe Hava Gwrveshi me nga 5 vjet. U la njw muaj kohw gjoja pwr tw apeluar. Po kujtoju se gjyqet e monizmit bwheshin pa avokat mbrojtws.
Dwnimi ishte I formws sw prerw dhe mw 15 dhjetor 1950 katwr tw dwnuarit me pushkatim I egzekutuan nw Qafwn e Taroninws(nw afwrsi tw fshatit Zhulat). Tw karwt tw lidhur dorw mw dorw ata mbajtwn qwndrim burrwror para skuadrws sw pushkatimit.
Ja cilat ishin fjalwt w fundit.
Jonuzi: Ne e mbollwm farwn, rinia do ta korrw.
Velikua: Rroftw Shqipwria!
Omari: Vwllezwrit do ta na I marrin hakun- Rroftw liria!
Ndwrsa memua u tha – Katila ne s’jemi fajtorw.
Omarin nuk e kapwn plumbat, por mishin tw lidhur u rrwzua edhe ai. Kur prokurori shkoi me pistoletw pwr t’u dhwnw dorwn e fundit. I poshtwr mos ma prish fytyrwn, I tha Omari.
Kr egzekutim u bw nw prani tw qindra pjesmarrwsve tw mbledhur nga 13-13 fshatra tw kwsaj krahine. Kjo ishte dhe njw frwngwllimw armwsh pwr ata qw donin demokraci dhe mendonin si kwta.
Por veprmi ç’njerwzo nuk u mbyll kwtu, ata I lanw 2-3 ditw pavarrosur pastaj fshatarw tw krahinws I mbuluan tw katwr nw njw gropw. Pas 4-5 ditwsh vjen mandata nw fshat. Ulurimat pwr humbjene tyre jehoi nw krej zonwn. Mbetwn dy palw jetimw se Omari ishte I pamartuar, por jetim mbeti I gjithw fshati se regjimi reagoi me ashpwrsi duke I bdwnuar lazaratasit kolektivisht. Nuk kishte mw bursa tw lartw pwr fshatin tonw, u ndez edhe mw e ashpwr lufta e klasave. Por edhe vaji I shqetwsonte komunistwt. Ata morrwn motrwn e dwshmorit Muhenin Krishti dhe I thonw: Pse shkove e qave armiqtw e populit!
Kwshtu u fik edhe kjo rreze drite qw u duk nw horizontin perwndimor. Djemtw e fshatit nacionalist tw ardhur nga jashtw u larguan dhe nw fshat lanw shijen e hidhur pwr tw gjallwt. Kwshtu kaluan vite tw rwndw tw gjithw lazaratasit derisa erdhi 22 marsi I 1992 kur u vendos pluralizmi dhe eshtrat e djemwve tw vrarw u kthyen pwr tu prehur nw fshatin e lindjes. Nw 54 vjetorin e rwnies sw tyre I kujtojnw me respect e admirim pwr guximin, kurajon e forwn e madhe tw gjithw bashkwfshatarwt e tyre.



Ramo Haxhi Hiri njeriu fisnik udhëheqësi i mençur i lazaratasve në luftën për liri

Shembulli i vetmohimit për çështjen kombëtare

Ramo Hiri është një nga personazhet më të spikatur në historikun e fshatit Lazarat, për trimërinë, atdhedashurinë dhe mençurinë e tij. Deri në fund të jetës nuk u kursye kurrë e ishte gjithmonë i pari, si luftëtar në sa e sa beteja, kur e lypi nevoja. Ai lindi në Lazarat në një familje të shquar për tradita atdhetare e shqiptarizmi. Për këtë mjafton të përmendim babanë e tij Haxhiun, një nga luftëtarët e çetave të Lazaratit dhe një nga pjesëmarrësit nëpër kuvende të ndryshme për çështjen kombëtare. Disa prej ngjarje të rëndësishme ku morri pjesë kanë qenë: në vitin 1846 kuvendi i Picarit, në vitin 1879 kuvendi i Prevezës, bashkë me figura të njohura patriotike si Çelo Picarin, Zenel Gjoleken dhe Hodo Nivicën. Për shumë vite Xha Haxhiu përfaqësoi fshatin si kryeplak e drejtoi punët me urtësi e mençuri duke marrë edhe mendimin e shokëve të tij: Mustafa Boci, Karafil Gaba, Tare Mato, Dalan Sulo, Guce Sehiti.
Ramua me një të kaluar e shembull të tillë në familje trashëgoi denjësisht tiparet e të atit. Gjatë jetës së tij asnjëherë nuk mungoi në luftrat për pamvarësi dhe liri. Në1912 Ramua vet i dymbëdhjetë shkon në Vlorë ku morri pjesë në shpalljen e mëvehtësisë së Shqipërisë dhe ngritjen e Flamurit. Në Lazarat flamuri ishte ngritur tre ditë më parë. Në ato ditë çeta e Lazaratit me 64 burra, ishte rreshtuar në frontin për mbrojtjen e Janinës me urdhër të Ismail Qemalit (para se të shpalljen paravësia). Kur hordhitë greke pushtuan jugun dhe ushtria u nis për të djegur Lazaratin, Ramua dhe gjithë burrat e fshatit organizuan rezistencën dhe i zbrapsen. Në vitin 1916 kur grekofilët shpallen autonominë e Vorio-Epirit nën drejtimin e gjeneral Zografos në Lazarat u krijua çeta që udhëqihej nga Ramo Hiri. Ajo morri pjesë në luftën që u zhvillua në Cepo të Manastiri. Nga shtabi organizues u caktua t’i binte ushtrisë greke mbas shpine. Kurse forcat e tjera shqiptare kishin zënë vijën e frontit përgjatë fshatrave Shtëpëz, Medar, Picar, Kolonjë, Golem. Çetat e Nivicës, Progonatit, Salarisë, Sinanajt, me në krye Selam Musanë sulmuan nga Lekli e Hormova drejt Labovës. Ushtria greke ishte pozicionuar mbi Çepunë, Urën e Kardhiqit, Palokastër, Hundëkuq dhe deri në Labovë të Zhapës. Kur lufta u ndez e ashpër çeta e Lazaratit e godet pas shpine ushtrinë greke që e gjendur në rrethim ç’orientohet dhe tërhiqet drejt një shtegu të vetëm që u kishte mbetur drejt Lunxhërisë derisa hyjnë në territorin e tyre. Në fitoren e kësaj beteje dhanë kontribut të çmuar edhe burrat lazaratas bashkë me Ramon si komandant. Populli këndoi për ta përjetësuar në këngë këtë akt:
Në Cepo te Manastiri / Hidhet vallja gjëmon briri / Dyfek bënte Ramo Hiri / Dhe më poshtë Sulo Beqiri.
Gjatë luftës për çlirimin e Vlorës në maj të 1920-ës në Lazarat për të organizuar një formacion luftarak erdhi Sami Karagjozi. Kryepleqësia mblodhi 72 djem vullnetarë dhe sërish komandant u zgjodh Ramo Hiri. Çeta filloi luftën që në Tepelenë ku ishte dislokuar një garnizon italian në kala. Mbas tre dite luftimesh të ashpra garnizoni u dorëzua. Veç robërve u kap dhe një sasi e madhe armësh e municionesh. Në këtë betejë u plagos Dushan Kazma. Bashkë me çetën e Salarisë dhe të Kurveleshit u marshua drejt Vlorës. Në rrugë e sipër sulmojnë garnizonin e Kotes ku u kapën midis të tjerave edhe 10 topa. Për përdorimin e topave në luftë u vunë në punë robërit italianë dhe disa lazaratas që kishin luftuar në frontin e Janinës. Çeta e Lazaratit nën komandën e Ramo Hirit bashkë më të gjitha forcat shqiptare në datën 3 shtator hynë triumfalisht në Vlorë. Gjatë periudhës së mbretërisë së Zogut I, Ramos jeta i rezervoi disa goditje të rënda, iu vra djali, nipi dhe dhëndri në moshë të re. Për këtë arsye ai nuk morri më pjesë në aktivitetet kombëtare. Por është për tu përmendur fakti që ka qenë pjesmarrës në dasmën e Zogut duke gëzuar privilegjin të ishte mik i familjes së tij.
Ramo Hiri ndrroi jetë në vitin 1954 duke lënë pas për brezat e tjerë lazaratas shembullin e vetmohimit për çështjen kombëtare, atë të një njeriu fisnik, trim dhe të të zgjuar, të një udhëheqësi të mençur e të zotë në luftën për liri.
Bilo Birbili
Hodo Çelo



Ja disa nga resurset natyrore të Lazaratit që mund të përdoren nga biznesi vendas

Lazarati: Vendi i thesareve të fjetura

Nga Prof.As.Dr. Halil Hallaçi

Si djalë i këtij fshati e ndiej për detyrim të evidentoj disa nga pasuritë minerale nëntokësore e sipërfaqësore të fshatit tim, Lazaratit. Të shkruash për resurset nëntokësore të një mikrozonë, nuk mund të shikosh atë të shkëputur nga pasuritë rajonale e më gjerë.
Mund të themi me plot të drejtë se edhe Lazarati është “ Vendi i thesareve të fjetura”. Lazarati shtrihet në krahun lindor të antiklinalit Mali i Gjerë, ka një gjatësi 43 km dhe gjerësi 8-12 km. Përfaqëson një reliev malor dhe mjaft të aksidentuar me kuotë maksimale 1 789 m. Në këtë zonë ku shtrihet edhe ky fshat gjenden resurse të njëjta me atë që përmban zona, por pasuri të veçanta të tij.
Nuk mund të lë pa përmendur vuajtjet e lazaratasve për ujë, në tërë historinë e tyre, në një kohë që në nëntoken e tyre janë fshehur e gjenden pasuri të mëdha ujore, që kërkojnë mendje, punë e investime të vetë komunitetit, por edhe vëmendje e mbështetje të madhe të organeve të pushtetit vendor e më gjerë.
Në zonën e fshatit dalin disa burime ujore. Ndër ta më i madhi aktualisht është ai i Sopotit, ku merret sasia më e madhe e ujit, një pjesë e konsiderueshme merret edhe nga depozitimet aluvionale të luginës së Drinosit. Në periudha të caktuara furnizimi bëhet edhe nga burimet e tjera, që janë burime sezonale dhe të lidhur drejtpërdrejt me rënien e rreshjeve.
Por a duhet të këtë gjithë këtë vuajtje fshati Lazarat për ujë ? Jo! Studimet e herëpashershme të kryera nga specialistë gjeologë në Gjirokastër si dhe specialistë të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar tregojnë se kemi të bëjmë me disa basene ujëmbajtëse të grupuara, më të rëndësishmet janë:
Së pari; baseni ujëmbajtës i shkëmbinjëve karbonike të Malit të Gjerë, ku në kontekst ka pjesën e vet edhe Lazarati. Nga burimet më të njohur përmendim daljen e ujrave karstike të Viroit, Skotinisë, burimet e Dervicianit, burimi i Pusit, si dhe burime të tjera epikarstike si Sopoti etj. Përdorimi i metodave gjeofizike të kërkimit (Elektrometri e Tomografi elektrike) të kryera nga Qendra Gjeofizike Tiranë vitet e fundit, si dhe studimet gjatë vitit 2004 në zonën e Viroit, Burimit të Pusit, etj, tregojnë më së miri se kemi një vazhdimësi e lidhje të Skotinisë me Viroin, si e tillë një vazhdimësi që del në burimet e Dervicianit, mbulohet nga zallishtja e Përroit të Sopotit e Draçit dhe zgjatet në drejtim të Viroit. Kjo lidhet me një veprimtari intensive të tretejes së shkëmbinjve karbonike, krijimit të zgavrave nëntokësore e mbushjen me ujë nga shpati lindor i Malit të Gjerë.
Së dyti; sasira të konsiderueshme uji gjenden edhe në depozitimet aluviale të luginës së Drinosit. Sot ato furnizojnë qytetin e Gjirokastrës e vetë fshatin Lazarat. Këto janë burime që duhet të mbahen në konsideratë dhe nuk duhen neglizhuar, pasi kemi të bëjmë me një pasuri që natyra na i ka dhuruar.
Se treti; vlerësimi i Përroit të Sopotit e Draçit, përbën një nga rezervat ujore që duhet të vihet në qarkullim ekonomik. Në trajtimin e mësipërm treguam egzistencën e burimeve ujore në territorin e vetë fshatit, por problemi mund të shihet edhe më gjerë. Furnizimi me ujë nga magjistrali kryesor që do të furnizojë qytetin e Gjirokastrës nga burimet e Nepravishtës. Kjo do të kursente fondin e miratuar për furnizimin e Lazaratit me ujë nga fusha, e ky investim mund të përdoret për përmirësimin e infrastrukturës në fshat, për ndërtimin e depove kryesore dhe rrjetit shpërndarës. Në lidhje me përmirësimin e rrjetit të brendshëm kërkohet një trajtim i veçantë. Sot ka një mangësi serioze në rrjetin aktual të fshatit, e cila kërkon një evidentim të saktë të rrjetit egzistues, të hedhur në planimetritë përkatëse, shikim i shpërndarjes së sotme të ujit për të furnizuar çdo shtëpi, si dhe një vështrim prespektiv i zgjerimit të rrjetit të brendshëm.
Rrjeti i shpërndarjes është tejet i amortizuar dhe kërkon rikonstruktim total, duke parë prespektivën e zgjerimit të fshait. Duhet të mësohemi të punojmë me projekte dhe jo me thëien e popullit “shto ujë e shto miell”, përkaluar në këtë apo atë legjistlaturë. Kështu nuk mund të ecet.
Një nga pasuritë e vlefshme nëntokësore të Lazaratit janë gurët gërlelorë që rrethojnë fshatin e në mënyrë të veçantë gurët e Mushajadhës, ku me të drejtë studiuesit e gjeologjisë në Gjirokastër i kanë vlerësuar si gurë dekorativë. Vënia në qarkullim ekonomik me përmasa më të mëdha dhe jo sporadike do të ngrinte vlerat e këtij vendburimi me përmasa të rëndësishme. Vlen të përmendet se me gurët e zonës së Dervicianit e Mushajadhës janë shtruar të gjitha kalldrëmet e qytetit të Gjirokastrës dhe shtëpitë përreth.
Pasuri tjetër që duhet të vihet në dispozicion të biznesit vendas është shfrytëzimi me kriter i inerteve lumore dhe depozitave zallishtore, si në pjesën veriore të fshatit, ashtu dhe në krahun jugor të tij.
Guri gërqelor që ndodhet në territorin e fshatit plotëson parametrat për prodhimin e çimentos, kështu që bizneset lazaratase të bashkuara ose veç e veç duhet të vlerësojnë këtë pasuri që u ka dhuruar natyra dhe t’i kthejnë ato në dobi të bashëkfshatarëve. Mendimi për ngritjen e një fabrike çimentoje plotësohet dhe më mirë, se përveç gërqelorëve, në afërsi të tyre kemi dhe përhapjen e depozitimeve flishore të Draçit, ndërsa pjesa e gipseve e cila zë 3-5 % të të gjithë masës mund të merret nga diapiri i Kardhiqit.
Specialistët e gjeologjisë në Gjirokastër si dhe specialistët e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar kanë vizion të qartë për këto probleme, ndaj e ndjejnë si detyrë të kontribojnë për t’i vënë në qarkullim, këto resurse të cilat sa janë gërvishur. Kërkesat e sotme duan një vlerësim të ndikimit në mjedis për të gjitha këto minerale që mund të shfrtyëzohen. Kjo kërkon lidhje të ngushta me degën rajonale të mjedisit në Gjirokastër, e cila e ka nën juridiksionin e saj.
Ndërsa një mendim që duhet të vlerësohet në të ardhmen është dhe shfrytëzimi më i mirë i strukturës antiklinale të Malit të Gjerë, lidhja e pjesës lindore më atë perëndimore dhe lidhja e saj me zonën turistike të Sarandës, që është një nga perlat e natyrës shqiptare. Përmirësimet në infrastrukturë do të nxirrnin si nevoje ndoshta idenë e hapjes së një tuneli nga pozicioni më i përshtatshëm aktual në pjesën jugore të varrezave të fshatit (në fundin e Rrathëve në drejtim të Delvinës). Kjo veç lidhjes më të shkurtër rrugore, do të vinte në efiçencë edhe rezervat ujore të basenit të Malit të Gjerë, jo vetëm për ujë komunal, por ndoshta dhe në ndërtimin e veprave hidroenergjitike. Kjo lidhje do të krijonte një metropol të fuqishëm jugor Gjirokastër- Delvinë-Sarandë, ku rruga do matej me minuta për qarkullimin e mjeteve, turistëve, mallrave, duke e kthyer edhe portin detar të Sarandës, në një port të fuqishëm. Por kjo mbetet një ide e hedhur që duhet riparë e sigurisht kërkon studime më të thella në të ardhmen.
Në këtë artikull paraqetëm disa nga pasuritë minerale, të zonës së fshatit, por ka edhe pasuri të tjera të cilat do të trajtohen me kompetencë nga specialistët përkats, të cilët nuk i mungojnë Lazaratit.
Idetë e hedhura më lart veç vlerave ekonomike, kanë dhe vlera didaktike, të cilat mësuesit e gjeografisë të shkollës së mesme të bashkuar “Muhamet Gjollesha” duhet t’i shfrytëzojnë. Një nga aspektet që mund të përmendet është zhvillimi i formave karstike sipërfaqësore dhe nëntokësore që janë në gjithë larminë e tyre, kanionet e bukura të Kokojanit, Gjokanës, Goricave të Matushit, etj., që kanë vlerat e tyre, në kompleks përbëjnë zanafillën e eokosistemeve interesante karstike.
Koha sot, edhe në prespektivë kërkon ngë ornganet e pushtetit vendor të zonës, zgjidhjen e problemeve të shumta e komplekse për vënien në qarkullim ekonomik të resurseve që natyra na ka dhuruar. Me punën e gjithë komunitetit, me ndihmën e bijëve e bijave të Lazaratit brenda dhe jashtë vendit, Lazarati do të përparojë dhe do të përqafojë idetë e reja për një jetë më të mirë duke shfrytëzuar edhe pasuritë që zotëron.



Ago Basha

LAZERATI DHE KOSOVA


Sa herë vjen prilli, nuk mund të mos kujtojmë fillim pranverën e vitit 1999, kur afro gjysma e kombit shqiptar u rrezikua të çfarosej nga ushtria e një populli fqinj ballkanas, atij serb. Pamjet që jepnin
televizionet e huaja ishin vërtet të pabesueshme. Brenda në Evropën e qytetëruar fare pranë Bosnje Herxegovinës, ku pak vite më parë ishin kryer krime monstruoze etnike dhe fetare, po përsëriteshin krime
më të rënda, se ato të kryera nga fashizmi dhe nazizmi në Luftën e Dytë Botërore. Shiheheshin çdo ditë pushkatime masive nëpër rrugë, oborre shtëpish, përrenj e livadhe sidomos në fshatra, të burrave e djemve kosovare. Këtë pranvere ku pothuaj çdo ditë në Shqipëri, Kosovë e në forumet ndërkombëtare po diskutohet se çdo bëhet me këtë popull të shumëvuajtur; do t’i jepet pavarësia e të jetojë i lirë në tokat e tij apo do të rikthehet përsëri nën pushtetin e atij shteti dhe asaj ushtrie që i ju kujton njerëzit e vrarë e të humbur; imazhet e atyre krimeve na çfaqen edhe më të gjalla. Na çfaqen amjet e gropave masive me djem kosovarë të pushkatuar, varganët e gjatë të pleqëve, grave, e
fëmijeve të uritur e të vuajtur që i drejtoheshin kufijëve të Shqipërisë dhe më pak atyre të Maqedonisë. Nuk mund të hiqen lehtë nga memoria shqiptare ëfytyrat e vuajtura të mijra kosovarëve në rrugët e sheshet e Kuksit, si dhe vargu i pafund i autobuzëve e makinave që i shpërndante ata në të gjithë Shqipërinë. Akoma më mbreslënëse për ne, ishin pamjet në pallatin e sportit të qytetit të Gjirokastrës, ku u stacionuan fillimisht kosovarët për tu shpërndarë më vonë në të gjithë
rrethin. Megjithëse propaganda e qarqeve të caktuara antishqiptare brenda e jashtë vendit në Jug të Shqipërisë, propagandonte se kosovarët nuk duhet të silleshin në Gjirokastër pë shkak tëminoritetit, populli patriot i Gjirokastrës e sidomos i fshatrave, ashtu siç kishte pritur 55 vjet më parë në Prill të 1945-ës vëllezërit çamë të përzënë nga tokat e tyre, u drejtuan në pallatin e sportit dhe ju hodhi dorën e
ndihmës vëllezërve kosovare. Lazaratasit të njohur historikisht si popull patriot e nacionalist, ishin të parët që u drejtuan në pallatin e sportit duke morrë e strehuar me qindra prej familjeve kosovare. Në
strehimin e kosovarëve morën pjesë pothuaj të gjitha fiset lazaratase, duke strehuar familje nga shumica e krahinave të Kosovës.
Kështu në Birbilaj, te Nebiu u strehuan familja Pukaj nga Gjakova; në Krishtaj, te Hajriu, familja Mulaxhela nga Gjakova; në Mahmutaj, te Ziveri dhe Enveri dhe në Brahimaj te Hitua, Delasylajt e Gjakovës. Fisi i madh i Kafexhollëve të Malishevës u strehuan në Gërveshaj te Zeneli e Rizai; në Bashaj, te Nylbiu, Shkëlqimi e Embrua, Berishajt e Malishevë; në Bocaj te Lefteri dhe në Alikaj te Shuraipi, familja Morina; në Pollaj, te Muharemi, në Bocaj te Demua, Rebaniu e Pëllumbi, në Bejkaj, te Izeti dhe në Alikaj te Dashua, familjet Thaçi dhe Sunaj nga Malisheva dhe Deçani; në Bucaj te Elmazi dhe vëllezëreit e tij, familja Hoda nga Gjakova; në Dalanaj tek Neimi, Dobrunjat te Hysua në Bejkaj; Shalajt e Malishevës në Bashaj te Hafuzi; Krasniqajt e Gjakovës te Nesimi në Bocaj; Mustafaj dhe Deskajt e Klinës në Buzheraj te Dermushi dhe Metajt e Gjakovës në Meçaj te Mirtja e Astriti.
Familja Lonkari nga Peja në Meçaj te Isufi.
Në strehimin e Kosovarëve morrën pjesë jo vetëm biznesmenët e fshatit, por gjithë fshati edhe familjet e thjeshta punëtore si Memo Basha, Kapo Gaba, Çlirim Proko e shumë të tjerë. Edhe lazaratasit që jetonin në
qytet, si Dr. Hodua, Alim Alikua, etj. ishin nga të parët që morën e strehuan familje kosovare. Lazaratasit fisnik u munduan që kosovarët të
ndjeheshin si në shtëpitë e tyre. Ata bisedonin me ta dhe mundoheshin tua lehtësonin dhimbjen duke marrë pjesë në ankthin dhe shqetësimin e tyre për njerëzit që luftonin në radhët e UÇK, si dhe për të afërmit që
kishin humbur. Por si thuhet çdo e keqe ka dhe një të mirë. Ardhja e kosovarëve, vëllezërve të një gjaku, në Shqipëri bëri që ata të njihnin njeri tjetrin nga afër dhe të lidhej midis tyre një miqësi e cila vështirë se do të harrohet. Kosovarët mbasi u kthyen në vatrat e tyre vazhduan ta ruanin mirënjohjen dhe miqësinë me familjet që i strehuan në ditët e tyre më të vështira. Ata jo vetëm që komunikojnë në telefon por i kanë ftuar familjet lazaratase të marrin pjesë në çdo sebep të tyre si dasma, synetllëqe dhe festat e tyre familjare. Kështu Elmazi, Demua e Sherifi në Malishevë, Nebiu, Xhelali, Melqezi, Ziaj, Muharemi,
Izeti, Dashua vizituan jo vetëm familjet që i kishin strehuar, por shëtiten pothuaj gjithë Kosovën. Ata kanë marë pjesë nëpër dasma e davete si Naipi, Telau dhe Harizi me familjet e tyre të famila e Ylber
Dalhysës, në Gjakovë me rastin e Sunetllëkut të djemve të Ylberit (Çerçizit dhe Egzonit). Unë, Hitua së bashku me Naipin, Enverin në gusht të vitit 2000 shkuam në Gjakove të famija Dasyla të ftuar nga
Familja e Ylberit dhe e Kijes. Në qendër të Gjakovës kishin dalë për të na pritur Iliri (inisiatori i shoqatës Argjiro –Shota), Ylberi, Agimi e Dukagjini.
Në familjen e Ylberit atë natë ishte festë. Erdhën për të na nderuar afro 50 vetë burra e gra. Në odën e tyre të madhe pasi u pyetëm për shëndetin e për njerzit kujtuam hallet që kaluam së bashku dhe pastaj filloi kënga. Të nesërmen na shoqëruan për vizitë nëpër Gjakove. Lagja “Çarshie”, më e vjetra dhe historikja në Gjakovë ishte djegur e tëra, por kishte filluar të rindërtohej. Na bënë përshtypje emrat e njerëzve te cilët ishin po thuaj të gjithë emra ilirë dhe shqiptarë që nga Dardania, Berati, Vjosa, Arta e deri te Saranda e Vlora. Vizituam varrezat e qytetit. Në vendin ku ishin varrosur njerëzit me të shquar të qytetit gjetëm edhe varrin e vëllait të profesorit të madh të gjuhës shqipe, Prof. Eqrem Çabejt i cili kishte qenë mësues në Gjakovë dhe ishte vrarë nga serbët. Afër shtëpisë ku ne ishim miq, ishin edhe shtëpi të serbëve por asnjera nuk ishte e dëmtuar. Vizituam edhe
Kullën e Jasharajve, ku u masakruan 56 veta nga një familje dhe vendosëm një kurore me lule në nder të tyre. Akoma edhe këto ditë vere janë ftuar familje lazaratase në dasmat kosovare.
Duke kujtuar ato dite të krimeve serbe kundrejt kosovarëve na duken cinike deklaratat e politikanëve serbe se nuk e lëshojmë Kosovën. Këta
politikanë që sot hiqen si demokratë, kur në Kosovë ndodhnin krimet mostruoze të kryera nga ushtarakët dhe paraushtaraket bashkëkombas të tyre, nuk i pamë të thoshin qoftë edhe një fjalë kundër Millosheviçit. Po kështu jo normal duket dhe shqetësimi për objektet fetare ortodokse në Kosovë kur dihet që shqiptarët kanë një tolerancë të mrekullueshme fetare dhe këtë meritë ua njeh gjithë bota. Shtyrja e vazhdueshme e
aprovimit të Paketës Ahtihsari për pavarësinë e Kosovës nga Këshilli i Sigurimit, sigurisht na krijon një shije të keqe. Por duke mos humbur shpresat në ato forca demokratike botërore si SHBA, Angli dhe gjithë
komuniteti ndërkombëtar përparimtar që ndërpreu genocidin serb, ne dëshirojmë dhe urojmë që vëllezërve tanë kosovarë me të cilët ndamë për një periudhe kohe një pjesë të dhimbjes së tyre tu jepet pavarësia, të
jetojnë të lirë dhe të mos përsëriten më pamjet makabre të krimeve të Millosheviçit.
Islam Buci
Hito Brahimi


PARAGJYKIM DHE URREJTE


Në mujin prill së bashku me bashkëshorten time po shkonim në Korçë për vizitë tek miqtë tanë. Në karrigen para nesh ishte ulur një qytetar me mustaqe, me xhaketë meshini, i bëshëm. Dukej fytyrë e njohur, mendova
ku e kam parë këtë burrë, por pastaj u kujtova, ishte polic. Ishte nga ata të dorës së zezë që në kohën e diktaturës kishte torturuar midis shumë e shumë të tjerëve edhe lazaratasin Çajup Bejko. Në autobus
udhëtonim rreth 30 veta dhe në një moment, aty nga ura e Subashi, shoferi e pyeti udhëtarin para meje, në ishte në punë apo jo.
- Jo, - i thotë qytetari, polici i quajtur Sabri. Më pushuan, por unë se kam problem sepse asistenca ime më zë mbi 20 mijë lek, jam i punësuar tek FRESH ku marr 25 mijë lekë.
- Po pse të pushuan?
-Kot, për bindje politike, - ja ktheu polici. Na pushuan ne dhe morrën lazot. Për një moment u rrënqetha, por bashkëshortja ime më tërhoqi nga
xhaketa duke mu lutur të heshtja.
Për të shmangur ndonjë skandal, ju binda, por zemra më bënte dallgë dhe fytyra po më ndryshonte. Shoferi duket të ishte nga Picari apo Kolonja dhe duke parë ndryshimin tim, nuk bëri më pyetje. Por polici i futur
kollovar në qytetin e Gjirokastrës, ardhur nga Mezhgorani vazhdoi të fliste duke ju drejtuar shoferit.
- Më thirri prapë për t’u veshur ai lazua që është shef kuadri në drejtorinë e policisë, por unë ja ktheva duke i thënë se sa të jini juve në pushtet, unë s’dua të vishem. Me ju të punoj unë?
Unë ofendohem, por kur të vijë pushteti im, do të vishem qoftë dhe për një ditë dhe ju do t’ju zvrris dhe do t’ju shkel me këmbë, - i thashë.
Vazhdoi monologun duke vështruar shoferin. Po s’rrihet tani në Gjirokastër, të gjithë drejtorët janë lazo, ca që të kallin datën,
pale një komandant trafiku që gjithë ditën rri me sirenë ndezur që dhe ta shikosh, ta shpif. Unë vazhdoja me vështirësi vetpërmbajtjen duke qenë i shoqëruar. Ai vazhdonte: s’ke vajtur në Kakavije, 90 % janë lazo. E pse me lazo do bëhet ky shtet? Mendova se mbaroi urrejtja e tij politike, por s’qe e thënë, aty nga Petrani filloi të fliste prapë. Përballë ishte vendosur në rrugë një trekëndësh që tregonte se bëheshin punime. I thotë shoferit: kujdes se mos shkelësh trekëndëshin dhe e bën si lazot me memorialin e Azem Hajdarit, të cilin e hodhën vet dhe pastaj thanë se e hodhi policia. Aty nga Çarçova ngriti prapë zërin duke thënë: aty ku shkel këmba e lazove nuk mbin bari.
Në këtë moment humba durimin, i trokas në sup dhe kërkoj të kthehet mbrapa. Kthehet i habitur. I bëj disa pyetje.
- Ku ke punuar? - Në polici.
- Sa vjet ke punuar? - 30 vjet, - ma ktheu duke ju marrë goja.
Në autobus ra heshtja. Po, i them – ke të drejtë të ligjërosh kështu, sepse ti duhet të ishe varur që pas viteve ‘90 për krimet që ke bërë, duart e tua kullojnë gjak. Natyra tek ti ka skalitur thonjtë dhe shpirtin e një egërsire e cila akoma s’është ngopur me gjak sepse sado pak të të vriste ndërgjegja duhet të ndjeje pendesë për ato që ke bërë ndaj lazaratasve, vëllejve dhe gjithë atyre që diktatura i quante armiq të klasës, dhe jo të kërkoje si tani pushtetin e humbur. I gjithë ai burrëi kapardisur u mblodh si iriq për të fshehur kokën në gjëmbat e tij, duke belbëzuar se paskish shumë miq në Lazarat. Nga ky moment deri në Korçë nuk hapi gojën. E shkrova këtë ndodhi për të mos harruar kurrë krimet e komunizmit, se harresa është anitkulturë dhe pazotësi, ndryshe na kthehet bumerangu prapë, se si Sabriu ka akoma shumë sot, të cilët as i ka vrarë ndërgjegjia dhe as që kanë dhënë llogari.
Hito Brahimi


LAZERATASIT DHE INTEGRIMI NE METROPOLIN SHQIPTAR


Zhytur thellë në histori, del qartë se lazaratasit kanë dhënë kontributin e tyre në jetën shoqërore të vendit. Për tre vjet rresht në gazetën “Lazërati” u sistemuan e pasqyruan shumë fakte, që për shumë kohë nuk njiheshin, ose nuk donin të njiheshin e pasqyroheshin. Shoqata “Lazërati” dhe degët e saj në Tiranë, Detroit, Patra, etj., për herë të parë në historinë e këtij fshati, grumbulluan të dhëna historike e fakte të reja. Ato gjetën pasqyrimin e tyre në gazetën “Lazarëti”, e cila për herë e më shumë rrit vlerat e Veta. Ajo lexohet sot, jo vetëm nga komuniteti lazaratas, nga shumë miq e shokë, por edhe shumë kureshtarë. Kontributi modest i intelektualëve lazaratas edhe në ditët e sotme të pluralizmit politik është tepër aktiv në jetën shoqërore. Numri i djemve dhe vajzave të cilët kanë mbaruar shkollat e larta brenda dhe jashtë vendit është rritur ndjeshëm. Një pjesë kanë ngritur e drejtojnë biznese të fuqishme. Një pjesë punojnë në institucione shtetërore, në Qendra Universitare shtetërore e private. Pa harruar të tjerë, që punojnë në profesione të preferuara edhe jashtë shtetit si në
drejtësi, art, informatikë, etj. Ndër ta mund të përmend, shkrimtarin e njohur Iljaz Bobaj (në Patra, Greqi), vëlla e motër Bledi e Elona Çelo (London, Kanada), Gëzim Basha, (në Çikago, Amerikë), motrat Ardiana, Anila e Valmira Hallaci në (Otawa, Kanda e Gjenevë, Zvicër), etj.

ROLI MODEST I INTELEKTUALEVE LAZARATAS NE TIRANE

Lëvizjet demografike pas pluralizmit politik, si për të gjithë Shqipërinë, edhe për komunitetin lazaratas patën ndikimet e veta, megjithëse, jo në ato përmasa që janë shtrirë në shumë krahina të vendit. Sot në Tiranë numërohen mbi 50 familje nga Lazarati, të cilat
janë integruar më së miri në jetën e përditshme të kryeqytetit. Shumë prej tyre jetojnë me bizneset që kanë ngritur. Ka mjaft specialistë të lartë, në fusha të ndryshme që janë të vetëpunësuar ose të punësuar në
biznese private, si ekonomistë, informaticienë, etj. Disa punojnë në administratën shtetërore, arsimtarë, inxhinierë në institucione shkencore, informaticenë etj.
Ka edhe nga ata që janë në vende të rëndësishëme në administratë si: Prof.Dr. Eduart Aliko - Drejtor Drejtorie në Ministrinë e Pushtetit Lokal; Abaz Aliko Drejtori i Biznesit të VIP-ave dhe N/Drejtor i
Përgjithshëm i Tatimeve; Fredi Bobaj Inxhinieri i Ndërlidhjes në Ministrinë e Brendëshme; Prof. Halil Hallaç i, Instituti i Kërkimeve Gjeologjike; Petrit Pollo inxhinieri i ri arkitekt në ALUIZM, etj. Nisur nga ç‘ka përmenda më sipër konstatoj se gradualisht në Tiranë, po krijohet një “lobing” me intelektualë të Lazaratit, ku ka vendin e vet, edhe elementin femër, megjithëse ende i kufizuar. Ndër to mësuesja e
biologjisë në shkollën e mesme “Petronini Luarasi” e cila ka mbrojtur master në gjenetikë; Adela Llakaj (Llagatura), Lida Gaba, zëdhënse në Kuvendin e Shqipërisë, Edlira Bejko në ALUIZN-in, etj. Numri i specialistëve të lartë në Tiranë është relativisht i madh. Ata punojnë dhe kontribojnë në jetën e përditshme të kryeqytetit. Mund të përmend:
Dr.Roland Bejko, aktualisht Prefekt i Qarkut të Beratit dhe pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”; “Mësuesin e Merituar” Gafur Brahimi; mjekun veteriner Ali Llagatura; Natasha, Besnik e Agim Bocaj; Sulejman Çela. Në rrugën e këtij brezi që tanimë ka krijuar profiline vet, kanë ecur edhe mjaft të tjerë si: Resul Brahimi, Sherif Buci, Edmond Mahmuti, Zamir Bejko,Elmaz Nuri, Kastriot Buci, Hektor Brahimi, Sali Hiri, etj, të cilëve u kërkoj falje që nuk i përmend, për mosnjohje.

SHKALLA E ARSIMIMIT

Lazaratasit kanë qenë dhe janë arsimdashës, janë të etur për dije dhe kulturë. Këtë e kanë treguar historikisht në arsimimin e tyre, si brenda edhe jashtë vendit. Sot numërohen mbi 200 persona me arsim
të lartë, të diplomuar në degë të rëndësishëme, në mjekësi, drejtësi, inxhinieri, ekonomi, arte, mësuesi, bujqësi, veterinari, etj. Disa prej tyre kanë mbrojtur masterin e disa të tjerë kanë marrë grada e tituj
shkencorë si Doktor apo Profesor në fusha të Informatikës, Gjeologjisë, Ekonomisë, Diplomacisë, Mjekësisë, Biologjisë, etj. Numri i studentëve në universitetet shtetërore e private, në Tiranë është rritur ndjeshëm. Ata studjojnë në degët drejtësi, inxhinieri ndërtimi, arkitekturë, inxhinieri elektrike, fakulteti ekonomik, etj.

LAZARATI DHE POLITIKA

Pozicioni gjeografik i këtij fshati, i vendosur ndërmjet minoritetit grek dhe qytetit të Gjirokastrës, ka patur ndikimin e vet në pasqyrimin e politikave, si në sistemin monopartik, edhe tani në pluripartitizmin.
Historia ka treguar, se ky fshat ka qënë pre e politikave të mbrapshta. Edhe sot në një trazicion tepër të stërzgjatur, sa herë që i intereson njërës apo tjetrës forcë politike, nxjerr “kartën” e Lazaratit e lazaratasve të tejlodhur për t’i vënë kundër njëri-tjetrit.
Lazarati është tokë shqiptare, popull shqiptar, njerëz të zakonshëm, të thjeshtë e të dashur, të respektueshëm ndaj mikut, por edhe të ashpër ndaj padrejtësive. Lazarati, përbën kufirin më jugor të Labërisë. Si i
tillë ka të gjitha veçoritë, traditat e pikëpamjet shoqërore të kësaj treve, si besa, guximi, mikpritja, shkalla e lartë e intelektit, etj. Por, Lazarati ka edhe veçoritë e veta, të cilat e kanë bazën edhe nga
vendodhja. Shpeshherë lazaratasit janë treguar të rezervuar e të matur në gjykimet e veprimet e tyre. Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe nga të tjerët, që edhe ata të gjykojnë e veprojnë realisht, e jo të
mbështeten në opinione apo fakte që nuk përfaqësojnë të tërën. Ata kurrë nuk mund të indentifikohen, apo përgjithësohen me elementët keqbërës që shpesh është përdorur në bazë të interesave aspak të ndershme e mirëdashëse.
Roli i komunitetit dhe intelektualëve të Lazaratit, kudo që janë, duhet të ngrihet mbi këto qëndrime, të shikojme e pranojmë me kurajo mangësitë dhe të ngremë vlerat tona më të vyera. Partitë janë vetëm
alternativa, ato ndërohen, shtohen edhe shuhen, por Lazarati, jo.
Shoqata “Lazërati” dhe dega e saj në Tiranë, e cila për ditë shtohet e kompletohet me intelektualë të mirëfilltë, ka për detyrë evidentimin e traditave më të mira kulturore e atdhetare, mbrojtjen dhe propogandimin e interesave të lazaratasve kudo që ndodhen. Duke forcuar lobingun lazaratas në metropol, ne do të ndjehemi më të fuqishëm, kontributi ynë për mbarë shoqërinë shqiptare do të jetë më i ndjeshëm.

Prof. Halil Hallaçi




TRIMI I ALI PASHË TEPELENËS



-Ndoshta qetësohem pakëz, tha me vete Shanishaja dhe vazhdoi shëtitjen e mëngjezit. I qe bërë zakon, që, sa herë ndjente trishtim e zymtësi, të bënte një shëtitje në oborr. Kujdestarja e saj e ndiqte përherë pas, e heshtur si një hije, por përherë e gatëshme për të plotësuar deri në një urdhërat e motrës së pashait të madh. Mëngjezi ishte i freskët, i qetë. Në atë orë në pallat nuk kish shumë lëvizje. Mjedisi përreth i
ngjante një garnizoni të fjetur. Sikush kish shkuar me kohë në punën e vet.Vetëm rojat rrinin në vendet e tyre si statuja me uniformë. Liqeni ishte i butë dhe i pastër si një pasqyrë gjigande, mbi faqen e së cilës
vërtiteshin dhe shihnin veten pulëbardhat. Ishte një pamje që e shlodhte Shanishanë. Ndërsa vazhdonin shëtitjen pranë njera tjetrës,
përballë vunë re një burrë rreth të njëzetepestave, që po shkonte drejt pallatit. I gjatë, me fytyrë të hijshme, që vërtitej midis asaj të një djalë të rritur dhe një burri të ri, trupdrejtë, me mustaqe të
mbajtura mirë, të cilat sapo kishin filluar të mbusheshin, si ai pylli me filiza të njomë, por të plotë dhe të shëndetshëm, veshur hijshëm, me pamje krenare, me rovolver dhe shpatë në brez, ai vijoi rrugën e vet, pa i kthyer sytë nga të dyja femrat, që shëtitnin me nge në oborrin e pallatit. Shanishaja ia hodhi sytë krejt rastësisht. Po për çudi, sa e pa, shtangu në vend. Ndërsa po e kqyrte me kujdes, vrau mendjen nëse e kishte parë herë tjetër apo jo. Jo, kurrsesi. Ishte krejt i panjohur për të.
-Cili është ky? - pyeti me zë të ulët kujdestaren, që i shkonte pas, e gatëshme për t'i shërbyer në çast.
-Nuk e njoh. Nuk e kam parë kurrë këtu në pallat, ia theu tjetra me zë të ulët, duke i hedhur sytë të panjohurit.
-Shko mëso se cili është dhe eja ma thuaj menjëherë ! Urdhëroi Shanishaja.
Tjetra e ndjeu pozitën e saj të vështirë, por po aq e dinte se urdhëri i motrës së pashait, nuk bëhej dy. Ajo nuk lëshonte pe në urdhërat dhe tekat e saj. Veçanërisht në tekat e saj, ajo ishte e rreptë si një
stuhi, që nuk bën pas pa shkarkuar plotësisht rrebeshin e vet.
-Që tani ! - i tha për herë të dytë dhe u kthye andej nga erdhi.
Ndërkohë që kujdestarja u nis për të kryer detyrën e dhënë, Shanishaja u fut në pallat. I kishte mbetur në kujtesë burri i hijshëm e serioz, që sapo kish parë në oborrin e pallatit.
-Kush të jetë vallë? - pyeti veten dhe u ngjit në dhomën e saj. Por siluheta e tij nuk i hiqej kurrsesi nga mendja.
-Mëngjezi është gati, zonjë ! - i tha shërbyesja, pasi u përkul përpara saj si një statujë e ngrirë.
-Mirë, mirë. Po vij paspak, i tha ftohtë, si për një gjë që nuk i interesonte aspak.
U shtri në divan dhe humbi në ëndërrime. Kohët e fundit gjëra të tilla i ndodhnin gjithnjë e më shpesh. Ndjehej e papërqëndruar, e hutuar. Harronte edhe për gjërat më të zakonshme, i shtynte gjërat për më vonë,
duke i lënë në mëshirë të fatit. Edhe kujdesi i atyre që e rrethonin, e bezdiste. Por gjithsesi ëndërronte... U përmend kur hyri në dhomë kujdestarja.
-Hë, i tha,- a mësove gjë për të ?
-Po.
-Ma thuaj menjëherë !
-Quhet Tare Mato. Është trimi i afërt i Ali Pashës.
-Dhe nga është?
-Nga Lazarati i Gjirokastrës. E ka sjellë vet pashai
para një jave, kur pati shkuar aty.
-A është i martuar ?
-Nuk e di.
-Sidoqoftë do ta mësojmë sa më shpejt, i tha
Shanishaja, më shumë për të qetësuar veten. Tani për
tani dinte aq sa i duhej për të.
* *
*
Dhe rasti erdhi më shpejt nga sa e mendonte. Ose më mirë, atë e solli vet motra e pashait, në mënyrë që të njihej sa më nga afër me të, ndërkohë që Aliu nuk ndodhej aty. Ajo vazhdoi të krijonte edhe raste të
tjerë, por vuri re se, ndërsa ajo i afrohej përherë e më shumë, ai mundohej t'iu largohej bisedave me të dhe gjatë këtyre bisedave nuk e mbante vendi dhe rrinte si mbi gjemba. Ishte i turpshëm si një vajzë dhe skuqej edhe nga një fjalë e vetme. Kjo e shtynte Shanishanë t'i afrohej edhe më tepër.
-Në pamje është një burrë që mundet lehtë, mendoi me vete.
-Do ta gjej mundësinë të bisedoj më shtruar me të, tha motra e pashait dhe e la të shkonte.
* * *

-Më kini kërkuar, zonjë?
-Po, ia ktheu Shanishaja, e cila nuk ia ndante sytë,si Borëbardha princit të hijshëm.
-Jam nën urdhërat tuaja ! - ia ktheu Tarja dhe priti në këmbë.
Shanishaja e vështronte me vëmëndje të veçantë. ''Domosdo, ky është princi im'', tha me vete dhe vijoi ta kundronte nga koka tek këmbët. Ballëlartë, hundëdrejtë si qiri, me dy mollëza pak të dala, me
pamje burrërore, me vështrim të qetë, veshur sipas rregullave, por me sqimë. I hijshëm si një princ, krenar si një zotëri. Dhe vijonte ta kundronte me po atë kërshëri. Tarja e ndjeu vështrimin e saj të etur e
zhbirues dhe i ra një përskuqje e trëndafiltë në fytyrë. Kjo ia shtoi edhe më tepër hijeshinë. Uli vështrimin në dysheme, mbi lulet e
qilimit të madh persik, si një fëmijë i zënë në faj dhe priti. Tani fytyra e tij I ngjante më tepër asaj të një djaloshi, sesa të një burri.
-Doja të bisedonim më shtruar, i tha më në fund motra e pashait.
-Po mbushni një vit këtu në pallat si trim pranë vëllait tim dhe nuk e mohoj aspak se ndjej diçka të veçantë për ju. Sa herë ndodhem pranë jush, e ndjej veten grua. Jam vajzë në moshë e po kaq jam edhe motra
e pashait të madh të Janinës. Çdokush në vendin tuaj do ta ëndërronte të bëhej burri im. Për atë që do më marrë mua, sarajet e Ali Pashë Tepelenës do të jenë të hapura kanat më kanat.
-Është një nder i lartë për mua, zonjë! Po një nder që unë nuk e arrij dot. Ju e dini se i kam dhënë besën pashait t'i qëndroj besnik. Po kaq i kam dhënë besën edhe gruas sime, Sheros. Janë dy besë, të cilat unë
nuk i thyej dot. Këtë jua kam thënë edhe herë tjetër, tha i qetë, por i vendosur Tarja.
-E megjithatë edhe kjo e ka një zgjidhje! - e ndërpreu me vendosmëri Shanishaja.
-Dijeni se unë nuk heq dorë lehtë nga ju!
-Nëse doni jetën time, jua dhuroj që tani! Besën, jo! Sepse atë ia kam dhënë tjetërkujt!
-Unë dua juve për burrë!
-Nuk e besoj se kjo është zgjidhja e duhur, zonjë! Unë jam një njeri i thjeshtë. Si i tillë, nuk iu përshtatem. Ju duhet të martoheni me një të sërës tuaj. Ndërmjet nesh ka një hendek, të cilin nuk mund ta kapërcejë asnjeri prej ne të dyve. Ju kini gjithshka, unë kam vetëm besën dhe shpatën. Këto të dyja nuk arrijnë për t'u ngjitur aty ku jini ju. Por edhe ju nuk mund të zbrisni këtu ku jam unë. Fati i ka ndarë rrugët e gjithkujt.
-Do të bisedojmë përsëri, i tha Shanishaja,e mundur nga forca e arsyetimit të tij, por jo nga dëshira për ta bërë të vetin.
-Ditën e mirë ! - i tha ftohtë Tarja, u përkul me nderim para saj dhe doli.
Sapo u mbyll dera, Shanishaja ia plasi të qarit. Tani që i kish ardhur zogu në dorë, i binte fati me gurë. Doli në dritare dhe, ashtu e përlotur, hodhi sytë nga liqeni. Një fllad i lehtë e rrudhte faqen e tij të butë. Pulëbardhat vërtiteshin me zhurmë e rrëmujë, si një tufë vajzash çamarroke kur jipen pas lojës. Pak më tej një shtërg kishte mbetur i vetmuar në botën e tij. ''Kushedi ç'mendon me vete'', tha Shanishaja dhe i mbajti gjatë sytë mbi të. Paspak, një varkë e vogël, e
ardhur nga veriu, çau ujrat me lopatat e gjata si këmbët e një mjelme dhe bëri tutje.
-Uh ! shfryu ne vete dhe shkoi e u ul në buzë të shtratit. Ashtu të tronditur e të lodhur, e zuri gjumi në çast. Në ëndërr iu shfaq një kalorës i hijshëm, që fluturonte së bashku me kalin e vet. E veshur
tërësisht me të bardha, ajo iu turr si një flutur e shkathët dhe me
vështirësi e kapi nga dora.
-Eja, i tha, - je imi! Dhe e tërhoqi me vrrull drejt vetes. Po pikërisht në çastin që filloi ta tërhiqte, iu shfaq vëllai, Aliu, me pamje të egërrsuar, flokë të lëshuar e sy të zgurdulluar. I ngjante një përbindëshi të sapodalë nga Ferri. Ai ia tërhoqi fuqishën frerin nga dora.
-Është imi! thërriste Shanishaja.
-Jo! - i tha rreptë Aliu, i mori kalorësin së bashku me kalin dhe iu zhduk nga sytë. Shanishaja mbeti me dorë të shtrirë. U ngrit nga gjumi e djersitur, e lodhur, e tmerruar. Dorën e ndjente të këputur.
* * *
-Pa më thuaj, ç'hall ke?- e pyeti Ali Pasha, sapo Tarja vuri këmbën tek dera.
-Më ndjeni, o pasha i lartë, që do t'iu bezdis për pak çaste. Por është një punë që do zgjidhur. Ndryshe mbetem si ai kali i penguar me litar nëpër këmbë. Dhe kali i penguar nuk është as i zoti i vetes, as i të
zotit të tij.
-Më mirë drejt e në thela!
-Pa kurrfarë qëllimi, krejt padashur e pakuptuar, kam tërhequr vëmëndjen e motrës tuaj, Shanishasë,e cila kërkon që unë të bëhem bashkëshorti i saj. Është një nder që nuk më takon, por pao kaq jam i paaftë për një nder të tillë, falë besës që iu kam dhënë për t'iu
qëndruar besnik deri në fund.
-Është e vërtetë kjo që më rrëfeve? - e pyeti Aliu dhe ia nguli sytë si dy vetëtima të zjarrta.
-Plotësisht e vërtetë.
-Tani u çlirove ti, por u pengova unë nga këmbët. E çmoj nderin dhe besën tënde. Nëse do të bjerë ndonjëherë pashallëku im, ai do të bjerë nga të pabesët Prandaj e çmoj besën tënde dhe të atyre njëzet trimave të tjerë nga Lazarati, që janë në shërbimin tim. Po të jenë të gjithë këta që kam këtu rretherrotull si ju, Pashallëku i Janinës nuk bie kurrë! Dhe nguli gishtin tregues në ajër, si për t'i vënë pikë asaj që tha pak më parë.
-Më ndjeni, o pasha i lartë,nëse ju trondita sado pak!
-Nuk u trondita aspak.Vetëmse u befasova ca. Ali Pashai ka kaluar aq furtuna, saqë kjo më duket më e lehta. Po edhe motra ime kërkon fatin e saj. Kjo qe edhe një shtytje, që të mos e lë më pas dore.Sidoqoftë tani të çmoj më shumë se më parë.
-Ju jam mirënjohës.
-Tani për tani, sa të marrë udhë kjo puna e Shanishasë, do të të caktoj në një detyrë tjetër.
-Jam në shërbimin tuaj, kudo që të jetë! Përshëndeti dhe doli.
Ali Pashai mbeti vetëm. Kaloi dorën në mjekrën e bardhë, që i varej si shtëllungë nën gushë, përdrodhi tespiqet prej qelibari, thithi fort nargjilenë dhe ra në mendime të thella. Në çaste të tilla ai humbiste në botën e tij. Mendoi edhe një herë ato që i tha lazaratasi. Pastaj të motrën, Shanishanë.
-Vërtet i ka të gjitha të mirat dhe rron si zonjë. Po prapë sikur e kam lënë ca pas dore. Ka ardhur koha të mendoj për fatin e saj. Kaloi nëpër mend, një për një, të gjithë emrat e bejlerëve, që kish në trevat e zotërimit të tij, me sy të ngulur në dysheme, sikur të lexonte ndonjë listë.
-Roje! thirri në çast, si i zgjuar nga një ëndërr.
-Urdhëroni!
-Lajmëro menjëherë të bëhen gati për udhë pesë kalorës dhe me të zbardhur buza e malit, të nisen për në Libohovë!
- Pasnesër i dua këtu, së bashku me beun e Libohovës!
-Siurdhëroni! mori urdhërin roja dhe u bë erë.


ANGLEZË NË NJË FEJESË SHQIPTARËSH


Në të dalë të qytetit të Korfuzit, në anën veriore mes ullishtave e rrugicave të ngushta, është një restorant. ''Limeri'' quhet. Aty,mbesa ime, të shtunën e 18 nëntorit do të bënte fejesën e saj me bashkatdhetarin e saj nga Shtrumi i Fierit, Andrea Gogën, i cili emigroi pa mbushur të pesëmbëdhjetat, së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij. Kishin ardhur edhe disa shokë të fëminisë nga Athina dhe nga rrethinat e Korfuzit.
Kishin kaluar mbi dy orë dhe shqiptarë e grekë po këndonin dhe kërcenin nën tingujt e këngëve dhe valleve shqiptare. Kur po dëgjonim interpretimet virtuoze të Laver Bariut, hyn brenda një grup turistësh anglezë. Pasi na përshëndetën, zonja Brukner nga Londra na tha:
-A mund të festojmë edhe ne me ju? Jini emigrantë shqiptarë? Ç'melodi të bukura,ç'valle që hiqni!
Dhe u afruan pranë Andreas dhe Kristina Bufit, mbesës sime. Pasi i uruan për një jetë të lumtur, anglezia vazhdoi:
-Unë sot mbush gjashtëmbëdhjetë vjet që jam martuar me zotin Stron. Pranë tortës së çiftit shqiptar, vendosën edhe tortën e tyre. Hynë në valle edhe ata. Në një cast zonja Brukner, duke na përkthyer fjalët e saj një nipi im, tha:
-Ju shqiptarët këndoni dhe hidhni valle mjaft të bukura. Po kini edhe një shkrimtar, që ju bën me emër në botë. E kishte fjalën për shkrimtarin tonë të madh Ismail Kadare. Kam lexuar shumë libra të tij në gjuhën angleze, kam patur rastin ta dëgjoj në simpoziume e biseda. Për mua ai është një nobelist i madh.(Më vonë mësuam se ajo ishte gazetare në një stacion televiziv të Londrës).
Dashnor Selimi
(Selanik)


KRONIKE NGA AKTIVITETI I DEGES SE SHOQATES LAZERATI, TIRANE


Në datën 7 Qershor 2007, në sallën e Konferencave te Hotel “Doro”, Dega e Tiranës së Shoqatës “LAZERATI” zhvilloi takimin e rradhës.
Kjo Degë e Shoqatës është krijuar një vit e gjysëm më parë dhe funksionon rregullisht. Ky takim kishte si qëllim fuqizimin e mëtejshëm të shoqatës me anëtarë të rinj, nga pjesëtarë të familjeve të lazaratasve si dhe student që jetojnë, punojnë dhe mësojnë në Tiranë.
Në këtë takim morrën pjesë shumë lazaratas, ku disa prej tyre kishin ardhur familjarisht, për të njohur më shumë njeri-tjetrin.
Fjalën e hapjes e mbajti Prof. Halil Hallaçi i cili është edhe Kryetari i kësaj dege të shoqatës. Në fjalën e tij ai theksoi rëndësinë e këtij takimi, i cili do të ndikojë në njohjen e mëtejshme me njëri
tjetrin, me punën dhe problemet, rritjen e rolit të kësaj dege të shoqatës për një jetë më active etj. Ndër të tjera u theksua dhe shtimi i radhëve të shoqatës me anëtarë të rinj, kjo edhe nëpërmjet rritjes së numërit të familjeve me banim në kryeqytet etj.Kjo periudhë e krijimit të shoqatës, ka pasuruar më tej historikun e fshatit, por në këtë drejtim mbetet shumë për të bërë, sidomos në grumbullimin e të dhënave arkivale.Në këtë drejtim u caktuan detyra konkrete ,për të cilin do të punohet në arkivin e shtetit,të dhënat e grumbulluara do ta pasurojnë më tej historikun e fshatit. Një vëmëndje j’u kushtua evidentimit të familjeve lazaratase në Tiranë dhe mbajtja e kontakteve të vazhdueshme, gjë që do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të unitetit me njëri njetrin etj. Sipas shifrave që disponon Shoqata, në Tiranë numërohen rreth 45 familje nga lazarati, ku disa prej tyre janë biznesmenë të fuqishëm si firma: Basha, Sopoti, Kociu, Mahmutaj etj.
Ndërsa një pjesë tjetër kanë pozicione të rëndësishme në administratën
shtetërore, si dhe në sektorë të tjerë. Të gjitha këto janë një tregues i rëndësishëm që lazaratasit dinë të punojnë, të investojnë, të menaxhojnë dhe të përshtaten fare mirë në jetën në komunitet në kryeqytet, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë shumë nga etiketimet që u janë vënë banorëve të fshatit lazarat. Eshtë fakt, që më parë një lazaratas e kishte shumë të vështirë pothuajse të pamundur të kishte një vend pune në institucionet apo dikasteret e larta. Sot ka një
ndryshim të madh, sepse lazaratasit janë jo vetëm specialistë në administratë, por i gjejmë edhe në pozicione të rëndësishme drejtuese. Dhe e gjithë kjo falë përgatitjes profesionale, vullnetit për punë,
sjelljes, komunikimit dhe edukimit të tyre.Me gjithë arritjet, kemi përpara dhe shumë punë për të bërë, e cila duhet të karakterizohet nga profesionalizmi, korrektësia të punuarit në grup etj., të cilat janë
kritere bazë që të ndihmojnë të ecësh përpara. Po ashtu një element thelbësor që do të shtonte numrin e lazaratasve të integruar në kryeqytet, ështe dhe ndihma që duhet t’i japim njëri-tjetrit,angazhimit të specialistëve të aftë në të gjitha fushat, si ekonomistë, të fushës së inxhinierise, informatikë, arsimit,mjeksisë etj., specialitete këto, që nuk i mungojnë Lazaratit. Kjo do të ndikoj në krijimin e një “lobingu” nga lazaratasit që jetojnë në Tirane, i cili do të ishte një mbështetje më e mirë të gjithë bashkëfshatarëve. Po ashtu, gjatë këtij takimi pati shumë diskutime edhe nga pjesëmarrës të tjerë, si z. Elmaz Nuri, Gafur Brahimi, Ali Llagatura, Natasha Boci, Eduard Aliko,Abaz Aliko, Delo Ahmeti, Dezdemona Gaba etj, të cilët shtuan problematika të ndryshme siç ishin: përmirësimi i funksionimit të shoqatës, abonimi në gazetë, arrdhja në Tiranë e sa më shumë elementëve profesionistë, mbledhja e rregullt e kuotizacionit të shoqatës, grumbullimi i sa më shumë të dhëna historike për lazaratin dhe traditat e tij, përmirësimi i faqes së internetit, organizimi i ceremonive festive me komunitetin e lazaratasve, për të forcuar në këtë mënyrë lidhjet me njëri- tjetrin etj. Këtë takim e nderonin me pjesëmarrjen e tyre dhe z.Hito Brahimi, e Bahir Basha, anëtarë të Kryesise së Shoqatës, të cilë kishin ardhur posaçërisht nga Gjirokastra për të dhënë kontributin e tyre në mbajtjen e lidhjes së shoqatës në Gjirokastër me degën e saj nëTiranë. Një gjë e rëndësishme të cilën e theksoi në fjalën e tij z. Hito, është se shoqata lazarati është një shoqatë që i kapërcen kufijtë dhe ndasitë politike, kjo ka si synim bashkimin dhe ruajtjen e traditave dhe vlerave më të mira të fshatit lazarat etj.
Në fund të takimit pjesëmarrësit u përshëndetën me njëri-tjetrin duke shkëmbyer numrat e telefonave, pasi në këtë takim kishte njerëz që takoheshin për here te parë,apo njërëz që për një kohë të gjatë nuk ishin takuar. Kishte edhe çifte të reja me djem apo vajza nga rrethe të tjera të cilët ishtuan akoma më tepër bukurinë këtij takimi teper miqesorë e dashamirës.Këtë e tregojë fund ii takimit saqe njerëzit nuk ndaheshin me njëri tjetrin dhe duke premtuar për takime të tjera në të ardhmen, por në intervale kohore me të shkurtra.

Dezdemona dhe Linda Gaba
Tirane 19.06.2007