Thursday, June 5, 2008

Gazeta LAZERATI Nr Dhjetor 2008

Fjala e hapjes së simpoziumit nga kryetari i shoqatës Islam Buci


Te dashur pjesmarës!
Sot jemi mbledhur për të festuar dy nga ngjarjet më të rëndësishme për komunitetin e Lazaratit; 100 vjetorin e mësimit të gjuhes shqipe në Lazarat dhe 70 vjetorin e ndërtimit të shkolles “ BABA REXHEPI ”. Për këto dy ngjarje të rëndësishme Shoqata Kulturore Atdhetare Lazërati në bashkëpunim me drejtotrinë e shkollës së bashkuar Lazarat dhe me komunën e Lazaratit organizon simpoziumin me temë “ 100 vjet Arsim Shqip në Lazarat ”. Populli shqiptar në historinë e tij mijra vjeçare për të mbijetuar i është dashur që të përdor pushkën por edhe penën si element i rëndësishëm për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin e tij kombëtar. Për këte patriotet e Rilindjes sonë kombëtare i kushtuan një rëndësi shumë të madhe mësimit të shkrimit të gjuhës sonë shqipe. Lufta e tyre u bë me intensive në shek.e 19 dhe fillimin e shek.20 ku rreziku ishte më i madh për vendin tonë.Edhe lazaratasit të etur për dije u perpoqën dhe së bashku me patriotët gjirokastrite të cilët hapën shkollën e parë shqipe në vitin 1908, dhe pas saj në nentor të po atij viti bënë të mundur që në shkollën turke të fshatit (meitep) të fillonte edhe mësimi i gjuhës së bukur shqipe.Kjo datë është shumë e rëndësishme për fshatin tonë sepse tregon që prindrit dhe gjyshrit tanë ishin ndër të parët që u perpoqen për mësimin e gjuhës shqipe.Një ngjarje tjetër e rëndësishme për Lazaratin është dhe ndërtimi me kontributin e tyre 70 vjet më pareëi shkollës “ BABA REXHEPI ”.Kjo shkollë që kemi edhe sot dhe që zëvendësoi shkollën e vogel turke me dy dhoma u bë vatër e rëndësishme e edukimit të qindra e mijra lazaratasve. Ne që tani jemi të thinjur kujtojmë dhe përulemi me respekt përpara atyre dhjetra mësueseve tanë ,disa prej të cilëve janë sot këtu midis nesh, të cilet na mbajtën dorën e na mësuan të shkruajmë gjuhën tonë të dashur shqipe.Ishte edhe mundi e pasioni i tyre që kjo shkollë ariti rezultate të shkëlqyera gjat ekzistencës së saj dhe sot nxënësit e kësaj shkolle punojnë në aktivitete teëndryshme në administratën shteterore dhe studjojnë neëshkolla brenda dhe jashtë vendit. Duke e përfunduar me lejoni të falenderoj të ftuarit tanë te nderuar : Zv.Ministrin e MASH Z.Halit Shamata, Prefektin e qarkut të Gjirokastrës Z.Spiro Ksera, N/kryetarin e qarkut Z.Maksi Guxo,Drejtorin e DRA Z.Vasil Muka,Rektorin e Universitetit “Eqrem Cabej” Z.Gëzim Sala dhe grupin e padagogëve te këtij Universiteti , ish drejtuesit dhe ish mësuesit e shkollës së Lazaratit ,ish nxënësit e kësaj shkolle dhe të gjithë te ftuarit e tjerë miq e dashamiras të Lazaratit.

Pwrshwndetje nga mwsues

Yzeir Poshi- Mësues në pension
-Lazarati mund të quhet edhe Manalat i tretë sepse është pothuaj ngjitur me Gjirokastrën. Kam punuar dhe kam dhënë mësim ne Lazarat nga viti 1968 deri në vitin 1974 duke dhënë lëndët e kimisë dhe biologjisë. Kisha nxënës shumë të mire ,teëtalentuar midis të cilëve mund të theksoj fëmijë nga fiset Krishtaj, Aliko, Pollo,Gjolleshi etj.. por nuk do ti përmend me emra pasi disa prej tyre nuk janë më. Me nxënësit e kësaj shkolle unë kam marë pjesë në konkurse sidomos për anatominë e krahasuar. Me këta fëmijeëne meritonim vendin e parë por shume herë nuk na i jepnin per arësye që dihen; unë e ndjeja këte por nuk mund të flisja për shkak të regjimit.Sot situata ëshë ndryshe dhe unë u bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe të rinjëve të Lazaratit që të mësojnë si nxënësit e mi të atëhershëm e kështu të ecin perpara…


Jani Zhako-mësues në pension
-Javën e kaluar me erdhi në shtepi në Dervician drejtori i shkollës se Lazaratit ,Saliu dhe më ftoi teë merja pjesë në këtë festë bashkë me ju. U ndjeva shumë i emocionuar dhe qava.Ne vitin 1957 erdha nga Mursia në Lazarat në klasen e katërt fillore.Këtu gjeta nxënës shumë të mirë emrat e 14 prej të cilëve i mbaj mend edhe sot duke filluar nga kardiologu Islam Buci, Brahim Difo,drejtorin Sali Rabi,Vajza e xha Velos,Raman Boci,Ylli Gerveshi,Haki Hallaci,Gafur Brahimi,Hateme Brahimi,Hito Brahimi, Kalo Kazma, Manxhare Gerveshi, e Haxhua e xha Kadriut-Haxho Kazma. Tre vitet e tjera shërbeva në klasën e parë me 42 nxënës dhe u mësova gjuhën e mëmës së tyre ,gjuhën e bukur shqipe.Më vonë shërbeva në fshatin tim Dervician ku edhe aty ju mësova fëmijve gjuhën e nënës time –gjuhën greke.Por nga Lazarati ruaj kujtime shumë të mira për nxënësit dhe për prindrit e tyre që na donin dhe na respektonin aq shumë, prandaj ndjehem shumë i emocionuar sot pas 50
vjetësh…I uroj shkollës së Lazaratit suksese edhe më të mëdha.


Dasho Gega-ish drejtor i shkollës
Unë ndjehem shumë i gëzuar dhe krenar që jam sot këtu se këtu vihen në pah ato vlera arsimdashëse të këtij komuniteti që në fakt kure nuk u çmua si duhet.Ndjehem krenar se në ato vite kur unë kam qënë drejtues i saj kjo shkollë pati rezultate të shkëloqyera si në mbarevajtjen e mësimit ashtu dhe në konkurset jashtë saj në rang kombëtar.Dua të flas për prinderit lazaratas që jo vetëm nuk na pengonin por na ndihmonin megjithëse në ndonjëherë i rëndonim fëmijët me punë edhe jashtë shkolle.Prinderit lazaratas pak ti respektoje shumë të donin.Kjo shkollë kishte nivel të lartë, kishtë fëmijë të talentuar si Abaz Aliko, Take Trako,Agron Mahmuti, Eduart Aliko, etj. Gjate qënies time si drejtues ishin reth 300 nxënës me mesatare të lartë por që shumë pak shkuan në shkollë të lartë. Nga këta une do te veçoja Abaz Alikon i cili ishte si një sfungjer që thithte çdo gjë.Gjatë karierës time si mësues Abazi mund të radhitet më i miri ndër 5 nxënës më të mirë që mund të kem pasur. Ai në konkursin kombetar me gjithë shkollat e Shqipërise zuri vendin e parë duke mos humbur asnjë pikë, e megjithate vitin e parë nuk ju dha e drejta për të shkuar në shkollë .Këta ishin nxënësit e Lazaratit për të cilët unë ruaj respekt të veçantë…


Roland Bejko-ish nxënës
Do ta nis ku e la fjalen profesor Dashua. Lazarati ka qënë i peresekutuar… Tani kemi realitet tjeter. Rrugët janë të hapura për djemtë e Lazaratit, por ne në Tirane jemi akome pak edhe pse Lazarati është i madh. Ajo që kemi nevojë sot është të mbështesim të mirët, talentet dhe në vend që të bëni shtëpi me tre kate investoni më shumë për kulturën ,peë dijen se kjo i shërben të ardhmes,të dërgojmë sa më shumë djem e vajza në shkollat më prestigjze në Europ e Amerik.Ne duhet të bindim shoqërine shqiptare me kulturën tonë që jemi ndryshe nga sa na gjykojnë. Uneë falenderoj Shoqatën Lazerati që ka bërë një punë shumë të mirë me temat që u referuan dhe të punojmë të gjithë së bashku për të ecur përpara me gjithë shoqërine shqiptare. Krijimi një lobingu të lazaratasve do ndihmonte për të zënë vendin e mrituar në shoqërinë shqiptare…

Dasho Aliko- ish nxënës ,kryetar i komunës
Doja të Falënderoja shoqatën Lazerati për kumtesat shumë të mira që u prezantuan për të njohur historinë e arsimit në Lazarat.Këto nuk janë të vetmet mbasi ne edhe në të ardhmen do të vazhdojmeë të organizojmë aktivitete për të njohur historinë e fshatit tonë.Lazarati ka dy shkolla ;-shkollën “ Baba Rexhepi” dhe shkollën “Muhamet Gjolleshi” . Që nga viti 2003 e deri tani për mirëmbajtjen e tyre janë investuar rreth 60 milion lekë të vjetra nga komuna. Unë gjithashtu nëpërmjet zv.Ministrit të Arsimit Z.Halit Shamata falënderoj Ministrine e Arsimit dhe Qeverinë për kontributin që kanë dhënë për shkollat e Lazaratit. Kështu ajo ka dhënë për ndërtimin e kopshtit 130 milione lekë të vjetra,për shkollën 9-vjeçara Kordhocë 300 milion lekë, për sistemimin e oborrit të shkolles 9- vjecare 70 milion lekë,për laboratorin e informatikës 25 milion lekë dhe sivjet do të bëhet dhe laboratori i bio-kimisë. I kërkoj z.zv ministër që te na mbështese në kërkesat tona për ndërtimin e një palestre si dhe fonde për rikonstruksionin dy shkollave ekzistuese.Duke përfunduar falënderoj gjithe pjesemarësit në këtë simpozium.

Gëzim Sala-Rektor i Universitetit “Eqrem Cabej”
-Unë dua të vë në dukje një aspekt të rendësishëm të ketij fshati me histori të madhe në krah të Gjirokastrës. Theksoj vlerat e të rinjëve të këtij komuniteti si studentë te Universitetit dhe si pedagogë të Universitetit “Eqrem Cabej”. Për afro 40 vjet histori të ketij universiteti për herë të parë ai ka një student me “Medalje të Artë” dhe ky është lazaratas e quhet Arben Gaba.Sivjet ky është pranuar pedagog pranë departamentit të gjuhës angleze.Jam i bindur se si mësimdhënës i ketij universiteti ai do të eci në gjurmët e pedagogëve të meparshëm lazaratas si Eduart Aliko, Abaz Aliko e Gëzim Basha të cilët sot nuk janë më pedagoge mbasi kanë kaluar në detyra të tjera të rëndesishme në administratën shteterore.Edhe një herë ju uroj suksese sepse të gjithë ne sot pamë nje faqe ndryshe të Lazaratit ,pamë Lazaratin e njerzëve të mirë , të ndershëm ,arsimdashës e patriot i ndryshëm nga ajo pamje që shpesh na serviret nga media ,thashethemet dhe zhurmat e kahëve të ndryshme …

Halit Shamata-Zv.Minister i MASH
Unë nuk di ndonjë fshat tjetër në historinë e arsimit botëror kur nje person paguan për 5 muaj pagën e mësueseve të shkollës pa menduar nëse do ti marë apo jo si ka vepruar bashefshatari juaj që u përmend këtu. Kështu që Lazarati i ngjan ndoshta atij Abaz Alikos që në të gjitha garat nuk ka humbur asnje pikë…Lazarati në të gjitha lëvizjet patriotike kulturore,arsimore e demokratike nuk ka humbur asnjë pikë dhe besoj që edhe në të ardhmen nuk do te humbasë asnjë pikeë Kjo është çështje e ndërgjegjes tuaj , e një fshati kaq të njohur në Shqiperi. Unë nuk mendoj sikurse parafolesit që ne sot jemi në një Lazarat ndryshe. Ne jemi sot në Lazaratin e vërtete,Lazarati i njerëzve me zemër të fortë , me kurajo qytetare por edhe me traditë civilizimi. Kjo është ajo që brezat e rinj në sallë dhe jashtë kësaj salle duhet të marrin menteshat e kësaj tradite dhe të ndërtojne të ardhmen e tyre…Arsimi në Lazarat ka mare investime dhe një nga arësyet kryesore ka qënë niveli i lartë i projekteve që ka paraqitur pushteti vendor.Qeveria ashtu si për gjithe Shqipërine edhe për Lazaratin do ti jape prioritet projekteve në fushen e arsimit. Ne do ti kushtojmë rëndësi sidomos ndërtimit të palestrës (si një pallat i vogël sporti) e cila do ti shërbeje jo vetëm shkollës por gjithë të rinjeve të Lazaratit… I uroj suksese akoma me të mëdha shkollës së Lazaratit dhe mireqenie e begati popullit të Lazaratit.


BEKTASHIZMI DHE ROLI I TIJ NE ZHVILLIMIN E ARSIMIT KOMBETAR NE SHQIPERINE JUGORE

Dr. Shyqyri Hysi
Universiteti “E. Çabej” Gjirokastër
3 dhjetor 2008

Besimi fetar bektashian është i lidhur me emrin e themeluesit të tij, Hynqar Haxhi Bektash Veliut. Haxhi Bektashi, lindi në Horasan në vitin 1249 dhe kur ishte 31 vjeç, në vitin 1280 ndërtoi teqenë e parë bektashiane atje ku edhe sot është teqeja e Haxhi Bektashit, e cila shërbeu si kryeqëndër e bektashizmit botëror deri në vitin 1925. Shumë shpejt ky besim i ri u përhap në gjithë Perandorinë Osmane, në Azinë Qëndrore dhe Ballkan.
Bektashizmi, zuri vend përkrah besimeve të tjera fetare edhe në Shqipëri. Faktorët e shtrirjes së këtij besimi në Shqipëri janë:
1) Ardhja në Shqipëri e misionerëve bektashian, Baba Kasëmi në rajonin e Korçës, i cili erdhi në vitin 1378, Baba Jemini, i cili erdhi në Vutrinë të Nasalishtës, Hysen Babai në Konicë. Në këtë kontekst përmendim veçanërisht Sari Salltikun, i cili njihet edhe me emrin Shën Spiridhonit. Meqënëse, dalja në publik me rrobat e klerikut bektashian, përbënte një rrezik serioz, Sari Salltiku për të plotësuar misionin e tij, qarkulloi në trevat tona i veshur me veladonin e prifti, për këtë shkak njihet edhe me emrin e Shën Spiridhonit. Për Sari Salltikun egzistojnë disa legjenda, të cilat më mirë se kudo gjekë, i gjen midis pleqëve të Lazaratit. Të tilla janë:
Kalimi i ngushticës së Korfuzit me harkanë e tij; “Në detë e shtroi harkanë – thote kënga - Në Korfuz doli i gjallë:” Shërimi i disa njerëzve, të cilët kishin vuajtur për një kohë të gjatë nga sëmundje të ndryshme: Kalimi nga një mal në tjetrin etj.
Mendoj se gjurmët e këtij shenjtori, janë edhe në Lazarat në Selgjiken përmbi fshat, se bashku me Resën dhe Mërzimin. Sel, do të thotë fatthenës, kështu quheshin sherbëtorët e Dodonës. Gjike, sepse në atë periudhë ky vend i takonte fisit të gjike që e strehoi shenjtorin(Selgjike = sel +gjike).
2) Faktori i dytë, i cili ndikoi ndjeshëm në përhapjen e bektashizmit ndër shqiptarë, ishte faktori jeniçer. Me repartet e jeniçerve u lidh besimi bekytashian, për ta dëshmuar publikisht këtë, ushtarët jeniçerë mbanin në uniformën e tyre një shenjë të shenjtorit në kapele, mëngën e Haxhi Bektashit.
3) Natyra liberale i besimit bektashian, krahësimisht me besimin mysliman që ofronte pushtimi osman i Shqipërisë, ishte i përshtatshëm për karakterin separatist e krenar të shqiptarit.
4) Luani i Janinës, Ali Pash Tepelena, ishte një ndihmes e veçantë për ngritjen e institucioneve fetare bektashiane dhe përhapjen e këtij besimi.
5) Bektashizmi nuk ishte një besim fetar zyrtar perandorak, madje nga vitit 1826, ai u bë haptas një besim martir dhe opozitar. Klerikët bektashian u lidhën me çështjen kombëtare shqiptare dhe u bënë më të besueshëm në popull. Karakterin kombëtar të bektashizmit dhe bektashinjve e kanë evidentuar disa studiues vendas e të huaj, midis të cilëve përmendim: Hasluck Brige, Grifanova, Klejer, Jaqëes, Delaroka, Kordha, K. Frashëri, Agolli, Meta, Zeqo, Hysi, Delvina, Butka, Spahiu, Myderizi etj.
Përsa i përket kohes së shtrirjes studiuesit dallojnë tre perioda:
a) Perioda e vjetër, e cila fillon në shek. XIV dhe përfundon me ngritjen e teqesë në Fushë Krujë (shek. XVIII).
b) Nga shek. XVIII deri në vitin 1929(Kongresi III bektashian, i cili vendosi Kryegjyshatën Botërore në Tiranë.
c) Nga ligjërimi i komunitetit bektashian(1930) deri në ditët tona.
Baballarët bektashian rreshtohen me nderim midis pionerëve të arsimit në trevën e Gjirokastrës ata janë; Koto Hoxhi, Pandeli e Koço Sotiri, Sami Dalipi, Baba Ahmet Koshtani, Baba Ahmet Turani, Baba Ali Gega, Baba Sali Matohasanoj, Bajo Topulli,Urani Rumbo, Avni Rustemi, Ilia Dilo Sheperi, Thoma Papapano, Nane Panajoti, Theodhor Panajoti Meksi, Shefki Kallajxhiu, Vangjel zhapa, Andrea Konomi etj.
Zhvillimi i arsimit dhe shkrimi shqip, në gjysmë e dytë të shrek. XIX dhe fillim të shek. XX, kishte mbështetjen edhe të klerikëve bektashian të trevës së Gjirokastrës. Në përgjithësi teqet bektashiane ishin qendra për kultivimin e gjuhës shqipe, megjithëse fillimisht me germa arabe. Studjuesi, Stavro Skëndi në veprën e tij; “Zgjimi kombëtar i shqiptarëve”, shkruan; “Bektashinjtë ishin gjithashtu për futjen kontrabandë dhe shpërndarjen e librave në Shqipëri, kafazë të urdhërit bektashi të punësuar në konsullatat e huaja siguronin botime të ndaluara që u dërgoheshin atyre nga jashtë vendit nën mbulesën e paprekshmëris së konsullatave”. Abetaret dhe librat shqip që botoheshin në Bukuresht, Kostancë e Stamboll dërgoheshin në Tripoli dhe prej andej në Vlorë, nga Vlora në Matohasanaj të Tepelenës tek Baba Saliu që e kishte ngritur këtë linjë. Prej andej; një pjesë dërgoheshin në linjën, Koshtan – Frashër – Melçan - Tetovë dhe të tjerat në drejtimin jugor Teqe e Zallit – Melan – Voshtinë – Janinë.
Baballarët e teqeve të Gjirokastrës, ( Zallit, Melanit, Hajdërie dhe teqesë së Mesit), Baba Zenel Gjoksi, Baba Hajdari i Kardhiqit, Baba Ali Elbasani, paguan njerëz dhe sollën nga Bukureshti abetaret e gjuhës shqipe, veprimtari për të cilën sikurse shkruan edhe studjuesja ruse Ana Grifanova edhe u burgosën në Janinë në vitin 1905. Për të mbrojtur klerikët bektashian, lazaratasit bllokuan rrugën që lidhte Gjirokastrën me Janinën. Raportet e konsujve nga Janina në vjeshtën e vitit 1905, njoftonin për këtë protest, kancelarite evropiane. Baba Ahmet Turani ndërtoi me fondet e teqesë, në fshatim Kardhiq të Gjirokastrës, një shkollë të re.Lazarati dhe lazaratasit kanë filluar qysh në fund të shek. XIX të mësonin shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Baba Ali Gega i Teqesë së Zallit, ishte kleriku i pari që investoi në këte drejtim.
Në mbrojtje të alfabetit latin miratuar prej Kongresit të Manastirit 1908, dolën hapur klerikët bektashian të cilët kishin edhe mbështetjen e patriotëve gjirokastrit. Gjatë ditëve të zhvillimit të Kongresit të Manastirit(14 – 22 nëntor 1908), klerikët bektashian dhe antarët e klubit “Drita”, në Gjirokastër organizuan një miting në sheshin e qytetit, në të cilin foli edhe Baba Selimi dhe iu dërguan një telegram përgjithë deputetët shqiptar në parlamentin turk, në të cilin theksonin se; “Gjirokastra mbështeste alfabetin latin”. Në vitin 1910, klerikët bektashian nxitën atdhetaret dhe popullin e Gjirokastrës, për të mos pranuar idenë e një alfabeti shqip me germa arabe, i cili duhej të përdorej në shkollat shqipe të trevës së Gjirokastrës e më gjerë. “Pas Korçës - shkruan Stavro Skëndi - pasoi Gjirokastra. Nga 20 shkurti gjer më 5 mars 1910, u zhvillua atje(në Gjirokastër Sh Hysi) një mbledhje e drejtuar nga ulematë me parësinë. Ata deklaruan se alfabeti latin nuk i bënte dëm as fesë as politikës, dhe se ata qenë të vendosur ta mbronin”. Mbështetja pa rezerva dhe me bindje se ky veprim i evidentonte shqiptarët prej fqinjëve lakmitar, që klerikët bektashian i bënë alfabetit latin garantoi ardhmërinë e tij. Kontributi i klerikëve bektashian në fushën e arsimit kombetar ishte edhe në të holla. Shemsho Hajro, sekretari i klubit atdhetaro – kulturor “Drita” kujton: “Baba Selimi dha një shumë të konsiderueshme të hollash për ngritjen e shkollës Liria” në Gjirokastër.
Gjirokastra është një nga të parët treva, që luftoi për të përhapur shkrimin shqip ende pa u çelur shkollat shqipe(1908 - 1910). Së bashku me përkrahjen e çetave patriotike të Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos dhe çetave të Kurveleshit e Labërisë, Gjirokastra krijoi klimën e ngrohtë për manushaqet e gjuhës shqipe. Përpjekjet për arsim kombëtar i kushtuan Gjirokastrës me dhjetra djemë të burgosur, internuar e të hlmuar, nga armiqtë e gjuhës shqipe, midis tyre disa myhyb të teqeve bektashiane si Kadri Gjata(Kumbaro) nga Libohova etj.
Klerikët bektashian të Gjirokastrës dhe të Prefekturës së sotme, janë gjithashtu nga mirëbërsit më të spikatur të arsimit, ndër të cilët përmenden me nderim: Baba Kamber Sadiku, Baba Hysen Kardhiqi, Baba Ahmet Turani, Baba Aliu, Baba Selimi i Teqesë së Zallit etj. Klerikët bektashian të ndjekur prej zjarit që ndezi ushtria greke në Luftën e Parë Balkanike lanë institucionet e djegura bektashiane dhe mërguan jashtë atdheut, por edhe atje dhan gjithë pasurinë dhe hartuan projekte për zhvillimin e arsimit kombëtar. Ja si shkruan apostulli i shqiptarizmës, Mid’hat Frashëri për baban e teqes së Kiçokut: “Kur isha i internuar në Rumani në Zall të Prutit, pata ngushëllimin e pikëlluar të kem një shok në fatkeqësi, Baba Kamberin e Kiçokut, qe një njeri i urtë, si gjithë bektashitë, plak i fortë, afro 80 vjeç, plotë projekte dhe shpresë, shumica e të cilave ishin për arsimin”. Le të shpresojmë se; dritë e diturisë qe shpëtoi Shqipërinë prej thonjëve të asimilimit në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX edhe sot, përpara do na shpjerë.



Tema: Roli dhe kontributi i shkollës në komunitetin lazaratas e më gjerë.

Hapja e shkollës së parë shqipe në Lazarat ishte evenimenti më i rëndësishëm në jetën e këtij komuniteti,ishe rilindje e ringjallje,rruga e vetme që të çon drejt qytetërimit dhe emancipimit. Në këtë përvjetor të lartësuar në vijme përmes sakrificash e pengesash të panumerta nga rregjimet obskurantiste ëcilat nuk lejonin që populli të mësonte,të kulturohej e të zhvillohej me gjuhën e vet. Hapja e shkollës është rezultat i kërkesave dhe perpjekjeve të vazhdueshme të komunitetit lazaratas,i cili e ndjente si nevojë urgjente shkollimin e fëmijëve të tyre. Përpara hapjes zyrtare të shkollës institucionet fetare shërbyen si qendra të përhapjes e propagandimit të mësimit shqip. Klerikët fetarë krahas detyrave të tyre u bënë promotorë të rilindjes intelektuale duke punuar me moton”Pa gjuhë nuk ka atdhe dhe pa atdhe nuk ka fe”.që në fillimet e saj do të binte në sy dëshira dhe vullneti për të vazhduar shkollën shume nxënës. Disa prej të cilëve si Brahim Brahimi, Iliaz Bobaj, Ago Rabi bashkë me shumë patriotë të tjerë do të shkëlqenin në gjerdanin e artë të krenarisë kombëtare përtej Atlantikut. Iliaz Bobi do të ngelet një figurë e spikatur e lëvizjes patriotike në gjirin e shoqërise”Vatra”krahas Fan Nolit, Sotir Pecit, M.Gramenos,Sevasti e Parashqevi Qiriazit. Iliaz Bobaj,ky intelektual elegant do te vihej shpejt në qendër të luftës në shërbim të mëmëdheut si publicist,mësues dhe veprimtar shoqëror. Idete dhe mendimet progresiste të Iliazit do të pasqyroheshin në revistat e kohës “Përparimi” dhe “Emigranti”. Më 1917 militoi si oficer i ushtrisë amerikane ku spikat karakteri ë nje burri shumedimensionalësh. Ago Rabi një figurë tjeter e spikatur lazaratase. Anëtar i shoqërise “Vatra”, gazetar i gazetës “Dielli”,njeriu që në themel të punës së tij shpalosi gjithë figurën intelektuale,kulmi i të cilës është firmosja e promemorjes drejtuar presidentit të Amerikes Willson ku kërkon në emër të partive politike shqiptare (bashkëfirmetare me Kristo Dakon ,Rexhep Demi Filatin dhe Ago Rakip Lazarati ) që Willson të përfaqsojë Shqiperinë në Konferencën e Paqes për mbrojtjen e tërësisë së saj territoriale . Brahim Brahimi, anëtar dhe drejtues në shoqerinë “Vatra”, veprimtar i shquar shoqeror,luftëtar i çështjes kombëtare. Në gjurmët e këtyre intelektualeve e petriotëve të shquar do te ecnin të tjerë djem lazaratas. Gjimnazi “Asim Zeneli”ë ka te memorizuar emrat e Sadik Bocit e të Muhedin Krishtit,ku i pari S.Boci do të shkonte për studime e më von atashe ushtarak në B.S (veçedetyrave të larta që mbajti në pushtetin e kohës) ; kurse Muhedini,Ismail Gaba e Hetem Aliko do të ishin studentët e parë që do të kapercenin Adriatikun e do të studionin në universitetin e Barit,në Itali. Edhe sot edhe pse s’jetojnë më,mbahen mend për aftesitë e tyre intelektuale,shkallën e lartë të kulturës,konceptin perëndimor të jetës. Ata nuk u lejuan të jepnin ç’kishin mësuar për shkaqe që dihen. Ne vitet 30-40 do të binte në sy karakteri inteligjent i studentit të shkelqyer të Harri Fullc-it, inxhinierit pasionant M.Gjolleshi projektuesit të shkollës “Baba Rexhepi” dhe shume veprave të tjera nëpër Shqipëri. Po kështu Hysni Pollo nxënës shëmbullor i shkollës tregëtare në Vlorë,i cili për rezultate të larta mori bursë shtesë kualifikimi për në Itali. Duke ndjerë rrezikun komunist u përfshi në forcat e djathta duke marë edhe gradën komisar,ku u shqua për forcën e fjalës,sjelljen korrekte,humanizmin dhe vizionin për të ardhmen. Në vitet e mëvonshme do të shquheshin edhe Isuf Bobi, Bilush e Bilal Nuri,Mufit Brahimi,të cilët kudo që kanë punuar e jetuar kanë rrezatuar kulturë e nivel të lartë profesional,kanë lnë gjurmë tek bashkëpuntoret e tyre duke i dhënë një emër të nderuar Lazaratit. Pas vendosjes se rregjimit komunist për femijët lazaratas lufta e klasave do të ishte e pamëshirshme.
Edhe pse nga viti në vit numri i nxënësve të talentuar rritej ishin të rrallë ata që mund të kalonin barierën absurde të biografisë ,e cila kur ishte fjala për femijtë lazaratas shikohej me lup. Do të mbeten të paharruara fjalet e Reit Gabës që vuajti si ai kalvaret e diktaturës në burgje e internime,dhënë në një intervisteë në gazetën “Lazerati” se të vetmin merak e peng ka djalin e tij të talentuar Balilin,të cilit nuk ë dhanë as shkollë të mesme. Si Balili u privuan nga e drejta e shkollimit dhjetra e dhjetra të tjerë që sot do të ishin një pasuri e madhe intelektuale,nder e dobi kombëtare. Shume ëndra u këputën e mbetën përgjysëm, u venitën fushave të Gjirokastrës e maleve të Dropullit. Pavaresisht nga kjo ne besojmë në ringjalljen tonë. Ne vleresojmë e nderojmë sot të gjithë ata nxënës e nxënëse që ishin krenari e shkollës në vite që mbeten shëmbuj e pikë referimi për të gjithë brezat si Enver Mahmuti,Hasan Kazma,Selman Brahimi,Turabi Brahimi,Shyqe Skëndi,Ajet Mahmuti,Haxhi Gaba,Shpresa Brahimi e dhjetra e dhjetra të tjerë të cilët do të rruhen gjatë në memorien tonë kolektive. Gjate viteve 55-90,230 nxënës lazaratas kan mbaruar shkollën me rezultate të shkëlqyera, sikur gjysma e tyre të kishte vazhduar shkollën e lartë ne do te ishim në të tjera lartësi e do të kishim të tjera synime. Sot në diten e përkujtimit të shkolles së parë shqipe, përulemi me respekt përpara gjithë mësuesve tanë që dhanë gjithcka për të mësuar dhe edukuar fëmijet lazaratas,disa prej te cilëve kemi nderin t’i kemi sot midis nesh. Në vitet 60-70 nje brez tjetër të shkolluarish do të plotësonin bindshëm kurorën e inteligjencës lazaratase. Mjeket Hodo Çelo e Islam Buci shume shpejt me aftësitë e tyre profesionale dhe kulturën e gjerë në fushën e mjekesise dhe menazhimit duke u specializuar në fushen e kardiologjisë dhe të endrokrinologjisë do të bëheshin shefa të pavioneve përkatëse,Hodua edhe drejtor spitali , me punen dhe shembullin e tyre brenda e jashtë rrethit dhanë mesazhin e qartë të maturisë intelektuale duke përçuar vlerat më të mira të karakterit lazaratas. Në vitet e mëvonshme shkolla e Lazaratit mori fizionominë e një institucioni të përparuar ku me punën e mësuesve të apasionuar, nxenesit cilesor u shumëfishuan dhe kërkesat për shkollë erdhën gjithnjë në rritje. Edhe pse veshtirësite ekonomike ishin të shumta, shumë djem e vajza vazhduan shkollën e mesme në Gjirokaster,Libohove,Dervican,Delvine,Tirane etj. Një brez i tërë mësuesish si Njazi Mahmuti,Arif Ahmeti,Sherif Krishti,Beqo Mamo,Sali Rabi,Muharrem Pollo,Fatmir Bilbili,Hito Brahim,Sadedin Gerveshi,Hava Brahimi,Bukurie Boci,Saliko Brahimi,Zija Basha,Memo Buci etj i dhanë shtytje përpara punës pedagogjike-shkencore në shkollë dukë ecur në gjurmet e mësuesve të tyre të nderuar. Shume prej tyre punuan jashte fshatit e jashte rrethit si Fatmir Bilbili në Shtëpëz, M. Pollo në Golem,Muzafer Aliko në Suhe, Balil Gjini në Berat,Astrit Proko në Skrapar,Sadedin Gerveshi në Berat,Sadik Gaba e Vahit Brahimi në Tepelene etj,ku secili veç e veç e të gjithë bashkë kanë fituar respektin e mirënjohjen e të gjithë atyre me të cilët kanë punuar. Nuk ka vend të republikes ku nuk ka shkelur këmba e intelektualit lazaratas ,nuk ka vesh të mos ketë dëgjuar fjalë të mira për ta e nuk ka gojë që të mos ketë folur me respekt . Që nga Kukësi i Halil Hallacit,Kruja e Islam Bucit,Berati i Balil Gjinit apo Skrapari i Astrit Prokos vijnë mesazhe respekti ,mirenjohje e malli.Që nga Amerika e largët do të vinte në Mikrofonin e Alfons Gurashit tek Radio Tirana fryma e ngrohtë e Balil Gjinit nëpërmjet zërit të një gruaje nga Rehova e Beratit, ish nxënse e tij e klasës parë:dëshiroj të përshëndes mësuesin tim Balil Gjini nga Lazarati icili me fjalën na ngrohte zemrën ,kurse me frymën na ngrohte duart.
Në tërësine e punës së vetë shkolla ndikoi bindshem në emancipimin dhe zhvillimin kulturor të komunitetit,ne koncepte të reja për jetën,në përmbysjen e mentaliteteve të vjetra dhe formesimin e një shoqërie progresiste ku arsimi u ndje si nje nevojë kryesore pa te cilin nuk mund të ecje përpara.Sot 80% e prindërve të nxënësve të sistemit parauniversitar janë me shkollë të mesme.Ky eshte një start i garantuar që do ta shtyjë përpara dhe s’do ta shuaj etjen tonë për dije. Shkollat e mesme profesionale si veterineri,gjeologji,bujqësore,ndërtimi,mekanike etj kanë qënë synimi kryesor i të rinjve tanë. Shëmbullin e Mahmut Alikos,që edhe pse nuk e kishte shkollën e lartë,me kurset e specializimet që kishte kryer ishte bër specialist i pakundërshtueshëm dhe shpesh konsulent i domosdodhëm i kolegëve të tij,e të Ali Llagaturës i cili për disa vjet rresht punoi si kryeveteriner i rrethit të Fierit,Lame Hallacit, Brahim Kazmes,Memo Kazmës, do ta pasonin veterinerët e lartë Halim Aliko, Limoz Gjolleshi e Bahir Basha dhe zooteknikët Islam Buzheri e Shqiponja Mahmuti. Pas Isuf Bobaj e Bilush Nurit,të cilët merituan e justifikuan detyra të larta në ushtri në gjurmët e tyre ecën Sehit e Saliko Mamo,Take e Bezhan Trako,Agron Gaba dhe Fatri Brahimi etj. . Shembullin e Bilal Nurit teknikut gjeolog ,i cili u shqua për korrrektesi e profesionalizëm të lartë,Halil Hallaçi do të linte emër në hartën gjeologjike shqiptare,duke kryer detyra të rëndësishme shteterore. Në këtë fushë do të vazhdonte studimet edhe Rapo Gjini,i cili në të gjitha ciklet e shkollimit të tij ka njohur vetëm vleresimin “shkelqyeshëm”.Kurse Dashamir Derxho,Paqesor Aliko,Rita Nuri bashkë me Alket Hallaçin e Esat Rabin do te ishin kuadrot e të vetmes shkollë kombetare Gjeologji-Miniera,ku për 10vjet rresht ka qënë n/drejtor i saj Pertef Gaba që ashtu si Gafur Brahimi i cili i dha emër e famë kombëtare bujqesores së Delvinës. Në fushën e mjekesisë do te diplomoheshin mjeku Xhelo Brahimi,Trim Bilbili,Bledi Çelo e stomatologu Nimet Skendi si dhe infermieret-mami Merquze Krishti,Sirma Bejko,Fatime Gerveshi. Harta e profesioneve është e gjerë. Në fushën e ndërtimit spikat tekniku i mesëm Rami Bejko,i cili nga kjo shkollë si një nga nxenesit më të dalluar të Shqipërise do të dekorohej përpara udheheqjes së asaj kohe. Me punën e tij meritoi detyra të rëndësishme në veprat nacionale si Laç,Elbasan,Bulqizë etj.Një nderim i veçante u shkon në këtë përvjetor bijve lazaratas Eduart Aliko,Abaz Aliko,Halil Hallaci,Hodo Cela që me titujt dhe gradat shkencore që kanë fituar janë,poashtu Beqo Mamo si përkthyes i një gjuhe të veçant(kinesçe),Dezdemona Gaba juriste nw parlamentin shqiptar, duke bërë përçues të denjë të dijeve shkencore në fushat që përfaqesojnë duke u bere shëmbull i qarti i rrugës nga duhet të kalojmë e synimeve që duhet të arrijmë. Pas viteve 90 e sidomos në 5-vjeçarin e fundit tendenca është për shkolla e specialitete elitare,kështu djemtë dhe vajzat tona guxojnë në informatikë,arkitekturë,mjekesi,ekonomi,inxhinieri-elektrike,inxhinieri-ndertimi,stomatologji krahas juridikut,degëve të mësuesisë apo gjuhëve të huaja. Kapacitetet janë për të arritur në majat e dijes me shpresë që të ndiqet shembulli i Arben Gabes,ë cili mbaroi me medalje ari dhe sot është pedagog në Universitetin “E.Cabej”,Roland Bejkos dhe gëzim Basha ish pedagog i Universitetit E.Çabej. Duhet të krijojmë edhe ne një ishull lazaratas me performancë intelektuale në mes të Tiranës që kur të trokasim në dyert e institucioneve të larta shtetërore apo private,të gjejmë brenda djemtë,vajzat,nipërit e mbesat tona. Brezi i ri e ka shëmbullin që duhet të ndjekim. Berthama është krijuar,Halili,Abazi,Gafuri janë pjesa e elitës intelektuale kombëtare në institucione të rëndësishme shtetërore,pas i ndjek Gentian Gaba,specialist i lartë i informatikës në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë,Petrit Pollo inxhinier ndërtimi në Aluizëm,. Ne më të moshuarit bëmë të pamundurën për të zënë një vend të merituar në piramidën e inteligjencës shqiptare por gjithnjë ishim të paragjykuar e të përjashtuar. U takon pasardhësve tanë që të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat qeë në pervjetore të tjerë këtu tek shkolla -meme të vijnë e te përulen profesore,doktore,akademikë,politikanë e deputetë. Ne përshëndesim e inkurajojmë djemtë e vajzat tona që kanë mbaruar apo vazhdojnë shkollat në vende të ndryshme në Greqi,Kanada,Amerikë,Gjermani,Itali etj si Lulëzim Gërveshi,Diana Hallaçi,Elona Çelo,Sopot Gjini,Omers Bejko , Muhedin Krishti,Redjan Basha etj. Verejme që kemi akoma fusha pak të shkelura si në deget e artit e botes së sportit dhe krijimtarisë letrare,kështu kontributi i poeteve Iliaz Bobi e Balil Gjini me gjithe vlerat e krijimtarisë së tyre, të pasohen nga talentet letrare të shume nxënësve të cilët duhet të guxojnë për të daleë me vëllime poetike. Nga natyra lazaratasi ka një ndjesi të hollë,ne kemi sot mjeshtra të punës në dru ,allçi e gurë si Hasan Bejko,Xhemali Boci, Teki Dalani,Drini Difo,Loni Toti,Emin Bejko etj,por edhe këngëtar me të ardhme si Muhamet Brahimi,apo teërinj që ndjekin stërvitjet në futboll si Klodian Brahimi,Kadri Kazma,Ergest Skëndi etj. Le të shpresojmë që dhjetra fëmijë që vazhdojnë kurse informatike apo gjuhe të huaja etj,nesër do ti mbulojnë edhe keto fusha. Sado lart të ngjitemi syte le ti kthejmë pas tek kjo shkolle e cila është shtëpia jonë e përbashkët,që ruan brenda saj zërat,ëndrat,dëshirat dhe emocionet e secilit prej nesh. Ne besojmë se kjo çerdhe e mesimit dhe edukimit do të rije gjithnjë zgjuar duke pritur e përcjellë breza të tjerë të rinjsh e të rejash,që me kontributin e tyre që do të japin në tërë fushat e veprimtarisë ekonomiko-shoqerore,do ti risin asaj nderin,lavdine dhe krenarinë.

PERGATITI
Pertef Gaba
Njazi Mahmuti



NJE QIND VJET ARSIM SHQIP NE LAZARAT

Sot është një ndër ditët më të ndritura në historinë e Lazaratit, ditë në të cilën ne nderojmë dhe përulemi para atyre burrave që me përpjekjet e tyre bënë që Lazarati të ishte ndër te parët së bashku me qytetin e Gjirokastrës dhe Libohovës në mësimin dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Lufta dhe përpjekjet e Lazaratasve për arsim , dije dhe dituri kanë qënë të jashtzakonshme . Duke ju referuar fakteve gojore dhe të shkruara konstatojmë se Lazaratasit kanë qënë arsimdashës pamvarsisht kushteve të veshtira dhe reprezaljeve të rregjimeve të kohës ; duke shfrytezuar të gjitha mundësite dhe rrethanat
Sot është në këmbë por me rezik shëmbje KULLA e BOCE , me vlera të jashtzakonshme nga ana arkitekturore por edhe nga ana historike sepse kjo kullë ka shërbyer si shkolla me e vjetër e fshatit ; mendohet të ketë qënë shkollë para viteve 1734 . Ka mbetur gojë me gojë që kjo kullë ka qënë shkollë. Ne favor të këtij fakti flet kënga Lazaratase .

Moj kulla qereç bina
Ty fshati bërë të ka
Fshati mynasip e gjen
Të të bëjë mejtep për djem

(mejtep – turqisht shkollë )
Ka dhe gojdhana e vjersha që tregojnë se në këtë shkollë mësohej shqip me shkronja latine . Një moter i shkruan së motrës në Kalabri ku kishte emigruar nga Lazarati e kishte shkuar tek arbereshët , ku tregon islamizimin e fshatit :
Te marsha të keqen
Tu bëfsha kurban
Na hoqën pashkën
Na prunë bajram
Na hoqën të diel
Na prunë te xhuman.

Në shekullin e XVIII – XIX qeveria Turke ushtroi një presion të madh për mos përhapjen e gjuhës shqipe ;keshtu më 31 Maj 1779 Sulltan Abdyl Hamiti i II-të nxori ligjin në të cilin merej në mbrojtje nga ana e Turqisë kultura dhe gjuha Greke dhe se duhej luftuar gjuha shqipe , fëmijët e myslimanëve duhej të shkonin në shkollën e xhamisë ku mësohej turqisht, ndërsa fëmijët e të krishterë duhej të mesonin greqisht .
Në këto rethana të krijuara patriotet shqiptar të rilindjes kombëtare që organizuan ‘’Lidhjen e Prizerenit ,u përpoqën dhe brenda një kohe të shkurtër botuan 4 gramatika me alfabete të ndryshme për mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe . Duke pare këtë realitet kisha Greke leshonte mallkime mbi gjuhën Shqipe , ndërsa qeveria turke ndalonte që në dogana të futeshin libra Shqip .
Të ndodhur para këtij fakti dhe dëshira që kishin për të mësuar disa djem nga Lazarati si Vahit Hiri , Lato Koli , Ali Aliko , Hamit Derxho , Ago Rabi , Hasan Jupi etj. shkuan në Dervician për të mësuar .
Por lufta e shqiptarve për arsim e dituri vazhdonte . Vatra të rëndësishme të përhapjes së gjuhës shqipe u bënë Teqetë Bektashiane në jugun e Shqiperisë . Në këtë kuadër edhe Teqeja e Zallit si një ndër teqetë më të medha në Jug të Shqipërise u bë vatra ku mësohej dhe përhapej gjuha Shqipe. Nga të dhënat e mara nga pleqtë dhe gjyshrit tanë konstatohet se një pjesë e Lazaratasve dinin të shkruanin në gjuhën shqipe para Kongresit të Manastirit.
Një gurë varri i gjetur në Lazarat në vitin 1973 që i përkiste dajkos së Zeqo Jupit mbante mbishkrimin në Tturqisht dhe shqip “”këtu është varosur Mirteza Qirko Varfaj vdekur në 1902 ,, .
Duke parë rolin e Teqese së Zallit në perhapjen e gjuhës Shqipe xhandarmeria Turke e Janines në vitin 1904 organizon bastisjen e teqesë por Sekretari i Prefektures Nexhip Aliu që kishte marë vesh për këtë operacion që do te organizohej, njoftoi në teqe fshehurazi dhe kjo e fundit natën i largoi librat dhe i strehoi në Lazarat ; kështu që Lazarati u bë jo vetëm strehues i librave shqip por edhe mbrojtes i tyre .
Nga të dhënat gojore të marë nga pleqtë e fshatit si Ali Aliko etj, tregojne se çeta e Çerçiz Topullit në vitin 1905 është strehuar për 15 ditë ne stanin e Alike dhe Bejke në Sopot . Mihal Grameno pjestar i kësaj çete gjatë kësaj kohe j’u ka mësuar djemve të Lazaratit gërmat e gjuhës Shqipe me abetaren e Stambollit si dhe u ka lënë disa libra midis tyre Qerbelanë e Naimit .
Në Korik të vitit 1908 qeveria e Xhon Turke shpalli lejimin e hapjes së shkollës shqipe Po në këtë vit, patriotet Gjirokastrit që hapën shkollen Drita ,, ; me kërkesën e burave të Lazaratit dërguan në Lazarat mësuesin atdhetar Asaf Voshtina i cili nxënësve që mesonin turqisht në mejtepin e fshatit , tani filloi tu mësonte shqip sidomos mbasdite . Ky mësues flinte në një dhomë të xhamisë ku fshatarët e mbanin me veshje dhe ushqime duke e bërë me radhë sipas familjeve . Në këtë shkollë që ka filluar në Nentor 1908 kanë mësuar të shkruajnë shqip disa nga bashkfshatarët tanë si Çelo Gjolleshi , Mestan Koçiu , Ali Mahmuti , Serjan Ahmeti , Riza Skëndi etj .
E tmeruar nga përhapja që mori mësimi shqip në te gjitha trevat Sqiptare qeveria Turke në vitin 1909 nxori Fermanin në të cilin ndalonte zhvillimin e mësimit të gjuhës shqipe në të gjithë teritorin e Shqiperise ; megjithkëtë në Lazarat vazhdoi të mësohej shqip në menyre të fshehtë gjer në Marsin e vitit 1913 kur Gjirokastra u pushtua nga forcat Greke . Prej vitit 1913 gjer në vitin 1915 forcat greke nuk lejuanmësimin e gjuhes Shqipe .
Në Tetor 1915 me largimin e forcave Greke, patriotet Shqiptar dhe pleqësia e Lazaratit rihapën shkollën e fshatit tani e tëra në gjuhën shqipe duke bërë dhe një orë italisht me mësues Tahir Bozgo nga Gjirokastra dhe mësues të italishtes arbereshin Sinjor Tozeli ku për të shkruar përdornin pllakat e grafitit dhe në fillim të vitit 1916 erdhën librat dhe fletoret e para për fëmijët . Po në vitin 1916 filluan të vinin edhe vajza në shkollë . Vetë ato me gojën e tyre tregonin për shoqet e klasës si Rasie Birbili , Mamude Krishti , Barie Gerveshi , Rabi Ahmeti , Lale Buzheri , Tajbe Derxho , Salo Gjini etj. , ndërsa nga djemte ishin Kasem Buzheri , Tafil Meci , Bexho Meci etj . ku mësohej matematikë , shkrim e folklore .
Kjo shkollë fillestare në gjuhën shqipe edhe me ikjen e Italianëve vazhdoi të funksiononte por jo rregullisht për arsye financiare dhe mungese mësuesi . Në vitin 1920 me bërjen e kongresit të Lushnjës dhe qeverisë Shqiptare shkolla filloi të normalizohej gradualisht . Po në këtë vit shkolla fillore e Lazaratit nisi në shkollën qytetëse të Gjirokastrës dhe nxënësit e parë janë : Muhedin Kreishti , Levzat Buci , Ismail Gaba , Rustem Skenderi, Sadik Boci, Kalem Derxho, Muhamet Gjolleshi , Velit Basha etj. shumë prej ketyre vazhduan edhe liceun po në Gjirokastër .
Në fillim te viteve 1930 – 40 numri i nxënesve u rit shumë dhe dy klasat e mejtepit nuk mund të përballonin dot , prandaj u bë domosdoshmeri ndërtimi i shkollës ‘’Baba Rexhepi ,, .
Nga dokumentat e gjetura në Arkivin e Shtetit gjer në vitin 1940 kanë punuar si mësues në Lazarat Z. Tahir Bozgo , Servet Zazo , Ahmet Idrizi , Mihal Peshkëzia , Eqerem Kallfa , Haki Kalo , Mufit e Fotini Jupi kontributin e të cilëve për arsimin shqip në Lazarat kujtohen me nderim e respekt nga të gjithë .
Me pushtimin fashist si dhe luftës Italo – Greke bëri që në Tetor 1940 shkolla ndërpreu aktivitetin dhe filloi përsëri në prill të vitit 1941 . Është për tu përmendur një fakt sa i guximshëm edhe patriotic ku në Tetor 1942 nxënësit e shkollës djem dhe vajza si Turabi Basha , Skendo Skendi , Paqyze Gjolleshi Fato Gaba , Hava Krishti , Maliq Basha etj. hoqën nga ballkoni dhe e grisën flamurin Italian fshehurazi sipas porosisë së dhënë nga mësuesi atdhetar Ahmet Idrizi dhe kënduan kengen : ‘’ O flamur të mbuloi zia , që kur erdhi Italia . Shumë ish nxënës të mësues Ahmet Idrizit kujtojnë me dhimbje fatin e tij tragjik kur dora komuniste e pushkaton mu para shtëpise së tij më 1943 . Ky martir i shërbeu shkollës kombëtare për 28 vjet .
Me pushtimin gjerman 1943 vazhdimi normal i shkollës bëhet i pa sigurt gjer në prill 1945 ku shkolla e fshatit tonë hapi përsëri dyert me një numer të madh nxënësish për arsye të mos funksionimit të shkollës për dy vjet me drejtor Vehap Muçon si dhe mësuese Hatixhe Kurti e Zurdi Fetahu me kurse pedagogjike . Në vitet në vijim erdhën mësues si Tolo Fidhi që kishte mbaruar normalen e Elbasanit si dhe Muntaz Peshkepia e Flamur Hoxha .
Në vitin 1950 drejton shkollen Osman Karalli dhe mësues qenë Nexhmi Çuni e Pandeli Shkokota të dy nga Libohova si dhe dy mësuese Aliqi Kavo e Nalo Gega . Në Nentor 1951 drejtor bëhet Galip Sinojmeri , ku bëhej mësim para dite dhe mbasdite .
I pari mësues nga fshati ynë ishte Hetm Aliko jo me arsim pedagogjik por i aftë nga ana praktike dhe metodike i cili filloi punë ne Janar 1952 ku para dite punonte me klasën e parë dhe mbasdite shkonte nëpër shtëpi për të luftuar analfabetizmin ; detyrë të cilën e krëu gjer në vitin 1956 duke u trasferuar në një punë tjetr .
Po në këtë vit numri i nxënësve i kaloi te 100 si dhe mësuesit ishin me kurse pedagogjike , por kjo gjëndje u kaperxye duke sjellë Drejtor shkolle Vangjel Nasto me shkollen normale si dhe mësues me pëdagogjike Ylbere Mezini e Pandeli Çavo .
Evenimenti më i rëndësishëm gjat kësaj periudhe ishte hapja e klasës se 5 –të në vitin 1952 - 53 në ciklin e lartë 7 – vjeçar me mësues Çelo Kalo e Mehmet Kokalari si dhe çdo klasë në fillore kishte mësuesin e vet . Në vitin 1954 – 55 vjen mësuesi i parë me institut 2 –vjeçar për Bio – Kimi, Dalip Jupi i cili një vit më von do të bëhej edhe drejtor shkolle të cilën do ta drejtonte gjer në vitin 1962 ; po në vitin 1960 – 61 fillon punë si mësues në Lazarat me arsim pedagogjik Muzafer Aliko .
Në vitin 1972 – 73 u diplomuan edhe mësueset e para si Hava Boci e Fatime Dalani të pasuara nga Arta Rabi e Bukuri Boci etj. Në këtë periudhë cikli i lartë i shkollës tetvjeçare ishte i kompletuar me arsimtarë me arsim përkatës .
Në vitet 1980 numri i nxënësve ariti në 613 duke punuar me turne ; 15 klasa para dite dhe 9 klasa mbas dite ( fillorja ) si dhe me një fuqi mësimore prej 30 mësuesish .
Nga dëshira e madhe që kishin për tu arsimuar shumë nxënës e nxëëse shkonin në shkollat e mesme si në Gjirokastër , Libohove , Dervician , Delvine Nivan etj . Komuniteti i Lazaratit kishte ngritur disa her zërin për ndërtimin dhe hapjen e njeë shkolle të mesme por kjo u bë realitet vetëm në vitin 1988 e cila vazhdon edhe sot por jo me profil bujqesor por e përgjithëshme .
Ne vitet 1990 – 92 kur filloi tranzicioni njerëz të pa përgjegjshem e pervers tentuan te dhunonin shkollën por barikada që i bënë mësuesit e veçanrisht mësues Muzafer Aliko dhe Zija Basha të cilët me sherqe flinin me radhë në shkollë. Për ngjarjet e dhimbëshme të vitit 1997 është për tu përmendur fakti se kur në të gjithë Shqipërinë u mbyllën shkollat për disa muaj në Lazarat u mbyll vetëm një muaj si dhe mësuesit nuk u lanë asnjë muaj pa rrogë në sajë të bashkpunimit të komunës me bisnesmenin fisnik Artan Gaba i cili vuri në dispozicion të ardhurat e tij për rogat e arsimtarve gjersa të funksiononte shteti . Ky akt fisnik dhe i madhërishem tregon se sa dëshironte ky i ri që shkolla të mos mbyllej .
Nga viti 1955 gjer në vitin 1972 nga shkolla e Lazaratit kane mbaruar 311 nxënës ; ndërsa nga viti 1972 gjer në vitin 2008 kanë mbaruar shkollën 8 – vjeçare 2543 nxënës .
Nga viti 1988 e gjer në vitin 2008 kanë mbaruar shkollën e mesme Muhamet Gjolleshi , ndërsa sot numri i mësuesve që punojnë në shkollën e Lazaratit është 38
Ndër dhe respekt për të gjithë drejtorët që drejtuan shkollen e Lazaratit por veçanrisht për të ndjerët Dalip Jupi e Siri Bozgo si dhe z. Dasho Gega e Braho Isaraj të cilët me dije kulturë e profesionalizëm drejtuan këtë shkolle pa përjashtuar drejtoret që kanë qëne nga fshati tonë ..
Të njëjtin respekt e nder për të gjithë ata mësues që me përkushtim e sakrifica , me dorën e tyre të ngrohtë , e qortimet dashamirëse mesuan dhe edukuan me dhjetra breza si Mehmet e Fadil Kokolari , Nefo Kale , Kristo Laboviti , Kolo Vito, Jani Zhako,
Spiro Naka ,Rakip Topulli, Tatjana Xheja , Leonidha Kaci , Yzeir Poshi , Parashqevi Flenxuri , Sido Ponde , Vasilika Shtaka , Eli Kuci , Vojsava Hasko , Agetina Bozgo , Liri Kore etj. si dhe të gjithë mësuesit Lazaratas .




Përgatitën
Hito Brahimi
Zija Basha
Muzafer Aliko


GAZETA LAZERATI Nr 19
Të mbam gjallë gjuhën , artin dhe kulturën tonë që të paret na i lanë amanet.
(Jemi para festivalit folklorik kombëtar që zhvillohet vitin që vjen)
Kënga ,vallja,fyelli e jongari si një element shumë i rëndësishëm i kulturës popullore Lazaratase kanë qënë bashkëudhëtare gjat gjithë historisë së egzistencës së tij,
Në lazaratin tonë të shtrënjtë , për të përsëritur kushtrimet e dhëna në shekuj, për të vazhduar traditat brez pas brezi asnjëherë nuk e lanë këngën e vallen sado të rëndë ta kishin brengën.
Duke mos qënë specialist i kësaj fushe ,nuk marr përsipër të bëj analizën e folklorit ,por ama e kam obligim të evidentoj vlerat e individëve dhe grupeve që na kanë përfaqësuar dhe na përfaqësojnë në festivalet folklorike.
Për të parë se sa të gjalla qëndrojnë këto tradita në brezin e ri, se sa të interesuar ishin ata për këngët polifonike, dhe se sa dinin ti këndonin ato : bashkë me mësuese Lizën bëmë një testim.
Me keqardhje konstatuam se shumë pakë nxënës dinin të këndonin nga shkolla 8 vjeçare, na befasuan me zërin e tyre brilant Aurel Buci,Novruz Çelo ;për valle RustoSkëndi,Mirteza Trako e Serjan Llagatura . Nga shkolla e mesme këndonin bukur Melqez Pollo,Nafiz Malo,Bexho Meçi,Jonuz Gjyli ,këta sot përfaqësojnë grupin e të rinjëve.Për instrumentat sidomos në fyell dhe longer dalloheshin Armand Kazma , Bledar Ahmeti,Erlind Kazma e Viron Difo.Megjithatë këta janë shumë pak për një shkollë që ka rreth 600 nxënës ,kur nga Lazarati kanë dalë në konkurime nëpër festivale mbi 20 grupe duke gërshetuar gjith brezat.
Duke mbuluar në kshillin e Qarkut kulturën dhe sportet kam konstatuar se shumë grupe të Qarkut kanë disqet e tyre ,të tjerë grupe kanë hedhur këngët e tyre në internet,gjë që nuk ka ndodhur me grupet e Lazaratit.Në Qark ka grupe valltarësh me fëmijë si ai i fëmijëve të Kalivaçit,Asim Zenelit.
Përfaqësuesit e denj të hershëm të këngës e valles lazaratase si Ahmet Dalani,Selim e Besim Halaçi në këngën “O bir Muço Turani”;Myrteza Trako me këngën “Pse s’ lufton e shkreta Vlorë”;Teno Brahimi me këngën “Digje shaminë e beqarit”; Mustafa Ahmeti” Bëje dru në Përcëllimë” e tek valltarët virtuoz Hasan Jupi,Ali Beluli,Bako Skëndi e Zilik Derxho i cili kërcente me gotë në kokë etj.gjersa vjen një brez tjetër këngëtarësh si Jaho Boci, me zërin si shpellë që jehon nga Gryka e Sopotit, Rakip Difo ,Bajo Skënduli,Bajo Skënduli (babaj Hadër Skëndulit) dhe shumë të tjerë që janë dhe grupi i parë i Lazaratit.Të shikoje ata burra me mustaqe,thatim e muskulor, që në vështrimin e tyre pasqyrohej krenaria, burrëria e qëndresa . Po në këtë brez spikaten valltar si Skëndo Jupi, Abaz Rabi, e Zenel Brahimi që me vallen e “Osman Takes” , “Korrake zeza Korrake”,në dasëm fejesa, festa fetare me elegancën e tyre të magjepsnin.Rreth viteve 60 grupi që mori pjesë në festivalet rajonale dhe kombëtare ishte grupi i Hyso Jupit,Seit Trakos,të paharruarit Asllan Çelës,Hasim Bejkos,Çuman Llagaturës,Hasan Kazmës, Fejzo Dalanit e Sali Gjolleshit.Ky grup është vlerësuar me urdhërin”Naim Frashëri”,pjesmarrës në Tiranë,Lezhë e Përmet.
Pas këtyre vjen grupi Veip Çelës e Nustret Pollos si dhe zonjat e nderuara Tanë Basha ,Shyqe Bejko,Lumto Proko,Vito Dalani që me zërin e tyre kanë befasuar cilin do që i ka dëgjuar.Lazarati krenohet me Xhelil Shkurtin I cili çelte festivalet folklorike kombëtare në Gjirokastër,ndërsa Beqir Hallaçiu ngjit në skenat e Parizit , Bordos dhe Marsejës.
Pas viteve 90 të tjerë këngëtarë virtuoz do të ngjiteshin në podiumet e festivaleve kombëtare,njeri prej tyre është Gëzim Proko i pasuar nga Lifto Koçiu e grupi i të rinjëve me Lufti e Akten Gjylin , Gazmir Hallaçin,Nafiz Malon- por bashkëpunimi midis këtyre grupeve lë për të dëshiruar ose për shkak të xhelozisë ose nga paragjykime .Bashkëpunimi midis këtyre grupeve do të sillte sukes të pa diskutushëm.
Askush nuk mund ta besojë që këta dy të rinj(Bledar Ahmeti dhe Armand Kazma) ,pa mbushur të njëzetat do të përfaqësonin Qarkun e Gjirokastrës në festivalin Folklorik Kombëtar Tipologjik të rapsodeve dhe instrumentistëve popullorë që u zhvillua në Lezhë më 4 korrik 2008.Pikërisht është Mandi e Bledi që me paraqitjen e tyre dinjitoze ; njeri në fyell e tjetri në culë dyjare (longer) befasuan jurinë dhe artëdashësit lezhjanë .Juria i jep diplomën Bledit si interpretuesi më i mirë në culën dyjare . Të dy këta të rinj duhet përgëzuar e inkurajuar dhe të meren si shëmbull për të rinjtë e tjerë.Këta vazhduan në gjurmët e të talentuarve :Zeqo Gjyli, Riza Gërveshi e Bejko Basha .
Si këta të rinj ka edhe të tjerë të cilët duhet të evidentohen e përpunohen .Detyrë parësore për këtë ka dhe pushteti vendor i cili duke patur fonde të veçanta dhe një punonjës që merret me kulturën pranë Komunës,interesimi duhet të ishte më i madh .Nuk themi pse u organizua ardhja e artistëve të Vlorës ,por në radhë të parë duhet aktivizuar ,inkurajuar dhe financuar grupet tona të këngëve dhe valleve.Ne kemi të tilla grupe që mund të bëjmë aktivitete edhe ne qytete të tjera ose në çdo festival folklorik siç’kemi patur dhe më parë .Komuna tone duhet ti bëjë birbilat të këndojnë e vallëzojnë .Harxhimet monetare do ë ishin shumë më të pakta se ato për grupët e Vlorës.Ne mendojmë se i pengon vetëm mosvlerësimi i këtij thesari që kemi .Madje komuna, komuniteti, biznesmenët dhuhet të financojnë shkollën në drejtim të artit e kulturës që fidanishtja e artit e kulturës në fshat të aktivizohet dhe të mbaj gjallë traditat tona.
Nga ministria e kulturës –rinisë dhe sporteve si edhe nga Këshilli i Qarkut pranë komunave dhe Bashkive janë dërguar shkresa dhe formularët përkatës për evidentimin e artistëve popullor . Shumë komuna dhe bashki jo vetëm që kanë evidentuar artistët popullor , zhanrin në të cilën kanë marë pjesë ,pjesmarien në festivale ,çmimet që kanë marë por të shoqëruara edhe me fotografit përkatëse , ndërsa komuna e Lazaratit për këtë problem është inekzistente.Eshtë për të ardhur keq që në ndodhinë më të madhe të kombit tonë ,shpalljen e shtetit të KOSVËS fshati nuk duhej të përfaqësohej vetëm nga 4-5 veta por edhe nga lazaratas të tjerë që dëshironin dhe nga grupe këngëtarësh e valltarësh , me këngë të improvizuara për këtë ditë të shënuar .Edhe në 1912 kur shteti nuk ishte i organizuar vajtën më shumë në Vlorë.
Në fakt Lazarati ka ndryshuar krejt pamjen,infrastrukrurën dhe ekonominë,edhe mundësitë i ka më të mëdha.Por këtij zhvillimi duhet ti bashkangjitej pjesa kulturalo artistike si pjesë e jetës shpirtërore.Ne duhet të paraqiteshim me grupet tona sipas brezave ne çdo koncert apo festival , rajonal e kombëtar.
Le të shohim pak mbrapa ,duke mos dashur të mburrim diktaturën,por përpjekiet e këtij populli për ta paraqitur vehten me dinjitet.Mba mënd që erdhi një grup i Pilurit në Lazarat dhe bukuria e tij ishte se krahas tyre kënduan dhe birbilat tanë. –u kënaqëm ne u kënaqën ata.
Unë si prind dhe si mësues do të duartrokisja me entuziazëm siç’ i kemi duartrokitur nxënsit tanë në koncertin e madh të Ditës së Flamurit kur hidhnin vallen burrërishte , kur vinin në skenë Ismail Qemalin e Isa Buletinin ;komedinë “Pallati 176” ;komedinë 14 vjeç dhëndër “ etj. ,por e kam ndjer veten të turpëruar kur në skenë imitoheshin pjesë të “portokallisë”,shfaqie që kur jepen në ekran shkruhet kujdes jo fëmijtë.Megjithatë shkolla në çfar do kohe që na është dashur për këto probleme na ka nxjer nga sikleti.
Shpirti i popullit regjenerohet vetëm prej artit dhe muzikës.Unë personalishtë brënda ndjenjës dhe dëshirës si lazaratas nuk bëj gabim të lëshoj një mesazh çdo lazaratasi të thjeshtë , intelektuali tregëtar a biznesmen të kontribuojë sado pak për këngën e vallen si pjesë të kulturës kombëtare ,sepse nëqoftëse dikush do të shpërbëjë një komb,fillimisht kërkon ti pres gjuhën dhe krahët e artit e kulturës(siç kanë bërë në një pjesë të kombit tonë që na i kanë deshqiptarizuar).
Duke sjellë në kujtesë emra individësh ,grupe dhe instrumentistë të spikatur të trashëgimisë kulturore ,shpirtërore që kanë pasuruar trashëgiminë tonë , ju lutemi hajdeni ti aktivizomë bashkërisht sa kemi ende një brez të moshuarish që s’do të kursehen për të na dhënë të freskët këngën dhe vallen tonë karakteristike që s’i ka kush tjetër .
Lazarat 14-07-2008 Hito Brahimi

FJALIMI BABA REXHEPIT NË FUNERLIN E FAN S. NOLIT
Lajmi i shkëputjes së Hyrësisë së tij , Kryepeshkopit Fan Nolit nga gjiri ynë , tronditi dhe pikëlloi shpirtrat e të gjithë shqiptarëve kudo që janë . Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë. Shqipëria humbi një bir të shquar , kasha kombëtare humbi themeluesin dhe kryetarin e saj të ndritur , komuniteti shqiptar në Amerikë humbi prijsin e pashoq.
Në personin e Fan Nolit përmblidheshin cilësitë e rralla të një njeriu të rrallë,.cilësitë e një patrioti të palodhur , cilësitë e një fetari të devotshëm, cilësitë e një shkrimtari të jashtzakonshëm.
Fan Noli i shërbeu Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare në shumë fusha.,dhe në çdo fushë nderoi lartësisht kombin dhe fisin e tij . Ishte një nga pionerët tanë të shquar të rilindjes . ,njënga klerikët më të ndritur,një nga poetët më dinamik ,një nga oratorët më tërheqës , një nga letrarët dhe shkrimtarët më të ëmbël të gjuhes shqipe.
Fan Noli ushtroi një influencë të madhe në historinë e kulturës shqiptare , ishte një thesar diturie .Nuk ka asnjë shqiptar tjetër të ketë prodhuar aq shumë në fushën e kulturës ,sa ka prodhuar Noli . Të shumta janë veprat e tija në fushën letrare ,të shumta janë veprat e tija në fushën fetare , të shumta janë veprat e tija në fushën historike ,të shumta janë veprat e tija në fushën patriotike.
Përveç veprave origjinale , Fan Noli e pasuroi letërsië dhe kulturën shqiptare edhe në përkthimin e shumë kryeveprave nga gjuhë te huaja ,të cilat janë aq të bukura në gjuhën shqipe sa janë edhe në gjuhën origjinale. Ishte mjeshtër dhe artist i gjuhës .Përkthimi i tij i rubajrave të Omer Khajamit në gjuhën shqipe konsiderohet si përkthimi më i mirë që është bërë në çdo gjuhë tjetër .
Lindja e Fan Nolit shqiptar ka qënë një fat i madh për kombin tonë . Sotir Peci , patriot dhe shok i vjetër i Fan Nolit ,shkruante në fletoren “Kombi” më 10 mars
1908 ,që është e para fletore shqipe botuar këtu në Amerikë këto fjalë:-“Fan Noli është apostulli i madh që iu dërgua Shqipërisë nga KRISHTI, Ai shkrepëtin në qiellin tonë si një meteor i ndritur”.
Faik Konica,shok dhe bashkëpuntor i orës së parë i Fan Nolit në gazetën “Dielli” dhe në federatën “Vatra “, kështjell graniti e shqiptarizmit në mërgim shkroi këto fjalë:
“ Fan Noli na dha neve edhe përkthimin më të mirë të veprave kishtare në gjuhën shqipe.Ishte i pari që futi në kishë gjuhën e ëmbël shqipe , për të cilën Faiku thotë:
“Kryepeshkopi Noli u përpoq kurdoherë për vëllazërimin e shqiptarëve dhe për përparimin e tyre si komb .Bashkoi dashurinë e Krishtit me dashurinë e Atdheut.Zoti dhe Shqipëria ishin idealet më të arta e më të shtrënjta në gjith jetën e tij . Dhe këtë ideal e shprehu me fjalë të zjarrta dhe me gjith afshin e shpirtit .Fan Noli u çmua dhe u nderua nga të gjith shqiptarët. Por ai u çmua edhe nga të huajt si njeri i letrave , si udhëheqës fetar , si diplomat i hollë , si orator i mprehtë, njeri me sjellie fisnike.
Kur shërbente si delegate i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve , në Gjenevë ,Fan Noli tregoi një jetësi aq të rrallë dhe një sjellie fisnike aq të shquar ,sa fitoi simpatinë dhe respektin e shumicës së delegatëve . Dhe një ditë kur delegati i Greqisë u shpreh në mënyrë jo korrekte përkundrejt delegatëve të tjerë për qëndrimin që mbanin në favor të Shqipërisë , lord Sesili i tërhoqi vërejtjen më këto fjalë:”Ju delegatët e Greqisë , para se të flisni,duhet të merrni mësim nga delegati i shqipërisë”.
Ky ishte Fan Noli me pak fjalë ,sepse për të përshkruar jetën dhe veprat e shumta e të shquara të tij duhen volume .Dhe tani që Fan Noli u shkëput nga gjiri ynë , ne shqiptarët e Amerikës e ndjejmë veten si jeimë,sepse ne të gjithë, pa përjashtim shikonim dhe nderonim tek Fan Noli një prijës të denjë në fushat shpirtëore , kulturore dhe kombëtare këtu në Amerikë.
Kryepeshkop Fan Noli u nda nga gjiri ynë dhe shpirti i tij shkoi padyshim në parajsën e Zotit , të cilit i shërbeu si një bari i devotshëm këtu në tokë.Veprat e tija të shumta dhe të mëdha janë një monument i paharruar. Prandaj emri dhe kujtimi i tij do të qëndrojnë gjithnjë të gjallë në shpirtin tonë ,në shpirtin e brezave që do të vine.
Me këtë besim në zemër ,por njëkohësisht me shpirt të trishtë përulemi tani me respekt të thellë përpara trupit të tij,duke i paraqitur nderimet e fundit , të bindur se eshtrat e tij,të cilat të çlodhen në tokën e bekuar e të lirë të Amerikës ,ku ai zhvilloi veprimtaritë më të shquara ,do të vendosen një ditë në panteonin e pionierëve të Rilindjes Shqiptare ,në një Shqipëri të lirë e demokratike ,ashtu siç e dëshironte dhe ëndëronte KRYEPESHKOP FAN NOLI.
(“Dielli” 31 Mars 1965)
Dërguar për botim në gazetën “Lazerati”nga Ervin Brahimi. mw 25 maj 2008 në përkujtim të ndarjes nga jeta të kryepeshkopit Fan Noli.

Vazhdim i debatit mbi emrin dhe autoktoninë e fshatit
Problemi i prejardhjes së emrit “Lazërat”, për fshatin tonë ngacmon këdo që dëshiron të dijë një të vërtetë . Janë hedhur mendime e versione të ndryshme , në kohë të ndryshme por deri tani nuk mund të thuhet se është arritur diçka përfundimtare , e bazuar në dokumenta .
Në një dokument të vitit 1927 -22 prillë , në shkresën e një komisioni të ngritur në prefekturën e Gjirokastrës drejtuar Ministrisë së Punëve të Brëndshme shkruhet: “ Emën që nuk ka të përpjekur me ndonjë gjuhë të huaj dhe sipas gojdhënave katundi ka marë emrin e një të pari të katundit i cili emërohej Llazar. Për këtë komisioni nuk gjenë arsye ndrishimi”.
Pra siç’ shohim nuk bëhet fjalë për dokumente por gojdhëna . “”Llazar” apo “Lazër” është e njëjta gjë , pasi andej rrjedh emiri “Lazarat”apo “Lazërat”.
Mirpo kur lindi ky emër ,pse lindi, si quhej më parë ky vend i banuar,këto janë sfida që kërkojnë përgjigje .
Në defterin turk të regjistrimit të vitit 1431, i cili bëhet për efekt të pagimit të taksave nuk gjëndet emri Lazarat,Lazërat, Llazar apo diçka e këtij lloji ,megjithëse janë shënuar të gjitha fshatrat e zonës si për të gjitha timaret .
Bashkangjitur është edhe një hartë (skicë) ku janë shënuar me pika qendrat e banuara .
Pikërisht atje shënohet fshati Kolorçi me hane 56 , të veja 10, të pamartuara 8 dhe të ardhura 4157 akçe . Mbi këtë qendër është shënuar një qendër tjetër banimi me emrin Fshati Manastir (dhe shën Nikolla),hane 53, të veja 2, beqar 6 , të ardhura 5217 akçe.
Dyshimi është i plotë se pikërisht ky është fshati ynë Lazarati,për këto arsye:
1)Në defter dhe në hartë janë shënuar edhe fshatra shumë të vegjël si : fshati Vreshtë 5 shtëpi, Krinë 8 shtëpi , Nivani 12 shtëpi ,Ajo-Nikollë (tjetër) 2 shtëpi , që të gjitha sëbashku kanë të ardhura 2161 akçe pra më pakë se gjysma e të ardhurave të Kollorcës apo të Manastirit..Gjithashtu janë të shënuar dhe Kanovica(Kunupica),Pejzak (Pjesak),Latovistë (Latovishta) me nga shumë pak hane (5-10) dhe më pakë të ardhura ,atëhere si mund të mos figuronte Lazerati me mbi 50 hane ,dhe dhe gjithato të ardhura?.
2) Jo më von se 4 shekuj ,pikërisht më 1854 Lazërati del me 80 shtëpi,dhe kjo është dhënë e shkruar 2 vjet më von më 1856 nga Aravatinoi.
Nëse do ti marrim për të vërteta këto dy të dhëna do të thotë se fshati ynë ka ndruar emër nga Manastir në Lazërat ndermjet shekujve 15 dhe 19të.
Lind edhe një pyetje e natyrshme : Pse duhet të quhej Manastir .Një shpjegim në favor është se në Lazërat ka qënë ndërtuar e funksionuar për shumë shekuj një manastir shumë i madh diku në lagjen Skenderaj ( aty rreth Dukate).Të gjitha sa thamë nuk mund të konsiderohen të plota përderisa nuk kemi dokumenta të shkruara më shumë .Besojmë se dokumenta ka edhe për një arsye : Lazaërati është banuar shumë herët të paktën 2500 vjet më parë dhe kjo është e vërtetë absolute e dokumentuar(midis të tjerash përmendim muret Pellazgjike në Dervene).Sigurisht dokumenta ka në arkivat e Vatikanit (Me që këtu ka pasur kasha katolike),në Turqi dhe me gjth se të deformuara edhe ne Greqi.Pra mbetemi në kerkime për gjetje dokumentash më të plota.
Lazarat 12-07-2008 Sali Rabi



Lazarati fshat më popullsi të re dhe vitale.
Po të shkosh në mbas dite ose në darke ,në Lazarat të bie në sy një numër i madh të rinjsh që lëvizin me makina ,shëtisin në qendër të fshatit ose qëndroj nënëpër lokalet e fshatit . Ky femomen bëhet më i dukshëm në periudhën e dimrit ose në raste festash dhe aktivitetesh sportive kombëtare apo ndërkombëtare..Pra të krijohet mendimi se ka të rinj më shumë se në çdo fshat tjetër në jug.
Duke qënë mjek në Lazarat qysh prej vitit 1980 dhe kam patur mundësinë të njihem me të dhënat demografike dhe dinamikën e tyre para dhe pas viteve 90, për ta konkretizuar më poshtë po jap disa të dhëna:
Mesataria e lindjeve në vitet 1980 – 1990 për disa vite rresht ka qënë 75 lindje në vit,nga më të lartat në rreth dhe në rang vendi, numri i vdekjeve mesatarisht ka qënë rreth 10 në vit. Pra në 10 vjet kishte një shtim popullate rreth 600 banorë .Pas viteve 1990 numri mesatar i lindjeve për shkak të faktorëve të ndryshëm social e kulturorë,rritjes së pretendimeve nga çiftet për rritjen e fëmijëve, numri mesatar vjetor i lindjeve u ul nga 75 në 45 për vitet 2000-2007 me një shtesë mesatare vjetore prej 32 vetësh .Kjo dinamikë e shtimit mesatar vjetor ka bërë që popullata totalee Lazaratit në regjistrin e vitit 2001 të jetë 3180 dhe sot llogaritet mbi 3400vetë . Raporti meshkuj/femra =51/49 .
Nga ky numur popullate duke zbritur pensionistët 560 ose 16% ,nxënësit dhe ata në moshat nën 18 vjeç mbetet një numur prej rrth 2000 veta ose 58% -popullata e moshës së punës .
Para vitit 90 siç’ dihet shumica ishin të punësuar në kooperativën bujqësore dhe një pjesë në ndërmarjen e ndërtimit, pyjore dhe në fermën e Lunxhërisë . Pas viteve 90 djemtë e fshatit ishin nga të parët që emigruan në Greqi, ku punuan në punëra të ndryshme si në bujqësi dhe ndërtim ,duke respektuar ligjet e shtetit Grek .Mbas disa vitesh pune një pjesë e tyre u kthye dhe filluan punën dhe biznese të ndryshme në fshat , Gjirokastër ,në rrethet e tjera dhe në kryeqytet ku vazhdojnë të jenë edhe sot madje të sukseshem.Një pjesë tjetër jo e vogël që siç’ dihet e ndodhur para presionit psikologjik për të ndërruar emrin dhe kombësinë u detyrua të largoheshin nga shteti Helen. Nga kjo pjesë e dytë disa gjetën rrugë për të emigruar në Itali, Angli ,Amerikë dhe Kanada ku nuk ka asnjë llojë diskriminimi, ku vazhdojnë të jenë edhe sot me dokumenta të rregullta dhe me emrin që u ka vënë nëna.
Pra, duke patur një shtesë vjetore jo të vogël, akoma sot në fshat ka një numur shumë të madh të papunë, burra dhe gra . Po të kemi parasysh që edhe toka që u shpërnda nga reforma e vitit 1991 në Lazarat ishte shumë e pakët 1.7dynym për person nga rreth 3 dynym për person që është në fshatrat fqinje,problemet ekonomike bëhen më të mprehta..
Mendojmë se ky kontigjent i madh të papunësh (sidomos të rinjtë) në Lazarat nga të cilët mbi 100 edhe me diploma universitare duhet të preokupojë pushtetin qëndror dhe atë lokal .Ata duhet të kenë parasysh shifrat e dinamikës së shtimit të popullatës në Lazarat në mënyrë që të bëhen politika punësimi .Disa mund të ishin : tërheqia e investitorëve vendas apo të huaj për të ngritur biznese apo punishte afër fshatit për punësimin e grave,apo dhe ndërhyrje pranë ambasadave të vendve Europiane për t’i pajsur me viza punësimi një pjesë të të rinjve të fshatit. Këto do të zbutnin papunësinë dhë problemet sociale që lindin prej papunësisë.
Xhelo Brahimi
Gjirokastër 02-07-2008







Halil Meto HALLAÇI, punonjës kërkimor-shkencor në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar, aktualisht, Drejtor i Drejtorisë Administrimit Territorit e Mineralave (Ish Instituti i Kërkimeve Gjeologjike), në Shërbimin Gjeollogjik Shqiptar.

1. Kam një stazh të gjatë pune kërkimoro-shkencore e drejtruese në Gjeologjinë Shqiptare, duke drejtuar tema e grupe kërkimore shkencore.
2. Kam mbrojtur disertacionin mbi vëndburimin e bulqizës në vitin 1996.
Kam marrë titullin “Mjeshter i Kerkimeve”(njesuar me Professor i Associuar) date 18.02.1999.
Kam marrë titullin „ Profesor“, me Vendimin Nr. 152,datë 14.12.2007 të Komisionit Kualifikimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit e Shkencës.
Gjate kesaj periudhe kam drejtuar dhe drejtoj tema kerkimore e studimore.
3. Kam përvojë kërkimore - shkencore prej 35 vjetësh (që nga viti 1973-2008) si punonjes shkencore ne:
Ndermarjen Gjeologjike Kukes nga viti 1973-1983, ne Ndermarjen Gjeologjike Bulqize 1983-1987, ne Drejtorine e Pergjitheshme te Gjeologjise, Ministria e Industrise dhe Minierave 1987-1991,ne Ndermarjen Gjeologjike Tirane 1991-1998, ne Institutin e Kerkimeve Gjeologjike Tirane 1998-2003,2003-2006 ne Sherbimin Gjeologjik Shqiptar (ne Drejtorine e Pergjitheshme).2006-2008 në Institutin e Kerkimeve Gjeologjike ,Tirane.
Gjate ketyre viteve kam qene Kryetar i Keshillit Shkencor te Ndermarjes Gjeologjike
Kukes, Kryetar i Keshillit Shkencor te Gjeologjise ne Ministrine e Industrise Energjitikes dhe Minierave,Kryetar i Keshillit Shkencor te Institutit te Kerkimeve Gjeologjike ,Tirane.
Po keshtu kam qene anetar i Keshillit Shkencor te Fakultetit Gjeologji-Miniera,anetar i Keshillit Shkencor te Institutit te Studimeve e Projektimeve te Gjeologjise si dhe anetar i Kolegjiumit te Ministrise Industri Miniera-Energjitike.
Ne vitin 1999 Jam anetar i Akademise se Shkencave te New Yorkut.
Jam autor e bashkeautor ne 5 Monografi:

• H.Hallaçi. Disertacioni; me temë “ Struktura e rrudhosur e Vëndburimit mantelor Bulqizë, disa veçori të tektonikës shkëputëse dhe vlerësimi krombajtës”.
Biblioteka Kombëtare,Tiranë.1996.
Biblioteka e Fakultetit Gjeologji –Miniera, Tiranë. 1996.
• Monografi-Mineralet Industriale te Shqiperise (1999).
Fondi Fakultetit Gjeologji Miniera,Tirane.
• Monografi: “Studim pergjithesues mbi gjendjen e materialeve jo metalore ne Shqiperi (lendet e para te ndertimit e te industries se lehte).Studime te avancuara gjeologjike,radioaktive e ambientale, per venien e tyre ne qarkullim ekonomik” .
Fondi i Institutit te Kerkimeve GjeologjikeTirane Fondi i Ministrise se Arsimit (2000).
• Monografi (eshte ne botim).Perpilimi i Hartes se gureve dekorativ te Shqiperise me tekstin sqarues te saj .
Sherbimi Gjeologjik Shqiptar,
Fondi Institutit te Kerkimeve Gjeologjike (2000).
• Monografi:
-Gjeomonumentet dhe gjeoturizmi ne Shqiperi (geological heritage and geoturism in Albania).
-Harta e gjeomonumenteve ne shkalle 1:500000.
TiraneDhjetor 2003.
Tematik e Akademise se Shkencave,Tirane.
6. Jam autor e bashkautor ne 28 studime pergjithesuese si dhe kam drejtuar disa prej tyre.
7. Jam autor dhe bashkautor ne 34 artikuj shkencorë te botuar në revista e organe shkencore nga te cilet 21 artikuj jane brenda vendit dhe 13 artikuj jashte vendt
8. Jam autor dhe bashkautor ne 42 kumtesa dhe referate te cilet jane paraqitur
ne aktivitete shkencore brenda dhe jashte vendit. Nga keto 24 kumtesa, referate dhe abstrakte jane paraqitur brenda vendit dhe 18 jane paraqitur ne aktivitet shkencore jashte vendit.
9. Kam marrë pjesë në 42 Projekte studimore e studime si brenda vendit ashtu edhe ne bashkepunim bilateral me institucione analoge te sherbimeve gjeologjike te vendeve fqinje etj.
Per t’u vecuar jane 2 projekte me jashte ne kuader te IGCP –UNESCO ne te cilat une jam pjesemarres ne keto projekte.
• .James E Mungall,Marku IIjina,Cesar Ferrerira-Filho…Halil Hallaci etj(2003) IGCP Project 479 me titull:Sustainable Use of platinum Group elements in the 21 st century:Risks and Opportunities.
IGCP Sekretariat
Division of Earth Sciences
UNESCO,1 rue Miollis
F-75732 paris Cedex 15.

• Project –IGCP 448 “World Correlation of Karst Ecosystems”.
Project leader(s):Prof.Yuan Daoxian (Kine), Dr.Chris Groves (USA), Dr.Giuseppe Messana (Itali). Pjesemares nga Shqiperia Halil Hallaci, Martin Cukalla.
10. Kam ne udheheqje te disertacionit per doktorature.
11.Kam udhehequr ne ecuri student per mbrojtjen e diplomave si dhe kam qene anetar dhe kryetar i mbrojtjes se diplomave te studenteve te Fakultetit Gjeologji Miniera (Dega Gjeologji).
Kam qene anetar ne jurite e mbrojtjes se disertacioneve.
12.Kam marre pjese aktive ne veprimtari shkencore brenda dhe jashte vendit me paraqitje te artikujve,abstrakteve,referimeve,postera etj.Kam paraqitur artikuj dhe kumtesa ne dy kongrese boterore,ne kongrese Europiane ,Ballkanike si dhe pjesemarje aktive ne projektet e ProGEO (European Association for the conservation of the Geological heritage) ku jam anetar aktiv i saj.
Kjo eshte në mënyrë të përmbledhur, veprimtaria ime kerkimore-shkencore, projektuese, studimore e botuese qe përfshin një punë 35-vjeçare në Gjeologjine Shqiptare ku jam munduar gjate gjithe kohes me perkushtim shkencor te jap sado pak kontributin tim modest.


Tirane, me 04.02.2008



Të njohim bashkëfshatarët tanë.
Halil Hallaçi – njeriu I vlerave dhe kontributeve të shquara shkencore.

Kontributet shkencore:
28 studime përgjithësuese ( autor, bashkëautorë në disa prej tyre drejtues .
34 artikuj shkencor (autor dhe bashkëautorë). 13 prej tyre botuar jasht vendit.
42 referate dhe kumtesa (18 prej tyre janë paraqitur jashtë vendit ).
42 projekte studimore (shumë prej tyre në bashkëpunim me Sh.Gj. fqinje).
5 monografi (autor dhe bashkëpuntor)
Artikuj dhe kumtesa në dy kongrese botërore.
Kryetar I këshillave shkencore në institucione , institute,organizma e ndërmarrje të shërbimit gjeologjik shqiptar (Sh.GJ.Sh.)
Anëtar në juritë e mbrojtjes së diplomave .
Anëtar I ekipit të kërkim –zbulimit të mineralit të kromit në Turqi.
Anëtar I Akademisë së shkencave të New Yorkut prej vitit 1999.
Kualifikim (training )- në institutin e studimeve të avancuara të NATO-ASI.
Kur puna flet vet, fjalët duken të tepërta.Por kur përballesh me një veprimtari kaq të pasur shkencore të Halil Hallaçit,në një kohë kur standartet e sotme të kurikulës janë tepër të larta , kërkon të dish diçka më shumë për të. Kjo është e kuptueshme ,pasi vlera e vërtet e njeriut nuk ka një përmasë të vetme,përkundrazi , ajo është një shumatore e kohezion vlerash të veçanta .
I lindur në vitin 1949 në Lazarat ,Halili u rrit me të mirë e me të keq në ato vite të vështira. Në vitet 50 fjalët shkollë , dituri e kulturë kishin fituar të drejtën e qytetarisë në fjalorin e mendësinë e lazaratasve . Prindërit e mësuesit tanë të ndeuar na kishin injektuar thellë dashurinë për dije . Në fillim të viteve 60 tre-katër breza po vazhdonin me dinjitet studimet në shkollat e mesme dhe të larta anembanë vendit . Ëndra jonë e vetme ishte të vazhdonim shkollën.Përpjekjet e nxënësve për rezultate të larta morën karakter konkurues . Halili u përfshi në sukses në këtë garë të vështirë .Gjatë sezonit të provimeve të lirimit salla jonë e studimit u çvendos në livadhet e Arës së Zalike ,nën hijen e çerçemit ,midis barit e luleve .Atje, tre –katër nxënës së bashku, për 8-9 orë në ditë mësonim një nga një pyetjet dhe shpesh improvizonimedhe minikonkurse mjaft të dobishme. Bletët e zogjtë rreth e rrotull do ta bënin këtë mjedis të virgjër “Parnasin” tonë të dashur. Rezultatet nuk vonuan .Niveli I nxënësit cilësor bëri që Halili të fitonte të drejtën e studimit .E kampara syve atë mbasdite vere kur në vargun e dasmorëve, babai I Halilit , Xha Metua , u thoshte të tjerëve se “djalit I doli bursa për gjeolog në Prenjas ,tutje Elbasanit”.Ende fëmijë Halili perballoi me sukses jo vetëm mallin për familjen e fshatin e tij dhe programin e vështirë të asaj shkolle ,por edhe akullin dhe erën e acartë të fushës së Domosdovës.
Në verën e vitit 1966 u emërua teknik gjeolog në Mirditë .Pelegrini 17- vjeçar do të shkelte njera pas tjetrës kurorat e shpatet e atyre maleve mineralmbajtëse. Por vetëm për 2 vjet , se në vitet 1968-1972 do të vazhdonte fakultetin Gjeologji –Miniera,dega gjeologji në U.T.Rasti e pruri që të ishim prapë bashkë , studentë në degë të ndryshme e banorë të një godine në Qytetin Studenti. Serioz e metodik si gjithnjë ,bashkëpunues e komunikues me shokët , korrekt me pedagogët e detyrimet studentore, Halili fitoi “statusin”e studentit cilësor e të respektuar nga të gjithë.











Në fillim të vitit 1973 i erdhi emërimi në Kukësin e largët . I duhej të ndahej edhe një herë me familjen dhe fshatin e tij ,por këtë herë …përgjithmonë . Do apo nuk do , vendlindja e largon njeriun , por njeriu nuk e largon kurrë atë.Ai e mbart atë me vete kudo dhe e shndërron në tabu.
Në Kukës rasti tekanjoz do të na bënte përsëri bashkë në vitin e dhjetë të qëndrimit të tij atje . Pashë nga afër jo vetëm ktyegjeologun e palodhur , kërkuesin e studjuesin e pasionuar , por edhe njeriun me reputacion të padiskutueshëm jo vetëm në rrethin e gjeologëve e specialistëve ,por edhe në mbarë komunitetin e asaj krahine. Edhe për këtë pohim detajet flasin mjaft se pa to e vërteta çalon dhe vlerat mbeten të mangëta . I sapovajtur në Tejdrinë ,kur u përgjigjesha fshatarëve të Surrojit , Vrinit,a Çinemakës se isha nga Lazarati i Gjirokastrës ,të gjithë reagonin njëlloj. “A,nga fshati i Halil Hallaçit?Burrë i mirë fort. E kena mik.Vjen shpesh këndej.”Të gjithë mësuesit Gjirokastritë që shkuan atë dimër në Kukës u pritën e u përcollën me ngrohtësi nga Halili e bashkëshortja e tij bujare që dukej se çmalleshin me vendlindjen e tyre .
Puna katërvjeçare e mëvonshme si drejtor i ndërmarrjes gjeologjike në Bulqizëdha materialin e nevojshëm për të përgatitur më von disertacionin për gradën “Doktor i Shkencave”.Pas kthimit në Tiranë e deri sot ka kryer përherë funksione të larta drejtuese në institucione shtetërore ,institute dhe organizma shkencoretë SH.GJ.SHsë. Sot ai drejton Drejtorinë e Administrimit të Territorit të mineraleve në SH.GJ.SH.,pa lënë mënjanë zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeveme Fakultetin Gjeologji-Miniera,Dega Gjeologji.
Megjithë detyrat e shumta administrative , punën intensive në fushën e studimeve e kërkimeve shkencore dhe shërbimet e shumta brenda e jashtë vendit ,Halili ka zhvillur në vazhdimësi e me përkushtim detyrat e dhe përgjegjësitë e veta ndaj prindërve, bashkëshortes ,fëmijëve ,të afërmve të tij dhe vendlindjes .Deri në ditën e fundit Xha Metua e nënë Lulja e kishin pranë , siç’ thotë shprehja jonë: “java një e ai një” .I larguar e i mërguar shpesh nga shtëpia, ai nuk la boshllëk.Përkundrazi rriti e edukoi tri vajza të mrekullueshme që përfunduan studimet e larta brenda e jashtë vendit dhe që sot krenohen me fshatin e tyre të origjinës .Se vlerat e vërteta mbeten të tilla kur ato ruhen e transmetohen në brezat e tjerë . Kudo që janë , në të mirë e në të keq , vëllezërit e motrat e kanë te porta .Në gëzime e hidhërime bashkëfshatarët e miqtë e kanë midis tyre . Prandaj jo rrallë i bëjnë dy pyetje njëherësh: Kur ike?Po kur erdhe ?.Ai u përfshi me entuziazëm qysh në fillim në nismën fisnike të disa intelektualëve lazaratas me në krye Dr Hodo Çelën e Dr Islam Bucin për krijimin e shoqatës Atdhetare e Kulturore “Lazërati”.Halili drejton sot Degën e Tiranës të kësaj shoqate dhe shumë shkrime e artikuj të gazetës sonë (Lazërati) kanë firmën e tij .Në se familja e shkenca përbëjnë yllin e tij polar ,Lazarati për Halilin ka qënë e mbetet Meka e tij e dashur.
Sinoptika e pasur dhe e gjithanshme e prodhimtarisë së tij kërkimore përcakton e dëshmon identitetin e intelektualit të mirëfilltë bashkëkohor.
Idetë dhe deduksionet e 150 artikujve shkencorë ku përfshihen monografi ,referatee kumtesa ,studime e projektime të zbatuara ,të botuara brenda e jashtë vendit, i kanë mirëpritur e miratuar jo vetëm kolegët e tij shqiptarë,por edhe homologët në Ballkan ,Europë SH.B.A. , Kanada e gjekët.Ata kanë pasuruar bibliotekat e kolegëve dhe ato kombëtare Punimet e tij janë një materjal me vlerë në duart e studjuesve .Tek Halili ,shkencëtari dhe njeriu janë shkrirë në një duke krijuar modelin më përfaqësues të intelektualit lazaratas e më gjerë.
Duke qënë në kulmin e energjive krijuese të tij i urojmë Halilitshëndet e punë të frytshme në dekadat e ardhshme.
Beqo Mamo
Gjirokastër 02-07-2008



NJË LETËR PËR ARBEN GABËN
-----------------------------------------------------
Nga ILIAZ BOBAJ

I dashur Arben!
E ndjej veten të nderuar të të nis këtë letër nga larg.Por duke qenë shumë afër.Aty ku jam përherë,në Lazaratin tonë të dashur.Nga gjithë korrespodencat e mia të shumta,lajmet nga Lazarati,janë më të rëndësishmet,më të pazëvendësueshmet.Për gjithshka.Një pjesë të mirë të tyre i mësoj nëpërmjet gazetës ''LAZËRATI'',ambasadores sonë,në Shqipëri dhe jashtë saj.Këtë herë,nëpërmjet shkrimit të ngrohtë të Hito Brahimit,(ish mësuesit tuaj të nderuar),mësova se në vitin shkollor 2006-2007,ke mbaruar studimet ne degën e gjuhës angleze me medalje të artë.Natyrisht,u gëzova pa masë.Edhe pse me pakëz vonesë,dëshiroj të të nis urimin tim vëllazëror:T'u lumtë ! Na ke nderuar !
Lazarati ynë ka nxjerrë dhe do të nxjerrë përherë djem të ditur.Kjo është cilësi e genit tonë
lazaratas.Etja për dituri, është virtyt i njeriut të mënçur.Më e rëndësishmja është se kjo po kalon nga njeri brez tek tjetri,me dinjitet,duke u përmasuar fuqishëm.Kjo na bën të krenohemi me ata qindra intelektualë,(disa prej tyre edhe me tituj dhe grada shkencore),të cilët po shpërfaqin vlerat e tyre krijuese deri në nivel kombëtar e më tej.Mes tyre,tashmë,ke hyrë me dinjitet edhe ti.Medalja jote e artë,është një kontribut real.Të uroj të ecësh më tej në thellimin e dijeve të tua.E me këtë rast fatlum,do të dëshiroja të uroj po kaq edhe gjithë ata nxënës dhe studentë të shkëlqyer lazaratas,të cilët përmasojnë vlerat tona intelektuale.Ky është shërbimi më i madh,që i bëjnë ata Lazaratit tonë. Sigurisht,edhe atdheut e kombit.
Të përqafoj me nderim dhe dashuri.
ILIAZ BOBAJ
Patra,5.7.2008


Mesues NJAZIU !

T’i thuash sot një të riu të rrituri në demokraci se nga një urim fetar mund të pushohet mësuesi nga puna, sigurisht që nuk të beson. Por kjo ndodhte si shumë absurditete të tjera në regjimin që kaluam. Lazaratasit e moshës mesatare e mbajnë mend mirë se si mësuesi dhe bashkëfshatari i tyre, Njazi Mahmuti u dënua në vitet shtatëdhjetë. Njaziu lindi më 1938.Mbas mbarimit të shkolles fillore dhe shtatevjecare në fshat , uniken si quhej atëhere në qytet, për shkak të veshtirësive ekonomike, punoi në punët e ndryshme bujqësore.Ne 1957 shkoi ushtar dhe mbas mbarimit të saj në 1960 punoi si nën- officer në Brigaden e Pestë-Gjirokastër.
I lindur në familje arsimdashëse ai dëshironte të arsimohej, prandaj, megjithese i martuar u regjistrua dhe mbaroi shkollën e mesme pa shkëputje nga puna me rezultate shumë të mira. Mbas mbarimit të shkollës së mesme punoi si normist në fermën e Valaresë e më vonë si llogaritar në kooperativën e Lazaratit. Por dëshira për dijen nuk i’u nda kurrë. Dëshira e tij ishte të mbaronte universitetin dhe për këtë kishte bërë shumë herë kërkesë në Komitetin Ekzekutiv. Më së fundi në vitin 1967 i’u dha e drejta për të vazhduar Institutin Pedagogjik të Shkodrës në degën Histori- Gjeografi. Megjithëse i madh në moshë në krahasim me studentët e tjerë, i martuar e me tre femijë , Njaziu me vullnet dhe pasion shumë të madh për dijen e mbaroi Institutin Petagogjik me rezultate shumë të mira e Diplomë të Shkëlqyer. Ne që ishim studentë të rinj në Tiranë në ato vite, kur shikonim Njaziun me moshë të madhe që dilte me rezultate të shkëlqyera në provime ndienim respekt për të, por dhe motivoheshim për të mësuar akoma me shumë . Mbas marrjes së diplomës, realizimit të ëndrës së tij, ai u caktua për një vit në 1969 – 1971 si drejtor i shkolles 8- vjecare të Lazaratit. Nga viti 1970 deri më vitin 1976 punoi si mësues i histori- gjeografisë dhe nëndrejtor i shkollës 8-vjecare të fshatit. Nxënësit e asaj kohe dhe bashkëfshatarët e tij e mbajnë mend mësuesin e tyre të rregullt, kërkues ndaj nxënesve, korrekt dhe i shoqëruar me fshatarët duke i ndihmuar ata sa mundte për hallet e tyre. Njaziu rrjedh nga një prej familjeve më fetare të Lazaratit. Nëna e tij, Dade Mamua , siç’ e thërriste fshati , kishte një kujtesë të jashtëzakonshme. Ajo mbante mend veç të tjerave në menyre të saktë datat e festave fetare. Feja ishte e ndaluar dhe luftohej me cdo mjet nga rregjimi komunist që prej vitit 1967 dhe në vitin 1974 mohimi i saj u sanksionua edhe me kushtetutë. Njaziu dhe familja e tij si pothuaj i gjithë Lazarati i festonin fshehurazi festat fetare. Në një nga këto festa ai uroi një bashkëfshatarin e tij “Gezuar Barjamin!”. Diktatura nuk falte, strukturat e Partisë së Punës dhe levat e saj u vune menjëherë në levizje. U organizuan mbledhje kolektivi të njëpasnjeshme, mbledhje partie, mbledhje fshati të quajtura “Fronti Demokratik”. Filluan akuzat dhe lufta ndaj intelektualit të fshatit. Akuzat ishin nga me absurdet si: propagandimi i fesë , nuk ben lufte klasash, mban bagëti të tepërta, e të tjera nga me qesharaket… Mbas disa mbledhjesh në vitin 1976 pushohet nga puna dhe sipas metodës kineze, mësuesi i fshatit u dergua të edukohej me punë në kooperativën bujqësore. Për mbi 6 vjet, një nga njerezit e pakët të shkolluar që fshati kishte, mësuesi me diplomë të shkëlqyer, punoi në punët më të vështira bujqesore të kooperatives. Ish nxënësit e tij dhe bashkëfshatarët e shikonin me dhëmbshuri, e ndihmonin kur kishin mundesi por gjithmone me kujdes nga spiunët. Ata e donin mësuesin tu mësonte fëmijet, t’i edukonte ata , por rregjimi donte jo intelektualë të formuar, por skllevër tëë bindur të ideologjise komuniste. Ne vitin 1982 me ndërhyrjen e vazhdueshme të bashkëfshatarëve , kolegëve të tij mësues, opinionit të intelektualëve dhe miqve të tij në gjithe rrethin, rregjimi vendosi ta emronte mësues filloreje në shkollën e Saraqinishtës. Njaziu megjithëse nuk kishte mbaruar për mësues filloreje, me vullnet, këmbëngulje e përkushtim të jashtezakonshem punoi pa u lodhur qe fëmijet e këtij fshati të mernin arsimin dhe edukatën e duhur. Kontrollet e bëra nga Seksioni i Arsimit konstatonin rezultate shumë të mira në shkollën ku ai punonte. Nxënësit dhe fshatarët e atij fshati e respektonin dhe e ndihmonin me aq sa mundeshin dhe sot kanë mbetur miqtë e tij më të mirë. Ata e kujtojnë me shumë rrespekt mësues Njaziun, që për 10 vjet edukoi e mësoi breza të tërë fëmijësh të këtyre fshatrave.
Në vitin 1993 mësues Njaziu doli në pension dhe kujton e takon me kënaqësi ish nxënësit e tij nga Lazarati e Saraqinishta , që tashmë janë bërë bura, disa intelekttualë, disa biznesmenë e të tjerë punetorë të nderuar. Ai bisedon me ta, nuk ka qejf të kujtojë ato ngjarjë të hidhura të kaluara në rregjimin anormal që kaluam. Ai kontribon në aktivitetin e Shoqates “Lazerati” sidomos për historikun e fshatit.
Në 70- vjetorin e lindjes së tij i urojmë “Shëndet e jetë të gjatë !”

I.BUCI

Tre mekanizatorët
Kështu duam ta titullojmë këtë shkrim kushtuar tre djemve të fshatit tonë , që vdekja i shkëputi në një moshë fare të re .E kemi fjalën për Divit Bejkon, Turabi Brahimin dhe Astrit Alikon. Ata ishin të tre djem që nderonin jo vetëm rininë lazaratase por edhe atje ku punonin në fermë nga Nepravishta në Valare. Ikën në moshë të re duke lënë nënat(veç Turabiut që ishte jetim) gratë dhe fëmijtë . Të tre këta djem ishin nga mekanizatorët më të mirë , më të kualifikuar . Vlen të shkruajmë pak rreshta për secilin.
Dividi lindi në vitin 1937. Mbaroi shkollën fillore në fshat dhe më von u mor me blegtori.Mbas mbarimit të shërbimit ushtarak u fut si puntor në N.B.Vrinë ,nga ku u dërgua për një kurs traktoristësh në Durrës.Mbaroi kursin , kthehet dhe punoi si traktorist në fillim në Vrinë dhe më vonë në N.B.Gjirokastër. I pasionuar për punën dhe i vetëdijshëm punonte ditën e natën ,në shi e në diell gjithonë më pasion dhe ndërgjegje të lartë ,duke fituar simpatinë e shokëve të punës dhe komunitetit ku punonte.U martua dhe lindi njeri pas tjetrit 6 fëmijë ,3 djem dhe 3 vajza .Një dit prëj ditësh u sëmurë dhe ndërmarja e sistemoi si mekanik në një ofiçinë.Shokëve dhe komunitetit u bënte përshtypje se ishte shume i sjellshëm dhe me kulturë.Megjithatë sëmundja e pa shpresë bëri punën e vetë dhe e ndau nga familja dhe shoqëria para kohe në vitin 1977 .Ja si e qante mëmë Bedulla djalin e saj:
U këput një lis e ra
U këput lisi me shënjë
O Divit e zeza unë
O Divit e zeza mëmë
Ike ti por na le rrënjë.....
Fëmijtë e tijë i rritën bashkëshortja dhe vëllai Petriti , tani ata janë bërë burra dhe gra , kanë krijuar familjet e tyre dhe sigurisht të mirë si Ai.
Turabi Brahimi ishte jetim , dhe sa mbaroi shkollën shtatvjeçare u fut si puntor në fermë Në shërbimin ushtarak bashkë me kushërinë e tij Selmanin u fut në kursin e shoferëve në Elbasan.Pas mbarimit të kursit e caktojne në në batalionin e transportit në Tiranë apo në sakt në rezervat e shtetit.Mbas mbarimit të ushtrisë kthehet në fermë ku punonte më parë ,por fatkeqësisht asnjëhrë nuk mori maqinë se ishte nipi i Nuri dhe Veliko Brahimit që kishin strehuar në vitin 1950 diversantë në stene.Në fermë mbaroi një kurs për zotor dhe punoi më von si zotorist..Martohet dhe lind 3 fëmijë dy vajza dhe një djalë.
Por në atë sistem e keqia mund të të gjente pa pritur .Kështu nje dit prej ditësh zotorin e tijë e mori dhe e ngiste një puntore .E raportojnë dhe mblidhet për këtë kshilli teknik i ndërmarjes për ti hequr zotorin .Me ndërhyrjen e e shokëve dhe miqëvë po ashtu dhe timen nuk ja hoqën zotorin .Vazhdoj punën por e zeza tjetër ju ngjit, sëmuret nga kanceri stomakut dhe ndrron jetë po atë vit në 1965 ,duke lënë 3 fëmijë jëtim.
Astrit Aliko : lindi në Lazarat më 1945 ,mbaroi shkollën 8 vjeçare dhe u fut puntor në fermë në transport ,pas zotorëve . Me qëllim që një ditë të bëhej zotorist ,vazhdoi dhe mbaroi një kurs në ndërmarje pa shkëputje nga puna .Ishte njeri i bindur , pa fjalë dhe vente në çdo punë sado të rënda që të ishin Mori në dorëzim zotorin dhe punonte shumë mirë me të .Më shumë punoi në pulari (në Lazarat) duke çuar ushqim për pula .Në një ditë prej ditësh tek shkarkonin zotorin para magazinës,zotori shket frenato ,ai hidhet për të shpëtuar zotorin por aksidentalisht u vra duke u shuar nga jeta . Megjith se u vra në krye të detyrës duke qënë lazaratas as nuk u shkrua as nuk u tha gjë për të .,as shteti as të ashtuquajturat organizata shoqërore.
Niazi Mahmuti
Lazarat 02-07-2008

KA VETËM ÇAST . . .
---------------------------------------
Cikël poetik nga ILIAZ BOBAJ

KA VETËM ÇAST
--------------------------

Ka vetëm çast.Një çast të etur,
si ky që po jetojmë tani,
përpara tij gjithshka është zbehur,
si flu-ja nëpër mjegullsi.

Ka humbëti gjithkund rreth vetes,
ka mall,përflakje,stres e ankth,
ka det e qiell në sy tretur,
ka unë e ti,asgjë përqark.

Ka fjalë të mekur,kohë të ngrirë,
ka dehje gjer në marrëzi,
s'ka dje,s'ka sot,nuk ka as nesër,
ka çast të epur për vetmi.

Ka vetëm çast që do jetuar,
ka flakë që shuhet nëpër flakë,
ka buzë,ka sy të përvëluar,
një shkrepje blici edhe aq.


EMRI
---------

E mbaroi Farin e famshëm të Aleksandrisë.
Mbi gurët e tij,gdhendi emrin e vet:
''Sostrati,i biri i Deksifanit nga Knida''.
Gurët i veshi me pelerinën e suvasë.
Mbi suva,
shkroi me shkronja të mëdha,
emrin e mbretit.
Erdhi dita,
suvaja ra,
si lëvozhga prej frutit të pjekur.
Bashkë me të,
ra edhe emri i mbretit.
. . .
Në Far mbeti emri i arkitektit.


GJINJTË E FEMRËS
-------------------------------

Sa njohin forcën e vetes,
bëhen kapriçozë,
të pabindur,
kokëpërpjetë,
si dy kapedanë të krekosur,
të ftojnë në duel të rreptë.

Kur koha iu ul kokën,
rrinë nën përkrenaren e gjoksmbajtëses,
të qetë,seriozë,të shtruar,
si dy luftëtarë të vjetër,
që rrojnë me lavdinë e shkuar.


NË PASDITEN E VONË
-----------------------------------

Tejet luksoze sot vetmia,
ndaj kohën e harxhoj pa ngutje,
me buzët e tij,flladi i butë,
më ndez dhe më shuan me puthje.

Prej tela pentagramesh,notat,
i heq,i vë në buzë të fjalës,
gjinkallë e çartur,në një pemë,
tinguj të çjerrë nxjerr prej kitarës.

Si zonjë e rëndë,mes qetësisë,
vret kohën kjo pasdite e vonë,
një trung i prerë,rri pak mënjanë,
i vetëm si një faraon.

Paksa e pjekur modë e stinës,
natyrës i rri me finesë
dhe dielli hedh ca rrezëllime,
si afshi i syrit që të ndez.

Dita shkon tej me hap të qetë,
në një takim të lënë diku,
buzëmbrëmja,me makiazh të lehtë,
pret çastin të dalë gjithashtu.


SHTËPIA E TË IKURVE
-----------------------------------

Njerzit i rrëmbyen dallgët e ikjes,
lanë mungesën e tyre
dhe shkuan shtatë male larg.
Me lotë të rëndë,të hidhur,shtëpia,
nga qerpikët,
shi dhimbjesh derdhi në prag.
Më pas,
si plakë e cfilitur nga vajtimi i rëndë,
uli shaminë e strehëzës mbi vetull
dhe ra në gjunjë,
me syrin e shpresës të tretur.
E lodhur,e dërrmuar.
. . .
Në oborr,bari i pashkelur,
u rrit si mjekër e parruar.


NË NJË STACION HUMBAK PROVINCE
-----------------------------------------------------------

Në një stacion humbak province,
si gjithë të tjerët rri e pres.
Një vajzë e hijshme si një zanë,
pranë meje rri si perëndeshë.

I ndjen vështrimet ledhatore,
si ca përgjime që pas derës,
ndaj kodrat e gjoksit i shkund
dhe kokën lajkon hera-herës.

Ç'të bëj tek ky stacion i humbur,
me një bukuri të tillë pranë,
kur koha zvarrë i tërheq këmbët
dhe kotësisë s'i gjej dot anë?

Nis të shëtis mbi hijeshinë,
i dehur,me vështrim nuhatës,
si zogj ul sytë të pinë freskinë,
mbi linjat nazike të qafës.

Vërtitem nëpër porta buzësh,
të shuaj etjen paksesi,
më kot heq veten si i huaj,
ajo e di që jam aty.

Ku tjetër mund ta harroj veten,
tek ky stacion i trishtë,humbak?
Ah,prisja trenin! Gjithsesi,
s'prish punë nëse vonohet pak !


KËTU
--------

Këtu,kujtimet e mia,
të lëna dikur,
përditë humbasin nga vetja dhe mpaken,
si këpucët e ngrëna nëpër gurë.
Dashuritë,
të fishkura nga thatësira e viteve,
janë zbehur si shkronjat
e shkelura gjatë nga këmba e kohës.
Është e pamundur t'i ringjallësh,
t'u japësh freskinë e moshës.
I rrëmoj me mall në skutat e kujtesës.
Ardhja ime i çel,
si pranvera,
ndonjë degë të patharë ,
të kumbullës së vjetër.

Shkojnë vitet,
përherë më e pakët,
përherë më magjike,
muzika e hapit të tyre të largët.


NË SHTËPINË KU U LINDA
-----------------------------------------

Aty shkoj burrë,
ajo më kthen fëmijë,
shtëpia ime,
me kurriz pas shpatit.
Siluhetë e nënës,
lëviz nëpër shtëpi,
mbi trarë,
rëndon fjala e tim ati.


PUSHTETI I TAKAVE TË TUA
--------------------------------------------

Nga hapi yt zgjohet rrugica,
sa shkel mbi të,pikojnë muzikë,
takat e gjata si gjilpëra,
me majën e hollë sa një pikë.

Ndërsa ti shkon si fllad i brishtë,
e lehtë si këmba përmbi thua,
në rrugë sundon pushteti i rreptë,
pushteti i takave të tua.

Mbi to gjithshka i duhet syrit,
të ndizet gjer në marrëzi,
aty dëshirat,dehur,çmendur
edhe hutimi po aty.

Teksa shkon tej si fllad i lehtë,
me ritme takash trak e trak,
në rrugë lë pas ndjesinë e rreptë,
pushteti yt perandorak.


DASHURIA
-----------------

Vjen e bukur si pika e vesës,
mbi shtat hedh lakuriqësinë,
rrobën e saj të vetme.
Merr pamje stinësh,
lulore,e blertë,
e zverdhur,pagjethe.
Përherë e virtytshme,
e thjeshtë si natyra,
e vërtetë si shikimi,
vezulluese si ngjyra,
e pastër si diamantet.
Me dritën e syrit të vet,
na ndez fitilin e ndjeshmërisë.
Në gjoksin tonë nisin tallazet...
Dhe biem nën të sajin pushtet,
prej magjisë së saj të hipnotizuar.
Kush dashuron vërtet,
mbetet i ndezur në zjarrin e saj,
kush hipokrizon,
fiket si qiri i djegur,i shuar.

NËSE...
-------------

Lotin e quajnë bizhu të trishtë,
buzëqeshjen,
paaftësi serioziteti,
ngërdheshje.
. . .
Nëse do t'i ndjesh tërësisht,
mbaji për vete !


DIELLI
----------

Emrin e tij,
e morën faraonët,mbretërit,diktatorët,
e quajtën veten,
Perëndia Diell.
Tokësorët e panginjur në tokë,
u bënë zotër në qiell.
Këtë e quajtën normale,
si çdo gjë që e ke pronën tënde.

Poeti vetëm sa e preku,
me ca vargje të butë si dritëz hëne:
''Ndodh që edhe dielli të zbehet...''
U turrën mbi të si korba të zinj,
të egër sa s'rrëfehet,
i prenë dritën,i shuan qiellin.
. . .
Poeti guxoi të prekte diellin.


TI KISHE KOHË
------------------------

Ti kishe kohë,tepër kohë,
të vije hijshëm,mrekullisht,
atëherë kur isha zjarr e valë
dhe globi im,qe syri yt.

Pritja u lodh,i mbylli portat,
qiejt si arna zunë ca re,
pema e fatit, si zgërbonjë,
është gati të shembet përdhe.

Një jetë përgjova kthimin tënd,
nga pritja syri m'u bë plagë
dhe pamja jote,që e çmend,
s'e kthen dot në gjendjen e parë.

Në këtë orë të qetë pragmuzgu,
nuk di ç'më shlodh,nuk di ç'më grish,
e rëndë mosqënia jote pranë,
po kthimi,më i rëndë dyfish.

Ti kishe kohë,tepër kohë,
të vije hijshëm,mrekullisht,
atëherë kur isha zjarr e valë
dhe globi im,qe syri yt.


SIMBIOZA HISTORIKE
----------------------------------

Për ta bërë Qesarin më Qesar,
nxorrën në skenë Brutin
dhe e bënë më Brut.
. . .
Më tej vijoi skenari...
. . .
Edhe Brutin e lanë në histori,
që të mos vdiste Qesari.


E VËRTETA E JETËS SIME
-----------------------------------------
I vogël,
vuajta hallet e të mëdhenjve.
I madh,
vuajta hallet e të vegjëlve.
Për hallet e mi nuk pata kohë.
Boshësinë e jetës sime,
mundohem ta mbush me poezi të brishtë.
Kaq është e gjithë.
. . .
Të tjerat janë zbukurime.


QYTETI IM
----------------

Sheshi historik i qytetit tim,qe prishur.
Ndërtimet pa leje,
kafshata-kafshata e kishin gëlltitur.
S'kish më as shesh,as pemë,as lulishte.
Zyrtarët,pa humbur kohë,
me një firmë dhe një vulë,
ndërtimet pa leje,i kthyen të ligjshme.
Ky ligj i rreptë,
qytetit tim i ka dalë për zot.
. . .
Qytetit tim,
që nxiton të shkojë në Europë.