Sunday, April 22, 2007





Sali Rabi .
Drejtor Shkolle



FOTO SHKOlle 1952


GRUPI I KENGEVE

Grupi i Kengeve
( BALIL GJINI)

P O E Z I
Ne mesnate
kur zbres
shkalleve
te brendshme

te vetvetes
per te mberritur ne bimcat e mellagta te endrave
tek nje gjesend i vjeter pengohem e bie .

(nje thhes i mbushur plot me rrangulla fjalesh qe
cafullojne ,
mjaullijne,gerthasin,ciatin,shtyhen,peshtyhen,djersijne:
gadra-budra,gadra-badra,zokopurat zaberhanisnin me
zor-
zoper,yrrja –byrrja,ququke,hallemadhe e
halemadhe,etj.)

Nje gjarper me rruaza arixhofkash
Reshqet shkalleve
Dhe me bririn e fildishte dicka zhgaravit.

Ding-dang-ding
sahatet e vetvetes
varur ne mure
tingellojne te shkurdisur
ne mesnate


14-shkurt 2003 Gezim Basha
Mjaft

Qëndro larg nga Fatos Nano Rri larg nga kurvat
moldave
Larg mahive folklorike ku s'frymojnë Mujo
dhe Oret
Larg nga Naçi-Meta-Baçi larg nga grevat e urisë
Rri larg nga Republikanët larg dhe nga
Reformatorët

Larg nga brisqet e përdorur larg nga mbreti që
s'di shqip
Larg ngashnjimit të drogohesh fare pak dhe veç
njëherë
Larg likarnave të bërë fshehtas nga
firmat private
Qëndro larg nga 2K Group dhe nga gjithë Koçot e
tjerë

Rri larg,rri larg,mërgohu,rri larg
Kredhu thellëe në vete më dhimbesh rri
larg!

Larg poetëve shterur famë, Larg nga peshkopët e
huaj
Larg imameve që janë velur Me tre hurma Arabie
Larg nga ankthet e Zodiakut Larg nga shtypi pa
fjalëkryqe
Larg gaztorëve që s'të lënë Të vetmosh një çast
mërzie.

Qëndro larg nga fiqtë e detit Larg nga qytetet muze
Larg muzeve ku heq shpirt Historia me lëngime
Larg nga unë dhe nga qirinjtë, Larg nga gjuzat e
rrufeve,
Qëndro larg nga mantetutat Që përditë qepen
virgjinë.


II

Rrënohemi
Nuk ritemi,
Me pluhur të verdhë rrëzimesh verbohemi
Përfund të njëzetash dhe ndihemi pleq
Një mardhje e ëmbël na bredh në eshtra
Dielli lëvrin brenda nesh
Si një virus i keq.

Nuk ritemi,
Rrënohemi,
Me pluhurin e eshtrave tona verbohemi
Sa pranë dukej caku, sa larg është kufiri?!
Si ta mbrijmë pa vela, flatra, balona...
E çmendur një erë
ngre dunat e hirit.

Nuk ritemi
rrënohemi.
Me pluhurin e hapave tona verbohemi,
Ky qielli ynë mbeti i vranët
Këndej heronjtë shkrehen
Bekohen tiranët!

Dhe ne... ah ne ...

Nuk ritemi,
rrënohemi.

III

Në flatër në ngrëç dhe kurm që humb gjak.
Ne gur i rëndë hapësire dhe prag.
Ne rumë në jetë fjalën shtegtare.
Ne puls i mekur i kohës së vranë.
Ne far mitar ndanë territ që vdiste.
Ne dritë përpëlitse.

Luftëtarëve të vjetër lazaratas

U shuat një nga një të gjithë,
Si meteor në qetësi,
Vëtet në libra vend nuk zute,
Po vendin zutë në histori.

Një jetë të tërë, sa ishit gjallë,
s’u shkrua asnjë fjalë e vetme,
kush penën kish, qe aq mjeran,
sa mori gjithë fjalët për vete.

Nuk folët kurrë për trimërira,
sikur të qe gjë e ndaluar,
tuajat buzë tjetër nuk thanë,
veçse një fjalë të thjesht: ”luftuam”.

Pasi i volet krejt mundimet,
në luftë, në halle, varfëri,
Ju ikët bashkë me plagë, gjymtime,
Fisnikë gjer në fisnikëri.

Si pjesë të një gjëje të çmuar,
kërkoj t’iu mbledh copat e jetës,
disa pranë Ismail Qemalit,
disa në luftën e njëzetës……

Porse pas jush kujtimi Juaj,
ky trashëgimtar i përkorë,
shkëlqen si dritë në ato vise,
i gjallë, i hijshëm,burrëror.
Iliaz Bobaj

Letër mikut tim Balil Gjini

I dashur Balil !
Edhe pse kemi plot dhjetë vjet pa u parë, rasti fatlum
e solli që të takohemi në faqet e gazetës "Lazërati",
si gjithnjë të përmalluar për atë vend të shtrenjtë e
të dashur, që quhet Lazarat. Fshatlindja jonë na
thirri përsëri. Kujtesa e tij për bijtë e vet të
shpërndarë, është prekëse, dashuria e tij sublime.
Gjithnjë kam mendimin se ai që krijon, jep ndihmesën
më madhore në përparimin e një kombi, ku, padyshim,
fshatlindja e tij zë pjesën më të respektuar e më
qenësore. Në këtë kuptim kam bindjen se edhe
krijimtaria jonë letrare, jo vetëm që nis aty në
Lazaratin tonë, ku u lindëm, hodhëm hapat e parë,
mësuam shkronjat e para të gjuhës tonë të artë,
dëgjuam përrallat, rrëfenjëzat, gojëdhënat, vargjet e
parë, gjëegjëzat, fjalët e urta, këngët, vallet,
baladat, shprehjet e rralla popullore, që aty kanë
përmasat e legjendës, por edhe ushqehet aty, në trevat
e fshatlindjes tonë, për të mbetur përherë e freskët,
e vlefshme, mbreslënëse.
Fshati ynë është një gurrë e pashterur tradite,
kulture. Një rrahje e këmbës në vallet e dasmës
lazaratase, tund gjithë Malin e Gjerë. Krijimtarinë
tuaj të mrekullueshme letrare e kam ndjekur sa me
dashurinë e vëllait për vëllain,po aq edhe me
interesimin e shkrimtarit për shkrimtarin. Ajo më ka
ngrohur, më ka kulturuar, më ka prekur. Se arti që nuk
prek shpirtrat e njerëzve, nuk është art. Edhe
përkthimi "Historia botërore dhe qytetërimi", është
një tjetër ndihmesë e respektuar, të cilën e çmoj dhe
e nderoj. Po kaq e mrekullueshme është edhe
krijimtaria letrare e atij djalit aq të ditur e të
talentuar, që e
dua aq shumë, poetit Gëzim Basha. Edhe ai larg, në
Çikago. Edhe ai i përmalluar. Po vendlindja jonë
është piktakimi ynë i përbashkët, i përjetshëm.
Ajo që të mbush me besim dhe optimizëm është fakti se
janë të shumtë ata që krijojnë për fshatin tonë, që
nga skulptorët e mirënjohur Emin Bejko e Drini Difo e
deri tek ajo vajza me vargje të dlirë si nota
muzikore, që sapo mbaroi shkollën e mesme, Hatixheja,
padyshim poetja jonë e ardhshme. Krijojnë
intelektualët e nderuar Islam Buci, Hodo Çelo, Zija
Basha, Roland Bejko, Bernard Aliko, Dashnor Aliko,
Beqo Mamo, Axhem Koçiu, Sado Gërveshi, Limoz
Gjolleshi, Halil Hallaçi, Abaz Aliko, Rubo Basha,
Saliko Brahimi, Xhelo Brahimi, Luiza Gaba, Gentiana
Brahimi, Çajup Basha e plot të tjerë. Krijojnë të
gjithë ata që drejtojnë rreth gjashtëdhjetë aktivitete
të ndryshme industriale
dhe të gjithë ata që ia kanë ndërruar pamjen Lazaratit
tonë. Rrallë gjen tjetër fshat që të ketë kaq shumë
njerëz të aftë dhe intelektualë të talentuar e aktivë.
Është aftësia e vet fshatlindjes tonë që ka nxjerrë
kaq shumë njerëz të ditur dhe është aftësia e njerëzve
të ditur lazaratas që e shpien fshatin tonë përpara në
rrugën e zhvillimit dhe të përparimit. Me atë traditë
dhe kulturë që ka, Lazarati ynë,me siguri, do të jetë
përherë si ai mali i mbushur plot me fole shqiponjash,
që lëshon çdo vit në qiell shqiponja të reja.
I dashur Balil !
Më shumë se një letër personale, padyshim, kjo letër
është një mesazh vëllazëror për gjithë bashkfshatarët
tanë dhe sidomos për intelektualët e fshatit. Le të
japim gjithshka për Lazaratin tonë. Me djersë, me
dituri, me kulturë, me dinjitet, ashtu siç e kemi
traditë. Ai meriton gjithshka. Duke i shërbyer
Lazaratit tonë, i kemi shërbyer kombit tonë. Kohët
mund të jenë ca të trazuara, por mendjet tona duhet të
jenë përherë të kthjellëta. Le të jemi ne
intelektualët mbartësit dhe nxitësit e zhvillimit dhe
të përparimit. Intelektualët mbartin fuqinë e mendimit
dhe fuqia e mendimit është madhore.
Të mos harrojmë fjalën e urtë:"Kush punon sot, i takon
të ardhmes".
Me nderim e dashuri vëllazërore
Iliaz Bobaj

Tokë nga ku buisin qimet e derrit

Përditë po shohim gjithnjë e më kjartë se
Shqipëria është vendi i Migjenit, vend nga ku në vend
të fijeve të barit mbijnë qimet e derrit të egjër,
dhe, në mos ndodhtë kështu, do të buisin prej saj
gjemba të zinj iriqash deti, gjithfarë telash me
gjemba, etj. Vend i absurdit dhe i mrekullisë
njëherësh, ajo duket se s´e pëlqen normalitetin, ndaj
preferon të të rezervojë ose majën më të lartë, ose
humnerën krusmuese. Shtrati dhe djepi i gjallesave të
gjithëfarëshme, ajo rrit edhe Luigj Gurakuqin edhe
Anastas Angjelin. I pari, një nga ata idealistë, që
ndonëse ministër financash nën mbretërinë e Zogut, i
duhej t´i merrte borxh dhjetë franga borxh Patër Anton
Harapit për të shkuar nga Shkodra në Tiranë. I dyti
ministër i Nanos që, para disa vitesh firmoste borxhin
e jashtëm të Shqipërisë me një stilolaps floriri,
ndërkohë që borxhdhënënësi, ministri homonim italian,
kishte një stilolaps të rëndomtë kauçuku.
Këtë vend e qeverisin ca njerëz buçkaranë, që
iu shkëlqejnë faqet si paparunë, njerëz të bindur
idiotësisht tek aftësitë e vetes, njerëz të
shëndetshëm si kuajt, pa strese dhe neuroza, shkurt
rodina e hajemëdhenjve dhe atyre që po t´iu hapësh
tepelekun e kokës mund t´iu gjesh në vend të truve një
shirit derri të gjatë gjer në dymbëdhjetë metra. Ja
janë shi ata që e pllenojnë këtë tokë me farë gjëmbash
prej lëkurës së tyre derrërore. Herë- herë të duket se
me ta gjithçka është e kotë, se, ngaqë e kanë mëndjen
tek korita e krundeve, s´ia vlejnë as fjalët, as
debatet, as këshillat. Atëhere të kapllon melankolia e
trumcakut të Migjenit dhe të vjen të plandosesh
shakull mbi këtë realitet gjembëror (prej qimesh
derri, a gjembash iriqi).
“Bukë dhe lojra”, ky ishte jo vetëm sllogani,
por edhe realiteti i njerit prej diktatorëve të Romës,
Korneliusit. Toidhjo ishte edhe tek ne në kohën e
Diktaturës. Kujtoni tifozerinë e marrë pas ekipeve të
futbollit, veçanërisht kur luante kombëtarja. Thirrjet
patetike: “E kuqja, e kuqja do të fitojë”, thirrje që
kishin edhe nëntekstin absurd ideologjik, kishin
efektin e një opiumi për të harruar krusmimin,
burgjet, internimet.
Por farërat nga të cilat mbijnë qime derri
janë brenda mitrës së kësaj toke. Jo më larg se disa
muaj më parë kryeministri i Shqipërisë pozonte tifozin
e dalldisur në stadiumet e Irlandës dhe Zvicrës. Në
qafë mbante një shall me ngjyrat e flamurit kombëtar.
Diktatori romak që përmendëm kishte gastronomë që i
niste në të gjithë cepat e botës për t´i këndellur
shijet. Fatura e një drekë të shtruar për dy miq të
tij ishte njëzetë e gjatë mijë franga. Kishte në meny
gjuhë zogu, tru palloi, etj. Përrallore, apo jo? Ja
dhe paralelja tjetër: kryeministri shqiptar i bën
pushimet me një jaht luksoz në Mesdhe, organizon dreka
e darka të buhishme dhe gjithë fatura e çkëthjeve e ka
vlerën gjashtëqind mijë eurove. A thua është
kryeministri i vendit më të pasur të botës dhe jo i
këtij vendi që është bërë kërnallë e karkërimë. Dhe
për të gjitha këto, ta hajë dreqi ta hajë, askush s´i
thotë plaç me gojë.
Është e sigurt që si kryeministrit, si
politikanëve të tjerë më të ulët, s´iu vjen turp që
vijnë nga një vend ku në vend të barit mbijnë qimet e
ashpëra të derrit. Turp iu vjen prej popullit të tyre
të varfër e fukara, atij populli që duhet të gdhihet
para ambasadave për një vizë, që duhet të flejë në
sediljet e makinave në doganat tona, etj, etj. Në
biseda me homologët e huaj ata kërkojnë të bien në sy,
të veçohen, të shfaqin sqimë, kinse janë ndryshe nga
njerëzit që iu kanë dhënë votat, duke u bërë kështu
gazi i botës. Dhe homologët ngrenë supet dhe u
nxjerrin gjuhën nga pas.
E mira dhe e keqja në këtë vend janë mpleksur
e bashkëjetojnë çuditshëm, duke i mbushur degët e
pemës së ekzistencës me ca fryte verdhanë, që kanë
herë forma foljore e herë ndajfoljore si “çka!”,
“shtyje, ta shtyjmë”, “ja, ashtu-ashtu”, e plot të
tjera. Nëse do të ishte ndarë gruri nga mollulla, fara
nga egjëra, nëse komunizmi do të ishte shenjuar si
një e keqe universale, atëhere shumë gjëra do të ishin
ndryshe. Të paktën s´do kishte njerëz që të
kreshpëronin qimet dhe të krenoheshin me të qenurit
komunist, me faktin ulëritës të zjarrvënësit të
bashkive, hipotekave, gjykatave. Ne e dimë mirëfilli
se shumë prej këtyre zavallëve kanë zënë vend në
administratën shtetërore pikërisht duke tundur si
diplomë pishtarët e flakës.
Por ka edhe më. Ka vazhdimisht një triumf të
së keqes në këtë vend ku rriten qimet e derrit. Ja
disa vargje nga folklori: Pritmë, o Isuf beu, pritmë,/
në të zënça s´ke të mirë, /mëlçinë kam për të ta
grirë... Dhe të mendosh se ky sadizëm i kulluar është
përfshirë në tekstet mësimore, në këngët popullore, në
kritikat soc-realiste. Është triumfi i rajasë kundër
të kulturuarit. Historia e një kombi është historia e
klasave të pasura të tij. Ku janë muzeumet për
feudalët e famshëm shqiptarë, për bushatllinjtë,
muzakajt, qyprillinjtë? Kërkundi. Vazhdohet vetëm të
kërkohen triko të shpuara nga plumbat e gjermanit, të
cilat, mundësisht, të jenë të lyera me boja të kuqe.

Kjo gjendje e bën dhe më melankolike dëshirën
vetëvrasëse të trumcakut. Dhe ndonjëherë kur shpirti
na bëhet zeher mendojmë se stërgjyshërit tanë aty
poshtë (shpirti iu prehtë në paqe), s´kanë qenë dhe aq
të lavdishëm. Dhe brenda tumbulave të varreve ata
tjetërsohen në iriqë paqësorë, gjëmbat e të cilëve e
mbushin tejendanë këtë tokë ku jetojnë pasardhësit...


BALIL GJINI

SERJAN XHEVITI SIMBOL I QENDRES ANTIKOMUNISTE
Merre sharkun xha Serjan, - i thotë polici. - E ç’e dua unë prapë këtu do vij, ia kthen i burgosuri.
Ky dialog u zhvillua në një nga burgosjet e përsëritura të Serjan Xhevit Ahmetit gjatë regjimit komunist. Serjan Xheviti u lind në Lazarat me 1901, në një familje që i mëkonte dashuri për vendlindjen. Nënua e tij rrojti 99 vjeç e porosiste “për vendin vra e pre, e mos lësho kurrë, se edhe të të vajtoj nëna ka lezet, por për të huajin mos derdh gjak se të rrita me hidhra e lëpjeta”. Shkollën fillore e kreu në Mejtepin e fshatit që u hap në vitin 1908 nga atdhetari Hasaf Voshtina. Mësuesi i tij i hershëm u bë dervish Mehmet Kruja i dalë ilegalisht nga burgu i Janinës. Pas daljes nga burgu ishte në besë të Lazaratit në familjet Gërveshi dhe Ahmeti. Ky Dervish patriot ishte burgosur në 1905 nga pushtuesi turk sepse përhapte libra shqip. Dervishi e mësonte dhe e këshillonte duke i ushqyer respekt e dashuri, “rezistoi të fortit kur ke të drejtën e zotit”, fale të dobtin kur të bën keq se tregohe fisnik”, etj.


Në moshën 19 vjeç mori pjesë në luftën e Vlorës, në 1924 si gjithë lazaratasit përkrahu qeverinë e Nolit. Gjatë pushtetit të Zogut, xha Serjani bashkë me vëllezërit e tij punoi me blegtori duke rritur ekonominë e familjes. Në luftën e dytë botërore ai u rreshtua në anën e Ballit Kombëtar, por krenar dhe atdhedashës nuk duronte dot ata që bashkëpunonin me fashizmin. Ndaj në tetor 1943 qëlloi me armë në Qafën e Pazarit Idriz Jazon, komandant i forcave kuislinge në Gjirokastër, sepse kishte shpifur për Lazaratin. Bashkë me fshatarë të tjerë shoqëroi në Shkodër Dervish Rexhepin në fundin e luftës, një nga kundërshtarët e hapur të regjimit komunist (Baba Rexhepi –Nder i Kombit). Për hir të bindjeve të tij u burgos disa herë në sistemin komunist. Në burgje ishte shpirti i rezistencës. Madje për këtë karakter e qëndresë një ditë në qeli, bashkëvuajtësi i madhi Pr. Dr. Eqerem Çabej i thotë: “Serjan, lut Zotit që të la pa shkollë se me këtë kokë që ke t’i shtatë pash ndën dhe do të të kishin futur”. Midis të tjerave ai tregonte ngjarje ku vinte në lojë edhe të burgosur të tjerë dikur komunistë.
– Kam bërë gallatë me komunistët e burgosur si Bedri Spahiun, Gjin Markun, Halim Xhelon, etj., pa le më betoheshin se s’kishin luftuar për kolltukun e Enverit dhe të Mehmetit. Kur do të dilja nga burgu me ish gjeneralin Halim Xhelo më dha 100 lek dhe me tha t’ia jepje Xhemos Boces t’i blinte qiri dhe t’i ndizte te dylbeja e Baba Zenelit për Halimin. Jo more i thashë, ç’është Xhemua shoqja jote? Ajo është muhipe e Baba Selimit dhe është zonjë. Ti je besnik i Baba Stalinit merri qirinjtë dhe ndizi te monumenti i tij në qendër të Tiranës.
Një nipit të tij i thoshte: dëgjo kapedan i dajkos! E do të vërtetën? Lexo, “Zërin e Popullit” ktheje me kokë poshtë ta gjesh – Enveri është mbret e shkuar mbretit, por nuk ka kurorë, ka në kokë borselinë. Tani erdhi koha që tha Dervish Rexhepi që në fund këta do vrasin shoqi shoqin, dhe i fundit do t’ja heqë vetes. Dëgjova që Beqir Ballukun e futën brenda, njëherë më erdhi në burg dhe më tha: - Ballist ti nga Lazarati. – Po, i thashë. - Në Lazarat edhe pulat janë balliste. - Pse ç’të kemi bërë zotrote? Mbylli derën me fort dhe u largua. Filluan këta të karvanisen tani dhe qeshte i gëzuar. Ju do të rroni dhe do të shikoni se për mua u err.
Mësuesi Sali Rabi kujton një episod që tregon për bindjet e tij: Ishim para murit të shkallët e komunës. Xha Serjani ishte duke lexuar gazetën “Zëri i Popullit”, faqen e katërt që kishte lajme nga bota. Lexonte pa syze. Megjithëse ishte i madh në moshë. Kjo gjë më bëri përshtypje dhe e pyeta – Xha Serjan lexon mirë pa syze?
-Lexoj mirë dhe shoh akoma më mirë, jo vetëm afër po edhe larg. Hodhi sytë përballë, në atë kohë aty ndodhej kioska e berberit. Mbi dërrasën e saj ishte shkruar shkurt PPSH. Ai vazhdoi; -Do të të lexoj edhe atë që shkruhet atje?
-Po, i thashë, pa ndonjë qëllim.
-Poshtë! Poshtë! Poshtë!- tha me zë të lartë.
U gjenda ngushtë, e vetmja gjë që mund të bëja ishte të largohesha duke shpresuar se këtë dialog nuk e dëgjoi njeri, pasi për aq gjë, mund të hyje në telashe.
Xha Serjani siç e thërrisnin të gjithë mbylli sytë më 24 nëntor 1975 në shtëpinë e tij i nderuar dhe i respektuar nga çdo lazaratas e bashkëvuajtës i tij. Ai ishte simboli i qëndresës së hapur atdhetare kundër komunizmit, njw dizident i vwrtetw.
Hito Brahimi
Zija Basha


Flamuri kombetar ne qender te fshatit e ne pjesen perballe Mali i Gjere e gryka qe te con ne Majen e Sopotit.


Ura e vjeter e rruges Janine-Gjirokaster ku njerezit kane levizur ne shekuj e qe sot eshte Monument Kulture. Kjo ure ndodhet ne pjesen e poshtme te Lazaratit e sherbente per te kaluar lumin e Drinos.



Nje pamje e Lugines se Drinos e Lazerati qe shtrihet ne Malin e Gjere perballe mbi rrugen nacionale.

Wednesday, April 4, 2007

Toponime
Ajoner
Ara e Buce(Pesjak)
Ara e Cunes
Ara e Majke
Ara e Malos
Ara e dollise
Ara e Lugut
Ara e Mahmute
Ara e Novros
Arra e Osmenit
Ara e pellave
Ara e Resmos
Arra e Xhamise
Ara e Xhaferit
Ara e Zakos
Aramesh
Arat e Bragace
Arret e Buce
Arat e ciflikut
Arat e Dunavate
Arat e Haske
Arret e Hire
Arret e Gjonit
Arret e Leze
Arret e Proke
Arrat e Serjane
Arret e Alike
Aseli Rizait
Aselli Gerveshe
Aselli I Qerimit
Aselli I Rushe
Avdullar
Bacea e Merkos
Bacet e kajmake
Balte e kuqe
Bece
Bedurjella

Behania
Beni Cake
Bezua
Bigat e Buzhere
Biga e Shebeke
Bige e gurit te gjate
Bige e Gjine
Biget
Bishti Pyllit
Bollo
Bozhua
Bregu I Bashe
bregu I kollorces
Bregu Qeve
Bregu I Sakos
Bregu Sinamate
Bregu I Spilos
Bregu trash
Bullduku
Burima e Ali Karajt
Burimi Derases
Burimat e Gjoke
Burima e Gjonit
Burima e Kadene
Burima e Kishes
Burima e Kociut
Burima e Manes
Burima e Sopotit
Buze e Dervenit
Buzi
Cafua
Cakerdheqe
Capua
Celoimer
Cfak e shume
Dardhet
Deras (burim)
Derasa e Kallapollit
Deras e sheshit Hasane
Derstil
Dervene
Derveni Mujos
Derstil e Barjam marit
Dinella
Draci
Dranavellat
Dras e Pllashnjes
Dushku
Dushku Buzhere
Ferat e Hankos
Fiku Kamerit
Ferat e Qirkos
Fildanet e Maliqit
Fiqt e Bashe
Fiqt e Polle
Fiqt e Rabe
Fite
Foleja e birbilit
Fotua
Fotua e poshteme
Fotua e Siperme
Frngullat
Germadhat e Mustafa Aliut
Geshtejat e Perjele
Geshtenja e Polle
Geshtenjat e Gjoke
Geshtenjat e Hire
Geshtenjat e Hire
Geshtenjat e Jupe
Geshtenjat e Perjele
Geshtenjat e Rakipit
Gjokana(peroi)
Gjokaj
Gjokana
Gjoni
Gjurma e lopes
Gocaqe
Goric e Xhixhos
Goricat e Cake
Goricat e Gjolleshe
Goric e Matushit
Gorjani
Gorjani Gabe(stani,merximat)
Gozhit
Grop e Akthit
Grop e Belule
Grop e Bukurushes
Grop e Derxhe
Grop e Ermenit
Grop e Gjinollave
Grop e Gogolit
Grop e Isufit
Grop e kasme
Grop e Kumulles
Grop e Madhe
Grop e priftit
Grop e Qershise
Grop e Alike
Grop e Beut
Grop e Brahos
Grop e Dauutit
Grpo e Gjemit
Grpo e Hite
Grop e Kaut
Grpo e Kallamoqit(gorjan)
Grop e Kazanes
Grop e Majkos
Grop e Muce
Grop e Qershise
Grop e Resulit
Grop e Rushe
Grop e Shebekut
Grop e Sherifes
Grop e Shtine
Grop e shtogut
Grop e steres
Grpo e Sterexhiut
Grop e Ullive
Grop e Zenelit
Gropat e Gabe
Gropat e Calleke
Gropat e Hisos
Gropat e Kaureve
Gropat e Leskos
Gropat e Mene
Gropat e Misirit
Gropat e Ristes
Gropat e trake
Groshet
Gryk e Njellos
Gryka e Sopotit
gufa e Abazit
Gufa e Lazes
Gufa e Mulla Kamanit
Gufat e Spilos
Guri furkave
Guri gjat
Guri I Gjat
Guri Kuq
Hani Kollorces
Haselli Hire
Hauri Bakos
Hauri Bracke
Hauri Mamute
Hauri Mestanit
Hieja e Arapeve
Hieja e Dudhkut
Hieja e Gjokanes
Hieja e Gjonit
Hieja e Kociut
Hieja e Kroit
Hieja e lismes
Hieja e Poshteme
Hieja e Siperme
Hija e Sopotit
Hieja e Xanes
Honi
Honi Hamete
Honi Qendre
Humuli
Hune e Halile
Hune e Memete
Hune e Percellimes
Hurdhe
Kala e Kroit
Kale
Kallapolli
Kalldremme
Karcalet
Kasallat
Kasollia e Lushkes
Katoqi Rushe
Kembe e Dhraklit
Kembe e Kokone
Kembe e lisave
Kembe e Mesme
Kembe e Mirtes
Kembe e Qishes
Kembe e shkurter
Kembe e Trash
Kembet e Avdullarit
Kenelle
Kociqi
Kodrat e Calleke
Kodra e Cukalle
Kodra e Mesunit
Kodrat e Aliut
Kodrat e Buzhere
Kojdhele
Kokojan (burim)
Kokonia
Kollorca
Kordhomeno
Koshti Emine
Koshti Meleqe
Koshti Zhoge
Kroi I Avdullarit
Kroi I Hadere
Kroi Llazit
Kroi Malos
Kroi i Ri
Kroi Xhamise
Kull e Canes
Kull e Perjele
Kullusmat e Bracke
Kunupic
Kunupica
Kupat
Kupat e kroit
Kurrizi Zhape
Ledhet
Leknjazi
Lekgjonne
Lem I Mame
Lemenjrat
Lemi I Zhupes
Lemi Kide
Lemi Mamute
Lemi Meme
Lemi Skenere
Lenxata
Lerat e Gjoke(lerat)
Lerushku
Lisare
lisat e bejke
Lisat e Manushes(Gabe)
Lisat e Mate
Lisi Jupe
Lisi Rapos
Lisi Vetem
Lloizi(mal i Angone)
Lloizi Gabe
Luca e Safetit
Lugshta
Lugu I madh
Lugu Tote
Lulo
Lushka
Maj e Taborit
Makerxhima
Mali Alike
Mal I Sopotit
Mallomenra
Manxhari(Spilos)
Mavrik (burim)
Melqinje
Meni Lule
Merximat Boce
Merximi Hysen Shahut
Merximat e Avdullarit
Merximat e Gerveshe
Merximat e Gjine
Merximat e Nure
Merximat e Rabe(kumbullat)
Merximat e Sadike
Merximat e serjanit
Merximat e shurdhe
Merximat e Trake
Merximat e Zenele
Merximi Demos
Merximi Derxhe
Merximi I Bracke
Merximi Kallapollit
Merximi Kasme
Merximi Krishte
Merximi madh
Merximi Qirke
Merximi Shaqos
Merximi Vetem

Merximi Zalos
Meset
Mesuni
Monjilla
Muco Aliu
Muhameto(peroi)
Mulla
Murizi (mal)
Murizi Shazos
Mushajadhe
Niko
Nikogjine
Nisi e Minxhorit
Nivzuar
Njoli Gjoke
Njoli Shkolles
Nomeja e Bashe
Nomeja e Gjokanes
Nomeja e Mame
Nomeja e Mastanit
Nomeja e Neshit
Nomeja e Zallit
Palavlia
Palavlia
Percellim
Percellime
Peroi Benit
Peroi Cafos
Peroi Dervishe
Peroi Fitazit
Peroi Goricave
Peroi Gjoke
Peroi I Krishte
Peroi Selime
Peroi Thelle
Peroi Xhineve
Pesjak
Picunari
Plaka
Pllakalli
Pllashnja
Proi I Dervishe
Pusi Kocie
Pusishte
Pylli Sopotit
Qaf e Boce( Qaf e Sadikut)
Qaf e Mavrikut
Qaf e shkozes
Qaf e Sters
Qafa e Pusit
Qafe e Zalike
Qeparizi Skene
Qeparizi Xhamise
Qerse e Golemit
Qers e Lule
Qershit e Mame
Qirko
Qishe e Bashe
Qish e Sopotit
Qisha e Gjoke

Qisha e kollorces
Qisha e Kurune
Qisha e Tene
Qivuret
Qivuret e Ristes
Qivuri Beqos
Qivuri Plakut(kufi me dropullin)
Qivuri Cannes
Rahu Skende
Rapi Gjolleshe
Rapi Omarit
Rapi Polle(Pesjak)
Rapi Zeqos
Rimi
Riste
Rrathet
Rrepet e Hire
Rukullimat e Nuros
Rypat e Dracit
Rypat e Krishte
Rypat e kuqe
Rypet e Zalike
Selgjike
Shege e Serjanit
Sheshet
Sheshet e Gjoke
Sheshi Bezos
Sheshi Gorjanit
Sheshi Hasane
sheshi I kishes
Sheshi Kodrave
Sheshi Kroit
Sheshi Luleve
Sheshi Pllashnjes
Shkallet (e Aliut)
Shkembi Demo Tares
Shkembi Hankos
Shkembi Kuq
Shkembi Kuq
Shkebi Larashit
Shkembi madh
Shkembi Makerxhimes
Shkembi Mezolules
Shkozat
Shoshollaqe
Shpella e Bracke
Shpell e Care
Shpell e Jupe
Shpella e Qirke
Shpell e Sterexhiut
Shpellat e Cafoe
Shpellat e Calleke
Shpellat e Gaxholle
Shpellat e Hallace
Shpellat e Mame
Shpellat e Shumta
Shtegu Hasane
Shtegu molles
Shtegu murizit
Shtegu Verber
Shtrati Dalane
Shtrung e Xhevdetit 1 dhe 2
Shtrunge e gurte
Shulleri Avdullarit
Shulleri Madh
Shulleri Shkozes
Shulleri I Sopotit
Shulleri Kucit
Shulleri Vajures
Sokaku Belule
Spilua
Stani Alike
Stani Cape
Stani Hyseine
Stani Kasape
Stani Makerxhimes
Stani Vjeter (mali Alike)
Stani Vjeter (Lloizi Gabe)
Stanotopet
Stera e Aliut
Stera e Hysos
Stera e Kanes
Staera e Makerxhimes
Stera e Njellos
Stera e Qafes
Stera e Qepe
Steralli
Ster e Ali Totos
Stere e Dukate
Te Butat
Tene e Kociut
Tene e Lazes
Tene e Sejdiut
Tene E Teqese
Tene e Xhafos
Tersherat e Teqese
Than e Derxhe
Thanet e Bracke
Thanet e Mame
Trapi Kumulles
Trapi ngjellos
Trepet e Kurune
Udhe e Areve
Udhe e Pazarit
Ura e Karcaleve
Ura e Kollorces
Ura e Kushes
Ura e Llagemit
Vajura(mali)
Varet e Bracke
Varri Celo Perjelit
Varri Islamit
Varri Sejkos
Vari Lezos
Vari Sinakos
Veshti I Ines
Varri I Dervishit
Varri I Manes
Varri Mazes
Vath e Rabe
Vera e bletes
Vera e xjebes
Vere e Abazit
Vere e bufit
Vere e Kazakut
Veshti Aliut
Veshti Calleke
Veshti I Krishte
Veshti Novros
Veshti Zakos
Vgjolla
Vgjolla e Aliut
Vidhi
Vreshtat e Bracke
Vreshtat e Gjoke
Vreshtat e Keputura
Vurgjet
Xgura
Zhogo
Disa veçori të së folmes të Lazaratit.
Në të kaluarën e sot ka patur e ka mjaft hulumtime e studime mbi veçoritë e të folmeve krahinore . Këto dukuri janë trajtuar në planin historic e konkret.Në studimet e mirëfillta shkencore gjuhësore , nisur nga këto dukuri, është hedhur dritë e është pasuruar mendimi shkencor mbi ligjësitë dhe evolucionin e shqipes. Edhe vëzhgimet e hulumtimet mbi dukuri të veçanta gjuhësore kanë pasuruar ndjeshëm materialin gjuhësor mbi këto ligjësi .
Për shkak të kushteve të veçanta historike e gjeografike , edhe dukuritë e së folmes së Lazaratit pëbëjnë një material të pasur e me interes për gjuhësinë.
Kjo e folme ruan forma të hershme të shqipes.Në vështrim krahasues ajo shfaq afëri jo aq me komunitetet fqinje rrethuese shqipfolëse, se sa me ato përtej kufirit të tyre . Kjo tendencë conservative edhe në fushën e gjuhës është rrjedhojë e faktorëve të lartpërmendur dhe e përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kulturor e historic të këtij komuniteti , brënda identitetit të përgjithshëm krahinor e kombëtar.
E folmja e Lazaratit është pjesë e së folmes së Toskërisë jugore.Por brënda saj çdo krahinë e njësi krahinore ka veçoritë e veta . Kjo e folme në përgjithësi i përket dhe ka afëri me ato të krahinës së Kurveleshit e Bregdetit të poshtëm.Afëritë vihen re në fonetikë , leksik , morfologji, sintaksë , sinonimi etj.
Megjithatë kjo njësi krahinore në të folmen e vet ka edhe veçoritë e saj të dallueshme . Një vështrim i përgjithshëm mbi këto veçori paraqet interes për dy arsye .Së pari , Lazarati është njësi krahinore e pagjurmuar , hetuar e vrojtuar dri tani në fushën e veçorive të gjuhësisë së folur . Së dyti , kjo do të zgjojë intersin e intelektualëve të Lazaratit (dhe më gjërë), veçanërisht të mësuesve të gjuhës shqipe pqr vëzhgime ,hulumtime , mbledhjen e materjaleve gjuhësore e përpunimin e tyre sidomos në hetimet e kërkimet dialektore , fjalë të rralla etj.
Për hershmërinë e të folmes së Lazaratit dëshmojnë edhe shprahje e frazologji që e kanë zanafillën në besimin pagan.Kështu shprehje të tilla si: “ për atë diell” “ Për këtë zjarr “ , Për atë që vete lodhur” “Për këtë vatër” “ Mi bëfsh hi “ etj. , nuk komunikojnë me asnjë religjon , qoftë katolik, ortodoks apo musliman .
Në këtë shkrim do të trajtohen në mënyrë të përmbledhur disa veçori e dukuri të kësaj të folme ,kryesisht në fushën e fonetikës e morfologjisë:
Në të folmen e Lazaratit zanorja – Y – ruhet e pa prekur pothuajse në të gjithë leksikun aktiv , si :syri, pylli, ylli, qytet, dyer , njyej, (ngjyej) , thyej, lyej, mbërthyer , etj. Ndërkohë që në komunitetet fqinje si qyteti I Gjirokastrës , e disa krahina e njësi krahinore të Labërisë, bregut të poshtëm , e Çamërisë ajo zëvendësohet me –i- si : siri, illi, qitet, dier, ngjiej, thiej, liej, mbërthier etj.
Në përgjithësi Zanorja – u - përdoret në huazimet turke si: burek, -për byrek , dufek- për dyfek, gjuveç – për gjyveç , musafir –për mysafir, surgjun – për syrgjyn,etj. Megjithatë kjo nuk përbën dukuri përgjithësuese . Kështu në këtë të folme përdoren format : dyshek, - e jo dushek, gjyle – e jo gjule, qyp- e jo qup, bylyk –e jo buluk , që përdoren në të folmet e kurveleshit të siperm apo të Bregut të poshtëm .. Por ka edhe fjalë të shqipes ( jo turqizma) që preken nga kjo dukuri si rrjedhojë e trysnisë së huaj. Megjithatë në toponimi ajo nuk shfaqet në asnjë rast , gjë që flet për qëndresë gjuhësore, por edhe shpirtërore e vetëdije shoqërore vetënjohëse .
Në të kryerën e thjeshtë zanorja e patheksuar fundore – ë – bie në të folmen e përditshme sit ham, lam , qam etj. Në këtë rast zanorja fiton një gjatësi të dukshme si plotësim I rënies së – ë –së .Disa herë në format pësore të foljes vihet re rënia e - h - si: u prëva-për u preha, u prëmë –për – u prehëm , u fshemë – për u fshehëm , u ngremë –për – u ngrehëm etj.
Disa folje zgjerojnë tonin e shumësit duke zbërthyer zanoren e temës të së kryerës së thjeshtë në togun zanor – ua – si : muarrëm – për – morëm, dualëm – për- dolëm, mbuallëm – për- mbollëm, vualëm – për – volëm etj.
E kundërta ndodh në shumësin e së kryerës së thjeshtë në disa folje , ku togu zanor - ua - nedukton në - o - si: blojtëm – për – bluam , lojtëm - për - luajtëm , krojtëm - për - kruam , shkrojtëm - për – shkruam , shojtëm - për - shuam .
Disa folje si : gjej , vij, fle , mbetem, prehem, e bëjnë vetën e parë njëjës me aorist sigmatik, si : gjeç(ë), arç(ë)fleç(ë) mbeç(ë) ? Kjo trajtë gramatikore është e vjetër dhe ndeshet edhe në disa fshatra të tjerë të toskërisë jugore , tek arbëreshët e Italisë e në disa të folme veriore. Në disa treva të tjera të jugut kjo dukuri shtrihet në shkallë më2 të gj gjerë , si : thaç(ë) , raç(ë) , paç(ë) ,laç(ë) etj., për thashë, pashë, rashë, lashë etj.
Pak folje që në të kryerën e thjeshtë dalin me temë në - t - , asimilojnë bashkëtingëlloren - t – dhe zanoren - ë - , duke dhënë - I - , si : brita - për - bërtita , krica - për – kërcita, duke qënë kështu më afër formës emërore fillestare , si: britmë, kricmë, (krismë) ose krisje.
Në të folmen e përditshme forma e paskajores ia lë vendin formës lidhore kur paraprihet nga foljet - vij, nis, shkoj, përgatit, si: vajta të punoja , nisa të them, shkova të lajmëroja, u përgatita , ta prisja etj.
Në të folmen e Lazaratit , sin ë gjithë toskrishten jugor zanoret e theksuara - a , e , para tingujve hundorë - m , n, nj, errësohen në - ë - .Këtu përfshihen edhe emërtimet toponimike dhe huazimet turke . Dalin kështu format : qën, dhën, dhëmb, fëmër, gjëndër, gjëmb , e ënjte, e prëmte, nën, Osmën, azgën , etj.
Zanorja - e - erresohet edhe para bashkëtingëlloreve dridhëse : r, rr, dhe para - h -, si: shërra, njërëzt,plëhu, prëhem. Kjo dukuri vërehet edhe tek arbëreshët e Italisë dhe në Kurvelesh.
Në dallim nga gjithë toskërishtja jugore ku shprehja njëri dje, njëri të martën, në Lazarat kjo shprehje del me zanoren - e - , si: njeri dje, njeri të martën.
Në të folmen e Lazaratit pothuaj nuk shfaqet dukuria e ruajtjes së zanores - 137 - si para edhe pas theksit . Kjo dukuri shfaqet në Himarë e fshatrat e tjera sin ë të Labërisë e madje edhe në fjalët me theks parafundor e tejfundor , si gjarpër, të martënë, udhënë, djalinë , Maja e Çikësë etj.
Edhe në Lazarat , ashtu sin ë Kurvelesh e Bregun e poshtëm, zanoret e gjata vihen re në rrokjet e hapura fundore , si: be, rrrufe,nome, hobe, vëri, si , dhi etj.
Kjo dukuri shfaqet edhe në foljet e vetës së dytë njëjës në urdhërore . Kjo për shkak të shkrirjes së grupeve të zanoreve - ae , oe, si: ngarko- ngarkoe, qëllo- qëlloe , shiko- shikoe, ha- hae, la- lae, vre- vrae etj. Në këtë rast zanorja është më e tejzgjatur .
Interes paraqet dukuria e disa foljeve njërrokëshe të të tre zgjedhimeve në vetën e dytë njëjës . Aty vihet re bjerrja e - j - së së vetës së parë dhe e -h- së karakteristike të kësaj forme foljore , duke dalë në togun - ie - dhe - ae - . Zanorja në këtë rast nuk e mbart gjatësinë e vet sin ë shëmbujt e përmendur më sipër . Përkundrazi ajo shfaqet e prerë . Kështu dalin format fshij (fshie), grij(grie) , rrah( rrie),
Vras( vrie) , ha (hae) , pi ( pie ) .

Ashtu si në shumë fshatra të Toskrisë Jugore dhe në të folmen e Lazaratit nuk ruhen togjet e bashkëtingëlloreve - mb , nd, ng, ngj, si: shkun(shkund) , mase(mbase) , mëne(mendje) , na (nga) , konjill(kongjill) etj.
E njëjtë është edhe dukuria e rënies së – n- në rastet : daj(ndaj) , darje (ndarje) , dava (ndava) , dau ( ndau).
Në ndajfoljet - andej- , këndej , vihet re asimilimi I grupit të vjetër – nt ( me von nd) në -n- si : anej ketej.
Retacizmi si dukuri e vjetër parasllave ka vepruar në gjithë Toskërinë Jugore , si ranë-rërë , bënë-bërë, gjalpër – gjarpër etj . Porn ë të folmen e Lazaratit ende ruhet forma më e hershme: gjjalpër , e paprekur nga rotacizmi. Por sin ë shumë treva të jugut , edhe në të folmen e Lazaratit rotacizmi jo vetëm ka vepruar , por edhe prapavepruar gjuhësisht. Kështu veta e dytë e urdhërores së disa foljeve del në format : biri ( bini) ,ziri (zini) , fliri( flini) , viri( (vini) etj. Asimilimi I – n - vihet re edhe në format e vetës së dytë shumës të urdhërores së disa foljeve del në format e vetës së dytë shumës të urdhërores , si : ngrihi(ngrihuni) , brihi(brihuni)
Krihi ( krihuni )
Në fushën e morfologjisë përbëjnë interes trajtat e vjetra të së pakryerës në dëftoren shumës . Kështu folja mbaj del në format unë maj , flij ,ecij, qaj, veta e parë njëjës dhe: ne majim, flijim, ecim, qajim, lajim etj.
Përdorimi I – ç – në vend të - sh – para bashkëtingëlloreve të shurdhëta është tjetër dukuri në këtë të folme , si çpoj ,çpengoj, çkatërroj, çpejt,etj.
Ende vihet re përdorimi I - ç – në fund të përemrave vetorë njëjës në kallzore , si : muan, tyan, atian. Pokështu edhe zëvendësimi I ndajfoljes - ku – pas pjesëzës treguese - ja - përbënë rast të veçantë në të folmen e Toskërishtes jugore , si : ja tuk jam, ja tuk më ke , në vend të : ja ku jam , ja tuk më ke , .
Sin ë shumë fshatra të tjerë të trevës jugore , edhe në Lazarat veta e trtë njëjës e foljes - dua - përdoret e ngurosur në formën e foljes pavetore- duhet – si : do menduar , do thënë , do ruajtur , do qëlluar etj.
Këto dukuri gjuhësore e të tjera përbëjnë për sot e për të ardhmen një fushë të pasur vëzhgimesh , hulumtimesh, hetimesh, gjuhësore e studimesh . E folmja e Lazaratit me veçoritë e saj përbën një material të pasur për studime të thelluara me karakter historic e përgjithësues .
Glosari në formën e një fjalorthi që mendoj se do të botohet në numrat e ardhshëm të gazetës do të plotësojë më tepër tablonë e përgjithshme të së folmes së Lazaratit në veçoritë e saj dalluese.
Duke paraqitur veçoritë dalluese të kësaj të folmeje natyrshëm do të dalin në pah edhe aferitë e saj më të spikatura me të folmet e trevave të tjera të Toskërisë Jugore . Kjo do të ndihmojë drejtpërdrejt edhe për të ndri çuar çështjet më thelbësore të hstorisë së komunitetit të Lazaratit.

Beqir Mamo